Back

ⓘ Eskatologjia eshte nje dege e teologjise dhe filozofise qe merret me studimin e ngjarjeve te fundme ne historine e botes apo fatin e fundme te njerezimit, zakon ..




Eskatologjia
                                     

ⓘ Eskatologjia

Eskatologjia eshte nje dege e teologjise dhe filozofise qe merret me studimin e ngjarjeve te fundme ne historine e botes apo fatin e fundme te njerezimit, zakonisht ajo nenkuptohet si fundi i botes. Pra, eskatologjia eshte nje besim apo mesim qe merret me shpresat per persosmeri te individit dhe mbare njerezimit, qe rrjedh nga besimi fetar; me fundin ose gjerat e fundme, si: vdekja, ardhja e dyte, ose gjykimi i fundit.

Ne shume fe, fundi i botes eshte nje ngjarje e profetizuar ne shkrimet e shenjta ose ne folklor. Eskatologjia mund te lidhet me koncepte te tilla si Mesia ose Koha mesianike, jeta pas vdekjes dhe shpirti.

Shume prej feve monoteiste besojne se anetare "te perzgjedhur" ose "te denje" te besimit te vertete do te shpetojne nga gjykimi i fundit dhe zemerimi i Perendise. Ata do te merren ne parajse ose perpara, gjate, ose pas fundit te botes.

                                     

1. Ne Krishterim

Eskatologjia eshte studimi i eshaton-it – periudes se fundit se histories se botes dhe i kulmit te qellimeve te Perendise. Sidoqofte, ka te beje jo vetem me ngjarjet e fundit, por edhe me çeshtjet perfundimtare – ato te fatit te shpetuarve dhe te humburve. Nje eskatologji e ekuilibruar kerkon qe te marrim parasysh jo vetem mesimet e Dhiates se re, por edhe ato te Dhiates se vjeter. Mjerisht, filosofia greke ka ushtruar ndikim te keq ne kete studim.Gjithashtu eshte me rendesi qe ky mesim te jete praktike, qe te ndikoje ne jeten e besimtarit. Lende eskatologjike mesohet per t’i dhene zemer besimtarit te dekurajuar dhe per ta nxitur per t’i sherbyer Perendise dhe per jete te perkushtuar. Dhiata re permban dy lloje eskatologji: eskatologjia e realizuar dhe ajo e parealizuar. Eskatologjia e realizuar eshte: ajo qe eshte plotesuar me ardhjen e pare te Krishtit, ndersa e parealizuar eshte ajo qe duhet te plotesohet ende.

Kryerja e qellimeve te Perendise – fundi i sundimit te Djallit dhe vendosja e mbreterise se Perendise – sipas Dhiates se Vjeter dhe asaj te Re, varet nga nderhyrja ose intervenimi i nje personi – Mesise. Ai lidh eskatologjine e realizuar me ate te parealizuar.

Sipas judaizmit koha ndahej ne "epoken e tanishme" e cila eshte nen sundimin e Djallit dhe ne "epoken qe po vjen" ose "epoka qe duhet te vije" nen sundimin e Mesise. Vija ndarese ndermjet te dyve ishte ardhja e Mesise. Dallimi, pra, ndermjet te dyve ishte jo "Toka" dhe "Qielli", por ndermjet "kesaj epoke" dhe "epokes qe po vjen". Per shkak te ardhjes se pare te Krishtit, besimtaret ndodhen ne pozite te veçante: jetojne ne epoken e tanishme dhe njekohesisht i perkasin edhe epokes qe do te vije. Shpirterisht tashme jetojne ate kohe te ardhshme, sepse kane pranuar Shpirtin e shenjte dhe jeten e perjetshme. Ne kete kuptim, "besimtaret i ka zene koha e fundit" 1 Kor 10.11. Ata jetojne ne tensionin midis "tashme" dhe "ende jo". Besimtaret jetojne ne kohen e fundit Heb 9.26; 1 Pjt 1.20, e cila ne DhV/BV shenonte kohen ne prag te ardhjes se Mesise dhe vendosjes se mbreterise qiellore. Prandaj, nocioni "eshatologjia e realizuar" ka te beje me te krishteret, por jo edhe me boten ne pergjithesi.

                                     

2. I. Shprehjet e perdorura lidhur me eskatologjine

A. Jeta e perjetshme

Kjo shprehje do te thote "jeta eskatologjike", jeta e eres se ardhshme kur, pas ringjalljes, besimtaret do te ndodhen pergjithmone jashte sferes se mekatit dhe vdekjes. Keshtu, shprehja nuk nenkupton aq shume zgjatjen e panderprere te jetes, sa cilesine e saj: jeta e Perendise qe na ndermjeteson Shpirti i shenjte. Nepermjet Atij qe banon tek ne, ne kemi tashme parashije te asaj qe do te vije me vone me plotesi: ne kete kuptim tashme kemi jeten e perjetshme. Kjo eshte domethenia themelore e shprehjes "pavdekshmeri" 2 Tim 1.10. Sipas Jezusit, Jeta e perjetshme perbehet nga njohja jote, njohja e Perendise se vetem dhe te vertete si dhe e atij qe dergove, Jezusit, Mesise. Gjn 17.3. Kjo do te thote te kesh marredhenie vetjake me Perendine dhe ta provosh me jeten tende te shnderruar, dhe kjo te garanton ringjalljen per nje jete te lavdishme. Jeta e perjetshme e pershkruar ne Ungjillin sipas Mateut, eshte sinonimike me jeten ne mbreterine e Perendise.

B. Mbreteria e Perendise

Ne kuptimin e vet fillestare, kjo shprehje ka te beje me bashkesine e njerezve, te cilet jetojne nen sundimin e drejtperdrejte te Perendise, sfere, ne te cilen realizohet plotesisht vullneti i Perendise. Keto njerez jane sherbetoret e tij. Qysh nga koha e renies se njeriut ne mekat, bota eshte nen sundimin e terthorte te Perendise, por me ardhjen e Krishtit kjo gjendje origjinale kund te rikthehet per ata qe besojne ne Te. Madheshtia e sundimit mesianik "mbreterise" ishte qarte e shenuar ne DhV/BV. Por nocionin e refuzimit te Mesise dhe intervali midis ardhjes se pare dhe ardhjes se dyte te Mesise nuk e kuptonin hebrenjte. Shembelltyrat Jezusit pershkruan formen e çuditshme te mbreterise gjate mungeses se Mbretit Mesise.

Sa i perket kohes sone te tanishme, asaj mbreterie i takojne te gjithe ata qe i jane nenshtruar sundimit te Perendise nepermjet Krishtit. Me shtrirjen e fjales, shprehja "te jesh ne te" do te thote: te jesh qendra e qellimeve te Perendise. Ungjilli sipas Mateut thote se kjo mbreteri Izraelit i eshte marre, e kjo do te thote se ata nuk jane me te privilegjuar per t’i sherbyer Perendise dhe se nuk jane me qender e qellimeve te tij. Gjate mbreterinse se mijevjeçari, pjesetaret e tanishem te mbreterise, do te banojne ne Jerusalemin e Ri, ku do te jetojne ne trupa te shnderruar ne formen e tyre qiellore. Nderkaq, Krishti do te sundoje drejtperdrejt edhe mbi Izraelin e rilindur, dhe keshtu, ne kete kuptim, atij do t’i kthehet "mbreteria e vjeter teokratike". Njekohesisht, Krishti do te sundoje mbi gjithe boten, edhe pse shume nga bota do te jene te parilindur. Nga ana tjeter, "te hysh ne mbreteri" eshte sinonimike me zoterimin e jetes se perjetshme, d.m.th. shpetimin. Pra, kjo shprehje nuk do te thote: te jetosh ne toke gjate mbreterise njemijevjeçare. Dispensacionalistet e keqkuptojme vazhdimisht kete aludim: ata mesojne se kombet qe i kane trajtuar me korrektesi çifutet do te shperblehen me hyrjen ne mbreterine e njemijevjeçare. Sidoqofte, fragmenti do te kete lidhje me gjykimin e diaspores çifute ne themel te pranimit ose mospranimit te shpalljes se lajmit te mire menjehere para kthimit te Mesise.

Ai na nxori nga pushteti i fuqive te erresires dhe na kaloi nen sundimin e Birit te tij te dashur. Me anen e tij na çliroi. Per hirin e tij na i fali mekatet Kol 1.13. Te jemi mirenjohjes se kemi marre nje atdhe fjfj. nje mbreteri qe nuk mund te na merret Heb 12.28. Prandaj ju them: privilegji i sherbimit te Perendise, fjfj. mbreteria do t’ju hiqet. Do t’i jepet popullit qe do te veproje sipas kerkesave te kesaj pergjegjesie Mt 21.43.

Atehere ata e pyeten:" Zot, a do t’ia rimekembesh mbreterine Izraelit ne kete kohe?” Jezusi u pergjigj:" Çastin per kete e ka percaktuar Ati im; nuk ka nevoje qe ju ta dini.” Vap 1.6-7.

C. Ringjallja

Kjo shprehje, para se gjithash ka te beje me ringjalljen e trupit, i cili eshte pjese perberese e rendesishme e personalitetit te gjithmbarshem te njeriut. Ajo sherben si prelud i nevojshem per ekzistencen e shnderruar ne formen e saj qiellore ne epoken qe po vjen. Ne Bibel ringjallja eshte e lidhur ngushte gjithashtu me gjyqin. Njerezit do te ringjallen dhe do te gjykohen, do te pergjigjen para Perendise per jeten e tyre. Ringjallja e pare do te ndodhe me kthimin e Krishtit, drejtperdrejte ne prag te vendosjes se mbreterise mijevjeçare. Kjo sigurisht do te perfshije kishen dhe besimtaret e periudhes se DhV/BV. Kjo do te jete ringjallje per ne ekzistence me formen e saj qiellore. Besimtaret do te marrin trupa shpirteror, te cilet do te jene vegel e persosur e shpirtit, te afte per t’u materializuar dhe per t’u çmaterializuar, dhe, ne baze te kesaj mundesie, te ekzistojne ne disa dimensione 1 Kor 15.50-53; Ap/Zb20.4-6. Bibla lejon te flase edhe per ringjalljen e jobesimtareve ringjallje per gjyq, por me kete rast kjo vepron me teper si ngjallje e trupit te vjeter te vdekur. Jobesimtaret do te hidhen me trup ne liqenin e zjarrte, sepse me trupat e tyre kane bere vepra, per te cilat do te denohen Ap/Zb20.12-15. Çifuteve, si popull, kjo, sipas te gjitha gjaseve, do t’u ndodhe ne fillim te mbreterise mijevjeçare, ndersa pjeses tjeter te njerezimit ne mbarim te saj Dan 12.2; Mt 25.31-45.

Ne fakt kur ju u pagezuat, u varroset bashke me Mesine, dhe u ringjallet me te, sepse besuat ne fuqine e Perendise qe e ringjalli nga te vdekurit. Kol 2.12 Ju u ringjallet bashke me Mesine. Drejtojuni, pra, asaj qe eshte lart, ku gjendet Mesia i ulur, ne fron ne vendin e nderit, ne anen e djathte te Perendise. Kol 3.1.

Ate kohe – tha engjelli – do te nderhyje kryetari i madh engjellor, Mihaeli, dhedo te luftoje per popullin tend. Do te kete nje periudhe veshtiresie dhe shtypjeje, e cila nuk ekzistonte qysh se njerezimi mban mend. Por populli yt do te shpetoje, secili, emri i te cilit eshte shkruar ne librin e Perendise. Shume veta, qe flejne nen dhe, do te zgjohen, disa per jete te perjetshme, dhe disa per humbje te perjetshme. Por ata qe kane mbajtur urtesine e Zotit dhe qe u kane treguar shume njerezve rrugen per ne jete te perjetshme, do te ndriçojne pergjithmone si yjet ne qiell.” Dn 12.1-2.

Per kete thuaju:" Une, Zoti, do te bej qe te hapen varret tuaja dhe do t’ju nxjerr nga to, o popull im; do t’ju kthej ne atdhe, ne vendin e Izraelit. Keshtu do ta kuptoni se une jam Zoti. Do t’ju gjalleroj me frymen time qe te jetoni perseri dhe do t’ju kthej ne vendin tuaj. Atehere do ta pranoni qe une jam Zoti. Ate qe kam thene, edhe do ta zbatoj.” Ezek 37.12-14.

Une Mesia po ju them: koha po afrohet – tashme filloi – kur te vdekurit do ta degjojne zerin e Birit te Perendise, e kush e degjon do te kthehet ne jete. Ati eshte burim i tere jetes dhe Ai i dha Birit pushtetin ta dhuroje jeten siç ben Ai vete. Ai e emeroi Birin te gjykoje, sepse eshte Biri i njeriut. Mos u çuditni! Po vjen koha, kur te gjithe ata qe pushojne ne varr do ta degjojne zerin e tij dhe do te dalin: kush beri mire, do te ringjallet per te marre jeten e perjetshme, kurse kush beri keq do te ringjallet per te marre denimin e tij. Gjn 5.25.28.

