Back

ⓘ Shkodra. Shkoder, eshte qytet dhe bashki ne Shqiperine Veriperendimore e qendra e rrethit dhe qarkut me te njejtin emer. Eshte nje prej qyteteve me te vjetra te ..




                                               

Sabah Bizi

Sabah Bizi lindur me 13 nentor 1946, ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur per Vllaznin e Shkodres dhe Partizanin e Tiranes si dhe me ekipin kombetar te Shqiperise.

Shkodra
                                     

ⓘ Shkodra

Shkoder, eshte qytet dhe bashki ne Shqiperine Veriperendimore e qendra e rrethit dhe qarkut me te njejtin emer. Eshte nje prej qyteteve me te vjetra te Shqiperise, me nje histori banimi mijevjeçare ne qytet dhe krahine.

I çmuar nder kohera te ndryshme si nyje me rendesi gjeostrategjike prej afersise mes malesive, liqenit, detit dhe rrugeve me rendesi ne kuadrin e Ballkanit Perendimor.

Bashkia, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri ne detin Adriatik, u krijua pas reformes territoriale me 2015 duke shkrire njesite e meparshme te Anes Malit, Berdices, Dajçit, Gurit te Zi, Postribes, Pultit, Shales, Shoshit dhe Velipojes.

                                     

1. Prejardhja e emrit

Si emer eshte hasur qysh ne lashtesi ne formen Skodra lat. Scodra; greq. e vj. Σκόδρα, gjithashtu ne rasen gjinore te greqishtes Σκοδρινῶν e Skodrineve gjetur nder monedha prej shek. II p.K. Presbyter Diocleas shkruan Scodaris, si mbiemer Scodrensis.

Prej vitit 1287 shihet forma Scutarum mb. Scutarensis, emri u pershtat ne italishte Scutari, forme e cila qe mjaft e perhapur ne anglishte deri ne shek. XX. Forma e moçme serbe ka qene Skeder, me dy gjysme-zanore. Forma ne serbo-kroatishte Skadar Скадар shihet qe nga mbarimi i shel. XIV, ne turqishten osmane, gjithashtu ne turqishten e sotme Iskodra.

Pergjate sundimit osman eshte quajtur edhe Iskenderiyye nga Iskender duke pandehur se banoret e ketij qyteti ishin te bijte e Aleksandrit te Madh i quajtur Skender ne traditen myslimane per nga trimeria qe shfaqnin ne beteja, nga ku Barleti nxjerr tezen se Shkodren mund ta kete themeluar Aleksandri i Madh, qe qarkullonte edhe ndonje shekull me vone tek e shkruan udhepershkuesi osman Evlija Çelebi.

Perzhvillimi i emrit prej trajtes se vjeter ne te tanishmen mbahet nga Çabej dhe Demiraj si nje vijim i natyrshem i gjuhes shqipe.

                                     

2. Toponimia

Toponimia e qytetit shtrihet ne aq shtresa sa çeshte e gjurmueshme historia e rishte e tij, duke pasur shtresezime qe deshmojne periudhen latine, sllave, osmane, mbivendosjet e emertimeve nga regjimi komunist apo edhe toponime te reja. Kodrat rreth te cilave shtrihej qyteti ne kohen e Barletit quheshin Kazene, Valdunus kodra e kalase dhe Zarufe.

Shtrirja e qytetit ne kohet e hershme qe e vendosur ne Fushen e Bunes, ku ka qene lagjja e quajtur Pulikare it. pulicaria, bime dizenterike, sot e mbuluar nga uji dhe ne vere perdoret per kullotje.

Dy mendohen te jene toponime bizantine: Ajasma gr. uje i shenjte dhe Arra e Madhe gr. aramades, vend i lagshte. Shtresezimi sllav ne nivel toponimesh konstatohet tek lagjet Gjuhadol sllav. gluho dol, perrua i shurdhet dhe Draçin ferrza - emer ky i fundit qe u perpoq te ndryshohej ne periudhen zogiste ne "Ferrza", por u rikthye i meparshmi.

