Back

ⓘ Arti në Shqipëri. Fillimet e artit figurativ ne truallin e Shqiperise jane te hershme. Gjurmet e para i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet zbulimeve te s ..




                                               

Mozaiku në Shqipëri

Ne te njejten periudhe me artin e trevave fshatare, ne truallin e Shqiperise arriti zhvillimin me te madh edhe arti i mozaikut. Me i hereshmi eshte gjetur ne Durres. I perket shekullit IV p.e.s. dhe eshte i punuar me gure zalli shumengjyresh. Ka vlera te rralla artistike qe shquhen ne gjithe krijimtarine e kesaj gjinie. Quhet" Bukuroshja e Durresit” dhe mund te cilesohet si bukuroshja e gjithe mozaikeve qe jane zbuluar deri tani ne truallin shqiptar, per hijeshine e figures dhe mjeshterine e realizimit artistik. Ne shekullin e I-re, sic permendem, u arrit lulezimi i ketij arti dhe nga gure ...

                                               

Gazmend Leka

Gazmend Leka eshte piktor shqiptar. Ne vitin 1978 kryen studimet ne Akademine e Arteve dhe nje vit me vone fillon pune si bashkepunetor ne dizenjimin dhe realizimin e pjeses se brendshme te muzeut "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu" ne Kruje, pune te cilen e mbaron ne 1982. Per nje periudhe 10-vjeçare, 1981-1991 behet udheheqes artistik i filmave te animuar ne kinostudion "Shqiperia e Re" duke punuar si regjisor i tyre. Ne vitin 1991 nis pune si pedagog ne Akademine e Arteve, sot Universiteti i Arteve.

                                               

Gëzim Qëndro

Gezim Qendro kritik dhe historian arti shqiptar. Drejtor i Galerise Kombetare te Arteve ne Shqiperi nga 1998 - 2002. U nda nga jeta me 27 shkurt 2018.

                                               

Thoma Thomai

Prof. Thoma Thomai Dhamo u diplomua ne Akademine e Arteve te Bukura, te Arkitektures dhe Dizajnit ne Prage, Çeki, ne specialitetin Skulptor i Aplikuar. Prof. Thomai ka dhene nje kontribut te konsiderueshem qe ne vitin e pare te hapjes se Universiteti POLIS duke qene njekohesisht edhe Rektori i pare i ketij universiteti. Aktualisht ai kontribuon ne studion e njohurive plastike qe zhvillohet ne programin e studimit art dizajn. Profesor Thomai qe ne vitin 1969 ka qene themelues i ateliese se arteve te aplikuara ne Institutin e Larte te Arteve Universiteti i Arteve; me tej ai ka qene shef i ka ...

                                               

Arkeologjia në Shqipëri

Interesi per vlerat arkeologjike te Shqiperise nis qysh ne shek. XIX kur studiues te gjeografise historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit te dhenave nga burimet antike. Keshtu eshte i pari qe viziton Shqiperine francezi Pouqueville. Anglezi Martin Leake, nga shetitja qe beri ne Shqiperine e Jugut deri ne Apoloni, botoi nje pershkrim te hollesishem te rrenojave te objekteve arkeologjike qe i rane ne sy m e vone arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqiperine dhe ne studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durresin e Apolonine Ne fillim te shek. XX vizitoi Apolonine dhe rrethinat e Vlor ...

                                               

Vepra 19 (Ismail Kadare)

Vepra 19 me Autor Ismail Kadare. Shtepia Botuese "Onufri". Faqet e librit 568. Ne vellimin e nentembedhjete te vepres, perveç ditarit per Kosoven, te vitit 1999, te njohur nen titullin "Ra ky mort e u pame", dhe dialogut me shkrimtarin dhe publicistin e shquar francez Alain Bosquet, botuar disa here ne Shqiperi, perfshihen dy sprovat "Kusheriri i engjejve" dhe "Arti si mekat". Kjo e fundit botohet per here te pare ne Shqiperi. Po ashtu per here te pare botohet si liber me vete ne Shqiperi "Legjenda e legjendave", kurse "Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe" eshte publikuar per here te par ...

                                               

Spiro Xega

Spiro Xega, nje nga figurat me te hershme te piktures shqiptare, u lind ne Opar ne rajonin e Korçes, ne Shqiperine juglindore. Vitet e para i kaloi ne Turqi ku dhe mesoi te vizatonte dhe te pikturonte, ndonese si autodidakt. Kur u kthye ne Shqiperi, u be anetar i çetes se Çerçiz Topullit dhe me vone punoi si tregtar lendesh djegese dhe kripe ne Korçe. Pikturat e tij te hershme, shumica me teme kombetare, datojne qe para Luftes se Pare Boterore. Kujtohet veçanerisht per Çeten e Shahin Matrakut, 1930; dhe pikturen e Skenderbeut te hipur ne kale, 1931.