D. Lavderimi.

Ky term i perket realizimit te plote te qellimit, te cilin Perendia e kishte kur e krijoi njeriun. Ajo do te realizohet me ndryshim rrenjesor, te cilin e quajme shnderrim ne formen e tij qiellore. Njeriu eshte krijuar ne shembellesen e Perendise, prandaj, sipas te gjitha gjaseve, kishte mundesi qe edhe drejtperdrejt te arrinte ekzistencen e shnderruar ne formen e saj qiellore, po te kalonte tundimin dhe te kundershtonte bashkimin me mesymjen Djallit per te rebeluar kunder Perendise. Sipas Letres drejtuar Hebrenjve, vetem nepermjet Krishtit mund te arrijme ate qe kemi humbur ne Adamin dhe te arrijme ate qe Adami do te kishte mundur te arrinte. Qellimi i Perendise me rastin e krijimit te njeriut ishte qe ne te pasqyronte madheshtine e vet. Ne Rom 3.23 lexojme se "te gjithe u bene fajtore dhe humben madheshtine qe u dha Perendia" ; sigurisht qe ky pohim do te thote se shembellesa e Perendise ne njeriun eshte me e vogel dhe me e dobet sesa qe duhet te jete. Megjithekete, kjo shembellese mund te perterihet, por vetem me ane te besimi te Jezusi, Mesia, dhe nepermjet veprimit te Shpirtit te shenjte, i cili banon ne ata qe besojne dhe i cili me ate veprim, i ndryshon ne shembelltyren e Krishtit. Ne ringjallje, trupat tane ashtu do te ndryshojne dhe prej atij momenti do te mund te shprehin plotesisht shembellesen e Perendise.

                                     

3. II. Çeshtjet eskatologjike

A. Gjyqi

1. PARIMET E PERGJITHSHME

Si shume fjale te tjera hebrenje ne Bibel, edhe fjala, te cilen e perkthejme me "gjyq" heb. shafat mund te shpreh nje sere kuptimesh te ngjashme, varesisht nga kerkesat e kontekstit. Kjo fjale mund te kete domethenien "vleresoj", "shpall dikend fajtor denoj", ose "ekzekuton denimin ndeshkoj". Perkthimet e vjetra jane ngapak te ashpra dhe nuk pasqyrojne plotesisht mendimin. Ne periudhen e DhV/BV, gjykimet e Perendise vinin kryesisht drejtperdrejt dhe ne forme fizike. Keshtu, Davidi i eshte lutur Perendise qe t’i denoje armiqte e tij, duke menduar qe Perendia duhej t’i likuidonte ose te le- shonte mbi ta ndonje fatkeqesi tjeter. Por nuk ka menduar ne Gjyqin e fundit. Ne te vertete, Gjyqi i fundit ose denimi i perjetshem permenden shume pak ne DhV/BV. Duhet te kemi parasysh se ne DhV/BV mbreti ishte edhe kryetar i gjykates, gje qe ne shoqerite e tanishme nuk ndodh. Nocioni i gjyqit mbeshtetet ne pergjegjesine e njeriut para Perendise ose pergjegjesine ndaj Perendise. Meqe njeriu eshte krijuar ne shembellesen e Perendise, eshte vene ne krye te struktures se caktuar, prej nga rrjedh pergjegjesia. Per sjelljet i tij duhet te pergjigjet para Perendise. Pra, eshte e natyrshme qe ekziston gjyqi ose gjykimi. Ky gjyq ka keto karakteristika:

a. Gjyqi do te jete i gjithmbarshem: Nuk do te denohen te gjithe njerezit pernjehere apo ne te njejten menyre: megjithate, gjyqi do te ndikoje ne secilin person. Perveç kesaj, Bibla pohon se nuk do te gjykohet vetem njeriu, por edhe qeniet mbinatyrore, sepse Perendia, i cili i ka krijuar, i ka vene brenda struktures autoritare.

b. Gjyqin do ta zbatoje ne baze te pergjegjesise personale. Bibla nuk thote vetem se do te gjykohen te gjithe, por edhe ate se secili do te paraqitet per vete.

c. Biri i Perendise do te gjykoje. Perendia i ka dorezuar gjyqin Birit te vet. Krishti vertet ka te drejte te gjykoje, sepse ai eshte edhe Biri i Perendise edhe Biri i Njeriut. Se pari, ai eshte Zot i gjithçkaje – Ligjdhenes i cili di te gjitha. Se dyti, e di drejtperdrejt dhe saktesisht se çdo te thote te jesh njeri. Mandej, ai ka vuajtur d.m.th. sa i perket intenzitetit me teper se çdokush tjeter. Askush nuk do te thote se Perendia nuk ka te drejte te gjykoje per shkak se ai nuk ka vuajtur aq shume. Krishti perfaqeson Ligjin, Shtetin, por edhe popullin.

2. GJYKIMI I JOBESIMTAREVE

a). Ky gjykim nuk do te jete vetem nje proces i veçante: do te jete edhe ngjarje. Ne disa fragmente ne Bibel sh. psh. Rom 1.18, gjyqi pershkruhet si proces i cili tashme po zhvillohet ne bote. Njeriu korr ate qe ka mbjellur, edhe ate – ne kete bote. Ne disa fragmente te tjera lexojme se si Perendia e denon boten ne pergjithesi me katastrofa te ndryshme. Shembulli me i dukshem eshte Permbytja. Bibla gjithashtu thote se Perendia nje dite do ta denoje boten me zjarr. Por kjo nuk mohon te verteten qe secili njeri personalisht duhet te qendroje para Perendise, qe te gjykohet ne baze te veprave te tij, ose, me fjale te tjera, qe te pergjigjet per sjelljet e tij.

b). Gjykimi do te zhvillohet ne baze te Ligjit te Perendise. Meqenese njeriu eshte krijuar ne shembellim te Perendise, ne jemi pergjegjes per ate se ne ç’mase e kemi ruajtur ose jo shembellesen e Perendise, ose ne ç’mase kemi jetuar ne pajtim me te. Perendia eshte i shenjte dhe ka caktuar qe edhe njeriu te jete i shenjte, sepse i ka caktuar nje rol shume te rendesishem. Karakteri i Perendise eshte zbuluar ne Ligjin dhe plotesisht ne Krishtin. Keshtu Perendia mund te gjykoje edhe motivet e brendshme. Eshte me rendesi te dime se njeriu nuk do te hidhet ne ferr pikerisht sepse ka mohuar Ungjillin edhe pse kjo fajin e tij e rrit, por sepse e ka shkelur Ligjin e Perendise. Atje do te hidhet sepse eshte mekatar. Ungjilli sherben qe te çliroje nga gjykimi dhe denimi njeriun tashme te denuar! Kjo na sjell para nje pyetjeje te veshtire: Çfare do te ndodhe me ata, te cilen nuk kane degjuar kurre per ungjillin? Eshte e sigurt se çdo njeri merr nje njohuri te caktuar nepermjet Ligjit deshmia e shkruar e Perendise ose ndergjegjes; mirepo asnjeri nuk ka reaguar pozitivisht ndaj te dyve. Pali diskuton ne lidhje me kete dhe jep pergjigjen e tij ne Letren drejtuar Romakeve 3.23: Te gjithe kategorite e njerezve u bene fajtore dhe humben madheshtine qe u dha Perendia. Per kete shkak, te gjithe jane te humbur dhe duhet te degjojne Ungjillin, qe te shpetohen. Prandaj, Ungjilli eshte i rendesishem per secilin. Perndryshe, arsyetimi i Palit do te ishte plotesisht pa kuptim. Ne Letren drejtuar Efesianeve 2.12, thote se te gjithe njerezit pa Krishtin d.m.th. te ndaret nga Ungjilli jetojne pa Perendine dhe pa shprese.

Por ne ç’menyre atehere njerezit nga koha e DhV/BV kane mundur te hyjne ne marredhenie shpetuese me Perendine? Pergjigjja eshte: ne baze te zgjedhjes se Perendise, sipas se ciles Perendia ua ka llogaritur flijimin e Mesise. Disa kundershtojne duke thene se drejtesia vetevetiu kerkon qe Ungjilli t’u ofrohet te gjithe njerezve. Megjithate, sa i perket drejtesise, Bibla thote se te gjithe jane te denuar. Nese deshirojme t’i therrasim drejtesise se Perendise, qendrojme para denimit. Shpetimi mund te arrihet vetem ne baze te meshires se Perendise flise se Krishtit, edhe ate me ane te besimit. Megjithate, ne qofte se shikojme ne prapaskene, do te shohim se ne gjithçka vepron zgjedhja e Perendise.

A nuk çojne te gjitha fete tek Perendia? Jo, nuk çojne. Vetem njeri ka fline e mjaftueshme per mekat, problemi kryesor, me te cilin ballafaqohet njeriu mekatar ne takimin me Perendine e shenjte. Pali, ne te vertete, thote se adhurimi i perendive te tjera eshte adhurim i djajve 1 Kor 10.20. Ne kohen e sinkretizmit dhe ekumenizmit, ne te cilen jetojme, njerezit nuk deshirojne te degjojne diçka te tille.

Disa mendojne se kjo doktrine nuk eshte ne perputhje me mesimin per meshiren e Perendise. Mirepo ne na duket se meshira e Perendise, megjithate, duhet te kete themel, ndersa ky themel eshte flijimi pajtues i Krishtit ne kryq. Vetem ne baze te kesaj flije Perendia mund te jete I meshirshem dhe njekohesisht te mbetet konsekuent ndaj karakterit te tij te drejte.

c. Gjykimi i Izraelit te rilindur dhe atij te parilindur do te zhvillohet ne fillim te mbreterise mijevjeçare, ndersa per pjesen tjeter te njerezimit ne mbarim te asaj mbreterie.

Por ju jeni plot kryeneçesi dhe nuk merrni per zemer miresine e tij. Keshtu e rendoni edhe me shume denimin qe do te merrni Diten e gjyqit. Ate dite Perendia do te jape publikisht vendimin e tij gjyqesor. Do t’i jape secilit shperblimin sipas veprave qe i beri. Njerit do t’i jape jeten e perjetshme – d.m.th. atyre qe bejne te miren pa u lodhur dhe kerkojne te Perendia miratimin dhe pavdekesine. Te tjeret, perkundrazi, do t’i gjeje zemerimi i Perendise – d.m.th. ata qe jetojne vetem per interesat e tyre egoiste, e keshtu nuk veprojne ne anen e Perendise, por ne anen e Djallit. Te gjithe atyre qe veprojne keshtu, Perendia do t’u jape denimin qe ne fund do te sjelle vuajtje dhe ankth ne zemer; me pare çifuteve dhe pastaj joçifuteve. Atij qe, perkundrazi, ben mire, me pare çifutit e pastaj joçifutit, Perendia do t’i jape madheshtine e perjetshme, nderin dhe paqen Rom 2.5-10.

Pashe te gjithe te vdekurit – te medhenj te vegjel, ne kembe para fronit. U hapen librat ne te cilat jane shkruar te gjitha veprat e njerezve. Pastaj u hap edhe nje liber tjeter: libri i jetes. Te vdekurit u gjykuan sipas veprave te tyre qe ishin te shkruara ne libra. Edhe deti i kthen te vdekurit qe ishin ne te. Po ashtu edhe Vdekja dhe Bota te vdekurve i liruan te vdekurit e tyre. Te gjithe u gjykuan sipas veprave te tyre. Vdekja dhe bota te vdekurve u hodhen ne Liqenin e zjarrte. Liqeni i zjarrte eshte vdekja e dyte. Kushdo, emri i te cilit nuk u gjet i shkruar ne librin e jetes, u plandos ne Liqenin e zjarrte." Ap/Zb 20.12-15.

