Back

ⓘ Presheva. Stampa:Vendbanim ne Kosove Presheva eshte qytet shqiptar nё KOSOVE ne jug-lindje te Kosoves. Presheva eshte qendra e Komunes se Presheves qe perbёhet ..




Presheva
                                     

ⓘ Presheva

Stampa:Vendbanim ne Kosove Presheva eshte qytet shqiptar nё KOSOVE ne jug-lindje te Kosoves. Presheva eshte qendra e Komunes se Presheves qe perbёhet nga 35 vendbanime. Qyteti dhe komuna jane me popullsi shumice shqiptare.

                                     

1. Etimologjia

Ekzistojne disa hipoteza per prejardhjen e emrit Presheve. Presheva, emrin qe ka sot, mendohet se e ka nga fjala turke Pırasa-Purri dhe Ova-fushe, pra Presheve d.m.th "Fusha e Purrinjeve". Nje tjeter supozim eshte ai i prapashteses Evo ne gjuhen serbe qe tregon vendndodhjen gje e cila do te thote "Vendi i Purrinjeve".

                                     

2. Kultura

Jeta kulturore ne Presheve lidhet kryesisht me manifestimet ne shtepine e kultures" Abdulla Krashnica”. Prej vitit 1992, çdo qershor organizohet festivali i trashigimise kulturore shqiptare. Ne ndertesen e Shtepise se Kultures gjendet biblioteka, kinemaja, zyrat e organizatave te qytetareve dhe TV Presheva.

Ne kete komune ka edhe disa organizata joqeveritare te cilat me aktivitetet e tyre ndikojne ne jeten politike, ekonomike dhe kulturore te qytetareve. Organizatat joqeveritare ne Presheve shihen si potencial me i madh ne resurset njerzore. Personat te cilet jane te angazhuar llogariten si te arsimuar, profilizuar ne njohuri, entuziast dhe fleksibil ne pune, te natyres kritike, inovativ dhe te afte te pergjigjen shpejt ne problemet e perceptuara ne shoqeri.

Gjithashtu ne tetor te vitit 2010 ne Presheve eshte krijuar Shoqata per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore.

                                     

3.1. Historia Arkeologji

Meqe Presheva nuk ka pasur mundesi te krijoje institucione te veta te pavaruara kombetare, gjithhere kane shfrytezuar format prej me te ndryshme per ti ruajtur vlerat kulturoro-kombetare dhe etnicitetin. Keshtu, nje nder to me vlere jashtezakonisht te madhe eshte edhe muzeu i shkolles ne Presheve. Ne kete muze gjendet nje numer i konsiderueshem i eksponateve qe flasin per kulturen dhe te kaluaren e shqiptareve te ketyre viseve. Aty gjenden eksponate qe i takojne koherave te lashta parahistorike, ne keramike, arme, filigranologji etj. Prej armeve jane gjetur eksponate te cilat i takojne viteve 30 te e.s. ne katundin e Ilinces Malesia e Presheves. Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia jane gjetur ne katundin e Zhunices qe i takojne viteve 35-ta, me qarte ne kohen e "Oktavian Augustit". Ne Zhunice dhe Presheve jane gjetur edhe monedha te po kesaj kohe vitet e 35-ta. Nga keramika jane zbuluar objekte apo pajisje te ndryshme qe i takojne periudhave te lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s.



                                     