                                               

Saimir Strati

Saimir Strati, eshte nje artist shqiptar i mozaikeve. Ai filloi karrieren e tij duke bere restaurime te mozaikeve ne Shqiperi ne disa vende arkeologjike te Bylisit, Amantia dhe Apoloni. Ai eshte nje anetar i Shoqates Britanike te Mozaikut Modern.

                                               

Autostrada Shqipëri-Kosovë

Autostrada Shqiperi-Kosove eshte nje autostrade katerkorsishe e cila filloi ndertimin ne vitin 2006 dhe u be e kalueshme per automjetet ne vitin 2010. Punimet u bene nga konsorciumi turko-amerikan Bechtel-ENKA dhe nje kompani austriake e shqiptare. Autostrada nis prane Lezhes si SH5/Rruga shteterore 5, hyn ne Kosove si R7 dhe perfundon ne Gjergjice, prane Prishtines. Si pjese e Route 7 te Evropes Juglindore, autostrada do te lidhe portet e Shengjinit dhe Durresit ne detin Adriatik me korridorin E75/Corridor X ne Nish. E mbiquajtur "autostrada patriotike", projekti lidh shqiptaret ne Kosove ...

Arti në Shqipëri
                                     

ⓘ Arti në Shqipëri

Fillimet e artit figurativ ne truallin e Shqiperise jane te hershme. Gjurmet e para i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet zbulimeve te shumta arkeologjike, ne zona te ndryshme te vendit, jane gjetur qindra e mijera qeramika, terakota, zbukurime ne metal etj., qe u perkisnin fiseve ilire, paraardhesve te drejtperdrejt te shqiptareve te sotem.

Prodhimet me te hershme jane te thjeshta, per perdorim praktik, por ne to shfaqen edhe vlera artistike si ne format zoomorfe te eneve ashtu edhe ne dekoracionin, gdhendjet dhe elemente te tjere. Nga shekulli i gjashte deri ne shekullin e trete p.e.s ne qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike ; forma ndertohet me siluete me elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shume ene te kesaj periudhe, qe ruhen sot ne muzete e Shqiperise, kane vlera te mirefillta artistike dalluese vendase, qe nuk i ndeshim ne artin e fqinjeve te tjere po aq te lashte si Helenet, Maqedonet apo Romaket.

Nga ato ene te lashta, te zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulptures ne truallin e Shqiperise duke u bere keshtu bashkudhetare me artin e popujve me te hershem te Evropes. Tipare me te qarta u duken sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Dyrrahu, Apollonia, Orikumi.

                                     

1. Arti Ilir

Ne qytetet ilire mori zhvillim me te madh skulptura e rrumbullaket si dhe relievi qe lidhej me ndertimin e monumenteve. Ne fillim skulptura u zhvillua duke pervetesuar elemente te artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.

Me vone, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton veçori te reja, te dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu qe u bene qendrat me te rendesishme te artit ne ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qe gdhendnin dhe skalisnin ne nje stil me tipare te veçanta kundrejt veprave te importuara prej qyteterimit helen. Ne muzeun e sotem te Durresit jane ekspozuar disa skulptura te paperfunduara, te gjetura ne ate treve. Ato deshmojne per gdhendjet qe jane bere ne truallin shqiptar. Jane zbuluar gjithashtu edhe gjurme te punishteve te hershme te qeramikes ne Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shume nga enet dhe vazot e bukura te stilit antik qe ruhen ne muzete tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena te ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Pergjithesisht jane me figura te zeza mbi sfond te kuq shek. VI-V p.e.r. dhe me figura te kuqe mbi sfond te zi shek. IV deri ne periudhen helenistike. Pikturimi i figurave eshte ne levizje, plot harmoni dhe plasticitet. Ne kete periudhe realizohen edhe shume statuja te vogla prej bronzi si dhe terakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura femijesh, barinjsh etj.

Figura me vlere artistike ndeshim edhe ne monedhat e shumta te kesaj periudhe qe u realizuan ne Apoloni, Durrah dhe Orik. Lulezimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli nje zhvillim te madh te artit qe u pasua edhe me shumellojshmeri formash e teknikash ; qe nga afresket e deri te mozaiket e bukur monokrom dhe polikrom. Por ne shekullin e I-re u ngadalesua gjithe ai hov zhvillimi. Pushtimi romak qe shkaktoi renien ekonomike te qyteteve ilire, la gjurme te dukshme edhe ne art. Ndonese Roma pushtuese u pushtua vete prej artit helen, perseri ndikoi ne qytetet ilire me tipare te kultures se saj provinciale romake. U duk me qarte ndikimi ne skulpture, ku pergjithesisht u ndoq realizmi tipik i kohes, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qe mbeshtetet ne traditen qindravjeçare. Qendrat kryesore te veprimtarise artistike mbeten perseri Apolonia, Durrahu, Botroti etj.