Shtresezimi i periudhes osmane eshte me i perhapuri qe me emrat qe na percjell Çelebiu, por edhe nga studimet: Alibegaj, Tabake, Hysenbegaj, e Myftise, Haxhi Resul, Karahasej, Luguçezme, Vegshar, Tepe, Tophane 1027 H 1617-1618, nga persishtja tup-hané, Xhabiej, Udhakryq, Ndocej, Parruce, Fushe Çele, Garuc, Kiras, Rus, Dergut, Dudas, Badra, Ara e Pashes, Serreq.

                                     

3. Historia

Pushtimi italian dhe gjerman

Ne aksionet e ndermarra nga ministri Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjesuar nje pjese te mire te Levizjes Nacionalçlirimtare ne qytet.

                                     

3.1. Historia Lashtesia

Ne mesin e shekullit te trete p.k. permendet si kryeqendra e mbreterise se pare te Ardianeve. Mbreteresha Teuta dhe mbreterit Agron e Gent jane figurat me te permendura te kesaj periudhe.

Scodra ishte me e mirembrojtura arx munitissima dhe me e veshtira per tu pushtuar difficilis aditu nga te tera fortifikatat e fisit labeat. Ishte nje pozicion i fortifikuar ne menyre natyrale munitum situ naturali oppidum, i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat portarumque turres. Me 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhenjeu mbi iliret dhe pushtoi Shkodren. Pas renies nen sundimin romak, u be nder kryevendet jugore te provinces se Dalmacise. Me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u be qendra e Prevalit lat. Prevaelis. Nga 395 AD, ishte pjese e Dioqezes se Dakise.

                                     

3.2. Historia Mesjeta

Pas gjysmes se pare te shekullit 7te pjesa me jugore e pjeseve detare te Principates Serbe, ne Diokle, perfshinte edhe krahinen e Shkodres. Qyteti qe pjese e formacioneve shteterore serbe, bullgare e zetase - pjeserisht edhe atyre bizantine - deri me renien e Perandorise Serbe ne shek. XIV. Me pas u zoterua nga Balshajt, te cilet pasi u thyen ne betejen e Savres, Balsha II ia dorezoi qytetin Shahinit kephalia, capitaneus turcorum deri kur prania osmane ne keto vise u venit dhe trysnia venedikase u shtua. Balshajt ia dorezuan Venedikut me 1396. Pergjate pranise venedikase, por sipas gjasave edhe para ardhjes se Balshajve, zbatohej kodi ligjor i njohur si Statutet e Shkodres. Me 1448 shkodranet mvartes te venedikasve luftojne kunder Skenderbeut.

Me 1474 Bejlerbeu i Rumelise, Sulejmani, rrethoi Shkodren, por qyteti u mbrojt trimerisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtare, me ndihmen e anijeve venedikase ne Bune dhe ne det, me ndihmen e Cernojeviqit zetas dhe malesoreve arberore. Rrethimi i dyte me 1478 u drejtua personalisht nga Mehmet Ngadhenjyesi, u dorezua pas marreveshjes se paqes ne Stamboll me 1479.



                                     

3.3. Historia Lufta Ballkanike dhe administratat nderkombetare

Deri ne muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorise Osmane ne Ballkanin Perendimor. Pas armepushimit mes Perandorise Osmane dhe Aleateve Ballkanike, Mali Zi ra ne ujdi qe tia dorezoje qytetin Fuqive te medha. Komisioni i admiraleve te flotes nderkombetare qe perfaqesonin Fuqite e Medha e mori ne dorezim Shkodren me 14 maj 1913 ne ora 2.30 pasdreke. Mbas fillimit te Luftes Boterore fuqite nderkombetare u terhoqen prej Shkodre dhe qytetin ia dorezuan nje komisioni prej 12 vetesh, njohur si" Komisioni i Shkodres”.