3. GJYKIMI I BESIMTAREVE

a. Te DhR/BR meson qarte se do te zhvillohet edhe gjykimi i besimtareve. Disa fragmente flasin per fronin gjyqesor hebr. bema, i cili shenon podiumin ne sinagoge ose nje vend i ngritur prej nga gjyqtari do te mund te ndiqte garen e atleteve dhe me vone te ndaje shperblimet.

b. Ky gjykim do te zhvillohet ne baze te veprave. Do te gjykohemi ne baze te perdorimit te asaj qe na ka dhene Perendia. Kjo perfshin edhe motivimet, sepse asnje veper nuk mund te kuptohet drejt pa i njohur motivimet e veprimit.

c. Ky gjykim nuk do te perfundoje me denimin e besimtareve, sepse denimin e tyre tashme e ka marre Krishti. Mirepo, mund te kundershtohet se ne Ungjijte ekzistojne fragmente qe thone se madje edhe disa "sherbetore" do te hidhen ne ferr. Studimi i perpikte i ketyre fragmenteve sikur udhezon ne ate se sherbetoret e permendur, nuk ishin ne marredhenie shpetuese me Krishtin. Ata nuk e njohin Krishtin dhe e kane gjykuar shtrember karakterin e tij. Nje sherbetor i tille e ka shfaqur gjendjen e tij te vertete shpirterore me vepra ose me mungese te tyre. Prandaj mund te arrijme tek perfundimi se konteksti i fragmenteve te tilla eshte ose gjykimi i Izraelit te rilindur dhe te parilindur, ose gjykimi i kishes se vertete dhe sipas emrit.

ç. Do te vleresohet jeta e besimtarit dhe do t’i jepet ose merret shperblimi. Ne baze te Shkrimit te shenjte, duket qarte se shperblimet kane te bejne me pergjegjesine ne qeverine e Mesise d.m.th. ne kuadrin e sherbimit te ardhshem. Shperblimet do te ndahen ne baze te asaj sesa i kemi shfrytezuar dhuntite dhe aftesite, te cilat na i ka dhene Perendia.

d. Gjykimi i besimtareve do te zhvillohet menjehere pas kthimit te Krishtit, drejtperdrejt me rastin e vendosjes se mbreterise njemijevjeçare. Por pikerisht meqe permallohem per kete, bej çdo gje te mundur per t’i pelqyer Zotit, qofte duke qendruar ne kete trup, qofte duke e leshuar ate. Ne te vertete, ne te gjithe duhet te dalim ne gjyq para Mesise. Atehere secili do te marre ate qe meriton, sipas asaj qe ka bere ne kohen e jetes se tij tokesore, qofshin ato vepra te mira, ose te keqija 2 Kor 5.8-10

Ne qofte se jetojme, jetojme per Zotin, ne qofte se vdesim, vdesim per Zotin. I takojme Zotit ne jete ashtu edhe ne vdekje. Ne te vertete, Mesia vdiq dhe u ringjall nga te vdekurit qe te behet Zot i te gjalleve edhe i te vdekurve. Perse, pra, e gjykon vellane tend? Ose perse e perbuz? Ne te gjithe do te qendrojme para Perendise qe Ai te na gjykoje. Ne Shkrimin e shenjte thuhet: Sa te rroj une – thote Zoti – secili do te perkulet para meje dhe do te me beje nder si gjykatesit te tij. Secili prej nesh do t’i jape llogari Perendise per veprat e veta. Rom 14.8.10.12

Megjithate, njeriu u emerua mbret dhe u kthye. Menjehere urdheroi qe t’i therritnin sherbetoret e tij, te cileve ua kishte dhene te hollat, per te pare se sa kishte fituar secili nga ata. I pari u afrua dhe tha:" Zot, floriri yt fitoi edhe dhjete florinj”. Ai i tha:" Te pershendes, sherbetor i mire! Meqe ke qene besnik ne gjera aq te pakta, une te jap pushtet mbi dhjete qytete”.Lk 19.15-17

B. Gjendja e ndermjetme dhe ajo perfundimtare

Gjendja e ndermjetme, ne te cilen njeriu gjendet ndermjet vdekjes dhe ringjalljes. Gjendja perfundimtare eshte ajo, te cilen njeriu e merr pas ringjalljes dhe gjykimit. E para eshte pa trup dhe jo e plote, ndersa e dyte eshte me trup.

1. LLOJET DHE NATYRA E VDEKJES.

Ne Shkrimin e shenjte vdekja permendet ne tri kuptime. Ekziston vdekja fizike, shpirterore dhe ajo e perjetshme. Te tri kuptimet shenojne ndarje te perhershme. Vdekja fizike eshte pasoje e mekatit. Ajo eshte pjese e denimit qe Perendia i jep mekatit. Perfundon me ndarjen e perkohshme te trupit dhe shpirtit Koh 12.7; Fil 1.23. 24; Jak 2.26. Te gjithe i jemi te nenshtruar vdekjes fizike, e kjo deshmon se te gjithe jemi mekatare. Kurse persa i perket besimtarit, u shnderrua karakteri i vdekjes fizike; ajo e ka humbur "thimthin" e saj, d.m.th. karakterin e saj ndeshkimor. Vdekja shpirterore shenon ndarjen nga Perendia. Vdekja e perjetshme shenon ndarjen e perjetshme nga Perendia.

2. DOKTRINA E DHV/BV PER SHEOLIN.

Kjo fjale hebre eshte perkthyer me shprehjet "grope" ose "varr". Kuptimi i saj eshte i njejte me fjalen greke te Dhiates se re haidos, e cila shpeshhere perkthehet gabimisht si "ferr". Kuptimi i saj i vertete eshte "bota te vdekurve" ose "vendbanimi i shpirtrave te vdekur". Ne kete vend jeta eshte e zhveshur nga trupi ose nga çdo element fizik. Keshtu, thuhet per banoret e sheolit se jane refaim – hije diçka ngjashem me kopjen e dobet te asaj qe ishin dikur. Megjithate, ky vend eshte llogaritur gjithmone si nje vend i cili bie nen suverenitetin e Perendise. Me te vertete, besimtaret e DhV/BV nuk e deshironin aq shume gjendjen e patrupesise ne sheol, sa ringjalljen e trupit. Ndersa jobesimtaret e prisnin me frike ngjalljen e trupave qe te mund te paraqiten ne Gjyqin perfundimtar. Ne periudhen e Dhiates se vjeter, sheoli ishte vendbanimi i te gjithe te vdekurve, te mireve dhe te keqijve. Samueli priste qe ne sheol t’i bashkangjitej edhe Shauli. Kur falltarja e En-Dorit e thirri nga te vdekurit, Shemueli nuk la pershtypje se ishte nga parajsa 1 Sam 28.19. Ne lidhje me te vdekurit apo shpirtrat e larguar permenden edhe dy vende. Ato jane avadon dhe bor. Ato ruhen per engjejt e rene. Megjithate, nuk duket qarte nese jane vetem nenndarje e sheolit apo krejtesisht nje vend tjeter.

Si dhen ata vrapojne trokthi drejt botes se te vdekurve; bariu qe i kullot eshte Vdekja. Te larguar nga banesat e tyre madheshtore, kalbesira ua bren trupin. Per koken time – Perendia vete e liron me pagimin e çmimit; nga kthetrat e vdekjes me rremben! Ps 49.15

O Zot, une jam pa faj! Per kete lejome te shoh. Kur te zgjoj, prania jote do te me mbushe me gezim. Ps 17.15.

E megjithate, s’mund te ndahem nga ti. Ti me kape per dore dhe me ruajte; ti me udheheq sipas planit tend dhe ne fund do te me sjellesh ne pranine tende madheshtore. Ps 73.24

Zoti vret dhe gjalleron; ai mergon ne boten te vdekurve dhe therret perseri ne jete te vdekurit. 1 Sam 2.6

Ata qe vdiqen nga populli yne, do te jetojne perseri. Trupat e tyre do te kthehen ne jete. Te gjithe ata qe flene ne varret e tyre do te zgjohen dhe do te kendojne nga gezimi. Sikurse vesa e freskon token, ashtu Zoti do t’i ringjalle ata qe vdiqen prej kohesh. Is 26.19.

3. DISKUTIMET PER GJENDJEN TE VDEKURVE.

Ne periudhen midis dy Dhiatave shumica e çifuteve besonin se ne sheol ekzistonin nje ndarje e dyfishte. Kurse disa besonin madje edhe ne ndarje te katerfishte te sheolit. Pjesa e pare do t’u takonte martireve, e dyta te vdekurve qe ishin te drejte, e treta mekatareve te permbajtur, ndersa pjesa e katert do t’u takonte me te vertete mekatareve te keqij. Ne kete rast mund te shohim ndoshta fillimin e idese se purgatorit. Sa me afer ishte ardhja e Krishtit, sheoli filloi te nenkuptoje vetem vendin per te vdekurit e keqij dhe te padrejte, ndersa per vendbanimin te vdekurve te drejte filloi te perdorej shprehja "parajse". Rabinet e perdornin shprehjen "parajse" ne tri kuptime: se pari, per kopshtin e Edenit forma e kaluar; se dyti, per mbreterine mesianike forma e ardhshme; dhe se treti, per parajsen e fshehur forma e tanishme, ku te drejtet qysh tani dhe ketu e gezojne pranine e Perendise. Libri i katert i Makabenjve flet per njeriun qe "pushon ne krahun e Abrahamit" – sepse besonin se atje ndodhen edhe patriarket. Per te pasurin ne Lk 16.23 thuhet se mundohej ne haidos d.m. th. ne boten te vdekurve. Duket sikur ne kete krahasim Krishti perkrahte nocionin rabinik e ndarjes se haidosit ne dy pjese: vendin te vdekurve te lumtur dhe ne vendin te vdekurve mekatare. Pasi te shqyrtohen te gjitha, duket sikur Krishti pas vdekjes ka zbritur ne sheol dhe i ka liruar besimtaret e Dhiates se vjeter dhe i ka marre me vete ne parajse. Duket qarte se vdekja e Krishtit ka shkaktuar ndryshim te madh ne gjendjen e besimtareve te vdekur, dhe madje mund te themi perkunder spekulimeve te rabineve se para vdekjes se Krishtit parajsa ishte e paarritshme. DhR/BR perfaqeson mendimin se besimtari pas vdekjes shkon per te jetuar me Krishtin, edhe pse ketu nuk kemi te bejme me pervojen perfundimtare te tij, sepse ende nuk posedon trupin; ai pret ringjalljen. Jobesimtari, edhe pse ne mundime, pret ringjalljen pas se ciles do te dergohet ne ferr. Me tutje thuhet se Krishti u beri te njohur fitoren e tij engjejve kryengrites te permendur ne Zanafilla 6 sh. 1 Pjt 3.20, duke plotesuar keshtu deklarimin e fitores se tij. Lajmerimi nga 1 Pjetrit 4.6 me siguri ka te beje me ata qe kane degjuar dhe pranuar Ungjillin qe tani jane te vdekur. Edhe pse edhe keta eshte dashur te vdesin si gjithe te tjeret, shperblim te dukshem marrin qysh tani. Duket sikur Pjetri deshiron t’i kundervihet arsyetimit te shpifesve, te cilet thonin se edhe besimtaret duhet te vdesin si gjithe njerezit e tjere. Ata pyesnin se çfare dobie kane atehere te besojne.

4. GJENDJA PERFUNDIMTARE TE SHPETUARVE

Bibla flet per qiellin si per Zotin qe banon nder popullin e tij ne nje bote krejtesisht te re.

a. Perendia do te shihet dhe te adhurohet. Do te jemi se bashku me Perendine dhe Krishtin.

b. Do te kete ribashkim me besimtaret qe ishin te vdekur. Te gjithe te shpetuarit do te jene atje. Kur te lidhemi me Krishtin jemi automatikisht te lidhur me njeri-tjetrin. Sidoqofte, martesa dhe marredheniet familjare nuk do te ekzistojne me, sepse kushtet dhe rrethanat e jeteses do te jene tjera.

c. Do te hiqen te gjitha pasojat e mekatit. Perendia do te beje te re gjithçka. Pas mbreterise njemijevjeçare gjithçka do te jete e perkryer; madje edhe me heret, gjate kohes se mbreterise njemijevjeçare, gjithçka brenda Jerusalemit te ri do te jete e perkryer. Prej tij, besimtaret me Krishtin do te qeverisin mbi mbare boten.

ç. Gjendja perfundimtare te shpetuarve do te perfshije edhe pushime edhe sherbime. Per besimtaret qielli do te jete para se gjithash pushim, por do te kete edhe pergjegjesi.

d. Atje do te kete begati jete

Prandaj qendrojne para fronit te Perendise dhe i sherbejne dite e nate ne tempullin e tij. Ai qe rri ne fron do t’i mbroje. Kurre me s’do te kene uri, kurre me s’do te kene etje, kurre me s’do t’i djege dielli dhe as rrezet e tij, sepse Qengji qe eshte ne mes te fronit do te jete Bariu i tyre dhe ai do t’i çoje ne burimet e ujerave jetedhenese. E Perendia do te fshije çdo lot nga syte e tyre. Ap/Zb 7.15

Shume mire”, i tha i zoti," ti je njeri i mire dhe besnik. Ti dole besnik ne gjera te vogla, prandaj do te besoj gjera me te medha. Eja ne gostine time e gezohu bashke me mua.” Mt 25, 21

Tani me pret shperblimi i fitimtarit; Zoti, gjykatesi i drejte, do te me shperbleje me kete Diten e gjyqit te tij, e jo vetem mua, por te gjithe ata qe po presin me padurim ardhjen e tij 2 Tim 4.7

Perendia lejon qe te vuani tani per nje kohe te shkurter; por ju ka thirrur me ane te Jezusit, Mesise, te jetoni pergjithmone ne pranine madheshtore te tij. Me miresine e madhe te tij ai do t’ju jape fuqi, qe besimi juaj te qendroje i forte dhe i palekundur, qe te mos rrezoheni. 1 Pjt 5.10.

