Back

ⓘ Bujanoci. Bujanoce, eshte nje qytet ne regjionin e Dardanise i cili gjendet nen administrimin e shteti Serb. Qyteti shtrihet ne lindje te Kosoves, popullsia esh ..




Bujanoci
                                     

ⓘ Bujanoci

Bujanoce, eshte nje qytet ne regjionin e Dardanise i cili gjendet nen administrimin e shteti Serb. Qyteti shtrihet ne lindje te Kosoves, popullsia eshte mbi 75 % shqiptar, fshatrat qe shtrihen rreth qytetit te Bujanocit ne anen perendimore dhe jugore jane kryesisht te banuara vetem nga popullata Shqiptare d.m.th. nuk ka perzierje te nacionaliteteve te tjera, kurse fshatrat ne veri dhe lindje te qytetit jane te banuara vetem nga popullata serbe d.m.th. vetem se ekziston nje kufi natyral mes shqiptareve dhe serbeve.

                                     

1.1. Demografia Regjistrimi i vitit 1981

Regjistrimi i popullsise, i vitit 1981, te cilen e beri enti per statistike ne territorin e tere ish-Jugosllavise, ishte i fundit i cili i solli te dhenat e sakta mbi numrin e banoreve ne Serbi.

Sipas atij regjistrimi, ne komunen e Bujanocit kane jetuar 46.689 banore. Prej tyre me teper se 55 % kane qene shqiptar 25.848, serb rreth 34 % 15.914, rome afer 9 % 4.130. Ne vete qytetin Bujanoc kane jetuar numer gati i njejte i serbeve, shqiptareve dhe romeve. Pos ketij qyteti, i vetmi vend ku ka qene numri i Serbeve dhe shqiptareve i njejte ka qene fshati Osllare. Vendbanimet tjera kane qene gati monoetnike. Prej 59 vendbanimeve ne komune, 36 kane qene fshatra me banore Serb. As njera prej tyre, megjithate, nuk ka pasur me shume se 900 banore, gjersa ne fshatin me te madh Ternovc i Madh, ka 6336 banore.

Sipas regjistrimit te fundit te popullates ne vitin 2002, Komuna e Bujanocit ka 53.485 banore, prej tyre 23.681 54 % shqiptare, 14.782 34 % serb, 3867 9 % rom.

10.183 banore ne boten e jashtme, me qendrim me gjate se nje vit, te cilet nuk jane llogaritur ne numrin e pergjithshem te banoreve, shumica absolute te cileve jane shqiptar. Me kete numer, perqindja do te ishte mbi 65 % shqiptare.

                                     

2. Politika

Ne Komunen e Bujanocit veprojne keto parti politike shqiptare:

  • Partia per Veprim Demokratik - PVD
  • Alternativa Per Ndryshim - APN
  • Partia Demokratike - PD
  • Levizja e Progresit Demokratik - LPD
  • Unioni Demokratik Shqiptar - UDSH

Pushtetin lokal ne Bujanoc e udheheq koalicioni PD + PVD + LPD + APN

Kryetar i Komunes se Bujanocit Nagip Arifi nga Partia Demokratike PD. Zevendes Kryetare Shqiprim Musliu nga Levizja e Progresit Demokratik LPD. Kryetar i Kuvendit Komunal Enver Ramadani nga Partia per Veprim Demokratik PVD.

                                     

3. Etnologji

Etnografia

Folklori: SHKA "Shqiponjat" Bujanoc Bujanoci

Folklori: SHKA "Zeri i Lugines" Bujanoc Bujanoci

Folklori: SHKA "Jehona" Ternoc Ternoci i Madh

Folklori: SHKA "Soko" Bujanoc

                                     

4. Massmediat

Ne Komunen e Bujanocit ekzistojne dy mediume radiotelevizive shqiptare

  • Radiotelevizioni Publik i Bujanocit RTB, dhe
  • Radio BujanociNet funksionon ne Internet Radio BujanociNET
  • Radiotelevizioni Spektri RTV Spektri

si dhe ekzistojne disa revista javore si:

  • Revista Perspektiva
  • Uebfaqe interneti informuese www.Bujanoci.net
                                     

5. Sporte

Bujanovac ka nje ekip football: BSK Bujanovac.

Klubi i futbollit AS Bujanoci, Multietnik.

Klubi i futbollit BESA, perbere nga Shqiptaret.

Klubi i futbollit Ternoci, nga fshati i komunes te Bujanocit.

Klubi i basketbollit "ELITA" i perbere nga Shqiptar

Klubi i Boksit Ternoci nga fshati Ternoc i Komunes te Bujanocit