Back

ⓘ Terminologjia e komunikacionit. BANKINA - pjese e rruges e perfshire ndermjet kufirit te karrexhates dhe elementit gjatesor me te aferm: - trotuarit, trafikndar ..




                                     

ⓘ Terminologjia e komunikacionit

BANKINA - pjese e rruges e perfshire ndermjet kufirit te karrexhates dhe elementit gjatesor me te aferm: - trotuarit, trafikndaresit, argjinatures, buzes se brendshme te kanalit, ose buzes se siperme te skarpates.

BREZ I REZERVUAR - shirit toke, jashte kufirit rrugor, ne te cilen eshte e ndaluar per pronarin e tokes te kryeje ndertime, rrethime, te mbjella, depozitime etj.

BREZ PER QENDRIME ANESORE - pjesa e rruges ane te karrexhates, e ndare me nje vije kufitare te nderprere qe perfshin rreshtin e vendeve te qendrimit dhe korsine perkatese te manovres.

BREZI I PERKATESISE - shirit toke i ndodhur ndermjet karrexhates dhe kufirit rrugor; eshte pjese e pronesise rrugore dhe mund te perdoret vetem per realizimin e pjeseve te tjera te rruges.

BRIGJET E RRUGES - zone e terrenit qe vjen menjehere pas buzes se poshtme ose te siperme te skarpates se trupit rrugor, perkatesisht kur rruga eshte e ngritur ose e thelluar ne terren.

DEGE KRYQEZIMI - pjese rruge qe ben pjese ne nje kryqezim.

ISHULL SHPETUES - shih SHPETUESE

ISHULL TRAFIKU - shih ISHULL UDHEZUES

ISHULL TRAFIKNDARES - shih TRAFIKNDARES.

ISHULL UDHEZUES - pjesa e rruges e kufizuar ne menyre te pershtatshme dhe e pashkelshme, e destinuar per ndarjen dhe drejtimin e rrymave te trafikut.

KALIM NE DISNIVEL - kryqezim ne nivele te ndryshme, ne te cilin rrymat e trafikut nuk nderpriten ndermjet tyre.

KALIM NE NIVEL - kryqezim ne nivel i rregulluar dhe i sinjalizuar ne menyre te pershtatshme, me qellim sigurimin e qarkullimit ndermjet nje ose me shume rrugesh dhe nje linje hekurudhore qe kalon neper siperfaqen rrugore.

KANAL - veper arti e destinuar per rrjedhjen e ujerave te shiut, bores ose te drenazhimit, i ndertuar pergjate ose terthor rruges.

KARREXHATA - pjese e rruges e destinuar per levizjen e mjeteve; ajo eshte e perbere nga nje ose me shume korsi levizjeje dhe pergjithesisht eshte e shtruar dhe e kufizuar nga vija anesore.

KORSI - pjese gjatesore e rruges me gjeresi te pershtatshme per lejimin e kalimit te nje rreshti te vetem mjetesh.

KORSI BIÇIKLETASH - pjese gjatesore e rruges e kufizuar ne menyre te pershtatshme, e rezervuar per qarkullimin e biçikletave.

KORSI EMERGJENCE - korsi e veçante ane te karrexhates e destinuar per ndalesat e emergjences, per kalimin e mjeteve te ndihmes se shpejte dhe, ne raste te rralla, per levizjen e kembesoreve, kur kjo eshte e lejuar.

KORSI LEVIZJEJE - korsi perberese e karrexhates, normalisht e kufizuar nga shenja horizontale.

KORSI NGADALESIMI - korsi e veçante per te lejuar daljen e mjeteve nga nje karrexhate ne menyre qe te mos shkaktoje ngadalesimin e mjeteve qe nuk marrin pjese ne nje manover te tille.

KORSI E REZERVUAR - korsi levizjeje e destinuar per qarkullimin ekskluziv te nje ose vetem te disa kategori mjetesh.

KORSI E SPECIALIZUAR - korsi e destinuar per mjetet qe kryejne manovra te caktuara, si parakalim, ngadalesim, shpejtim, manovra per qendrim etj.

KORSI SHPEJTIMI - korsi e veçante per te lejuar dhe lehtesuar hyrjen e mjeteve ne karrexhate.

KRAHU I KRYQEZIMIT - shih DEGE E KRYQEZIMIT

KRYQEZIM NE DISNIVEL - bashkesi e infrastrukturave mbikalime, nenkalime dhe rampa qe lejon zhvendosjen e rrymave te mjeteve ndermjet degeve te rrugeve te vendosura ne nivele te ndryshme.

KRYQEZIM NE NIVEL - zone e perbashket per disa rruge, e organizuar ne menyre te tille qe te lejoje zhvendosjen e rrymave te trafikut nga njera rruge te tjetra.

KTHESE - rakordim gjatesor ndermjet dy pjeseve te drejta te rruges qe kane akse, te cilat nderpriten.

KUFI RRUGOR - fundi i pronesise rrugore, i cili rezulton nga aktet e blerjes ose nga brezat e shpronesimit te projektit te miratuar. Ne mungese te tyre, kufiri formohet nga buza e jashtme e hendekut te sigurimit apo kanalit, kur ai ekziston, ose nga kemba e skarpates, nese rruga eshte ne lartesi, ose nga buza e siperme e skarpates, nese rruga eshte ne thellesi.

PARKIMI - zone ose infrastrukture e vendosur jashte karrexhates, e destinuar per qendrimin e rregulluar ose jo te mjeteve.