5. GJENDJA PERFUNDIMTARE TE PASHPETUARVE

Pikepjekja e tyre eshte "ferri" ose "liqeni i zjarrte". Fjala hebraike "gehena" ferr perdoret ne Bibel per te shenuar vendin perfundimtar te denimit. Çdo permendje e atij vendi perveç njeres rrjedh nga goja e vete Jezusit. "Gehena" eshte fjale e bashkuar ge dhe hinom lugina e Hinomit. Ne te vertete, kjo shprehje eshte emri i nje lugine qe shtrihet afer Jerusalemit. Ne kete lugine çifutet apostate i flijonin femijte e tyre perendise pagan Moleku 2 An 28.3; 33.6. Meqenese kjo lugine perpara ishte perdorur per nje veprim te tille te prishur, çifutet vendosen qe mos ta perdorin per tjeter gje por vetem si pleherishte. Meqe berlloku ndizej, nga lugina vazhdimisht ngrihej tym. Secili çifut rreqethej kur permendte emrin e kesaj lugine. Ne periudhen midis dy Dhiatave ky vend sherbente si simbol per vendin e denimit te ardhshem. Shprehjet qe perdoreshin udhezonin ne vuajtjen e pafund te njerezve qe i vret ndergjegjja krimbi, vetedijen per zemerimin e Perendise zjarri, njohjen e humbjes perfundimtare, jo vetem te Perendise, por edhe te gjithe asaj qe eshte e mire dhe qe ben jeten te vlefshme per te jetuar erresira perfundimtare, pastaj vetegjykimi dhe perfundimisht eshte teper vone: dyert jane te mbyllura pergjithmone.

a. Ferri eshte mergim i perjetshem nga prania e Perendise Mt 8.12; 22.13; 25.30. Pali flet per ndarjen e perjetshme nga prania e Zotit 2 Sel 1.9. Jezusi u tha atyre qe i denoi te largoheshin prej tij dhe te shkonin ne zjarr te perjetshem, te pergatitur per Djallin dhe engjejt e tij Mt 25.41.

b. Ferri eshte vend i vuajtjeve te perjetshme. Tmerri dhe trishtimi i asaj gjendjeje permendet vazhdimisht ne Bibel Mt 18.8; 25.41; Mk 9.44-48; Ap/Zb 20.14; Lk 16.23.28; Ap/Zb 14.10; 21.8.

Me mire eshte per ty te hysh ne jeten e perjetshme vetem me nje dore, se me te dyja te shkosh ne ferr – ne zjarrin qe nuk shuhet kurre. Mk 9.44

Kushdo qe e adhuron Egersiren dhe truporen e saj dhe e merr shenjen e saj ne balle ose ne dore, do te pije veren e Perendise. Kjo eshte vera e inatit te tij qe e derdhi te pazbutur ne goten e zemerimit te tij. Kush e adhuron Egersiren do te hidhet ne torture te zjarrit dhe te squfurit nder sy te engjejve te Perendise dhe te Qengjit. Tymi nga ky zjarr torturues do te ngrihet pa pushim e pergjithmone ne qiell. Kush e adhuron Egersiren dhe truporen e saj dhe e mban shifren e emrit te saj, nuk do te gjeje prehje as dite as nate. Ap/Zb 14.10

c. Kjo do te thote te rrish pergjithmone nen zemerimin e Perendise – pergjithmone ne armiqesi me Zotin Gjn 3.36; Mt 12, 32; Lk 12.5.

Kush nuk beson ne Birin, nuk do ta shohe kurre jeten e perjetshme, por do te mbetet gjithmone nen hidherimin e Perendise. Gjn 3.36.

6. MESIMI PER PURGATORIN

Kisha katolike, ne mase me te vogel edhe ajo ortodokse, e mesojne kete doktrine. Sipas ketij mesimi, purgatory eshte vendi ku pastrohen shpirtrat e njerezve te vdekur "ne gjendje hiri" per t’u pergatitur per qiellin. Kurse "te shenjterit" ata te kanonizuar nga Kisha shkojne drejt ne qiell, te gjithe ata qe kane vdekur me mekatin vdekjeprures ne shpirt, shkojne ne ferr. Sidoqofte, shumica e "besimtareve" shkojne ne purgator.

Kjo doktrine varet nga ndryshimi qe behet midis te ashtuquajturave mekate vdekjeprurese dhe atyre te lehta. Mekate vdekjeprurese jane ato qe jane permbushur "ne vetedijen dhe njohjen e plote per vepren dhe miratimin e lire" ; ato, ne qofte se nuk i rrefen derisa eshte gjalle, e largojne njeriun pergjithmone nga qielli. Mirepo, ne qofte se i rrefen dhe merr falje nga prifti, ndersa nuk kane arritur qe te beje pendese ndeshkimin qe i jep atij prifti per te shlyer mekate te lehta ne toke, duhet te shkojne ne purgator. Prandaj purgatori eshte vendi ku pastrohen mekatet e lehta dhe ku pergatitet per te vajtur ne parajse. Te gjithe ata qe vijne ne pur-gator, ne fund duhet te arrijne ne parajse. Pasoje praktike e ketij mesimi eshte mpirje e ndjenjave te njerezve ndaj pergjigjes se menjehershme qe kerkon Ungjilli dhe nanurisja e tyre ne nje lloj univerzalizmi me disa perjashtime te jashtezakonshme te gjithe ne fund do te shpetojne. Meqe njerezit ne purgator nuk mund te akumulojne me shume merita, atyre mund t’u ndihmojne te gjallet. Ata e bejne kete me mesha per shpirtrat e vdekur dhe me lutjet per te vdekurit. Ne mesjete shiteshin bileta falja per mekate, me qellim qe shpirtrat te qendronin sa me shkurt ne purgator. Vetem me rastin e Kuvendit te dyte vatikanas u anulua pozita e atij qe shit bileta te tilla. Klementi i Aleksandrise, para rreth 200 vjetesh, filloi te mesonte doktrinen per purgatorin. Edhe Origeni mesoi keshtu. Te dy ishin nen ndikimin e filozofise platoniste. Augustini e zhvilloi kete mesim me tutje, kurse Grguri i Madh e zgjeroi ne mase te madhe. Toma Akvinski tha se dhembjet e purgatorit jane me te medha se çdo dhembje tjeter e kesaj bote. Reformatoret hodhen poshte mesimin per purgatorin, duke e trajtuar si fyerje te vepres se plote dhe te perkryer te Krishtit. Katoliket, si tekst biblik baze, ne te cilin mbeshtesin idene per purgatorin, perdorin 2 Makabenjve 12.39-45. Permendet edhe 1 Pjt 3.18 dhe 1 Kor 3, 11-15. Si t’u pergjigjemi?

a. Fragmenti i permendur nuk deshmon nje interpretim te tille. Libri i dyte i Makabenjve eshte liber apokrif dhe nuk ben pjese ne kanunin palestinez. 2 Makabenjve thote: "Per kete shkak solli fli pajtuese per te vdekurit, qe t’u falen mekatet." Mekatin qe kishin bere ishte mekat i idhujtarise, per shkak te cilit u vrane ne beteje. Ate mekat DhV/BV e quan vdekjeprures, mekat i cili ka mundur te pastrohet me asnje lloj flie te caktuar sipas Ligjit. Me fjale te tjera, ata jane lutur qe shoket e tyre te kalojne nga ferri ne parajse. Kurse kete nuk e merr per te mundshem as kisha katolike. Perveç kesaj, praktika e lutjes per te vdekurit nuk gjendet askund ne librat kanunor, por pasqyron mesimet e shtrembra, te cilat u futen ne judaizm pas mergimit babilonas. Nuk eshte çudi qe 2 Librat e Makabenjve nuk u futen ne kanun. Perveç kesaj, ky liber libra mban shume te dhena historike jo te sakta.

Qe te mbrohet ideja te ashtuquajtures rasti i dyte per shpetim, permendet 1 Pjt 3.8. Edhe ne qofte se ky rresht vertet nenkupton kete per kete s’ka te ngjare, nuk ka asnje shenje se ne te ardhmen Jezusi do te perserite vepren e tij.

Ne 1 Kor 3.12-13 thuhet: Ajo qe ndertohet mbi te nuk do te mbetet e fshehte. Dita e Gjyqit do ta beje te dale ne drite, nese eshte ar ose argjend, gure te çmuar, dru, kashte ose kallmak. Ate Dite, qe te caktohet vlera e saj, vepra e secilit do te provohet me zjarr. Ketu s’ka asnje aluzion per pastrimin e mekateve. Konteksti u perket pasojave te perndjekjes dhe vleresimit te veprave te misionareve dhe predikuesve.

b. Bibla pohon se vepra e Krishtit eshte e plote dhe e perkryer. Fjala "pastrim" eshte emertim ne DhV/BV per "faljen". Nese jemi te paster, ose te pastruar, kemi hyrje te lire te Perendia. Kisha katolike kete shprehje e ka interpretuar ne kuptimin e filozofise platoniste. Ne Letren drejtuar Hebrenjve 1.3 thuhet: Pasi e kreu pastrimin e mekateve, ai u ul ne qiell ne anen e djathte te Atij qe ka pushtetin me te larte. Duke pasur parasysh se i ka pastruar mekatet tona, pastrimi i metutjeshem nuk vjen ne shprehje. Mandej, çdo mekat per Perendine eshte i urryer. Paga per mekat eshte vdekja – pasoje e perjetshme e çdo mekati eshte vdekja ndarja nga Perendia. Bibla ne nje vend thote se ka mekat qe nuk çon ne vdekje 1 Gjn 5.17, por ne kuadrin e polemikess se Gjonit me besetytnine gnostike, sigurisht mendon per "mekatin i cili nuk mund te falet". Gnostiket kane bere mekat te perjetshem duke iu kundervene deri ne fund meshires se Perendise, dhe kjo, siç thote edhe Gjoni, deshmon se nuk ishin te rilindur kurre 1 Gjn 2.19. Pra, Gjoni thote se nuk ka kuptim qe te lutemi per gnostiket, sepse ata tashme e kane refuzuar meshiren e Perendise dhe ndoqen rrugen e tyre te shthurur. Por, vazhdon ai, lutu lirisht per vellane i cili ka "rene ne mekat" qe te vije ne vete, te pendohet dhe te riperterije bashkesine me te tjeret.

Edhe nje tekst tjeter me rendesi ndodhet ne Rom 8.1: Nuk ka, pra, tani kurrfare denimi me burg per te pesuar nen roberine e mekatit, sepse jemi te lidhur me Jezusin, Mesine. Fjala "denim" gr. katakrima eshte shprehje e drejtesise nepermjet te cilit i akuzuari denohet dhe merr denimin burg dhe roberi. Pali sigurisht mendon per kete te dyten, sepse qysh me heret sqaron çeshtjen e denimit ligjor Rom 5. Ne Rom 8 flet per fuqine e Shpirtit te shenjte nepermjet se ciles mund te behet nje jete e perkushtueshme. Pra, Pali pohon se eshte besimtar i liruar nga fuqia e Ligjit por edhe nga çdo denim qe i takon si shkeles te deshmuar te Ligjit. Pendesa dhe purgatori klasifikohen si "ndeshkim per mekat". Mirepo, ky tekst ben te ditur se besimtari eshte i lire prej te gjitha ketyre dhe keshtu, mund te vazhdoje te jetoje dhe punoje me fuqine e Shpirtit te shenjte. Ilaçi i vetem per mekat eshte kryqi, e jo zjarri i purgatorit. Dokrina per purgatorin rrjedh nga paganizmi sidomos nga platonizmi e ndoshta edhe nga judaizmi apostat, te cilet nuk donin t’ia dinin per vepren e kryer te Krishtit dhe as per faljen e plote dhe shpetimin e perjetshem.

