Back

ⓘ Spiridon Gopçeviqi ose Gopcevia ishte nje astronom, historian e gazetar serb. Ai gjithashtu njihej edhe me pseudonimin e tij Leo Brenner. ..




Spiridon Gopçeviqi
                                     

ⓘ Spiridon Gopçeviqi

Spiridon Gopçeviqi ose Gopcevia ishte nje astronom, historian e gazetar serb. Ai gjithashtu njihej edhe me pseudonimin e tij Leo Brenner.

                                     

1. Jeta

Ka lindur ne Trieste ne vitin 1855 nga familja me origjine nga Boka e Kotorit. Familja e tij eshte marre me tregeti. Ne vendlindje ka kryer shkollen fillore ndersa te mesmen dhe fakultetin ne Vien. Ne Vien ka studjuar shkencat historike, gjeogrfaike, ushtarake dhe te detarise. Po ashtu eshte marre edhe me studime filologjike, Ai ishte poliglot ku sipas te dhenave ka ditur ti flas dhe ti shkruaj 13 gjuhe. Pas vdekjes se te emes ka nderpre shkollimin dhe filluar te merret me gazetari, duke raçportuar nga vendet ku lufothej.

Nder veprat e tij, me e rendesishmja eshte" Maqedonia dhe Serbia e vjeter" botuar ne vitin 1889, nje studim etnografik. Ai kaloi disa kohe ne burg ne vitin 1893, per shkak te disa artikujve qe kishte shkruar kunder qeverise austro-hungareze dhe vendosi t’i jepte fund me pas karrieres se tij si gazetar.

Ne vitin 1893, ai themeloi observatorin" Manora" ne vendin e quajtur Mali Lošinj. Ky observator u emerua me emrin e gruas se tij, nje grua fisnike austriake e pasur. Ne kete observator, Spiridon perdori teleskopet e tij per te vezhguar Marsin, Saturnin e planete te tjere. Gjithsesi, e mbylli ne vitin 1909, per shkak te problemeve financiare.

Nga viti 1899 deri ne vitin 1908, ai u be dhe themeluesi i" Astronomische Rundschau", nje gazete shkencore e njohur asokohe. Me vone ai kaloi disa vite ne Amerike, para se te rikthehej ne Europe dhe te drejtonte nje gazete ushtarake ne Berlin gjate Luftes se Pare. Rrethanat e vdekjes se tij jane akoma te paqarta, por arsyeja duket se ka qene vetmia, varferia e stresi.

                                     

2. Vepra

Ne librin e tij te pare" Montenegro und die Montenegriner" ne shqip: Mali Zi dhe malazezet, botuar ne Lajpcig ne vitin 1877, ai shprehet me mllef e inat mbi Princin Nikolla dhe politikat e ndjekura prej tij.

Ne gjysmen e dyte te shekullit te 19-te, ai publikoi rreth 30 vellime 10 tituj te tjere permenden nder librat qe ai botoi, por kane mbetur te paverifikueshem, si dhe qindra artikuj e shkrime me nje diapazon zhanresh, te cilat nisin qe nga dramat, deri te punet shkencore mbi astronomine, guidat turistike e studimet politike.

Gopçeviqi dhe vepra e tij rane ne harrese me gjithe produktivitetin mbreselenes, veprat dhe jeta e tij rane kaq shume ne izolim e harrese, saqe edhe biografi i tij gjerman, Michael Heim, nuk ia doli dot te zbulonte kohen e sakte dhe vendin ne te cilin ai vdiq; ai kesisoj mendohet se vdiq ne vitin 1925 apo diçka me vone. Stili i tij i pakrahasueshem agresiv, polemik e cinik, qe me kalimin e kohes shkoi madje deri ne kufijte e urrejtjes e perbuzjes per njerezit e grupimet e caktuara kombetare, i ben studimet e tij me te drejte te pavlefshme per t’u marre si baze per te studiuar historine e Ballkanit dhe pa nje ristudim e plotesim te tyrin, as qe mund te merren ne konsiderate apriori; jo vetem interpretimi jashtezakonisht subjektiv i raporteve, por edhe para se gjithash manipulimi skrupuloz i fakteve, jane ato qe shenjojne vepren e tij.

Kthesa ne favor te Serbise Qendrimet e tij politike ndryshonin shpesh, ne shume libra deshmohet qarte se ato ishin edhe detyra te parapaguara. Sidomos me vepren" Makedonien und Altserbien" ne shqip: Maqedonia dhe Serbia e Vjeter, botuar ne Vjene ne vitin 1889, me te cilen ai mori dhe vulen si" The father of Serbian political ethnography" Babai i etnografise politike serbe.

Pasi Serbia humbi ne luften e vitit 1885 ne konfliktin serbo-bullgar, qe per principaten re bullgare çoi ne bashkimin me provincen e mbetur te Rumelise Lindore, Gopçeviqi perqafoi, apo me mire parapelqeu nje nderrim pozicionesh nga Bullgaria ne favor te Serbise.

Tashme ai çdo dite me shume po perpiqej te deshmonte me veprat e tij se Maqedonia e Kosova ishin kesisoj zona qe i perkisnin Serbise.