PJERRESI - pjese e rruges me pjerresim gjatesor te vazhdueshem.

QARKULLIMI - eshte levizja, ndalimi dhe qendrimi i kembesoreve, mjeteve dhe kafsheve ne rruge.

QENDER E BANUAR - bashkesi ndertesash, e kufizuar pergjate rrugeve ne hyrje dhe ne dalje me sinjale te posaçme te fillimit dhe fundit; me bashkesi ndertesash kuptojme nje grupim te vazhdueshem dhe te nderprere nga rruge, sheshe, lulishte e zona te perdorimit publik me hyrje per mjetet dhe kembesoret ne rruge.

RAKORDIM KONKAV - rakordim ndermjet dy pjerresish te ndryshme njera pas tjetres me akse qe nderpriten nen siperfaqen e rruges; pjese e rruges me forme gjatesore konkave.

RAKORDIM KONVEKS - rakordim ndermjet dy pjerresish te ndryshme njera pas tjetres, me akse qe nderpriten mbi siperfaqen e rruges; pjese e rruges me karakteristike gjatesore konvekse.

RAMPE KRYQEZIMI - rruge e destinuar per lidhjen e dy degeve te nje kryqezimi.

RRUGE INTERURBANE - rruge jashte qendrave te banuara.

RRUGEKALIM KEMBESORESH - pjese e rruges e ndare nga karrexhata me nje vije te verdhe, ose nje mbrojtese te posaçme paralele me te, e destinuar per kalimin e kembesoreve; ajo kryen funksionin e nje trotuari rrugor ne mungese te tij.

RRUGEKALIM MJETESH - hyrje ose dalje te nje zone anesore, e pershtatshme per qendrimin e nje ose me shume mjeteve.

RRUGE NDERKOMBETARE - rruge ose pjese te rruges qe bejne pjese ne itinerare te percaktuara nga marreveshjet nderkombetare.

RRUGE URBANE - rruge brenda nje qendre te banuar.

RRYME TRAFIKU - bashkesi mjetesh rryme mjetesh, ose kembesoresh rryme kembesoresh, qe levizin ne rruge ne te njejtin sens levizjeje ne nje ose me shume rreshta paralele, duke ndjekur nje trajektore te caktuar.

SHESH QENDRIMI - pjese e rruges me gjatesi te kufizuar, ne krah dhe jashte bankines, e destinuar per qendrimin e mjeteve.

SHPETUESE - pjese e rruges e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur ne menyre te pershtatshme, e destinuar per mbrojtjen dhe qendrimin e kembesoreve, ne vendkalimet e kembesoreve ose ne ndalesa te transportit kolektiv.

SHTEGKALIM - rruge me bazament natyror e formuar per kalimin e kembesoreve ose te kafsheve.

TRAFIKNDARES - pjese gjatesore e rruges, e pakalueshme nga mjetet, e destinuar per ndarjen e rrymave te mjeteve.

TROTUAR - pjese e rruges jashte karrexhates, e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur, e destinuar per kembesoret.

UDHEZUES - bashkesi treguesish te destinuar per perzgjedhjen e rrymave te trafikut dhe per ti udhezuar ne drejtime te caktuara.

VENDKALIM KEMBESORESH - pjese e rruges e shenuar ne menyre te pershtatshme dhe e organizuar, ne te cilen kembesoret, gjate kalimit nga njera ane e rruges ne tjetren, kane perparesi ndaj automjeteve.

XHEP NDALIMI - pjese e rruges jashte karrexhates, e destinuar per ndalimin e mjeteve publike te linjes, ngjitur me trotuarin ose me nje hapesire tjeter pritjeje per kembesoret.

ZONE KRYQEZIMI - pjese e kryqezimit ne nivel, ne te cilen nderpriten dy ose me shume rryma trafiku.

ZONE NDERRIMI - pjese e rruges me sens unik, gjate se ciles rryma paralele trafiku, ne levizje ne te njejtin sens, mund te ndryshojne pozicionin e tyre reciprok pa pasur nevoje te ndalen.

ZONE ME TRAFIK TE KUFIZUAR - zone, ne te cilen hyrja dhe qarkullimi i mjeteve jane te kufizuara ne ore te caktuara ose per kategori te caktuara mjetesh.

ZONE RIGRUPIMI - pjese e karrexhates para vijes se ndalimit, e destinuar per grumbullimin e mjeteve ne pritje per rruge te lire, pergjithesisht e ndare ne korsi te specializuara te kufizuara nga vija gjatesore te vazhduara.

ZONE RRUGORE - siperfaqja e perfshire brenda kufijve rrugore; perfshin karrexhaten dhe brezat e perkatesise.

ZONE PERZGJEDHJEJE - pjese e rruges, e sinjalizuar ne menyre te pershtatshme, ku lejohet ndryshimi I korsise, me qellim qe mjetet te kalojne ne korsi te specializuara.

ZONE URBANE KEMBESORE - zone e ndaluar per qarkullimin e automjeteve, perveç atyre te sherbimit te urgjences dhe mjeteve ne sherbim te personave me aftesi te kufizuar levizjeje, qe kane permasa dhe shpejtesi te krahasueshme me biçikletat.

ZONE E VEÇANTE - zone urbane, ne te cilen jane ne fuqi rregulla te posaçme qarkullimi ne mbrojtje te kembesoreve dhe te mjedisit, e kufizuar nga sinjale te posaçme fillimi dhe fundi.