3.2. Historia Periudha e lashte dhe mesjetare

Treva e Presheves ne koherat antike ka qene nen sundimin romak. Provinca e Dyte Provincia Dardanium ka qene poashtu nen sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotem. Gjate dyndjeve sllave, gjate shek VI dhe VII, ne rajonin e Presheves jane ndertuar ca keshtjella per tu mbrojtur nga barbaret sllav. Per keto fortesa me se miri flet historiani bizantin Prokopie. Keto keshtjella ishin Kalaja e Presheves si dhe disa te tjera ne Karadak Malesia e Presheves. Gjer ne shek IX, rajoni i Presheves mbetet nen pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dyte e shek IX, gjer ne shek X rajoni i Presheves pushtohet nga ana e Mbreterise Bullgare. Prej shek XI e deri ne shek XII, Presheva me rrethine gjendet nen sundimin Bizantin. Ne fund te shek XII, sipas dokumenteve serbe, Presheven e gjejme te pushtuar nga ana e Nemanjiqeve deri me vitin 1455. Gjate kesaj kohe, popullesia autoktone i takonte fejes se krishtere te perhapur nga romaket. Krahas popujve tjere, edhe shqiptaret e ketyre trevava u benin rrezistence pushtimit osman-turk. Si rrjedhoje e rrezistences shpeshehere, popullsia e ketyre aneve iu nenshtrohej demeve dhe represaljeve nga ana e barbareve te ardhur nga Azia.

                                     

3.3. Historia Rilindja Kombetare

Gjate Rilindjes Kombetare Presheva dhe preshevaret kane qene mjaft aktiv per çlirimin Kombetar Shqiptar. Se bashku me bashkekombasit e vet ane e mbane Trojeve Shqiptare, kundershtuan me force çdo ligj te dhunshem te imponuar nga armiqte e sidomos Reformat e Tanzimatit te vitit 1908, deri me vitin 1912, me pas morren pjese ne lufterat dhe kryengritjet e ndryshme, si ate te Lidhjes se Prizrenit 1878, Lidhjen e Pejes 1898 si dhe kryengritjet e njepasnjeshme te viteve 1908, 1910, 1912 etj.

                                     

3.4. Historia Presheva nen sundimin Osman

Presheva gjate kohes se sundimit Osman ne Ballkan, ishte e perfshire nen pashallekun e Shkupit. Struktura nacionale ne kete treve ishte pothuajse e 100% shqiptare, qe gjate shpalljes se pavarsise se Serbise nga Turqia ishin shperngulur edhe nje pjese e madhe e shqiptareve nga viset Veri-Lindore te Arberise. Si deshmi e kesaj shpernguljeje eshte fakti se sot shume familje dhe fshatra te tera dijne prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore te Arberise. P.sh. Banoret e fshatit Kokaj Malesi vijne nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferet fsh. Sefer, malesi vijne nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve Dodallaret, Presheve vijne nga Nishi, banoret e fshatit Depce malesi poashtu vijne nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve qe i benin shqiptareve te ketyre viseve, çonin drej perleshjeve dhe kryengritjeve te kohepaskoheshme te shqiptareve kunder turqve. Keshtu qe ne vitin 1843, shqiptaret e rrethines se Kumanoves, Presheves, Bujanocit dhe Gjilanit nen udheheqjen e Bajram Vaksinces çuan krye kunder zullumve dhe shtypjes se Hysen Pashes. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqte e vet ne Pçinje ku atje edhe vdiq. Ketu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njepasnjeshme te shqiptareve ne pergjithsi ku si pjesmarres te rregullte ishin edhe shqiptaret e Presheves, Bujanocit dhe te Medvegjes.



                                     

3.5. Historia Presheva qender kazaje ne sanxhakun e Prishtines - vilajetit Kosoves

Presheva ishte qender kazaje ne sanxhakun e Prishtines, te Vilajetit te Kosoves, i cili gjendet 50 kilometra ne juglindje te saj dhe te Shkupit, pothuajse aq ne verilindje te tij afer kufirit te Serbise dhe mbi vijen hekurudhore. Popullsia e kesaj kazaje ishte rreth 3000 banore. Kazaja e Presheves gjendej ne skajin juglindor te sanxhakut te Prishtines. Kufizohet dhe eshte e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbise, nga ana veriperendimore me kazane e Gjilanit dhe ne jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazane e Kumanoves. Ne kete kaza toka eshte pjellore dhe shume prodhuese. Rrushi qe rritet ne kete kaza eshte shume i mire. Kazaja e Presheves perbehej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica te cileve jane mysliman shqiptare dhe te tjeret sllave. Ne kete kaza gjenden rreth 13 xhami, 2 te tjera me te vogla qe quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmerie dhe nje spital ushtarak.