Back

ⓘ Kategoria Superiore e njohur edhe si Superliga eshte niveli me i larte i futbollit ne Shqiperi. Me pare ajo eshte quajtur Kategoria e Pare edhe Kategoria A1, po ..




Kategoria Superiore
                                     

ⓘ Kategoria Superiore

Kategoria Superiore e njohur edhe si Superliga eshte niveli me i larte i futbollit ne Shqiperi. Me pare ajo eshte quajtur Kategoria e Pare edhe Kategoria A1, por qe nga viti 1999 eshte emertuar me emrin qe mban edhe sot. KF Tirana jane klubi me i suksesshem duke fituar 25 tituj kampione.

Ne Superlige ne sezonin aktual marrin pjese 10 skuadra. Fituesja e sezonit te Superliges quhet Kampione e Shqiperise dhe fiton te drejten te shkoje ne raundin e dyte eliminator te Liges se Kampioneve. Vendi i dyte ose nen-kampioni fiton te drejten te shkoje ne raundin e pare eliminator te Liges se Europes. Vendi i trete gjithashtu shkon ne raundin e pare eliminator te Liges se Europes. Dy vendet e fundit bien ne Kategorine e Pare dhe nuk ka ndeshje play-out.

Para fillimit te sezonit te ri futbollistik, kampionet e sezonit te kaluar luajne nje ndeshje te vetme me fituesit e Kupes per te percaktuar fituesin e Superkupes se Shqiperise.

                                     

1.1. Historiku Paraqitja e klubeve

  • Tiranes dhe Vllaznise nuk i njihen nga FSHF kampionatet e fituara ne periudhen e luftes, me arysetimin se ato nuk jane organizuar nga Federata.
  • Me vendim te Komisionit te Etikes, Skenderbeu perkohesisht iu hoq titulli kampion i sezonit 2015–16, pas akuzave nga UEFA per trukim ndeshjesh. Gjithsesi, pas vendimit me te fundit te UEFA-s, ky titull iu rikthye.
                                     

1.2. Historiku Turneu i 1re Kombetar 1911

Pas hulumtimeve ne arkiva te ndryshme, historiane shqiptar dhe arkivi i medias se shkruar kane zbuluar fakte te reja per hapat e pare te topkembes ne Shqiperi. Nje turne i luajtur 10 vjet me heret sesa klubet te shfaqeshin ne formen e tyre te riorganizuar te viteve 20. Ende nje eveniment jozyrtar, ky mund te quhet Turneu i 1re Kombetar i luajtur ne Shqiperi. Te gjitha ndeshjet u luajten me sistem eliminimi nga nje ndeshje e vetme. Turi i 1re ishte ai cerekfinal, qe u luajt mes datave 7 & 10 prill, 1911, me pas ndeshjet gjysmefinale qe u luajten ne datat 11 & 12 prill, per tu mbyllur aktiviteti me ndeshjen finale te luajtur ne daten 14 prill, 1911. Moren pjese 8 ekipe gjithsej dhe te gjitha ndeshjet u luajten ne Rahije te Fierit me rastin e nje panairi. Tirana u shpall fituese e ketij turneu.

                                     

1.3. Historiku Kampionatet e Luftes se 2te Boterore

Gjate viteve 1939-1944, edhe pse Lufta e Dyte Boterore shkaktoi nderprerje te ndjeshme ne futbollin e luajtur ne mbare globin, shume shtete si, Franca, Gjermania, Finlanda, Austria, etj luajten kampionate dhe njohen trofete e dhena. Ekipe si Rapid Wien, FC Bordeaux, TPS Turku, etj jane shpallur kampione kombetare pergjate viteve te Luftes. Shqiperia ishte mes shteteve qe luajten futboll, edhe pse te limituar.

Pergjate kesaj periudhe, FSHF organizoi tre kampionate, 1939, 1940 dhe 1942.

Ne baze te gjithe informacioneve te detajuara neper vite me rradhe nga historiane shqiptare dhe te huaj, ish-lojtare dhe veterane qe i kane jetuar keto evenimente, ka nje evidence te qarte qe provon ekzistencen e ketyre kampionateve ne ate kohe, sikurse dhe tre trofe te dhena nga vete zyrtare te FSHFse. Te mos harrojme qe Kampionati i 10te Kombetar, 1942, ka pasur nje pjesemarrje mbarekombetare - e para dhe e vetmja deri me sot qe ka perfshire skuadra nga te dy vendet, Shqiperine dhe Kosoven.

KF Tirana ka fituar dy nga keto kampionate, Kampionatin e 8te Kombetar, 1939 & Kampionatin e 10te Kombetar, 1942 ndersa Vllaznia ka fituar Kampionatin e 9te Kombetar, 1940. Keto evenimente e ndryshojne numrin e trofeve te kampionateve te fituara nga keto dy skuadra, ne perkatesisht 27 dhe 10 kampionate deri me sot. Pas vitesh heshtje, me ne fund FSHF vendosi te emeroje nje komision te perbere nga 5 anetare, i cili duhej te siguronte prova dhe evidenca te mjaftueshme per kete qellim. Pasi nje sasi e konsiderueshme provash u siguruan nga ky komision, Federata caktoi Asamblene e Pergjithshme qe u mbajt ne shkurt, 2013, per shqyrtimin e njohjes zyrtare te ketyre 3 kampionateve.