Ne vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkeputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e perditshme. Me pranine e elementeve te thjeshte artistike, qe dallojne nga veprat e meparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e ketyre viteve mund te vleresohet edhe si nje qendrese ndaj asimilimit prej pushtuesve me te fuqishem te kohes.

                                     

2. Zhvillimi i Mozaikut

Ne te njejten periudhe me artin e trevave fshatare, ne truallin e Shqiperise arriti zhvillimin me te madh edhe arti i mozaikut. Me i hershmi eshte gjetur ne Durres. I perket shekullit IV p.e.r. dhe eshte i punuar me gure zalli shumengjyresh. Ka vlera te rralla artistike qe shquhen ne gjithe veprimtarine e kesaj gjinie. Quhet" Bukuroshja e Durresit” dhe mund te cilesohet si bukuroshja e gjithe mozaikeve qe jane zbuluar deri tani ne truallin shqiptar, per hijeshine e figures dhe mjeshterine e realizimit artistik. Ne shekullin e I-re, siç permendem, u arrit lulezimi i ketij arti dhe nga guret e zallit u kalua ne kubike te prere prej guri, qelqi, mermeri apo balte te pjekur. Mozaike te tille jane zbuluar ne Apolloni, Durrah dhe Butrint.

Zhvillimi i mevonshem i mozaikeve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-te motivet e mozaikut ndryshojne nga modelet e pikturave te hereshme, siç eshte amazonamania ne Apoloni, duke u zevendesuar me figura simetrike qe qendrojne te shkeputura ne siperfaqe dhe qe paraqesin figura kafshesh, shpendesh, peme frutore, lule te tjere simbole te artit paleobizantin. Ruhen edhe sot ne gjendje te mire disa vepra te tilla, sic jane Pagezimorja ne Butrint, mozaiket e Linit dhe te Antigones. Nga germimet e deritanishme, eshte gjetur vetem nje mozaik paretial ne Durres, brenda Amfiteatrit te qytetit, qe i perket shekullit VI-VII-te.

                                     

3.1. Piktura Murore Afresket Arti bizantin

Ne periudhen e kalimit nga antikiteti i vone ne mesjeten e hershme, skulptura vjen duke u zbehur deri ne mohim te plote nga estetika bizantine, ndersa arti i piktures gjeti shprehjen me te larte artistike. Zhvillim me te madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve e krishtere. Kishat u mbushen me afreske dhe ikona qe u nenshtroheshin plotesisht kanoneve te rrepta te metropolit. Autoret nuk i firmosnin veprat ne ate periudhe, prandaj gjithe ajo veprimtari mbetet ende anonime. Tani ne Shqiperi ruhen pak gjurme nga veprimtaria me hershme, vetem disa fragmente. Fatkeqesisht nje pjese e tyre u demtua gjate luftes kunder fese qe u be ne regjimin komunist 1967, duke zhdukur keshtu vepra me vlera te rralla per kulturen dhe historine kombetare. Ne ato pak fragmente qe ruhen ndihen ndikime te stileve perendimore Kisha e Rubikut – 1272, si dhe lindore Vau i Dejes – shek. XIV-te artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat ne kodike te Beratit dhe te Vlores shek. XI-XIV-te jane me vlera artistike dhe i perkasin periudhes se zhvillimit te artit bizantin ne Shqiperi.



                                     

3.2. Piktura Murore Afresket Arti pasbizantin

Gjate shekullit XVI-te,ndonese ende nen pushtimin osman, u realizuan vepra te reja artistike ne pikture, ne stilin pasbizantin. Personaliteti me i shquar i kesaj periudhe eshte Onufri shekulli XVI.

Pikturat e tij dallohen per ngjyra te pasura dhe nuanca dekorative, per realizimin e tipave interesante me gjendje tragjike, si dhe per futjen e disa elementeve etnografike kombtare qe do t’i shohim me qarte edhe te pasardhesit e tij; i biri Nikolla shek. XVI-te si dhe te piktoret e shquar David Selanicasi shek XVIII-te, Kostantin Shpataraku shek. XVIII-te, dhe te me voneshmit vellezerit Kostandin dhe Athanas Zografi shek.XVIII-te, familja Katro shek. XVIII-te etj., qe zbukuruan mjaft kisha ne Shqiperi dhe ne vendet fqinj.

