Back

ⓘ Vampir. Fjala anglisht vampire mendohet se e ka prejardhjen nga frengjishtja vampyre, ose nga gjermanishtja vampir, fjale e prejardhur nga gjuhet proto indo-evr ..




Vampir
                                     

ⓘ Vampir

Fjala anglisht "vampire" mendohet se e ka prejardhjen nga frengjishtja "vampyre", ose nga gjermanishtja vampir, fjale e prejardhur nga gjuhet proto indo-evropiane. Thuhet se fjala mund ta kete prejardhjen vete nga gjuha shqipe "dhampir" por me kalimin e kohes mund te kete ndryshuar. Madje kjo fjale ne zona te thella Shqiperise zevendeson fijalen vampir.

                                     

1. Pershkrimi

Vampire quhen ato qenie mitologjike qe jetojne duke u ushqyer me gjakun e njerezve. Ata jane pershkruar shpesh si shume te bardhe ne lekure dhe me tipare te erreta te fytyres. Gojedhenat jane te shenuara ne shume kultura dhe sipas historianit Frost Brian: "Besimi ne vampire dhe djajte gjakpires eshte aq i vjeter sa vete njeriu". Megjithate, vampiret nuk ishin te populluar deri ne fillim te shekullit te 18. Pas shume paragjykimeve vampiret ne Evropen Perendimore nga zonat ku legjendat ishin te shpeshta si Ballkani dhe Evropa Lindore ishin te njohur edhe me emra te ndryshem, te tilla si vampir вампир ne Serbi dhe Bullgari, vrykolakas ne Greqi, dhampir ne Shqiperi dhe strigoi ne Rumani.

                                     

2. Historia

Ne fund te shekullit te 17, fillimi i shekullit te 18 ne pjesen perendimore te Evropes nisen te benin buje gjithnje me shume historite e vampireve. Historite ishin nga me te ndryshmet, shpesh here te frikshme dhe njerezit te shtyre nga padituria jo vetem qe nisen ti besonin, por puna shkoi deri aty sa shume njerez filluan te akuzoheshin per vampirizem. Keta njerez "vampire" duhej tu vrisnin permes nguljes se nje tehu te mprehte ose shkopi ne kraharor.

Menyra se si vampiret u pershkruanin ne legjenda e gojedhena ndryshonte nga pershkrimi qe i behej atyre ne letersi. Do te jete pikerisht libri i Johns Polydore i 1819, The Vampyre qe do te shenoje lindjen e vampirit Viktorian. Tashme vampiret paraqiteshin si qenie me kulture, prejardhje fisnike dhe mjaft terheqes. Por do te jete Bram Stoker ai qe do te krijonte vampirin me te njohur ne te gjithe historine. Stampa:Dracula u botua me 1897, mbeshtetur ne mitologjine e njerezve ujq dhe djajve te tjere. Suksesi i ketij libri ishte shume i madh i cili shenoi nje ndryshim ne letersine e kohes. Keshtu lindi nje lloj ri ne letersi, ai i perfshirjes se vampireve ne letersine artistike.

                                     

3. Etimologjia

Sipas The Oxford English Dictionary fjala vampir ne gjuhen angleze u perdor per here te pare ne vitin 1734, ne nje shkrim te titulluar "Udhetimet e tre zoterinjve angleze", botuar ne Harleian Miscellany me 1745. Per vampiret kishte nisur te flitej edhe ne letersine gjermane. Gjate vendosjes se trupave austriake ne Serbine veriore dhe ne Oltenia te Rumanise, zyrtaret filluan te kallezonin ushtrime qe kishin te benin me zhvarrosjen e trupave dhe "vrasjen e vampireve". Keto kallezime u pergatiten nga 1725 deri ne 1732 dhe paten perhapje te gjere.

Users also searched:

...