Me 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri ne Shkoder. Nen administrimin nga Komisari Civil August Ritter von Kral u hapen Komisia Letrare Shqipe dhe drejtorite e pergjithshme te financave, arsimit dhe drejtesise ne hapesiren territoriale gjer ne vijen grykederdhja e Vjoses-Skrapar-Prespe. Ne mars te 1916 qytetit i beri vizite zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve



                                     

3.4. Historia Shtetit shqiptar dhe konfliktet

Me 11 mars 1920, sipas nje marreveshjeje mes qeverise se Tiranes dhe komandes se trupave franceze, xhandarmeria shqiptare mori ne dorezim qytetin ku ministri i Brendshem, Ahmet Zogu dhe ministri i Drejtesise, Hoxha Kadriu u priten me ngazellim nga popullsia. Ne veren e 1920 qyteti qe i perfshire ne menyre te dyanshme ne Luften e Koplikut.

Me 1921 ngjau kryengritja e Republikes se Mirdites u kryesua nga Marka Gjoni. Shkodra mori pjese vullnetarisht per shuarjen e saj. Me 1926 shpertheu Kryengritja e Dukagjinit, per te cilen Dom Gjon Gàzulli u var ne qytet me 4 mars 1927.

                                     

3.5. Historia Pushtimi italian dhe gjerman

Ne aksionet e ndermarra nga ministri Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjesuar nje pjese te mire te Levizjes Nacionalçlirimtare ne qytet.

                                     

3.6. Historia Regjimi komunist

Terheqja e trupave gjermane nga Shkodra perben nje debat te gjithmonshem per arsye instrumentalizimi politik te historise. Per historiani ushtarak Marenglen Kasmi, historianin Kastriot Dervishi, sipas deshmive te Át Zef Pllumit dhe mjaft burimeve tjera, gjermanet iken nga Shkodra ne datat 28-29 dhe partizanet hyne ne Shkoder me 29 nentor pa lufte te prire nga Gjovalin Luka. Ne fundin e vitit 1944 ne Shkoder u formua Divizioni VI Sulmues i drejtuar nga Gjin Marku qe do ti bashkohej divizioni i Rrahman Perllakut per te shkuar ne Kosove. Me zenien e qytetit nga partizanet, hyne edhe partizane jugosllave, te cilet nisen rrembimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve.

Duke filluar nga nentori 1944, ne qytet u aplikua nje represion i eger, i cili gradualisht e privoi ate nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij ne shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjesuar institucionet e krijuara per shekuj. Qasja e regjimit te ri metoi t´ìa çrrenjoste qytetit prirjet politike dhe kulturore, nga marredheniet me boten dhe nga ekonomia tradicionale. U perndoqen personalitetet me te spikatura te qytetit. vu dore mbi institucionet e kultures dhe te kultit, duke i shnderruar sipas ideologjise se re. U be çdo gje qe qyteti te humbiste identitetin e tij.

Balli Kombetar me qarkomandant major Gjergj Vaten, e kolonelin Luigj Mikelin te vendosur me 1944 u thye keqas mbas 2 vjeteve lufte civile mes Ballit e Komunisteve.

Levizja antikomuniste ne Liceun e Shkodres e cila e ka zanafillen qe nga periudha e Luftes, vazhdoi edhe me pas nga viti 1945 e deri ne 1953 kur u arrestuan dhe pjesetaret e grupit "Perpjekja shqiptare".

Termeti i vitit 1979 rrenoi nje pjese te madhe te Shkodres. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion per rindertimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punes Socialiste.

