Back

ⓘ E diela eshte dita e shtate e javes. Emri i saj vjen nga dielli, pra dita e diellit, qe nenkupton pushim, kryesisht per idene Qe Zoti pushoi ne kete dite. E die ..




E diela
                                     

ⓘ E diela

E diela eshte dita e shtate e javes. Emri i saj vjen nga dielli, pra dita e diellit, qe nenkupton pushim, kryesisht per idene Qe Zoti pushoi ne kete dite. E diela mbahet si dita e shtate e javes ne shume vende ne bote.

                                     

1. E Diela ne Krishterim

Ne traditen e Kishes Ortodokse, ne ndryshim nga traditat e tjera,e Diela eshte dita e pare e javes, sipas konceptit biblik te krijimit te botes, ndersa e Shtuna eshte dita e shtate Gjeneza 1. Ajo perkon me diten e Ngjalljes se Krishtit, e kesisoj quhet Dita e Zotit, madje ne disa gjuhe eshte emertuar pikerisht keshtu, p.sh. ne italisht Domenica, ne greqisht Κυριακή Kiriaki etj. Ne shqip kjo dite vazhdon te emertohet sipas kuptimit te dites se Diellit.

Me te Dielen fillon java e besimtareve dhe rreth saj leviz, duke e pasur si qender adhuruese dhe si qender te kohes personale.

Sipas deshmive te apostujve Mattheu 28:1; Marku 16:2; Llukai 24:1; Joani 20:1.19, Ngjallja Krishtit ndodhi" diten e pare te javes”. Keshtu te krishteret filluan ta nderojne shume kete dite, sepse me ngjalljen u shpartallua pushteti i djallit, u çliruan besimtaret nga vargonjte e vdekjes dhe filloi nje jete re per tere krijesen, si rrjedhoje kjo u be ngjarja me e rendesishme e Krishterimit.

Dita e Diel - dita e Zotit, eshte gjithashtu dita e tete dhe e pare, sipas Eterve te Shenjte te Kishes. Ajo tregon fundin e botes se vjeter si dite e tete dhe fillimin e botes se re qe vjen si dite e pare dhe si dite e perjetesise.

Shen Konstandini i Madh ishte i pari qe caktoi diten e Zotit, pra diten e Diel, si dite pushimi per te gjithe Perandorine Romake. Urdheresa perandorake, qe doli me 3 mars te vitit 321, caktoi pushim te pergjithshem nga çdo lloj pune. Qe prej asaj kohe e deri me sot legjislacionet te gjitha shteteve te krishtera percaktojne te Dielen - diten e Zotit, dite pushimi.

Kete dite, besimtaret i lene pas gjerat materiale te perditshme, dhe luten me intensivisht.

Veçanerisht shenjterimi i kesaj dite, arrihet me gatishmerine per pjesemarrjen ne Liturgjine Hyjnore dhe ne Kungimin e Shenjte.