Back

ⓘ Mozaiku në Shqipëri. Ne te njejten periudhe me artin e trevave fshatare, ne truallin e Shqiperise arriti zhvillimin me te madh edhe arti i mozaikut. Me i heresh ..




                                     

ⓘ Mozaiku në Shqipëri

Ne te njejten periudhe me artin e trevave fshatare, ne truallin e Shqiperise arriti zhvillimin me te madh edhe arti i mozaikut. Me i hereshmi eshte gjetur ne Durres. I perket shekullit IV p.e.s. dhe eshte i punuar me gure zalli shumengjyresh. Ka vlera te rralla artistike qe shquhen ne gjithe krijimtarine e kesaj gjinie. Quhet" Bukuroshja e Durresit” dhe mund te cilesohet si bukuroshja e gjithe mozaikeve qe jane zbuluar deri tani ne truallin shqiptar, per hijeshine e figures dhe mjeshterine e realizimit artistik. Ne shekullin e I-re, sic permendem, u arrit lulezimi i ketij arti dhe nga guret e zallit u kalua ne kubike te prere prej guri, qelqi, mermeri apo balte te pjekur. Mozaike te tille jane zbuluar ne Apolloni, Durrah dhe Butrint.

Zhvillimi i mevonshem i mozaikeve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-te motivet e mozaikut ndryshojne nga modelet e pikturave te hereshme, sic eshte amazonamania ne Apolloni, duke u zevendesuar me figura simetrike qe qendrojne te shkeputura ne siperfaqe dhe qe paraqesin figura kafshesh, shpendesh, peme frutore, lule te tjere simbole te artit paleobizantin. Ruhen edhe sot ne gjendje te mire disa krijime te tilla, sic jane Pagezimorja ne Butrint, mozaiket e Linit dhe te Antigones. Nga germimet e deritanishme, eshte gjetur vetem nje mozaik paretial ne Durres, brenda Amfiteatrit te qytetit, qe i perket shekullit VI-VII-te.

Users also searched:

bukuroshja e durresit, cfare eshte mozaiku, mozaiket gjeometrik projekt, mozaiket gjeometrik, mozaiket ne matematike,

...
...
...