                                     

4. Gjeografia

Shtrihet per rreth 872.71 km 2 ne nyjen hidrografike me prane liqenit me te njejtin emer dhe lumenjte Drin, Bune dhe Kir ne nje ultesire te "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare ne lindje ku spikasin majat e Cukalit 1.722 m, Maranaj 1.576 m, Sheldise mali Sardonik i Barletit; per nga Shurdhahu dhe Taraboshit rreth 700 m ne perendim dhe deti Adriatik. Ne nje rreze prej 45 km mund te arrihen ranishtet ne Adriatik, shetitjet e alpinizmi ne Alpe, e kanotazhi neper lumenj.

                                     

4.1. Gjeografia Klima

Shtrirja ne mes te nje relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afersia me Detin Adriatik dhe liqenin e Shkodres kane percaktuar edhe klimen e saj, nje klime mesdhetare me dimer te bute te lagesht dhe vere te nxehte te thate. Temperaturat mesatare ne vit variojne nga 11.8 °C deri ne 14.0 °C. Temperatura ne Janar nga 0.9 °C deri ne 6 °C. Ne dimer fryn era e murrlanit ere lokale, e ftohte, e forte dhe e thate, ndersa ne fund te vjeshtes fryn era e shirokut, qe shoqerohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve ne kete qytet eshte e madhe.Mesatarisht aty bie 2500 mm shi ne vit, pra nje nga zonat me te lageshta te Shqiperise.Muaji me i ftohte i vitit eshte muaji janar, ndersa muaji me i nxehte i vitit eshte muaji korrik. Reshjet e debores bien rralle, ndersa ngricat shenohen zakonisht ne fundin e vitit.

                                     

5.1. Demografia Feja

Prania ortodokse ishte nje ndikim historik prej sundimit bizantin dhe me pas feudaleve serbe te Zetes, te cilet i perkitnin pas Skizmes. Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas behet me i dukshem dhe Argjipeshkvia e Tivarit u be mbeshtetje per hapjen e katolicizmit.

Pas pushtimit osman elementi i krishtere lejohej te banonin ne vendbanime larg keshtjelles, kesodore qyteti nuk do te ishte me seli ipeshkvnore dhe arqipeshkvnore metropolitane deri me 15 mars 1867 kur u emerua argjipeshkv Karl Pooten. Deri ne kohen e emerimit te tij, selia e arqipeshkvise ishte ne Tivar. Ne vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, ne keshtjelle qene dy freten françeskane, njeri prej tyre arber, P. Pali nga Matja. Me pushtimin ne qytet u perhap Islami, se pari prej pranise ushtarake dhe me pas nga popullata e konvertuar.

Qyteti ka pershfaqur qe me pragun e periudhes se Bushatllinjve nje hapje kundrejt larmise fetare. Por ne rastin e prishjes se Oxhakut te Jeniçereve, çoi ne debimin e bektashinjve nga qyteti, gje qe sipas Dela Rokes ka shtyre drejt Islamit synit. Sidoqofte ky tarikat ishte nder te parat menyra te avitjes se Islamit ne qytet, duke qene se jeniçeret ishin trupe e bekuar nga Haxhi Bektashi. Sipas studjuesit te historise se qytetit, Hamdi Bushatit, mendohet se ne fillim te sundimit te Mustafa pashe Shkodres ka pasur afro 70 teqe dervishesh te tarikateve te ndryshme, qe ndiqeshin edhe prej parise feudale. Tarikatet qe kane qene dhe jane ende te perhapura ne qytet jane bektashite, nakshibendite, rifaite dhe tixhanite. Rinisja e hapjes se tyre pas debimit te madh, qe veper e Sheh Ahmet Shkodres.

Me 1846 u vendos ne qytet Urdhri Jezuit, per te themeluar nje qender te vazhdueshme, duke kontribuar ne ngritjen kulturore te qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirese. Urdhri Françeskan kishte nje prani te kryehershme ne viset perreth Shkodres, duke pasuar benediktinet ne shek. XIII, por ne qytetin e Shkodres u nguliten per here te pare me 1861 me nisjen e ndertimit te Kuvendit te Gjuhadolit.