7. MESIMI PER UNIVERZALIZMIN

Edhe doktrina per shpetimin e gjithmbarshem universalizmin dhe doktrina e asgjesimit u zhvilluan si reagim kunder doktrines per ferrin denimin e perjetshem, te cilen disa nuk mund ta "durojne". Universalizmi eshte qendrim sipas te cilit me ne fund te gjithe njerezit do te shpetojne. Ky paraqitet ne shume forma. Zakonisht perdoren argumentet vijuese me qellim qe te deshmohet universalizmi:

a. Gjithmbarshmeria e pajtimit. Padyshim qe flijimi i Krishtit sipas potencialit te tij i perfshin te gjithe njerezit, por zbatimi i saj varet nga pendimi dhe besimi i individit. Me te vertete, Bibla plotesisht qarte meson se nuk do te shpetojne te gjithe njerezit. Gjn 3.16 pohon se Krishti vdiq per te gjithe, por se do te humbasin te gjithe ata qe nuk besojne.

b. Natyra kosmike e pajtimit. Letra drejtuar Kolosianeve ben te ditur se pajtimi eshte arritur per te gjithe, por edhe se mbi te gjithe ata qe e mohuan, bie zemerimi i Perendise. Ne Kol 1.15-20 thuhet vetem se ai qe krijoi gjithçka qe ekziston, do te heqe çdo disharmoni ta panta simbolizon te gjitha gjerat. Pali mendon se gjithesia ne pergjithesi do te rimekembet pasi te gjithe ata qe rebeluan do te marrin ate qe meritojne. Gjithnje do te kete nje vend ne gjithesine ku do te vuajne te mallkuarit.

c. Plotesia e fitores se Krishtit. DhR/BR ben te njohur se Krishti me ne fund do te triumfoje mbi te gjithe 1 Kor 15.24-28; Fil 2.10-11. Nenshtrimi, per te cilen flitet ketu nuk shenon medoemos nenshtrim me deshire. Te gjithe do te perkulen dhe do t’i nenshtrohen Krishtit, dashur pa dashur.

ç. Perdorimi i fjales "perjetshem" greqisht: aionios. Kjo fjale tekstualisht do te thote "ajo qe u perket shekujve" ose "perjetshem". Perkrahesit e univerzalizmit mendojne se kete fjale duhet interpretuar si "ajo qe zgjat nje shekull", qe do te thoshte se koha e denimit eshte e kufizuar dhe se pas asaj periudhe ekziston ndonje periudhe tjeter. Mirepo DhR/BR kerkon qe domethenia e fjales te jete "perjetshem" ; ajo nuk mund te nenkuptoje "ajo qe zgjat nje shekull" ne kuptimin e deshiruar nga perkrahesit e univerzalizmit, sepse e njejta fjale ainos perdoret edhe ne kontestet ose fragmentet ne vazhdim: per Perendine Rom 16, 26, per Birin e Perendise Heb 9.14, per lavdine, ne te cilen jane ftuar te krishteret 2 Tim 2.10; 1 Pjt 5.10.

d. Perdoren fragmente te caktuara nga Letra e pare drejtuar Pjetrit 1 Pjt 3.18; 4.6. Ofrohen tri interpretime te mundshme te ketyre rreshtave:

i) Interpretimi historik. Sipas ketij qendrimi, Shpirti i Krishtit u predikon nepermjet Noahut atyre qe tani jane shpirtra te mbyllur ne erresire, per shkak se e mohuan mesazhin e pendimit. Kundershtimi kryesor ndaj ketij qendrimi eshte fakti se ky intepretim prish rrjedhen kronologjike te fragmentit nga vdekja e Krishtit per te ringjallja.

ii) Rasti i dyte per shpetim. Sipas ketij interpretimi, midis vdekjes dhe ringjalljes se tij, Krishti zbriti per t’u predikuar shpirtrave te patrupezuar te padegjueshem, duke u ofruar keshtu rastin e dyte per shpetim. Mirepo, perse atehere ky rast i afrohet vetem nje grupi mekataresh? A thua se eshte posaçerisht ne driten e Lk 16.27-31 te supozohet se heren e dyte do te degjojne? Perveç kesaj, fjala greke per "te predikoje" kerouso nuk duhet te nenkuptoje tjeter perveç "shpallje", jo medoemos predikim i Ungjillit.

iii) Interpretimi engjellor. Sipas asaj pikepamje, shpirtrat e permendur ne ata rreshta nuk jane njerezore, por shpirtra te engjejve te rene qe permenden ne Zanafilla 6 dhe ne Letren e Judes. Ne kete rast Jezusi i njofton se Djalli – udheheqesi i tyre – eshte mposhtur dhe mundur. Pavaresisht se cilin interpretim te fragmentit e marrim si te pranueshem, me se paku ka te ngjare te jete ai per rastin e dyte per shpetim, sepse u kundervihet pjeseve te tjera te Bibles.

8. MESIMI PER ASGJESIMIN

Ky mesim njihet edhe me nentitullin "pavdekshmeria e kushtezuar". Sipas ketij mesimi, te keqijte nuk do te denohen pergjithmone, por se pas gjyqit te fundit do te pushojne se ekzistuari. Me fjale te tjera, do te vuajne ndermjet vdekjes dhe paraqitjes ne gjyqin e fundit. Perfaqesuesit e kesaj teorie zakonisht mbeshteten si vijon:

a. Ndikimin e platonizmit. Pohojne se ne kishen e pare ideja e pavdekshmerise se kushtezuar ishte e pranuar ne pergjithesi, deri ne kohen kur disa perfaqesues te saj u perpoqen qe mesimin biblik ta lidhin me idene e Platonit per pavdekshmerine e shpirtit. Kjo martese e gabuar, siç e pohojne ata, lindi dy kopile: universalizmin siç mesonin Klementi dhe Origeni dhe mundimin e perjetshem qe mesonin Tertuliani dhe Agostini. Megjithate, s’ka asnje shenje se Tertuliani ishte pasues i platonizmit. Pra, prej nga do te lindte kjo ide e tij ne qofte se jo nga Bibla? Mandej, ata kundershtojne doktrinen per mundimin e perjetshem ne ferr duke e trajtuar si jobiblike. Ata pohojne se denimi i perjetshem eshte i perjetshem persa u perket pasojave si denimi qe me zjarr te perjetshem shkaterroi Sodomin dhe Gomoren – Letra e Judes reshti 7, por jo edhe persa u perket dhembjeve. Sipas gjykimit te tyre, ketu kemi te bejme me denimin e perjetshem intensitet, por jo edhe me ndeshkimin e perjetshem zgjatja.

b. Pavdekshmeria si dhurate e Perendise. Nje argument tjeter i tyre ka te beje me ate se pavdekshmeria eshte dhurate e meshires se Perendise; ne 1 Timoteut 6.15-16 thuhet se vetem Perendia eshte i pavekshem. Por ata interpretojne nje shprehje hebraike ne menyre platoniste. Perdorimi biblik i fjales nuk nenkupton patjeter jeten qe zgjat pergjithmone. Kjo shprehja eshte sinonimike me shprehjen "jeta e perjetshme", d.m.th. me jeten, te cilen s’mund ta arrije as mekati dhe as vdekja.

c. Domethenia e vdekjes. Pastaj, pohojne se vdekja nenkupton pushim te ekzistences, asgjesim. Mirepo ne Bibel vdekja nenkupton, para se gjithash, ndarje, e jo pushim dhe gjithmone eshte e lidhur me mekatin. Te jesh i vdekur ne mekatin tend domethene te jesh i ndare nga Perendia. Te vdesesh ne mekatet e veta, do te thote te jesh i ndare pergjithmone nga Perendia.

ç. Domethenia e renimit. Pohojne se perdorimi biblik i fjales "shkaterrim" domethene "asgjesim". Megjithekete, ajo fjale biblike do te thote, para se gjithash, "renim". Folja greke apollumi Gjn 3.16; 2 Sel 2.10; 1 Pjt 3.9 do te thote "i humbur dhe i mallkuar". Perdoret edhe ne kontekste te tjera, ku ne asnje menyre nuk mund te nenkuptoje pushim i ekzistences, asgjesim Mt 8.25; Lk 11.51. Peremri olethros renim, mallkim perdoret per denimin e ardhshem ne 2 Sel 1.9 dhe 1 Tim 6.9, ku gjithashtu nuk mund te nenkuptoje asgjesim. Nje fjale tjeter qe perdoret ne kete kuptim eshte katargeo shkaterroj: paraqitet ne 2 Sel 2.8, ku nuk mund te nenkuptoje asgjesim, dhe ne Heb 2.14 ta shkaterrosh Djallin do te thote ta besh te paveprueshem. Me vone thuhet per Djallin dhe Antikrishtin se do te vuajne perjetesisht ne ferr Zb 20.10.

d. Domethenia e zjarrit. Zjarri, siç pohohet, ne thelb eshte agjent qe shkaterron. Megjithate, te Mk 9.48, Zb 14.10 dhe 20.10 zjarri perdoret si agjent ndeshkimi.

dh. Thuhet se "fjala perjetshem" si ne shprehjen "denimi i perjetshem" ne te vertete do te thote "t’i takosh botes ose kohes qe do te vije". Jeta e perjetshme domethene periudha qe vjen, prandaj edhe vdekja e perjetshme do te thote denim ne kohen qe vjen. Jeta e perjetshme eshte bere e arritshme me ardhjen e Krishtit, kurse vdekja e perjetshme do te zbatohet kur Jezusi te shpalle gjykimin e fundit. Pra, thone perfaqesuesit e asgjesimit, te dyja shprehjet kane te bejne me perfundimin e asaj qe ndodh me rastin e fillimit te periudhes se re – perjetesise. Megjithate, argumenti mbeshtetet ne logjike te gabuar. Jeta e perjetshme nuk ka te beje vetem me kohen qe do te vije, por edhe me jeten qe zhvillohet ne pranine e Perendise. Pyetja, pra, nuk eshte ose/ose, por edhe njera edhe tjetra, ose kryesisht kjo, por jo eksklizivisht kjo. Perveç kesaj, pikerisht ashtu siç ndokush mund te kete jeten e perjetshme qysh tani, njeriu ashtu mund te jete i denuar perjetesisht ketu dhe qysh tani, qysh tani te denohet me vdekje.



                                     

4. III. Ngjarjet eshatologjike

Hyrja: Ndersa te gjithe te krishteret besojne se Jezusi do te kthehet, ka ndryshim mendimesh per hollesite lidhur me kete ngjarje. Keto ndryshime kane te bejne me rendin e ngjarjeve qe do te ndodhin para kthimit te tij, me kohen e rrembimit te Kishes dhe me interpretimin e konceptit te mijevjeçarit. Disa mendojne se Krishti do te kthehet pas mijevjeçarit, disa para, kurse disa te tjere pohojne se mijevjeçari i pergjigjet se tanishmjes kohes se kishes. Disa mendojne se Kisha do te rrembehet para ngushices se madhe, kurse disa pas, ndersa disa ne mesin e saj. Variantet jane aq te shumta, saqe duket qarte se askush nuk mund te pretendoje te dije gjithçka lidhur me kete lende: keshtu, siç duket, e deshi Zoti! Megjithate, ne trajtimin e mposhtem te kesaj teme, autori merr si te verteta parimet qe vijojne: 1). Profecite e DhV/BV jane normative dhe nuk mund te modifikohen ne DhR/BR. Prandaj lenda eskatologjike e DhR/BR duhet konsideruar ne driten e DhV/BV dhe nuk mund te shpjegohet pas arsye ne menyre "shpirterore". 2). Bibla nuk mund te jete ne kundershtim me vetveten.

A. Lidhja midis Izraelit dhe Kishes

Ky eshte pa dyshim faktori determinuese ne ndonje diskutim per eskatologjine. Megjithate, duhet mbajtur barashpese, ndryshe jemi ne rrezik te vijme ne perfundime te gabuara. Pikepamja e rrepte dispensationaliste pohon se Kisha eshte nje komunitet unik besimtaresh: nuk ekzistonte ne kohen e DhV/BV dhe nuk do te ekzistoje ne toke ne kohen e ngushtices se madhe. Ka nje fat qiellor, prandaj nuk do te jete mbi toke gjate mijevjeçarit, por ne qiell. Por a eshte kjo ne perputhje me Shkrimin e shenjte? Mendojme se nuk eshte. Ne kohen e periudhes se DhV/BV kishte brenda Izraelit nje teprica e rilindur te shpetuar nga hiri d.m.th. sipas zgjedhjes se Zotit. Prandaj kisha mund te perfytyrohet si zgjerim i kesaj teprice per te permbajtur ata midis joçifuteve qe Zoti vendosi t’i shpetonte. Zoti Jezus flet per nje kope grigje nen nje bari i vetem. Pali flet per nje ulli, e jo dy ullinj, ne te cilin shartohen deget ose prej te cilit priten deget. Te Hebrenjve 11.40 na thuhet se besimtaret e DhV/BV duhet te presin derisa te plotesohet kisha e DhR/BR, para se te ringjallen bashke me ne. Jerusalemi ri perbehet nga besimtaret e DhV/BV si dhe ata te DhR/BR. Ithtaret e dispensacionalizmit pohojne se u nderpriten marredheniet midis Perendise dhe Izraelit, por se gjate 7 viteve te fundit ato do te rikthehen. A eshte kjo e sakte? Mendojme se nuk eshte. Marredheniet midis Perendise dhe Izraelit kurre nuk u nderpriten dhe pikerisht per kete arsye historia e tyre karakterizohen nga zemerimi hyjnor. Mallkimet e shenuara te Kp 28.15-50 qe rrjedhin nga mosbindja e kombit izraelit, ishin fati i atij kombi gjate periudhes se Kishes. Keto do te arrine kulmin e tyre kur kombi do te bjere ne idhujtari duke adhuruar kuçedren ne Tempull e restauruar, por te gjitha keto ngjarje do te perdoren per te shkaktuar kthimin e kombit te Zoti me ne fund. Prandaj edhe kisha edhe Izraeli i takohen te njejtit komuniteti, por gjate mijevjeçarit ata do te luajne role te ndryshme, sepse, duhet te plotesohen profecite e DhV/BV rreth Izraelit si komb. Izraeli si komb i rilindur do te bashkepunoje me kishen per t’ua arritur qellimeve te Zotit ne lidhje me kombet e botes qe do te kene mbijetuar ngjarjet e ngushtices se madhe, ne te cilen shumica prej tyre do te vdese.

