Back

ⓘ Galeria Kombëtare e Arteve. Galeria Kombetare e Arteve eshte nje monument i trashegimise kulturore qe ndodhet ne Tirane ne Bulevardin Deshmoret e Kombit”, Shqip ..




Galeria Kombëtare e Arteve
                                     

ⓘ Galeria Kombëtare e Arteve

Galeria Kombetare e Arteve eshte nje monument i trashegimise kulturore qe ndodhet ne Tirane ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit”, Shqiperi. Ky monument eshte i llojit "Arkitekture", i miratuar me numer 122 me 05.03.2007 ".

                                     

1. Pershkrimi

Eshte hapur ne vitin 1946 me siperfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit te Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikes dhe ajo e punimeve te bera pas viteve 50. Ne Galerine e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti te autoreve shqiptare dhe te huaj, te cilat perfshijne nje periudhe kohore qe fillon qe nga shekulli XIII e vazhdon deri ne ditet e sotme.

Aty ruhet edhe busti i pare shqiptar, i cili eshte busti i Skenderbeut, i punuar ne vitin 1908 nga Murat Toptani. Qe prej vitit 1999 eshte hapur per publikun nje biblioteke e Galerise ku mund te shfrytezohen albume, revista, kritike dhe literature e ndryshme mbi artet figurative. Sot ne Galerine Kombetare te Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Galeria Kombetare e Arteve u themelua ne vitin 1954, dhe u transferua ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne vitin 1974. Galeria Kombetare e Arteve eshte institucioni me i rendesishem i arteve pamore ne vendin tone. Ketu ruhet koleksioni Kombetar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dyte e shek. XIX e deri ne ditet tona. Ky koleksion perbehet nga vepra te periudhes se Rilindjes Kombetare dhe Pavaresise 1883 - 1944, nje koleksion ikonash qe i perket shek. XIII - XIX, koleksioni me i madh i piktures dhe skulptures se periudhes se Realizmit Socialist 1944-1990, pavioni i artisteve te huaj, si dhe nje koleksion i artit bashkekohor kombetar dhe nderkombetar.

                                     

2. Struktura e galerise

Ne katin e pare dhe te dyte ekspozohen vepra nga fondi kombetar, te ndara keto sipas periudhave historike, ose ne baze te koncepteve artistike qe synojne rivleresimin ne kohe te vlerave qe bart ky institucion, per t’ia paraqitur ato publikut ne menyre cilesore.

                                     

3. Ekspozita te perkohshme dhe pervitshme

Ne katin perdhes organizohen ekspozita te perkohshme, kryesisht per artin bashkekohor. Disa nga ekspozitat e pervitshme me te rendesishme qe organizohen jane Konkursi Nderkombetar i Fotografise Artistike "Marubi" dhe Konkursi Nderkombetar i Arteve Pamore "Onufri ". Çdo dy vjet organizohet Bienalja e Tiranes ", nje nga manifestimet me te medha te artit bashkekohor ne nivel nderkombetar. Gjithashtu, ne Galerine Kombetare te Arteve, behet promovimi i artisteve, shoqatave ose grupeve te ndryshme artistike nga vendi dhe bota.

Users also searched:

...
...
...