Back

ⓘ Labeatët. Labeatet ishin fise ilire, qe banonin ne rreth Liqenit te Shkodres. Ata ia vendosen emri liqenit Palus Labeatia dhe epiqendra e tyre ishte Keshtjella ..




Labeatët
                                     

ⓘ Labeatët

Labeatet ishin fise ilire, qe banonin ne rreth Liqenit te Shkodres. Ata ia vendosen emri liqenit Palus Labeatia dhe epiqendra e tyre ishte Keshtjella Antike e Shkodres.

Qytetet te tyre ishin Shkodra, qe ishte edhe kryeqendra e mbreterise Ilire, dhe Meteoni Meduni i sotem ne Mal te Zi.

                                     

1. Ekonomia

Fisi Ilir i Labeateve ishin lundrimtare e tregtare te zote. Ne kete kohe qyteti merr nje zhvillim ekonomik,gje qe deshmohet nga prerja e monedhes ne qytet qe ne vitin 230 p.e.r. Nga monedha mesojme emrin qe ka pasur qyteti ne ate kohe, SΚΟΔRΙΝΩΝ.

                                     

2. Kalaja e Rozafes Keshtjella e Labeatve

Ne periudhen e ndertimit te keshtjelles treva banohej nga fisi Ilir i Labeateve, Ne vitin 181 p.e.r. behet Kryeqytet i Mbreterise Ilire, me sundimtar Gentin, dhe kishte nje shtrirje te madhe ne pjesen veriore deri ne lumin Naretva thuhet edhe deri ne Friulin e sotem, ne Itali. Gjate shek. II p.e.r. ne kalane e qytetit zhvillohen lufterat me Romen dhe ne vitin 168 pushtohet nga Roma dhe behet nje nga qendrat e njesive administrative te Perandorise Romake. Keshtjella Rozafa eshte monumenti historik me antik. Ajo eshte vendosur ne pike strategjike per te kontrolluar fushat perreth, hyrjen ne liqenin e Shkodres si dhe kalimin ne thellesi te vendit te Ballkanit ne Lindje. Ne muret rrethuese te kalase, te cilat perfshijne rreth 9 ha toke.

Keshtjella ka nje histori te gjate luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodres ka nje gojedhene popullore e balade. E ndertuar gjate mbreterise Ilire, perfaqesohet nga nje legjende qe tregon mbajtjen e nje premtimi, te Beses legjendare. Rozafa, nusja me te voglit nder tre vellezer baca Gjergj, u muros e gjalle ne themelet e kalase si keshille nga nje plak tregon legjenda si nje sakrifice per te ndalur pergjithnje syrin e keq qe shkaterronte muret per çdo nate. Uji gelqeror qe kalon nder muret e kalase lidhet, ne fantazine e folklorit, me qumeshtin e gjirit te Rozafes, kerkesa se ciles si akord per te pranuar sakrificen ishte lenia e anes se djathte te trupit "sýnin e djathte qi tshoh birin tem, krahun e djathte qi ta mbâj, gjinin e djathte qi ta ushqej, kâmben e djathte qi me perkûnd djepin" qe te kujdesej per te birin e sapolindur.

                                     

3. Testamenti i Aleksandrit Te Madh

Ne letren e derguar Labeat e ve, Aleksandri i Madh shkruan:

Une Aleksandri, bir i Filipit, mbretit te maqedonasve, misherim i monarkise, krijues i Perandorise Greke, biri i Zeusit, bashkebisedues i Brahamaneve dhe i Pemeve, i diellit dhe henes, triumfues mbi mbreterite e Perseve te Medeve, Zoti i Botes prej ku lind dhe ku perendon dielli, nga Veriu ne Jug, pinjoll i fares se shquar te popujve Ilirike te Dalmacise dhe Liburnise dhe te popujve te tjere te se njejtes gjuhe qe popullojne Danubin dhe zonen qendrore te Thrakes, u sjell dashurine, paqen dhe pershendetjet e mija dhe te gjithe atyre qe ndjekin sundimin e botes.

Duke qene se ju gjithmone me jeni treguar te beses dhe te forte te pathyeshem ne betejat e bera krah meje, u jap dhe u dorezoje juve ne zoterim te lire gjithe hapesiren e Akuilonit e deri ne skaj te Italise se Jugut. Askush tjeter, veç jush, te mos guxoje te vendoset dhe te qendroje ne ato vende dhe po u gjet ndonje i huaj, ai do te mund te qendroje vetem si skllavi i juaj, dhe pasardhesit e tij do te jene skllever te pasardhesve tuaj.

U shkrua ne Keshtjellen e qytetit te Aleksandrise, themeluar prej meje buze lumit madheshtor te nilit ne vitin XII. Me vullnet te perendive qe nderohen ne mbreterite e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minerves, perendise se perendive. Deshmitar te ketij akti jane Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa te tjere, te cilet une po i emeroje si trashegimtare te mi dhe te gjithe Botes, meqenese po vdes pa lene pasardhes.

.



                                     

4. Prejardhja e SΚΟΔRΙΝΩΝ

Prejardhja e emrit

Origjina e emrit te saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ Scodra ne transkriptimin latin, mendohet te jete vendi ku shkon Drini Shko Drinon, kur erdhen agresoret turq ne Mesjete e quanin Iskodra ose, Iskenderiyye nga Iskender duke pandehur se banoret e ketij qyteti ishin te bijte e Aleksandrit te Madh Skender, emri i myslimanizuar per nga trimeria qe shfaqnin ne beteja, nga ku Barleti nxjerr nje teze se Shkodren mund ta kete themeluar Aleksandri i Madh, por faktet deshmojne per me te vjeter. s

Users also searched:

...
...
...