B. Profecite e Dhiates se Vjeter

Ne Bibel thuhet se kombi izraelit do te luaje rolin kryesor nder popujt e tjere. Kombi duhet te behet meshtari mbreterore, komb i kushtuar Perendise, popull i veçuar per sherbimin e Perendise, i cili duhet ta udheheqe boten ne adhurimin e Perendise dhe t’u mesoje kombeve te tjera udhet dhe vullnetin e Perendise sh. Dal 19.5-6. Ata ende nuk besojne ne Mesine. Ne kohen e tanishme verejme se shumica e çifuteve ne Izrael jane madje ateiste! Edhe stergjysherit e tyre e refuzuan Mesine. A eshte ky mbarimi i ketij populli? Si mund te realizohet plani i Perendise per kete komb? Ne Bibel na thuhet se çfare do te ndodhe. Apostull Pali tha: Une do t’ju besoj planin e Perendise, qe te mos vini ne perfundimin e gabuar per shkak te urtesise suaj te pretenduar. Perendia, vertet, caktoi qe nje pjese e popullit çifut nuk do ta degjoje thirrjen e tij. Por kjo eshte e vlefshme vetem gjer atehere kur te vijne ne shpetim te gjithe ata nga popujt e tjere qe jane te thirrur. Vetem atehere do te shpetoje mbare Izraeli. Sepse ne Shkrimin e shenjte thuhet:" Çlirimtari do te vije per hir te Izraelit dhe do t’ia heqe fajesine e shkaktuar nga rebelimi i pasardhesve te Izraelit. Sepse kjo eshte beselidhja qe une do ta lidh me ta – thote Perendia, une do t’ua fal te gjitha mekatet.’ Rom 11.25-26, Is 59.20 Duhet verejtur qe parimi me i rendesishem i profecise se DhV/BV gjithnje ka te beje me popullin izrealit. Gjate kohes kur Izraeli nuk ishte shtet teokratik me tempullin e vet d.m.th. prej kohes se renimit te Jerusa-lemit ne vitin 70 te eres sone, dhe shkaterrimin e tempullit e deri ne rindertimin e tempullit, profecia nuk do te plotesohet ne kuptimin krye-sor te saj. Ka parantheze te madhe qe quhet epoka e kishes. Por kur te rindertohet tempulli ne Jerusalem, dhe te paraqitet mesia i rreme d.m.th. antikrishti, shumica e profecive do te realizohen me shpejtesi te madhe. Kjo do te na sjelle menjehere ne kohen e fundit, kur te nderhyje Mesia per t’I dhene fund regjimit te Satanit dhe t’i shkaterroje perfaqesuesit e tij, kryetaret e kombeve dhe ushtrite e tyre, e ta themeloje boterisht mbreterine e tij. Rindertimi i Tempullit ne Jerusalem do te jete, pra, nje shenje profetike me shume rendesi. Ne kohen e mergimit te izraeliteve ne Babiloni, Danieli pyeti Perendine per kohen e ardhjes se Mesise dhe per kohen e fillimit te mbreterise se tij. Engjelli lajmetari Gabriel solli pergjigjen nga Perendia qe vijon: Eshte percaktuar per kombin tend dhe per qytetin tend te shenjte Jerusalem 70 periudha prej 7 vitesh deri ne pendimin e kombit; deri ne mbarimin e rebelimit; deri ne mbarimin e rendit te vjeter dhe deri ne fillimin e rendit te ri, dhe deri ne pastrimin e Tempullit. Degjo dhe kupto, qe nga koha kur doli kur dekreti qe te rindertohet Jerusalemi dekreti i Artakserksit ne v. 444 p.e.s. deri ne ardhjen e Mesise, jane caktuar 7 periudha prej 69 vitesh = 476 vjet sipas llogaritjes sone dhe ne fund te kesaj periudhe…do te zhduket Mesia dhe s’do t’i kete pasardhes. Pas kesaj, qyteti dhe tempulli do te shkaterrohen prej udheheqesit gjeneralit romak me emrin Tit qe do te vije. E deri ne mbarim do te kete shkaterrim dhe katastrofa. Ai diktatori evropean do ta lidhe beselidhjen me shumicen me renegatet izraelite nen udheheqjen e mesise se rreme per 7 vjet. E pas kalimit te gjysmes se kesaj periudhe, ai do te ndaloje vazhdimin e flijimeve ne Tempull. Ne majin e Tempullit do te paraqitet shtatorja e atij qe shkakton shkretim. Daniel 9.24-26.

C. Rembimi i Kishes

Ne kete drejtim eshte me rendesi te dalloje midis ngushtices se madhe i cili do te zgjase 3.5 vjet, dhe Dites se Zotit qe vjen pas Ngushtices dhe qe do te zgjase ndoshta 24 ore, ndoshta disa dite. Besojme se Kisha do te kaloje neper Ngushticen e madhe, por jo neper Diten e Zotit. Le te shohim disa tekste si vertetim:

Fill pas mjerimit te atyre diteve Dielli do te terratiset, hena nuk do ta leshoje driten e vet, yjet do te bien nga qielli e trupat qiellore do te lekunden.’Atehere do te duket ne qiell shenja e Birit te njeriut; te gjitha fiset e tokes se Izraelit do te qajne dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi rete e qiellit me fuqi dhe me madheri te madhe. Ai do t’i dergoje engjejt e vet me buri kumbuese per t’i bashkuar te zgjedhurit e tij nga te kater anet e botes, prej njerit skaj te qiellit ne tjetrin. "Mt 24.29-31

Dhe, si ishte ne ditet e Nojes – ashtu do te jete edhe ardhja e Birit te njeriut, – dhe, sikurse ne dite para permbytjes, njerezit hanin e pinin, merrnin gra e grate burra deri ate dite kur Noja hyri ne arke, e nuk ua preu mendja se do t’u ndodhte gje derisa s’erdhi permbytja e i fshiu. Ashtu do te jete edhe ne ardhjen e Birit te njeriut. Atehere, prej dy veteve qe kane per t’u gjetur ne are, njeri do te merret e tjetri do te lihet, prej dy grave qe do te bluajne ne moker, njera do te merret e tjetra do te lihet. Mt 24.37-41

10Dita e Zotit do te vije si vjedhesi. Ate dite qiejte do te zhduken me krizme, elementet do te shkrihen prej te nxehtit dhe toka e veprat ne te do te gjenden para Gjyqit. Pasi keshtu do te shkaterrohen te gjitha keto, sa njerez te mire duhet te jeni ju te gjithe me jete te shenjte, me pershpirtmeri, ju qe e prisni dhe e shpejtoni Diten e Ardhjes se Perendise, ne te cilen qiejte do te shkaterrohen me zjarr dhe elementet e botes do te shkrihen prej nxehtesise. Ne veç, sipas premtimit te tij, presim" qiellin e ri dhe token e re, "ku banon drejtesia 2 Pjetrit 3.10-13. Te Izaija 65.17-25 eshte kuptimplote se shprehje" qiellin e ri dhe token e re” aludon per mijevjeçarin." Kini kujdes veten qe zemrat tuaja te mos kalamenden prej grykesise, prej shfrenise e prej kujdeseve te jetes qe ajo Dite te mos ju vije pritmas, sepse ajo dite do te vije porsi kurthe mbi te gjithe banoret e tokes mbare. Prandaj, rrini zgjuar e lutuni ne çdo moment qe te mund t’u shpetoni te gjitha ketyre qe do te ndodhin te mund te qendroni para Birit te njeriut. "Lk 22.34-36

Dhe pasi e mbajtet ne qendrueshmeri fjalen time, dhe vete do te ruaj ty nga ora e proves qe do te vije mbi mbare boten per t’ i sprovuar banuesit e tokes. Do te vij se shpejti! Zb 3.10

Ne lidhje me ardhjen e Zotit tone Jezu Krishtit dhe me bashkimin tone rreth tij aludim i qarte per rrembimin e Kishes, ju bejme lutje, vellezer, lejoni te merreni mendsh dhe as mos u trazoni per shkak te ndonje vegimi kinse profetik, ose te ndonje fjale ose te ndonje letre kinse te shkruar prej nesh, thua se ja, arriti Dita e Zotit! Mos lejoni t’ju genjeje kush ne asnje menyre! Sepse njehere duhet te ndodhe renia nga feja apostazia dhe te shfaqet Njeriu i fajit, i biri i Humbjes, Kundershtari ai qe e ngre veten kunder çdo qenieje qe quhet Perendi dhe gje e shenjte, sa qe ta vere veten edhe ne Tempull te Perendise, duke e paraqitur veten per Perendi. 2 Sel 2.1-4.

Ne librin e Zbuleses, shpallen tri serie katastrofash: vulat, trumbetat dhe gotat: secila kulminon me vulen, trumbeten dhe goten e shtate qe quhet Dita e Zotit. Behet fjale gjithashtu per 144.000 veta numer simbolike qe perbehet nga 12 x 12 x 1000. Ata jane kandidatet çifute per kthimin ne besim te Jezusi me ne fund me ardhjen e Tij. Ata jane mbare Izraeli:

Vellezer, ja nje fshehtesi qe dua t’jua njoftoj qe te mos e mbani veten per te dijshem: ngurrimi i nje pjese te Izraelit zgjat deri qe paganet ne pergjithesi te kthehen. Atehere mbare Izraeli do te shpetohet sikurse thote Shkrimi i shenjte: Nga Sioni do te vije Çliruesi; ai do ta largoje pabesimin prej Jakob/Izraelit. Dhe kjo do te jete Beselidhja ime me ta kur une te zhduk fajet e tyre. Rom 11.25- 27.

Ç. Shtate vjetet e fundit dhe ngushtica e madhe

Qe nga fillimi i kesaj periudhe te fundit deri ne rastin e kthimit te Mesise Jezusit, per te vendosur mbreterine e tij, do te kalojne shtate vjet. Kjo periudhe ne librin e Danielit quhet java e shtatedhjete, d.m.th. periudha e 70 x 7 vitesh sh. Dan 9.20-27. Ajo i pergjigjet marreveshjes prej shtate vitesh ndermjet konfederates perendimore dhe Izraelit, sipas se ciles garantohet mbrojtja e Izraelit. Ne kete kuader do te rindertohet tempulli. Por kjo marreveshje do te shkelet pas 3.5 vitesh. Diktatori evropean Egersira e pare do ta sulmoje Izraelin dhe do ta pushtoje me humbje te renda nga ana e Izraelit sh. Zb 12.4, krhs. Dan 8.10: do t’i jape fund kultit ne Tempull e do t’i detyroje te gjithe te bien ne idhujtari ne Izrael. Profeti i rreme antikrishti ose Egersira e dyte – sh. Zb 13.11-18; 2 Sel 2.3-12 do te hyje ne Tempull duke pretenduar se ai eshte vete perendi e do te kerkoje nderime hyjnore per vete ashtu si per Egersiren e pare Zb 13.1-10. Nje shtatore e Egersires se pare diktatorit evropian do te ngrihet ne vete Tempull. Per 3.5 vjetet qe mbeten, gjithkund ne Izrael ashtu si ne Evrope, Egersira e pare do t’i detyroje te gjithe banoret e perandorise se tij ta adhurojne vetveten, perndryshe ata do te denohen me vdekje. Ai do t’i detyroje te gjithe ta vendosin shenjen e tij ne doren e djathte ose ne balle. Vetem ata qe e kane kete shenje do te kene te drejte te blejne ose te shesin. Shenja do te perbehet nga emri i Egersires ose nga shifra e ketij emri. Pastaj do te vije koha e perndjekjes se tmerrshme dhe e apostazise ne Izrael. Per kete arsye kjo periudhe quhet apostazia ose ngushtica e madhe. Ai perbehet nga nje gjysme e javes Dan 9, 27, 1.260 ditet Zb 12, 6, koha, kohet dhe gjysme kohe = nje vjet, dy vjet dhe nje gjysme e vitit Zb 12.14, edhe 42 muaj Zb 13.5. Kjo periudhe karakterizohet nga leshimi i zemerimit te Perendise mbi boten fajtore, me kombin fajtor te Izraelit ne mes. Kjo periudhe do ta arrije kulmin e saj ne toke me betejat e tmerrshme qe do ta mbulojne me gjak vendin e Izraelit Ap/Zb 14, 20. Pikerisht ne kete moment kur gjithçka, siç duket, eshte e humbur per Izraelin, Mesia do te nderhyje dhe kombi do te shpetoje. Ketu eshte lista e aktoreve kryesore te drames se kohes se fundit. Sikurse do te verejme, te gjithe aktoret ne kete drame tashme zune vend dhe presin ne paraskene. Ata pothuajse jane dale ne skene. Ne presim qe te hapet perdja dhe drama e fundit e historise do te filloje. Pas hapjes se perdes, ngjarjet e parafolura do te ndodhin njera pas tjetres me shpejtesi te madhe.