Ne Shqiperi eshte bere edhe vazhdon te behet nje pune e kujdesshme per veprat e artit pasbizantin pasi ato çmohen si pjese e rendesishme e trashegimise me te pasur kombetare. Vazhdojne ende hulumtimet per zbulimin e autoreve te tjere si dhe restaurimi i veprave te demtuara gjate shekujve. Deri tani jane hapur disa ekspozita me vepra te ketij arti si ne Paris 1975, Rome 1985, Nice 1993 etj te cilat kane ngjallur interesa te shumta te specialistet e artit. Ekspozitat jane shoqeruar me botime te ilustruara dhe me komente te shumta nga shtypi i huaj. Veprat me te çmuara te ketij arti ruhen ne Muzeun e Artit Mesjetar ne Korçe, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Historik Kombetar, Galerine Kombetare te Arteve si dhe ne muze te tjere ne Tirane dhe qytete te tjere te vendit. Ne Korçe eshte ngritur edhe nje muze privat, i vetmi deri tani ne Shqiperi, qe ruan nje koleksion te pasur me vepra te artit pasbizantin.

                                     

4. Rilindja dhe Pavaresia

Levizjet e medha çlirimtare qe sollen pavaresine e vendit me 1912, ofruan kushte per nje drejtim te ri artistik, qe do te pasqyronte me realizem jeten. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Ne historine e artit shqiptar viti 1883 eshte i shenuar per pikturimin e dy pikturave me vlere:" Portreti i Skenderbeut” nga Jorgji Panariti dhe" Motra Tone” nga Kole Idromeno. Me keto tablo nis rrugen piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastesi por pikerisht motivet e ketyre dy veprave te para, jane motivet kryesore qe mbizoterojne ne tematiken e artit shqiptar te Rilindjes dhe te periudhes se Pavaresise ; pra tema patriotike qe evokohej me trajtimin e figures se Heroit Kombetar, Skenderbeut, si dhe skenat nga jeta e perditshme ku fiksoheshin edhe vlera te kultures te kultures kombetare.

Te piktoret e Rilindjes pergjithesisht ndihet fryma romantike. Ne shume tablo vihen re edhe tipare te realizmit klasik si dhe te nje realizmi me bashkekohor, duke fiksuar keshtu ne art, gjendjen reale te vendit, ndonjehere edhe me qendrim kritik. Piktori me i shquar i kesaj periudhe eshte Kole Idromeno 1860-1939 autor i shume tablove, portreteve dhe peizazheve. Veprat e tij u bene si shkolle per artistet e ardhshem. Idromeno ka qene gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati nje perfaqesues tjeter te shquar, te njohur brenda dhe jashte Shqiperise; familjen Marubi. Po ne Shkoder, ku jetuan dhe vepruan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolen edhe piktore te tjere te shquar si Ndoc Martini 1880-1916, Simon Rrota 1887-1961, Andrea Kushi 1884-1959. Zef Kolombi 1907-1949 etj. Pas Shkodres, Korça u be vatra dyte ku mori zhvillim arti i piktures ne Shqiperi. Ne Korçe u realizuan tablote e bukura te piktorit autodidakt Spiro Xega 1876-1953 si dhe veprat e" poetit te peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio 1861-1957. Te dy keta artiste jane ne krye te perfaqesuesve me te shuar te Rilindjes dhe Pavaresise shqiptare ne pikture. Edhe skulptura e rrumbullaket, pas nje nderprerje te gjate prej disa shekujsh, filloi te levrohet serisht ne periudhen e Rilindjes. Si autor i pare njihet Murad Toptani 1866-1917. Ka realizuar disa vepra me teme patriotike, ku shquhen dy bustet e Skenderbeut me 1899 dhe me 1917. Por nivelin e ketij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali 1903-1989. Me statujat e tij monumentale, qe jane te parat vepra te ketij lloji ne Shqiperi" Luftetari kombetar” - Korçe 1932," Flamurtari” - Vlore 1932," Skenderbeu” - Kukes 1939, nis rruga e artit monumental ne Shqiperi. Veprimtaria e Paskalit vazhdon edhe ne periudhen e pasçlirimit me vepra te shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti me i shquar i skulptures shqiptare.

Ne vitet e pavaresise artet ne Shqiperi zhvillohen ne menyre me te organizuar. U bene perpjekjet e para per pergatitjen e artisteve te rinj, per themelimin e shoqatave artistike dhe per organizimin e ekspozitave. Ne vitin 1920, ne Korçe u hap ekspozita e pare personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit te njohur kombetar, Gjergj Fishta 1871-1940, i cili mori pjese edhe vete me disa punime ne akuarel, me 1923, ne Shkoder u hap ekspozita e pare lokale, me pjesemarrjen e mbi 15 artisteve shkodrane. Ekspozita me e rendesishme e gjithe kesaj periudhe eshte" E para ekspozite arti” qe u organizua Tirane ne maj te vitit 1931. Kjo eshte e para ekspozite kombetare ne historine shqiptare. Ekspozita e mesiperme u pergatit nga Shoqata" Miqte e Artit” qe eshte gjithashtu e para shoqate artistike e themeluar po ate vit ne Tirane. Me 1931 u bene edhe dy perpjekje te rendesishme: per realizimin e nje Pinakoteke dhe per ngritjen e Shkolles se Artit. E para nuk u realizua, ndersa shkolla u hap. Me nisiativen e piktorit A.Kushi, me 1931 u çel kursi i vizatimit dhe, pas nje viti, me 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkolle arti ne Shqiperi. Shkolla e Tiranes mori nxenes nga e gjithe Shqiperia. Aty jepnin mesim artistet O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci 1896-1989, poet i njohur i Rilindjes, i specializuar ne Bukuresht per arte te bukura.

