Back

ⓘ Kalaja e Pogragjës. Kalaja e Pogragjes eshte nje monument i trashegimise kulturore ne Gjilan, Kosove. Ky monument eshte i miratuar dhe takon kategorise arkeolog ..




Kalaja e Pogragjës
                                     

ⓘ Kalaja e Pogragjës

Kalaja e Pogragjes eshte nje monument i trashegimise kulturore ne Gjilan, Kosove. Ky monument eshte i miratuar dhe takon kategorise "arkeologjike". Kalaja e Pogragjes gjendet 10 kilometra ne jug-lindje te Gjilanit, ne Kosove dhe eshte nje kala e tipit kodrinor. Deri me tash eshte ruajtur pirgu kryesor me nje lartesi pre 13 metrash, disa kulla vrojtuese dhe 44 metra te murit te pare.

                                     

1. Historiku

Ne luginen Morava e Binaces, pran lumit Morava, 10 km ne juglindje te Gjilanit, afer fshatit Pogragje, mbeten skeletet te konsiderueshme te nje qyteti me te vogel nga shekulli XIV. Ne majen me te larte te kodres te Blinaja, gjenden kulla me kater koka 8. x 8. m., lartesia te cilave mbahet deri ne 10 m, muri perendimor, dera dhe nje dritare - shtegu jane ruajtur. Qyteti eshte perafersisht katerfish, me tre kulla te vogla ne perendim, ne veri dhe ne verilindje. Muret e qytetit ruhen pjeserisht deri ne 4 metra te larte.

Gjetjet gjate puneve, monedha, pjese shigjetash te ngjajshme, deshmojne se kalaja i takon epokes se antikitetit, por se ekspertet, si arkeolog, historian te tjere duhet ti ofrohen ketij objekti per te deshmuar se nuk i takon shekullit te XIV siç e trajtojne ekspertet serb, ne shkrimet e tyre. Kalaja ka nje siperfaqe te brendshme prej 1.2 hektaresh dhe eshte tipike per kohen e Justinianit, respektivisht ben pjes ne kuader te rrjetit te fortifikatave te ngritura ne Dardani nga fundi i antikitetit te vone. Kalaja e Pogragjes paraqet nje monument me rendesi te madhe historike, shkencore dhe kulturore. Shikuar ne kete kontekst, lidhshmeria Kala-Fshat del krejtesisht e dukshme. Ne te vertete, per sa i perket periudhes romake ekzistencen e saj e konfirmon eddhe monedha me e vjeter Otacila Severa, 246-249, e gjetur ne kodren e Kalase. Ne kete fryme, Dragan Çukiç me te drejte kete kala e konsideron si romake ose bizantine te hershme. Ajo i takon tipit te ndertimit Qytet - Keshtjelle, e rindertuar nga Justiniani I 527-565, pas termetit te vitit 518.

                                     

2. Pershkrimi

Kalaja e Pogragjes perbehet nga komponente, siç jane muri i pare dhe muri i dyte rrethues, tri kullat katerkendeshe, vrojtuese dhe njekohesisht te vendosura ne murin e dyte rrethues dhe kulla qendrore. Objekti me i ruajtur eshte kulla qendrore e cila ndodhet ne pjesen me te ngritur te kodres. Mbetjet e mureve jane te ruajtura ne lartesine prej 11.40m, me trashesi prej 1.80m. Nga kulla kryesore, vetem pjesa perendimore e struktures ka mbetur e pa shkaterruar, por as ajo jo e tera. Muri jugor i kryekulles, njekohesisht eshte pjese e murit te keshtjelles. Kulla kryesore ndodhet ne brendesio te murit te dyte rrethues, qe se bashku me tri kullat e tjera, pjese te murit te dyrte rrethues, te lidhura mes vete me bedena, kane nje siperfaqe prej 12.70ari. Tri kullat e dukshme ne murin e fundit rrethues, zakonisht sherbenin per forcimin e citadeles, ne rast kulmesh nga armiku. Ato njekohesisht sherbenin edhe si kulla vezhguese. Kullat jane te vendosura ne tri pozicione - kende: Jugperendim, Veriperendim dhe Verilindje. Ndersa ne kendin juglindor ndodhet nje kanal qe sherben per mbrojtje, para te cilit qendron nje shkemb natyror. Baza planimetrike e tri kullave te murit te dyte rrethues, eshte katerkeneshe, pasoje a rezultante e konfiguracionit te terrenit, per dallim nga kulla qendrore qe ka baze katrore Lugina e Moraves se Binces.

                                     

3. Muri i pare

Muri i pare rrethues, duke valezuar sipas konfiguracionit te terrenit, eshte ruajtur vetem ne anen veriore. Traktati i pare ka permasat 27x1.2x4m, ndersa i dyti 17xx1.2x4, pa llogaritur pjesen e nendheshme, e cila gjithsesi qe mund te jete here me thelle, e here me ceket. Sonda e hapur flet per thellesine e murit deri ne 1.20m.

                                     

4. Shih edhe

  • Vendbanimet e kohes se metaleve ne Kosove
  • Trashegimia romake ne Kosove
  • Vendbanimet neolitike ne Kosove
  • Vendbanimet e antikitetit te vone dhe mesjetare ne Kosove
  • Iliria
  • Dardania
  • Arkeologjia e Kosoves
  • Muzeu i Kosoves

Users also searched:

...