1). IZRAELI

pjeserisht i kthyer ne vendin e tij ende pa besim ne Jezus Mesine, gjendet nen sundimin e mesise mashtrues, i cili ka futur adhurimin e diktatorit evropian ne Tempullin e rindertuar ne Jerusalem. Ky mesi mashtrues quhet me radhe antikrishti Dan 11.36-39, Rebeli Mt 24, 23- 25; 2 Sel 2.1-12, Profeti mashtrues i lidhur me fuqite djallezore – kishte dy brire si qengji, por fliste porsi kuçeder. Gjithashtu quhet Egersira e dyte qe po dilte prej tokes se Izraelit. Logjikisht ky person duhet te jete çifut, perndryshe kombi izraelit nuk do ta pranonte Ap/Zb 13.11-18. Tanime Izraeli eshte kthyer ne vendin e tij, te pakten pjeserisht, per heren e pare qe nga shekulli i pare i eres sone. Tanime ekziston nje shoqate çifute fanatike, e cila ka nder mend te rindertoje Tempullin. Pjesa e popullit qe mbetet jashte kufijve shteterore do te kthehet me rastin e kthimit te Mesise.

2). KONFEDERATA PERENDIMORE

qe perbehet nga 10 mbreteri shtete nen sundimin e diktatorit qe quhet Egersira e pare qe po dilte nga deti – deti perfaqeson popujt joçifute – Ap/Zb 13.1. Kjo konfederate do te jete nje forme e rilindur e perandorise romake, e cila, sipas Dan 9.27, do te lidhe nje marreveshje me Izraelin per nje periudhe prej shtate vitesh. Ne nje enderr qe pa perandori babilonas Nabukadnecar per truporen prej metalesh te ndryshme, iu zbulua qe do te paraqiten kater perandori ne historine e botes, dhe pastaj do te ngrihet mbreteria e Mesise ne bote Dan 2. Periudha e kater perandorive te zbuluara ne forme truporesh kalon neper 70 x 7 vjet pa marre parasysh periudhen kishtare, kur Izraeli do te jete nen sundimin e huaj, sepse ishte pa mbret sipas dinastise se Davidit, por me tempullin e vet. Ne vitin 445 para eres sone perandori persian Artakserksi Longiman dha lejen per mbarimin e rindertimit te mureve dhe te tempullit ne Jerusalem pas kalimit te mergimit ne Babiloni, dhe keshtu filloi periudha e 70 x 7 viteve. Perandorite qe Nabukadnecari i pa ne enderr ishin, 1. babilonase, 2. medo-persiane, 3. greke, 4. romake. Ne kete enderr dhe ne vegimet qe iu dhane Danielit, u dhane hollesite per perandorine e katert Dan 7 qe deri tani nuk u paraqiten ne histori. Perandorite e tjera u ngriten dhe u zhduken, pas kalimit te perandorise romake, por ato nuk pershkruhen ne Bibel, sepse nuk kishin asnje lidhje me Izraelin si shtet teokratik me tempullin e vet. Kjo do te thote se Izraeli me tempullin e vet do te kete lidhje me perandorine romake prej 10 shtetesh ne formen e saj te rilindur. Eshte me rendesi qe shteti izraelit ka ndermend ta rindertoje tempullin vet. Tashme ekziston gjithashtu EU qe tani perbehet nga 29 anetare. Ne qofte se behet krize e madhe ekonomike ka mundesi qe EU te pakesohet deri ne 10 anetare. Me terheqjen e SHBA nga Evropa, konfederata evropiane do te detyrohet t’I zevendesoje SHBA si keshtjelle kunder arabeve, si garantues i pavaresise se Izraelit ne Lindjen e Mesme. Ka te ngjare se konfederata evropiane do te konsiderohet gabimisht si mbrojtes i vendosur e aktiv i krishterimit kunder botes islamike. Eshte gjithashtu me rendesi qe per heren e pare ne historine e botes ka mjaft bomba dhe raketa atomike per ta shkaterruar disa here boten. Mjafton qe te shtypen disa susta qe te behet realitet ne çast skenari i pershkruar ne librin e Zbuleses. Lidhur ngushte me konfederaten perendimore eshte SISTEMI FETAR MASHTRUES qe quhet Babiloni. Ne konketstin historike te librit te Zbuleses Babiloni ishte Rome, kurse lavirja ishte sistem fetar romake perendite e Romes dhe adhurimi i perandorit, por ne formen e tij te rilindur ajo do te perbehet pa dyshim nga nje forme e sinkretizuar te gjitha feve. Kisha e vertete eshte pershkruar si Nusja e Qengjit, kurse sistemi fetar mashtrues pershkruhet si Lavirja e madhe Zb 17.1. Ajo rri mbi ujera te medha, gje qe tregon se ajo moleps shume popuj. Duket qarte se ajo eshte e lidhur ngushte me perandorine romake te rilindur dhe me Egersiren, por ne fund udheheqesit politike do te drejtohen kunder saj per ta shkaterruar tere sistemin e saj.

3). FUQITE ARMIQESORE NE VERI DHE NE JUG TE IZRAELIT

jane permendur ne Dan 11.1-35 ku shkruhet per lufterat ndermjet mbreterise se Sirise dhe te Egjiptit pjeset qe mbeteshin nga perandoria greke e Aleksandrit te madh deri ne kohen e Antiok Epifanit, mbretit te Sirise dhe deri ne luften e makabenjve. Megjithate, qe nga rreshti 36, pershkruhen ngjarjet qe, sipas autorit, i perkasin kohes se fundit. Si ne kap. 2 dhe 7, edhe ne kap. 11 ka nje prerje prej shume shekujsh. Ne rreshtin 36 paraqitet pasardhesi i Antiok Epifanit, diktatori evropean i diteve te fundit, i cili ka pushtuar Izraelin. Ate e sulmojne fuqite nga jugu dhe pastaj nga veriu. Siç duket, jugu i referohet konfederates egjiptiane dhe afroarabe rreshti 43 permend Egjiptin, Libine dhe Etiopine. Ka shume te ngjare se fuqia veriore eshte ose Siria ose popujt islamike te BRSS se meparshme. Eshte me rendesi qe ne veri dhe ne jug te Izraelit sot ekzistojne pikerisht fuqite qe kane nder mend ta shkaterrojne ate vend Dan 11.40-45, Ezek 39. Qellimi i betuar i islamit eshte ribashkim i Izraelit ne perandorine arabe te lashtesise d.m.th. ne sferen e islamit – Dar el Islam.

4. MBRETERIT LINDORE

te permendur te Zb 9.13-15.16.12 paraqitin hordhite e pamatura qe do te hidhen ne betejen qe do te beje kerdi ne Lindjen e mesme. Duket qarte se Lindja e mesme do te behet si nje vorbull qe i terheq ushtrite e botes ne betejen e fundit ku do te shkaterrohen. Vendi i Izraelit do te vuaje tmerresisht.

D. Kthimi i Mesise

Kthimi i Mesise pershkruhet ne tri menyra:

1) Si PAROUSIA. Ne lashtesi kur nje delegacion doli ne takim te mbretit per ta mirepritur.

2) si EPIFANEA ose paraqitje. Kjo shprehje perdorej per mbretin kur u paraqit ne balkon per te pranuar brohoritjen e publikut.

3) si APOKALIPSIS or ose shfaqje. Jezusi do te shfaqjet siç eshte ne te vertete – i kururezuar me madheshti dhe nder. Kur Izraeli eshte ne prag te shfarosjes, papritur do te vije ndihma per kete vend te hutuar. Sipas Zb 19, qielli do te hapet e Mesia do te nderhyje me ushtrite e tij engjellore. Te gjitha ushtrite qe kishin nder mend ta shkaterrojne Izraelin, vete do te shkaterrohen. Mesia do te zbrese ne kodren e Ullinjve dhe kodra do te çahet mes per mes. Kur te vije Mesia, do t’i gjeje ushtrite e konfederates perendimore duke luftuar kunder atyre qe rrethojne Jerusalemin. Por sundimtari perendimor dhe aleati i tij, profeti mashtrues antikrishti, do te rrembehen nga skena dhe do te hidhen ne liqenin e zjarrte. Ushtrite e tyre do te shkaterrohen Zb 19.18- 21. Ushtrite e pamatura te lindjes do te shkaterrohen njekohesisht ne rrafshinen e Megidos Zb 16, 12-21. Ushtrite e veriut qe kane nder mend ta shkaterrojne mbreterine e jugut do te degjojne per ardhjen e Çlirimtarit Mesise e do te kthehen per te shkaterruar ate dhe popullin e tij. Por eshte kryetari i veriut bashke me ushtrite e tij qe do te shkaterrohet, e askush nuk do t’i vije ne ndihme Dan 11.40-45; 2 Sel 1.9-10; Zak 12, 13.14. Keshtu, ne fund te periudhes se ngushtices se madhe, do te mbetet bota shume e shpopulluar Is 13.9-12; Zb 8.9, ata qe do te jene mbetur gjalle prej popujve Zak 14.16, kombi izraelit ne fund besimtar Zak 12.10-14 dhe kisha e pergatitur per te sunduar bashke me Mesine 2 Sel 1.10.

KISHA Ngushtica a madhe i referohet periudhes se 3.5 vjeteve te fundit te historise dhe ka te beje kryesisht me kombin e Izraelit. Disa besimtare besojne se kisha do te rrembehet para fillimit te periudhes prej 7 vjetesh ose para periudhes prej 3.5 vjetesh. Sidoqofte te gjithe besimtaret jane dakord se ringjallja do te ndodhe njekohesisht me rrembimin e kishes. Por Jezusi thote shume qarte se ringjallja e besimtareve do te ndodhe "diten e fundit", d.m.th. ne diten e fundit te kesaj epoke, et jo 7 vjet me pare ose 3.5 vjet me pare Gjn 6.39-40. Perveç kesaj, apostulli Pal meson se ringjallja dhe rrembimi i kishes do te ndodhe me rastin e trumbetes se fundit 1 Sel 4.16 dhe 1 Kor 15.51-52. Trumbeta permendet te Mt 24.31 ne lidhje me thirrjen e Izraelit ne gjyq. Ne fakt trumbeta lidhet me ringjalljen dhe ringjallja lidhet me gjyqin e fundit. Keshtu, siç duhet, ringjallja e kishes do te ndodhe njekohesisht me thirrjen e Izraelit per gjyqin. Kjo do te thote se kisha do te kete kaluar neper Ngushticen e madhe. Kjo vertetohet te Zb 7.9+14 ku thuhet se "shumica e madhe qe askush s’mund ta numeronte…jane ata qe erdhen nga prova ose ngushtica e rende", me fjale te tjera, ata jane brezi i fundit i kishes. Keshtu, kur te kthehet Mesia, kisha e ringjallur do t’i dale perpara ne ajer per ta pershendetur. E premtimet drejtuar besimtareve rreth shpetimit nga ngushtica e madhe? Ato mund te perkthehen ne dy menyra te mundshme. Meqe e zbatove urdhrin tim per te qendruar besnik, edhe une do te ruaj ne kohen e proves se rende, e cila do te leshohet se shpejti mbi mbare boten per t’i vene ne prove te gjithe njerezit Zb 3.10. Mund te perkthehet ose "ne kohen e proves" d.m. th. qe te mos dalesh i pabese ose "nga koha e proves" qe t’i shpetohesh proves. Ne nje rresht tjeter thuhet: Rrini zgjuar, pra, dhe mos pushoni se luturi, qe te kaloni me sukses neper te gjitha keto qe do te ndodhin, dhe te paraqiteni plot besim para Birit te njeriut.Lk 21.36. Mund te perkthehet edhe: "qe te mund t’u shpetoni te gjitha ketyre." As rreshti i pare Zb 3.10 e as rreshti i dyte Lk 21.36 nuk eshte vendimtar ne kete çeshtje. Menyra ne te cilen i kuptojme keto rreshta duhet themeluar ne rreshta te tjera.