Nga Shkolla e Vizatimit moren mesimet e para per pikture brezi me i njohur i artisteve shqiptare midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj. Gjate viteve 1932-1935 ne shkollen e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Ne veprat me te bukura ndihej vazhdimesia nga tradita e piktures se Rilindjes si dhe tipare te reja realiste, me qendrim kritik ndaj veshtiresive te jetes dhe padrejtesive shoqerore te kohes. Po ne kete periudhe, ne artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me teme shoqerore e perfaqesuar nga A. Dino, M. Frasheri si dhe Q. Mesarea, qe ishte njekohesisht akuarelisti me i njohur shqiptar ne vitet e Pavaresise.

Pas njohurive te para qe moren ne Shkollen e Vizatimit, nxenesit e saj, vazhduan studimet ne akademite e arteve te Evropes si ne Rome, Paris, Athine, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen ne atdhe u bene mesuesit e brezit me te ri te piktoreve shqiptare. Veprimtari tjeter e rendesishme gjate periudhes se pavaresise ka qene konkursi nderkombetar per ngritjen e monumentit te Heroit Kombetar, Skenderbeut, qe u organizua ne Tirane me 1937. Veç skulptoreve shqiptare moren pjese mjaft autore te njohur evropiane. Çmimin e pare e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic 1900-1979, ndersa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skenderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos ne sheshin" Albania” ne Rome, dy vjet pas konkursit, me 1939.

Ne artin e periudhes se Rilindjes dhe te Pavaresise perfshihet edhe veprimtaria e artisteve qe jetonin ne kolonite jashte atdheut si dhe veprimtaria e arberesheve te Italise. Ashtu si letersia e kesaj periudhe, edhe veprat figurative te arbereshet dhe diaspora kishte te njejtat motive te njejtin stil me artin qe zhvillohej ne Shqiperi. Nga kolonite shqiptare veçohet piktori Theohar Gjini qe veproi ne Paris dhe Bukuresht, ndersa ne fshatrat arbereshe Itali u shqua skulptori Mikel Trota, qe kritiket e kohes e quanin" Canova i ri” A. Canova 1757-1822. Gjate luftes se dyte boterore 1939-1944, kushtet per veprim ne fushen e artit u kufizuan. Megjithate u organizuan disa ekspozita. Me e rendesishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesemarrjen e artisteve me te mire te vendit. Veprimtarite e tjera kane qene kryesisht ekspozita personale.

                                     

5. Arti pas vitit 1945

Veprimtaria e pare ne fushen e arteve figurative, pas çlirimit te vendit, eshte Ekspozita Kombetare, e hapur ne prill te vitit 1945, ne Tirane. Ne shtypin e kohes ajo u quajt" ekspozita e pare kombetare”, duke mohuar keshtu ate te vitit 1931 dhe te tjerat me pas. Pra u duk qarte tendenca per te filluar" gjithçka nga e para” edhe ne art! Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos te tjerat qe u hapen me pas, percaktuan dhe drejtimin e ri ne artin shqiptar, rrugen e vetme te lejueshme per shtetet komuniste ; metoden e realizmit socialist.

                                     

5.1. Arti pas vitit 1945 Ngritja e institucioneve artistike

Pas 1945-ses edhe ne fushen e artit u be nje pune me e organizuar per ngritjen e institucioneve. Me 1946 u hap shkolla e mesme artistike qe pergatiste piktore skulptore dhe grafiste. Ne vitin 1954 u ngrit per here te pare Galeria Kombetare e Arteve, enderr disa vjeçare e artisteve dhe amatoreve te artit. Aty u grumbulluan veprat me te mira te tradites si dhe te autoreve bashkekohes. Njezet vjet me pas u ndertua godina re e Galerise, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me nje numer me te madh veprash. Ne godinen re eshte hapur nje salle per vepra te autoreve te huaj ku bejne pjese edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.

Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit te Veprave te Artit" Drejtuar nga z.Skender Glina, ajo u be nje qender komplekse ne ndihme te artisteve te gjitha fushave te artit, kryesisht te ati monumental.

Piktoret, skulptoret bashke me artistet e tjere te skenes dhe ekranit themeluan organizaten e tyre te quajtur Lidhja e Artisteve me qellim" qe te bashkonin perpjekjet per formimin e artit te ri te realizmit socialist”.