Ortodokset e qytetit, sipas thenies lokale sbajne ma se 100 shpi, nuk kane lidhje me ortodokset mesjetare dhe relativisht jane te perbere prej origjinave kuço-vllehe ose goge, shqiptare, serbo-malazeze, greke e armene. Sipas burimeve, paraardhesit e ortodokseve shqiptare kane ardhur nga Vilajeti i Kosoves dhe i Manastirit, veçanerisht nga Struga familja Banushi, Pistoli. Ortodokset me prejardhje joshqiptare jane shqiptarizuar me shekujt.

Shkodra permendej si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij kristian, ne Shqiperi.



                                     

6.1. Arti dhe kultura Shkollat

Qe nga çereku i fundit i shek. XIX, ne lagje te ndryshme te qytetit ishin hapur 11 mejtepe. Qeveria osmane kishte hapur gjithashtu ne Shkoder nje sistem shkollash shteterore fillore kater klaseshe iptidaije, qytetese tri klaseshe ruzhdije dhe gjimnaz idadije. I njohur ishte ne Shkoder Gjimnazi apo mejtepi Idadije, kater klasesh. Kjo shkolle, e hapur qe ne 1909, me profesore universitare, te gjithe te lauruar, ardhur nga vise te ndryshme te Turqise dhe mes tyre nje apo dy mesues shqiptare, ishte nder me te preferuarat e kohes. Gjimnazi ne fjale arriti te kthehej ne nje lice 8-vjeçar, por nuk e perballoi Luften Ballkanike. Funksiononte si shkolle shteterore turke edhe nje shkolle tjeter e mesme e quajtur shkolla normale apo Darul-mual-limine 1909-1913, e drejtuar prej Mustafa Bej nga Stambolli, i shkolluar ne Paris. Shkolla u mbyll pasi u grabit prej pushtuesve malazez.

Me 1835 u hap nje shkolle fillore ortodokse. Mesimet ne kete shkolle zhvilloheshin ne gjuhen serbo-kroate. Administrativisht shkolla varej nga konsullata serbe ne Shkoder. Shkolla ne fjale mbeti e hapur deri ne okupacionin fashist, kohe ne te cilen u mbyll e nuk u hap me. Me 1861 Françeskanet themeluan seminarin e tyre ne te cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj me 1877 Jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Françesk Saverit. Nje risi shkencore ne kete kolegj ishte Observatori Meteorologjik, themeluar me 1888, i pari Observator astronomik ne Ballkan. Ai vazhdoi sherbimet e tij te vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Me 1878 motrat stigmatine themeluan shkollen femerore Françeskane per 200 vajza. Ne ate kohe njoftohej se kishte 21 shkolla fillore te tjera shqipe, qe zhvillonin veprimtarine e tyre ne Durres dhe ne qytete te tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjete nxenes, perveç asaj te Prizrenit qe kishte tetedhjete.

                                     

6.2. Arti dhe kultura Tradita e bibliotekave

Studjuesi shqiptaro-kroat Aleksander Stipçeviç ne" Historine e librit” shenon se ne Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kane qene edhe ne Shkoder. Nga ana tjeter, ne vepren e Marin Barletit," Rrethimi i Shkodres” thuhet se ka pasur anale te shkruara ne gjuhen e popullit. Sipas te dhenave te Daniele Farlatit ne" Illyricum Sacrum”," qendra te rendesishme te administrates e kultures me arkiva e biblioteka te famshme kane qene arqipeshkevite e Durresit, Tivarit, Shkodres e Shkupit ”. Madje Shkodra njihet edhe si berthama e pare e bibliotekave publike ne Shqiperi. Ne vitin 1917, u hap e para biblioteke shteterore e quajtur Biblioteka e Komisis Letrare, qe u drejtua nga Hile Mosi. Biblioteke e cila iu bashkua fondit te Bibliotekes Kombetare ne Tirane.

Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodres i perkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut te Tabakeve apo Kellyçit, e cila fatkeqesisht nuk ekziston me, sepse u dogj, 1834 biblioteka e Vakefit shume te rendesishme per fondin e doreshkrimeve ne gjuhet orientale, ne 1858 biblioteka e Eterve Jezuite, 1875 biblioteka e Françeskaneve, 1899 e Shoqerise" Bashkimi”, 1901 e Shoqerise" Agimi”, 1911 e Klubit" Gjuha jone”, ne vitin 1917 e" Komisise letrare”, 1919 e Shoqerise Vllaznia.

                                     

6.3. Arti dhe kultura Arkitektura

Nisi strukturimi i arkitektures sipas kritereve te artit islam, disa kisha u bene xhami. Ne hyrje te Pazarit ka pase nje Hamam te ndertuar nga i quajturi Allaman begu me date 1519, i njohur si Hamami i Vjeter. Pjeter Bogdani e permend se ne hyrje te hamamit kishte te shkruar ne mermer me numra romake 1470, 5 tetor.

Qyteti numeron rreth 100 000 banore e shquhet per shumellojshmerine ne kahin urbanistik e arkitektonik, shtepite me te vjetra me 1 ose 2 kate kane bahçe e oborre te gjelberta me lloj-lloj lulesh, rruget jane te ngushta e dikur ishin me gur te kalitur (rruge te ngushta te vogla karakteristike, te emeruara nga familje qe kane dhene kontribut per qytetin apo nga gojedhena. Ndertimet me te vona te shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, te racionalizmit italian te realizmit socialist.

                                     

6.4. Arti dhe kultura Muzika

Gjate sundimit osman, organizimet e para muzikore ishin taifat, grupe instrumentistesh. Ne periudhen e Bushatllinjve, rryma poetike e bejteve e letersise shqipe me alfabet arab, te cilat shpreheshin neper ahengje ku qiteshin bejte. Vargjet e bejtexhinjve kaluan me kohen ne fondin anonim te folklorit dhe ndikuan kengen qytetare. Karakter me vendor kengeve nisi tua jepte Kasem Xhurri pergjate shek. XIX. Kenga qytetare shkodrane e quajtur ne Shkoder kanget e ahengut, pjese e trashegimise se kultures osmane, i perngjashem me mekamet, eshte perftuar nga kombinimi nderkohor i muzikes orientale me ritmin vendas, e kenduar ne te folmen qytetare. Lloji i dyte i muzikes qytetare eshte ai i viteve 30, ku ne Shkoder u krye nga P. Martin Gjoka qe mblodhi kenget qytetare dhe me piano e instrumente i performoi me kengetare artistike.

Perfaqesues ne ze te kesaj kenge jane Bik Ndoja, Luçie Miloti, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Marie Kraja, Shyqyri Alushi dhe Bujar Qamili.

Banden e pare e krijoi Giovanni Canale me 1876/8, ku qe nxenes edhe Palok Kurti, i cili mesimet e para i mori permes ahengut. Me pas u krijua banda muzikore e kishes metropolitane drejtuar prej Frano Ndojes, dhe banda muzikore e shkolles se artizanatit, drejtuar nga Kurti. Gjate 1917 banda e katedrales drejtuar nga Ndoja i kaloi bashkise. Me pas qe banda e ushtrise, e drejtuar nga Pavllo Zhvap dhe Sule Liçaj. Nder formacionet qe fituan shquashmeri qe edhe banda e shkolles plotore e Parruces, drejtuar nga Sule Liçaj; per te cilen kontribuoi Hile Mosi, Mehmet Gjyli, etj.

Me 1931 u formua edhe fanfara e konviktit "Maleve tona", nen drejtimin e Zef Kurtit me nje efektiv prej 20 instrumentistesh. Banda pati dobi ne gjallerimin e jetes se studenteve te gjimnazit te shtetit, megjithese pati jete vetem nje vit. Ne vitin 1971, pak pasi u çel shkolla e mesme artistike "Prenk Jakova", u themelua orkestra frymore e shkolles, veprimtaria te ciles vazhdon. Nderkohe, qe prej 50 vitesh vazhdon veprimtarine e saj edhe banda e qytetit.