DH. Ringjallja dhe Gjyqi

Jezusi do te kthehet per te themeluar boterisht mbreterine e tij. Ne kete proces nenkuptohet gjykimi dhe vleresimi i atyre qe do te jene administratoret dhe sherbetoret e tij, d.m.th, gjykimi i Kishes dhe gjykimi i Izraelit.

1. KISHA; Anetaret e kishes do te gjykohen. Jeta e çdo besimtari do te vleresohet. Ky vleresim do te caktoje poziten qe secili do ta marre ne mbreterine e Mesise. Çdo anetar i vertete i Kishes do te behet qytetar i Jerusalemit qiellor qe do te zbrese ne toke.

2. IZRAELI; do te gjykohet, kur te vije Mesia. Se pari do te gjykohen ata qe jane ende gjalle. Ky proces eshte i permendur ne shembylltyren e ndarjes se deleve nga cjepte. Shumica e çifuteve qe mbeten te gjalle ne Izrael pas kthimit te Mesise do te pendohen e do te besojne ne Mesine Zak 12.9 – 13.6, kurse çifutet jashte shtetit ende te shperndare neper kombe do te sillen perseri ne Izrael Mt 24.31; Lp 30.4-5; Is 27.12-13, ku ata do te gjykohen. Ata do te ndahen ne dy kategori, ata qe besuan ne Jezus Mesine delet dhe ata qe refuzuan te besojne cjepte. Vetem ata qe besuan ne Mesine do te hyjne ne vendin e premtuar ne mbreterine e Perendise – Ez 20.38; 34.17; Mt 25, 31-46).ndersa te bijte e Mbreterise do te hidhen jashte ne erresire, ku do te jete vaj e kercellim dhembesh. "Mt 8.12. Bijte e mbreterise jane çifutet, d.m.th. atyre u perket teoretikisht dhe kryesisht mbreteria, por jo te gjithe do te hyjne ne te, ketej vaj e kercellim dhembesh, sepse humben rastin e volitshem. Ungjillin sipas Mateut e shkroi Mateu para te gjithash per çifutet. Keshtu lenda qe eshte unike per Mateun, do te kete kryesisht lidhje me çifutet.

Atehere, siç duket, çifutet prej te gjitha koheve do te ringjallin dhe do te dalin ne gjyq. Te drejtet d.m.th. ata qe besuan ne Mesine do te behen qytetaret e Jerusalemit te ri, kurse te padrejtet do te hidhen ne ferr.

E. Mbreteria Mesianike Mijevjeçare

Pastaj vjen mbreteria e nje mije viteve. Mbreteria e Mesise do te vendoset ne Izrael. Kjo mbreteri do te perbehet nga kombi izraelit i rilindur dhe nga banoret e persosur te Jerusalemit qiellor. Megjithese mbreteria e Mesise do te kufizohet rreptesisht nga vendi i Izraelit, sundimi i tij do te zgjerohet ne mbare boten. Heqja e mallkimit te tanishem mbi natyre do te shihet nga te gjithe ne vendin e Izraelit "mali i shenjte i Zotit", por shkalla, ne te cilen bekimet e sundimit do te zgjerohen nder popujt e tjere, do te varet nga qendrimi i tyre ndaj Mesise Zak 14.17-20. Megjithese Satani do te jete i lidhur qe te mos i mashtroje me popujt, vdekja dhe mekati do te ekzistojne edhe me, por atje ku duket rebelimi, ai do te ndeshkohet menjehere. Sigurisht, shume njerez do te besojne ne Mesine gjate sundimit te nje mije viteve, por ne fund te kesaj periudhe, popujt, te nxitur nga Satani, do te ngrejne krye kunder Mesise, dhe ashtu do te dale se zemra e njeriut jo te rilindur mbetet ende e keqe. Misioni i kombit izraelit gjate kesaj periudhe eshte udheheqja e popujve te tjere ne adhurimin e Mesise dhe te Perendise, Atit, dhe mesimi i udhezimeve dhe i vullnetit te Perendise nder popujt e tjere. Qendra administrative e Mesise do te jete Jerusalemi ri qe zbriti nga qielli ne malin e larte qe u ngrit ne mes te vendit te Izraelit dhe keshtu do ta dominoje tere vendin. Jashte qytetit do te ndodhet Tempulli. Kombi i rilindur izraelit do te kete nje sfere prifterore te sherbimit, kurse banoret e Jerusalemit te ri do te kene nje sfere administruese te sherbimit, administrimi i sundimit te Mesise. Keshtu ata do ta zevendesojne rendin e keq te Satanit dhe engjejve te tij qe ishin vendosur per shkak te mekatit te njeriut.

Ne kohen e sundimit mesianik do te ngrihet nje Tempull ne mes te Izraelit Ezek 37.26-28, Is 2.2 jashte Jerusalemit te ri. Ne kete tempull do te kete meshtari izraelite dhe atje do te gjendet vendtakimi ndermjet Perendise se shenjte dhe botes se parilindur nepermjet Shpirtit te shenjte. Sikurse ne kohen e Dh.V, kur Perendia e lidhi beselidhjen e tij me Izraelin, shumica e popullit s’ishte e rilindur, prandaj kishte nevoje per tempullin, ashtu ne kohen e sundimit mesianik, Perendia do te kete nje marredhenie te ngjashme me mbare boten.

E. Kryengritja e fundit dhe gjyqi i fundit

Sundimi mesianik mbaron me rebelimin e fundit te njerezimit. Kjo shkakton shkaterrimin e rebeleve Ezek 38, Ap/Zb 20. Pastaj, Mashtruesi i madh, Satani, do te hidhet ne liqenin e zjarrte pergjithmone Ap/Zb 20.10. Pastaj do te zhduken toka e qielli pa lene gjurme. Historia e botes se vjeter do te kete marre fund. Pastaj vjen Gjyqi i fundit. Para pranise se tmerrshme se Perendise do te thirren te vdekurit, te vegjel te medhenj, qe te gjykohen sipas veprave te tyre kjo do te ndodhe pas ringjalljes se dyte. Te gjithe ata, emrat te cileve nuk jane te shkruar ne librin e jetes qe i takon Qengjit Jezusit, do te hidhen ne liqenin e zjarrit te perhershem. Natyrisht, as Kisha e vertete, dhe as populli izraelit nuk do te dalin ne kete gjyq. Keshtu mbaron e tere historia e njerezimit. Qe atehere, asgje e papersosur nuk lejohet te mbetet ne prani te Perendise. Vdekja do te anulohet. Gjyqi i fundit eshte ngjarja qe ndan boten e papersosur nga gjithesia e re, krijimi ri i Perendise.

F. Gjithesia e persosur

Jezus Mesia do t’i dorezoje Atit mbreterine, qe te sundoje qe atehere, jo si ndermjetes, por si vete Perendia 1 Kor 15.24-28.

G. Mendime te ndryshme rreth eskatologjise

Mendimet me te rendesishme jane ne lidhje me mijevjeçarin. Disa pohojne se kthimi i Krishtit do te ndodhe para mijevjeçarit, disa pas mijevjeçarit, kurse per disa te tjere qe sdo te kete mijevjeçar ne kuptimin klasik te termes: mijevjeçari do te jete sinonimik me kohen e Kishes ose qysh nga sherbesa e Krishtit ose nga mbreterimi i Kostandinit. Perveç kesaj teologet jane me mendime te ndryshe rreth ngushtices se madhe: disa pohojne se Krishti do te kthehet per kishen e tij para ngushtices se madhe, disa ne gjysme te mijevjeçarit, kurse te tjeret pas ngushtices se madhe. Ne kishen lindore te mevonshme qe ishte nen ndikimin e filozofise greke me prirje per alegorizim, refuzohej ideja e mijevjeçarit, kurse ne kishen perendimore kjo ide zgjaste me gjate. Megjithate shumica e historianeve kishtare mendon se kisha e shekujve te para besonte ne mijevjeçarin. Ne kohen e reformacionit, reformatoret nuk e pranuan idene e mijevjeçarit, sepse ishin ithtare te Agostinit qe ishte i ketij mendimi. Perveç kesaj ata reaguan kunder ekstremeve te anabaptisteve qe besonin ne mijevjeçarin. Per reformatoret mijevjeçari ishte nje "enderr çifut" ose "ide qesharake". Keshtu dallohet qe ata nuk kishin asnje teologji serioze te DhV/BV.

                                     

5. Islam

Feja islame thot se fundi i botes kiametido te ndodh, se kur do te ndodh dhe si e din vetem Allahu i madherueshum. Per fundit e Botes ne kuran eksistojn disa paralajmrime apo shenjat e kiametit.

Nje Qytetar e pyet Muahmedin zoti koft razi nte, pse kemi me qe te pafuqishem ne diten e kiametit, a dot jemi pak apo qfar eshte ne pytje?

Muhamedi i thot: Jo dot jeni shum po dot jeni pa vler.

Kjo qe nje andekdot a po sit thuhet qe verteton se dita e kjametit eshte duke u afruar kur thot se dot jeni shum sot bota ka mbi 6 miliard banore por dot jeni pa vler.

Bismilahi Rrahmani Rrahim Apokalipsi,shkaterrimi apo fundi i botes njihet me se shumti ne Islam me termin "Kjameti" nder emrat e tjere me te cilet eshte emeruar kjo dite jane dhe Ora, krisma e kjametit,dita e fundit, dita e gjykimit, dita e llogarise etj. te permendura ne Kuranin famelarte) Ashtu si dy fete e tjera hyjnore Krishterimi dhe Judaizmiduke qene se origjinen e kane nga i njejti Zot, vetem se kane ndryshuar ne legjislacionSheriat ne krahasim me njera tjetren dhe me kalimin e kohes nderrhyrjet e njeriut ne shkrimet e shenjta kne cuar ne devijimin total te tyre duke shenuar dhe humbjen e origjines se paster te krishterimit dhe judaizmit Teuratit dhe Inxhilit)Islami permbane ne doktrinen e tij besimin ne DITEN E GJYKIMIT,ku njerzit pa perjashtim do te ringjallen dhe do te japin llogari para krijuesit te tyre per cda gje qe kane jetuar dhe bere ne kete bote. momentin se kur do te behet Kjameti nuk e di askush pervec Allahut te lartesuar. Hadithi permendur nga shkruesi i meparshem i referohet kohes se sprovave te medha qe do te kaloje umeti i Muhamedit aljhis selamdhe jo ceshtjes se kjametit. Hadithi i Xhibrilit alejhis selam kur ju afrua Prfetit alejhis selam dhe e pyeti nder te tjera kerkoi qe Profeti alejhis selam ti thoshte se kur do te behet Kjameti, por ai alejhis selam ju pergjigj se nuk e dinte dhe pyetesi vazhdon duke i kerkuar qe ti thote disa nga shenjat e tij dhe Profeti alejhis selam i pergjigjet. Hadithi eshte. "o Muhamed alejhis selam me thuaj kurdo te behet Kjametiqe?", Profeti alejhis selam pergjigjet: i pyeturi nuk di me shume se sa pyetesi" do te thote se ai alejhis selam nuk e dinte se kur behej dhe ai qe po pyet as vete nuk e dinte sepse ate e di vetem Allahu xhele shenuhu). Pyetesi voazhdoi: Mire, me thuaj disa nga shenjat e tij. I Derguari i Allahut u pergjigj: "Kur roberesha te lnd zonjen e saj dhe kur barinjte kembezbathur te garojne me njeritjetri ne ngritjen e ndertesave te larta" Nder komentet e dijetareve per keto shenja te prmendura ketu jane se me robereshen qe do te linde zonjen e saj aludohet ne mosrespektimin e prinderve cka ne ditet e sotme behet haptazi fare, dhe me barinjte ajo qe po ndodh sot se njerez qe kane bere dy lek diku vine neper qytete apo aty ku jane dhe ndertojne e ndertojne duke garuar se kush do e beje shtepine me te madhe duke harxhur tej mases e duke dale nga normalja e llogjikes. Gjthesesi keto rrjeshta jane shum pak ne krahasim me ate qe mund te mesohet per Islamin, shenjat e Kjametit dhe diten e gjykimit. Per me shm informacion kerkoni neper xhamia ose web site serioze informohuni me ane te literatures mbi kete.

Users also searched:

...
...
...