Ne mbledhjen e saj Asambleja, edhe pse pranon se keto 3 kampionate jane luajtur korrektesisht dhe drejtesisht ne fushen e lojes, sipas tyre nuk mund te quhen legjitime dhe nuk mund te njihen sepse nuk jane organizuar nga Federata por nen Regjimin Fashist.



                                     

2. Kampionet

  • Kampionati i sezonit 1967 i pazyrtarizuar nga UEFA.
  • Me vendim te Komisionit te Etikes, klubit KF Skenderbeu perkohesisht iu hoq titulli kampion i sezonit 2015-16, pas akuzave nga UEFA per trukim ndeshjesh. Gjithsesi, pas vendimit me te fundit te UEFA-s, ky titull iu rikthye.
  • Kampionatet ne asterisk ende te pazyrtarizuara nga FSHF.
                                     

3. Formacionet kampione

1911* KF Tirana

1930 KF Tirana

1931 KF Tirana

1932 KF Tirana

1936 KF Tirana

1946 KF Vllaznia

1947 FK Partizani

1948 FK Partizani

1949 FK Partizani

1950 KS Dinamo

1951 KS Dinamo

1952 KS Dinamo

1953 KS Dinamo

1954 FK Partizani

1955 KS Dinamo

1956 KS Dinamo

1957 FK Partizani

1958 FK Partizani

1959 FK Partizani

1960 KS Dinamo || Tirane

1961 FK Partizani

1962-1963 FK Partizani

1963-1964 FK Partizani

1964-1965 17 Nentori

1965-1966 17 Nentori

1966-1967 KS Dinamo

1968 17 Nentori

1969-1970 17 Nentori

1970-1971 FK Partizani

1971-1972 KF Vllaznia

1972-1973 KS Dinamo

1973-1974 KF Vllaznia

1974-1975 KS Dinamo

1975-1976 KS Dinamo

1976-1977 KS Dinamo

1977-1978 KF Vllaznia

1978-1979 FK Partizani

1979-1980 KS Dinamo

1980-1981 FK Partizani

1981-1982 17 Nentori

1982-1983 KF Vllaznia

1983-1984 Labinoti

1985-1986 KS Dinamo

1986-1987 FK Partizani

Perlat Musta,Shpetim Duro,Kristaq Eksarko,Ylli Shehu,Adnan Ocelli etj.Trainer:Neptun Bajko

1988 17 Nentori

1989 17 Nentori

1990 KS Dinamo

1991 FK Flamurtari

1992 KF Vllaznia

1993 FK Partizani

1994 KF Teuta

1995 KF Tirana

1996 KF Tirana

1997 KF Tirana

1998 KF Vllaznia

1999 KF Tirana

2000 KF Tirana, Johan Driza, Anesti Vito, Peter Sutori HUN, Erion Rizvanolli, Florian Riza, Isli Hidi, Sokol Bulku, Alpin Gallo, Sokol Ishka, Julian Kapaj, Gentian Lici, Ardian Mema, Sokol Prenga, Nordik Ruhi, Fatjon Ymeri, Laszlo Vukovics HUN, Matyas Lazar HUN. Trainer: Shkelqim Muca)

2001 KF Vllaznia

2002 KS Dinamo

2003 KF Tirana

2004 KF Tirana

2005 KF Tirana

2006 KF Elbasani

2007 KF Tirana

2008 KS Dinamo

2009 KF Tirana

2010 KS Dinamo

2011 KS Skenderbeu

2012 KS Skenderbeu

2013 KS Skenderbeu

2014 KS Skenderbeu

2015 KS Skenderbeu

2016 KS Skenderbeu

2017 FK Kukesi

2018 KS Skenderbeu

2019 FK Partizani

2020 KF Tirana

                                     

4. Ekipet kampion qe kane yje ne fanelle

Historia e yllit ne fanelle lindi si ide ne Itali nga Umberto Agnelli i cili vendosi te vlersoje ekipin e Juventusit ne vitin 1958 me rastin e fitores se dhjete te kampionatit italian. Kjo formule u pelqye dhe u adoptua nga shume vende te tjera ne bote me formula te ndryshme.

Yllin ne fanelle ne Superligen Shqiptare e mban ekipi qe ka mbi 10 kampionate te fituara. Aktualisht jane vetem tre ekipet qe kane yje mbi steme dhe fanele te tre jane ekipet e kryeqytetitː KF Tirana, KS Dinamo dhe FK Partizani. Ekipi i vetem qe ka dy yje ne fanelle eshte ekipi i Tiranes, qe mban dy yje te verdhe mbi stemen dhe fanelen e ekipit qe perfaqesojne 27 kampionatet e fituara.

                                     

4.1. Ekipet kampion qe kane yje ne fanelle Formula e dhenies se yllit ne kampionate te huaja

  • Ne kampionatin gjerman te Bundesliga-es merr 1 yll ekipi qe shpallet 3 here kampion, 2 yje per 5 kampionate te fituara, 3 yje per 10 kampionate, 4 per 20 kampionate dhe pas 20 kampionatesh te fituara nga i njejti ekip jepet veç 1 yll per çdo 10 kampionate te tjera te fituara. Aktualisht ekipi me shume yje eshte ai i FC Bayern München me 4 yje ne steme.
  • Ne kampionatin turk formula eshte 1 yll per çdo 5 kampionate te fituara.
  • Ne kampionatin skocez formula eshte 1 yll per çdo 10 kampionate te fituara. Ekipi me shume yje eshte Glasgow Rangers ai eshte shpallur 54 here kampion i Skocise.

Users also searched:

...