Back

ⓘ Dita e Shën Gjergjit. Dita e Shen Gjergjit festohet per ta perjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stines se veres. Gjurmet shkojne larg ne lashtesine ilire at ..




Dita e Shën Gjergjit
                                     

ⓘ Dita e Shën Gjergjit

Dita e Shen Gjergjit festohet per ta perjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stines se veres. Gjurmet shkojne larg ne lashtesine ilire atehere kur ata besonin ne shume perendi. Megjithate, qe disa qarqe mundohen ta mitizojne kete dite, kjo eshte shfaqur diku pas ardhjes se krishterimit ne trevat e Ballkanit dhe Azise se Vogel. Te gjithe popujt e Ballkanit e festojne kete dhe e emerojne kete feste si Djurdjevden ne Serbi, Hidireles ne Turqi etj. Pra, kjo nuk ka te beje ekskluzivisht me popullin shqiptare. Fillon me 5 maj mvaresisht prej krahines shqiptare vazhdon deri me 15 maj. Karakterizohet me lojera te shumta, me fluks te madh te shqiptareve ne fusha te gjera, prane tyrbeve, apo ndonje vendbanimi te lashte.

Bazuar ne kalendaret kanonike ortodokse, dita e Shen Gjergjit eshte 23 prilli. Meqe ka lindur brenda kesaj periudhe emri Gjergj ju vendos heroit tone kombetar. Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindi me 6 maj 1405, per kete arsye dita e Shen Gjergjit nga popullata myslimane madje edhe ajo e krishtere, kremtohet me 5 maj ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo feste duket se ka me shume karakter kombetar dhe kulturor, me shume sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh kete dite me Gjergjin e Madh te Kastrioteve, "mbretin e madh" sipas gojedhenave.

Ardhja e krishterimit si duket nuk e shkuli nga rrenja kete tradite te tyre dhe per ti duruar ndoshta edhe nga transmutacioni i feve, adoptimi i zakoneve te vjetra nen petkun e fese se re ia vune emrin Shen Gjergj. Me ardhjen e Perandorise Osmane ne trevat shqiptare filluan te ndertohen tyrbe apo mauzole te ndryshme te cilat ndertoheshin per evliate, hoxhallaret, shehleret apo dervishet e devotshem. Shqiptaret per ti qendruar besnik tradites ìa pershtaten tani, edhe fese islame kete feste tradicionale. Festa ne Kosove p.sh. ne Rrafsh te Dukagjinit organizohet prane tyrbeve te shenjta, ne prani te cilave prehet apo theret qengji, duke kerkuar nga Zoti miresi ne kembim te flijimit.

Mirepo fakti se "ajo eshte feste e romeve dhe ashkalinjeve" nuk qendron sepse ata jane pakice ne kete vend dhe kane ardhur gjate mesjetes se zhvilluar perkatesisht gjate shek. XIII-XV me çrast i pershtaten vendit dhe vendasve. Ne qytetin e Prizrenit p.sh. festohet me 5 maj qe ndryshe qytetaret e Prizrenit i thone "Karabash" Kryezi prane tyrbes se Karabashit sepse aty ne ate fushe gjenden varrezat e vjetra te qytetit, por njerezit ulen aty dhe se kane pasur kurre bezdi, sepse ka vetem rrasa te vjetra. Aty hynin banoret e qytetit dhe te rrethit dhe kerkonin shpetim duke lene ndonje lek apo duke pire ujin e tyrbes. Dihet qe kjo feste deri ne vitet e vona 1980-1985 ne Gjakove eshte mbajtur. Ne anen tjeter ne Prishtine po ne ato vite shume femije nga ana e Kosoves e kane pare kete si dite festive te romeve dhe serbeve.

Ja si pershkruhet nje dite e Shen Gjergjit

Diten e Shen Gjergjit duhet zgjuar heret ne mengjes, te laheshe pastaj varej kungulli i eger ne qafe qe e pergatisin nenat zakonisht behet nga nje lloj bime qe eshte si patate, grihet ne copa te vogla dhe behet qafore me pe te kuq dhe te bardhe ; pastaj shkohej rreth lumit per te marre dege te gjelberuara shelgu, pastaj shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit i lanim deget e shelgut, lanim fytyren, dhe sillnim deget ne shtepi por duhej pasur kujdes se mos te prekej toka, pastaj keto dege vareshin ne porte te shtepise me kujtohet çdo porte ishte e stolisur me dege shelgu.

Pastaj behej edhe nje ritual tjeter ku dilnin femijet ne kodren e afert groponin rreth ndonje druri deri sa zbulonin ndonje rrenje, hiqnin dheun dhe benin nje si kanal qe te perbihen nen rrenje te drurit.

Shen Gjergji eshte feste me shume rite: gjelberim, ndezje e zjarreve rituale ne vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga femijet, lagia e njerezve te shtepise me "uje pa fol", shilarthi salanxhaku i femijeve ne peme apo dyer te oborrit, rite ne ara e nder bageti per mbaresi.

Users also searched:

...