Back

ⓘ Herodoti i njohur edhe si Herodoti nga Halikarnasi ishte nje historian i lashte grek qe lindi ne Halikarnas ne Perandorine Persiane. ..




Herodoti
                                     

ⓘ Herodoti

Herodoti i njohur edhe si Herodoti nga Halikarnasi ishte nje historian i lashte grek qe lindi ne Halikarnas ne Perandorine Persiane.

                                     

1. Biografia

Herodoti eshte i njohur si autor i librit The Histories Greqisht: Ἱστορίαι Historíai, nje procesverbal i hollesishem i "hulumtimeve" te tij ἱστορία historía mbi origjinen e Lufterave Greko-Persiane. Ai konsiderohet se ka qene shkrimtari i pare qe ka trajtuar lendet historike duke perdorur nje metode te hulumtimit sistematik - me konkretisht, duke mbledhur materialet e tij dhe me pas duke i vendosur ne menyre kritike ato ne nje tregim historiografik. Per shkak te kesaj, ai shpesh permendet si "Babai i Historise", nje titull me te cilin per here te pare e quajti oratori romak i shekullit te pare pes. Ciceroni.

Perndryshe Herodoti me udhetimin e tij, filluar rreth viteve 455-452 p.e.s. neper Evrope, Azi dhe Afrike merret edhe si babai i historise. Ne udhetimin e tij, ai vizitoi edhe krahina te ndryshme te Gadishullit Ballkanik si Ilirine, Trakine e Maqedonine.

Gjate qendrimit te tij ne Athine ai afrohet me rrethin e Perikliut dhe si duket eshte kjo koha kur ai vendosi te shkruaje vepren e tij Historia e Herodotit ne nente libra.

Herodoti eshte i pari qe krijoi nje veper te pergjithshme historike, te mbeshtetur mbi nje kritike historike, edhe pse kjo ishte nje kritike siperfaqesore. Shume te dhena ne veprat e tij jane vertetuar edhe me te dhena arkeologjike.

                                     

2. Iliret ne veprat e Herodotit

Ne veprat e Herodotit gjejme te dhena te shumta per pellazget dhe iliret. Herodoti eshte autori i pare i cili permend emrin e ilireve, ketu jane interesante edhe njoftimet per pushtimin e paioneve nga Megabazi.