Nxenesit qe mbaronin shkollen e mesme artistike ne Tirane vazhdonin studimet ne akademite e arteve ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet e tjera te Lindjes. Ne vitin 1960, kur Shqiperia u nda nga kampi socialist, studentet u kthyen ne atdhe dhe, po ate vit, ne Tirane u ngrit Instituti i Larte i Arteve sot Akademia e Arteve. Disa vite me vone u hapen edhe shkolla te tjera artistike. Ne qytetet kryesore u ngriten Galeri Arti. U hapen disa muze kombetare si Muzeu i Artit Mesjetar ne Korçe, Muzeu Arkeologjik ne Tirane etj si dhe disa muze historike si Muzeu Skenderbeu ne Kruje, Muzeu Historik Kombetar ku veç afreskeve qe jane pikturuar aty, ruhen edhe shume vepra arti origjinale me shume vlere. Per studimin e veprimtarise se arteve figurative, si dhe arteve te tjere, qe nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit te Arteve prane Akademise se Shkencave.



                                     

5.2. Arti pas vitit 1945 Zhvillimi i skulptures

Qe nga viti 1945, thuajse çdo vit jane organizuar ekspozita te arteve figurative. Me te rendesishme quheshin ato me rastin e pervjetoreve te Çlirimit dhe te ngjarjeve te tjera kombetare. Jane organizuar gjithashtu edhe shume konkurse kombetare. Konkursi i pare u shpall me 1948 per realizimin e monumentit te Skenderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco 1914-1989 me bocetin e tij qe u realizua ne bronz pas 10 vjeteve dhe u vendos ne qytetin e Krujes 28 nentor 1959. Mbas çlirimit mori zhvillim te madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngriten disa vepra. Nga veprat me te rendesishme vleresohen monumenti ekuester i Skenderbeut ne Tirane 1968 me autore O. Paskali, A. Mano, J. Paco ;" Monumenti i Pavaresise” ne Vlore 1972 me autore K. Rama, M. Dhrami, Sh. Haderi si dhe disa statuja shtatore dhe monumente te tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.

Ne pikture u realizuan nje numer me i madh veprash. Per here te pare moren zhvillim thuajse te gjitha zhanret e arteve vizive qe nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket qe u aplikuan ne disa godina social kulturore. Ne gjithe kete mori veprash, ndonese te realizuara nen nje censure te rrepte, u realizuan edhe vepra me vlera te veçanta artistike. Ne artet figurative mungon nje figure aq e shquar sa Ismail Kadare ne letersi, por gjithsesi ashtu si dhe Kadare shkroi kryevepra gjate periudhes se realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktore te talentuar, kane realizuar tablo te bukura, qe s’kane asgje te perbashket me te ashtuquajturen metode te realizmit socialist.

                                     

6. Skematizimi i veprimtarise artistike

Pas viteve ’60 ne Shqiperi artet zhvilloheshin te shkeputura jo vetem nga vendet e zhvilluara perendimore, por edhe nga shtetet e bllokut te Lindjes. Per artistet figurative ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale te autoreve te huaj, qofte edhe ne menyre klandestine sic mund te behej me tingujt e muzikes apo me letersine. Pra ishte mbyllur çdo shteg per te mesuar nga pervoja e artit bashkekohore boterore. Keshtu, nga viti ne vit, veprimtaria ne kete fushe skematizohej gjithnje me shume dhe artistet e ndjenin veten gjithnje me ngushte. Atehere filuan disa reagime ne forma te ndryshme. Artiste te veçante preferuan te trajtonin me shume temen historike, nje pjese e madhe i u perkushtua kryesisht peizazhit ; pra u futen ne ato tema dhe gjini ku beheshin me lehte perpjekje per t’iu shmangur kanoneve te metodes se realizmit socialist qe ngurtesonte fantazine. Nga" devijime’ te tilla qendroi me pak e prekur veprat e piktorit A. Buza 1905-1987 si dhe nje pjese e madhe e tablove te piktoreve K. Kodheli, l. 1920, Sadik Kaceli 1913-2000 etj.

Pas viteve ’70 ne Shqiperi u edukuan tre breza pedagogesh qe pergatisnin artiste te rinj. Grupi i pare vinte nga akademite e perendimit, i dyti nga shkollat e vendeve te Lindjes, dhe te tretet ishin pergatitur ne Akademine e Tiranes. Kontradiktat qe filluan te shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, riformonin grupe te tjera qe nuk percaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftesit, talenti dhe kultura e tyre. Perfaqesuesit qe luftonin per tu shkeputur nga skematizmi gjendeshin ne çdo brez. Por ndaj tyre qendronte gjithnje e forte goditja nga ithtaret e realizmit socialist. Atehere artistet novatore mbijetonin duke realizuar dy lloj veprash ; tablo per ekspozita, qe plotesonin kerkesat e zyrtareve te artit dhe vepra arti vetem per ne studio, tek te cilat benin eksperimente artistike per nje dite qe do te vinte. Here pas here, vepra te tilla dorezoheshin edhe ne ekspozita. Ndonese sillnin vlera te reja artistike ato jo vetem nuk ekspozoheshin por beheshin objekt kritikash. Nje nga ato tablo ka qene edhe" Betimi i Vrana Kontit” te S. Kamberit qe sot cilesohet midis tablove me te mira. Nder artistet me te shquar, te asaj periudhe, qe mundi te rezistonte duke iu pergjigjur kerkesave te kohes, por te jepte edhe vepra me vlera artistike ka qene piktori S. Shijaku l. 1933. Veprimtaria e tij shtrihet ne disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe se fundi ne qeramike te pikturuar dhe skulpture.