Nje sere kompozitoresh linden dhe zhvilluan po ashtu veprimtarine e tyre, si Lec Kurti, Prenk Jakova, Çesk Zadeja dhe Kujtim Alija.

                                     

7. Ekonomia

Ne baze te historiografise tregtare, qysh ne çerek te shek. XVIII permendet te qenet e nje institucioni tregtar "Komiteti tregtar i pjaces se Shkodres", qe me pas mori emrin "Çeta tregtare" - "Cetto mercantile", qe nga fundi i shek. XIX u quajt ne turqisht "Tixharet odasi", ne kohen e shtetit shqiptar "Oda e tregtise".

Me renien e Bushatllinjve, edhe çeta tregtare nuk funksionoi me si ent i rregullt per kontrata rregullimi konfliktesh tregtare ndermjet vendasve dhe te huajve. Megjithate shkembimi i mallrave permes detit arriti piken kulmore me 1869. Marredheniet me Venecien qene zbehur deri ne pergjysmimin e agjencive tregtare dhe gravitetin e Adriatikut e moren portet e tjera te Italise dhe te Perandorise Austro-Hungareze. Gjysma e dyte e shek. XIX shenjoi teposhten e pakthyeshme te rendesise tregtare te Shkodres me ndertimin e hekurudhes Mitrovice-Selanik me 1873 dhe aneksimit te Ulqinit e Tivarit pas ngjarjeve te Lidhjes.

                                     

8. Politika

Kryetar i Bashkise se Shkodres eshte Voltana Ademi e Partise Demokratike. Shkodra eshte qendra e qarkut me te njejtin emer. Institucionet vendore: Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Keshilli i Rrethit, Gjykata.

Vlen per tu permendur se ne kete qytet u be protesta e pare anti-staliniste nga studentet dhe ne vitin 1990 ka hedhur hapin e pare ne nderrimin e sistemit. Kujtojme ketu demonstraten e pare: "Demonstrata e Heshtur", ne nentor te 1990. Me pas 13 dhjetori kur u rrezua busti i E. Hoxhes, 2 prilli 1991 ku u vrane ato qe me vone u quajten "Deshmoret e Demokracise", si dhe lindja e sindikatave te pavarura.

Shkodra eshte i vetmi qytet qe ne zgjedhjet vendore te 1996 nxori nga gjiri i qytetarise nje kandidature me te djathte, ate te Bahri Boriçit, qe u zgjodh Kryetar Bashkie.

                                     

9. Komunikacioni

Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise. Ajo ka dy akse qe e lidhin me Malin e Zi. Njeri eshte Shkoder-Hani Hotit dhe tjetri eshte Shkoder-Muriqan. Rrjeti hekurudhor nga Hani Hotit per ne Tirane ndalon dhe ne Shkoder. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjen Bahçallek-Fermentim. Transporti i udhetareve ndermjet qytetit te Shkodres dhe shumices se komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhetareve te tipit furgon.

Siç eshte shpjeguar me lart, pozita gjeografike e Shkodres mundeson viziten e disa lloje peizazhesh ne nje krahine jo te madhe. Shkodra eshte larg Razmes rreth 42 km, e larg Boges 48 km. Larg Velipojes 32 km. Dhe fare prane ka Shiroken dhe Zogajt me 8–9 km.

                                     

10. Shiko edhe kete

  • Stadiumi "Loro Boriçi" 1953
  • Lista e qyteteve te Shqiperise
  • Xhamia Parruces 1937
  • Turizmi ne Shkoder
  • Kafja e Madhe
  • Xhamia Ebu Beker 1995
  • Katedralja e Shen Shtjefnit 1991
  • Xhamia Plumbit 1773

Users also searched:

...