                                     

6.1. Skematizimi i veprimtarise artistike Perpjekje per liri vepruese

Fantazia vepruese e artisteve me te talentuar gjithnje ka qene ne lufte me skematizmin e imponuar edhe ne artin shqiptar. Ndonese te izoluar nga veprimtaria bashkekohore boterore, artistet shqiptare here pas here kane bere perpjekje per me shume liri vepruese. Shembulli me i dukshem i viteve te realizmit socialist, ka qene ekspozita me titullin sinjifikativ:" Pranvera”-1972 qe u hap ne Tirane. Pas disa perpjekjeve latente qe u duken ne ekspoziten e nje viti me pare 1971, ne kete te dyten u ndje nje frymemarrje me e gjere. Por goditja kunder saj u be e menjehershme dhe e forte duke e ndrydhur me shume artin shqiptar ne vitet e mepasem. Ne ato vite u shfaqen edhe disidentet e pare ne pikturen shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Perpjekjet per me shume liri vepruese shfaqeshin here pas here edhe ne mbrojtjet e diplomave te artisteve te rinj, por ato ndrydheshin me lehte. Megjithate ato vazhdonin gjithnje me guxim deri nga fundi i viteve ’80-te kur studenti E. Rama l. 1966 me diplomen e tij paralajmeronte per nje pikture qe nuk do te ndrydhej me ne te ardhmen.



                                     

7. Arti bashkekohor

Ishte pikerisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugen ku nuk do te ndjehej me tutela e nje drejtimi te vetem artistik, siç provoi gjate 50 vjeteve. Me shume se ne artet e tjera tani ne pikture vihet re nje hapesire me e larmishme dhe me e madhe. Jane hapur me shume ekspozita personale ku paraqiten vepra qe u perkasin rrymave bashkekohore te artit boteror. Ne kete faze, ne Shqiperi gjen edhe autore qe ende pikturojne si ne vitet e realizmit, por tonin e piktures se sotme e japin piktoret qe perpiqen per nje gjuhe te veçante artistike si dhe autoret e rinj me" kapriçot” artistike qe tentojne drejt nje stili sa me bashkekohor. Artistet shqiptare, deri dje te izoluar brenda vendit te tyre, tani po ballafaqohen me boten per te marre vleresimin me te sakte te veprave artistike. Deri tani jane arritur suksese ne shtete te ndryshem nga disa autore shqiptare ku me i shenuari eshte ai i piktorit A. Shima ne nje nga galerite me te njohura te Londres dhe qe vazhdon edhe sot ne disa galeri te Amerikes.

Tani artistet shqiptare jane te grupuar ne shoqata te ndryshme, sipas prirjeve te tyre, ndonese edhe Lidhja e Artisteve e themeluar me 1952 ekziston akoma, kuptohet tani me nje platforme tjeter, qe i pershtatet artit te sotem. Ne vitin 1993 ne Tirane u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan nje grup artistesh me prirje progresive. Jane hapur edhe galeri te tjera private. Galeria Kombetare eshte pershtatur veprimtarise bashkekohore dhe ka arritur te organizoje ekspozita me pjesemarrjen e artisteve nga shume vende te botes.

Gjithsesi keto jane hapat e para te artit te ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve te tjera evropiane, ndaj te cileve Shqiperia qendroi e izoluar vite me pare.

                                     

8. Artistet e Diaspores

Pas pushtimit osman, gjate shekullit XV-te dhe me vone, moren rrugen e emigrimit shume shqiptare. Midis tyre emigruan edhe te talentuar ne art te cilet i zhvilluan prirjet ne vendet ku u vendosen. Megjithese ende nuk eshte bere ndonje studim i plote njihen disa artiste te shquar. Ne Itali albanezeve te Vincences, Gjon dhe Jeronim u eshte gdhendur epitafi:" Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, qe i krahason me dy nga mjeshtrit me te medhenj te skulptures helene. Ndersa ne katedralen Duomo te Milanos, altari eshte gdhendur nga skulptori me origjine shqiptare Aleks Tarketa. Shume artiste shqiptare u shquan ne Venedik. Atje ngriten edhe shkollen e tyre dhe e quajten" Scuola degli Albanesi”.

Si tekste shkollore u perdoren veprat e humanisteve shqiptare Marin Bicikemi 1468-1528 dhe Marin Barleti 1460-1512 me te njohurit nga artistet jane piktoret Mark Basaiti 1496-1530 dhe Victor Karpaci 1465-1525. Per origjinen e tyre shqiptare kane shkruar edhe disa studiues te huaj.

Nje nga figurat me te shquara te kesaj periudhe eshte Aleksander Albani 1692-1779. Edhe sot ai vleresohet si nje nga te paret koleksioniste te veprave te artit. Vila e tij ne Rome qe edhe sot quhet" Vila Albani” eshte nga te parat muze te artit ne Evrope. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman 1717-1768.

Me origjine shqiptare kane qene edhe disa arkitekte te njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj qe zbukuruan Stambollin dhe qendra te tjera te perandorise osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durresaku etj qe punuan ne vise te tjera te Evropes. Mugesa!

Artistet e diaspores se re shqiptare jane me te shumte se ata te koheve te hershme. Ata u perkasin rrymave te ndryshme te artit boteror. Ne kete veshtrim te shkurter po veçojme vetem kater prej tyre qe jane te njohur edhe ne artin boteror. Keta jane: fotografi i shquar Gjon Milli 1902-1980, qe jetoi dhe veproi ne USA ; piktori Abedin Dino 1913-1993 mik me Picasso dhe personalitete te tjera te shquar ne Paris ; Çatin Saraçi 1902-1974 mik dhe bashkepunetor i afert i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjate viteve qe qendroi ne Londer si dhe Ibrahim Kodra l. 1916 nje nga perfaqesuesit e shquar te kubizmit ne Itali.

Gjeografia e artisteve te diaspores se re shqiptare perfshin shume vende te botes dhe me artin e tyre mund te behet nje album me vepra te bukura arti. Ne kete veprimtari futen edhe tablote e artisteve arvanitas, qe banojne ne Greqi. Ne vitin 1985 eshte botuar ne Athine nje album me veprat e disa autoreve me te njohur arvanitas, por veprat e tyre eshte me e pasur, ashtu siç eshte me e pasur gjithe veprat e diaspores se re shqiptare e cila po shtohet me autore te rinj qe u larguan nga atdheu pas vitit 1990.

                                     

9. Artistet e Huaj per Shqiperine

Pikerisht gjate shekullit XVIII-te, kur ne Shqiperi sapo kishte nisur rrugen piktura realiste, ne Salonet e Parisit, ne disa ekspozita ne Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosen edhe tablo me teme shqiptare. Vepra te veçanta ishin realizuar edhe me pare nga autore te shquar si P. Veroneze 1528-1588 ”Rrethimi i Shkodres”, A. Durer 1471-1528" Skenderbeu” vizatim etj., por gjate shekujve XVIII-XIX-te erdhen me shume piktore te shquar drejt Shqiperise. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix 1798-1863; portreti" Shqiptarja” nga C. Corot 1796-1875, kompozimi i famshem" Grate suliote” nga A. Scheffer 1799-1858, si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton 1802-1828, V. Vereshagin 1843-1904, G. Sargent 1856-1925, Ç. Conder 1868-1909 etj. Artisti i njohur francez L. Gerome 1824-1904 ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptaresh; kroati P. Jovanovic 1859-1931 mbi 10 kompozime me skena te ndryshme nga jeta shqiptare, ndersa anglezi i famshem E. Lear 1812-1888 realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo ne ngjyra vaji neper Shqiperi. Perveç artisteve te mesiperm, ka edhe shume autore te tjere te huaj qe, ndonese jane me pak te njohur, kane realizuar vepra me vlere per historine dhe kulturen shqiptare. Pjesa me e madhe e gjithe ketyre veprave qe u permenden eshte permbledhur ne librin e ilustruar" Albania and albanians in world art” qe eshte botuar ne shqip 1990 dhe ne anglisht 1991.

                                               

Arti popullor në Shqipëri: kostume, tekstile, veshmbathje, punime në metal e dru dhe banesa

Arti popullor ne Shqiperi: kostume, tekstile, veshmbathje, punime ne metal e dru dhe banesa liber nga Dhimiter Mborja, Rrok Zojzi. Botuar ne Tirane nga Universiteti Shteteror i Tiranes, ne vitin 1959. Faqe 53.

                                               

Arti i shtatë në Shqipëri: shfaqjet dhe xhirimet e para të filmave 1900-1945

Arti i shtate ne Shqiperi: shfaqjet dhe xhirimet e para te filmave 1900-1945 liber me autor Abaz T. Hoxha dhe Adriatik Kallulli. Botuar ne Tirane nga "Albinform", ne vitin 1994. Faqe 163.