Back

ⓘ Njohja e Verës. Numri 2 simbolizon rajonin ku vera eshte rritur ose ne frengjisht apellation. Kjo tregon shtetin ose rajonin ku rrushi qe ka dhene kete vere esh ..




Njohja e Verës
                                     

ⓘ Njohja e Verës

Numri 2 simbolizon rajonin ku vera eshte rritur ose ne frengjisht apellation. Kjo tregon shtetin ose rajonin ku rrushi qe ka dhene kete vere eshte rritur. Kjo mund te jete e shkurter si per shembull "Kaliforni" ose me shume hollesi si per shembull "Erdener Treppchen". Per tu permendur se vera Amerikane ne fotografi liston edhe vreshten specifike ku rrushi eshte rritur "Pagani Ranch" dhe me shkrim te vogel ne fund te etiketes, "Sonoma Valley" ndersa vera Gjermane permend edhe rajonin "Mosel-Saar-Rueer". Ne pjesen me te madhe te shteteve, rajonet vere-prodhuese appellation -et jane te caktuara nga ligji dhe vera e prodhuar ne keto rajone mban gjuhe juridike ne etikete si per shembull Appellation Controlée ne France ose "Denominazione della Origine Contrallata DOC" ne Itali. Shumica e ligjeve ne bote lejojne qe maksimumi 15% e rrushit te perdorur ne vere te jete rritur ne rajone te ndryshme nga ai i deklaruar.

                                     

1. Vjetersia

Numri 3 simbolizon vitin ne te cilin rrushi eshte mbledhur nga pemet dhe jo vitin ne te cilin vera eshte futur ne shishe, qe ne rastin e disa vererave ndodh vite mbas mbledhjes se rrushit. Per tu permendur se disa shtete perdorin edhe fjalen ne gjuhen lokale per vjetersine tek etiketa si: Cosecha ne Spanje ose Vendemnia ne Itali. Pjesa me e madhe e ligjeve per veren thone qe te pakten 85% e rrushit te perdorur per te bere veren te jete e vitit te deklaruar ne etikete.

                                     

2. Varjeteti

Numri 4 simbolizon llojin specifik te rrushit nga i cili eshte prodhuar vera. Jo te gjitha shishet e veres e tregojne perberjen. Pjesa me e madhe e vererave Franceze dhe Italiane nuk e tregojne kete per shembull per arsyen e thjeshte se ligjet mbi vererat kerkojne qe vererat e çdo rajoni te behen nga varietete tradicionale si: Cabernet Sauvignon, Merlot, Cabernet Franc, Petite Verdot dhe Malbec ne Bordeaux, per shembull Chateau Coufran tregohet kryesisht si Merlot. Pjesa me e madhe e shteteve lejojne perdorimin e nje fraksioni rrushi jo-tradicional. Ne pjesen me te madhe te shteteve te SHBA per shembull vetem 75% e permbajtjes se veres duhet te jete varjeteti i deklaruar, pjesa tjeter mund te jete varjetet tjeter. Ne Evrope dhe Australi fraksioni eshte 85%.

                                     

3. Pjekuria

Numri 5 simbolizon terminologjine speciale qe perdoret per te treguar pjekurine e rrushit dhe kualitetin e veres se prodhuar, metode kjo e perdorur kryesisht ne Gjermani dhe Austri. Vera Gjermane ne fotografi per shembull eshte nje Kabinett, pjekuria me e ulet ne Qualitätseein mit Prädikat, kualitetin me te larte. Per me shume informacion mbi sistemin Gjerman, lexoni artikujt e John Trombley mbi Njohjen e Sistemit te Kualitetit Gjerman per Veren. Disa etiketa te vererave Gjermane mund te shkruajne edhe Trocken e thate ose Halbtrocken gjysme e thate per te treguar verera te vinifikuara me pak embelsi se norma.

                                     

4. Prodhimi brenda prones dhe informacione mbi prodhuesit

Numri 6 simbolizon si dhe ku eshte bere vera. Ne qofte se ajo eshte e prodhuar brenda prones pra e prodhuar nga rrush i rritur dhe mbledhur ne vreshtat e vere-prodhuesit, kjo do te tregohet ne etikete si per shembull Frengjisht Mise en bouteilles au Chateau ; Gjermanisht Gutsabfüllung shprehje kjo me re dhe specifike se sa e vjetra Erzeugerabfüllung; dhe Anglisht "estate bottled" ose "grow, produced and bottled."

                                     

5. Informacione te tjera te nevojshme

Numri 7 ka kuptime te ndryshme ne shtete dhe sisteme te ndryshme. Vererat Gjermane per shembull mbajne nje Amptliche Prüfungs Nummer Numri AP, numri serial qe i eshte caktuar veres gjate provave zyrtare qe i jane bere asaj. Vererat Franceze klasifikohen shpesh ne baze te tradicionalitetit si per shembull Cru Bourgeois ne figuren e veres Bordeaux ne te djathte. Pjesa e pasme e etiketave tek vererat Amerikane permbajne lajmerime si per shembull "Surgeon Generals earning" dhe numrin e sulfiteve qe permban kjo vere. Etiketat e vererave zakonisht kane dhe permbajtjen e peraferme te alkolit dhe sasine e veres te permbajtur ne shishe siç mund ta shikoni tek vera Spanjolle apo Amerikane e treguar ne figurat ne te djathte. Vererat e importuara gjithashtu shpesh mbajne informacjone te importuesit.

                                     

6. Informacione Opsionale

Informacione te metejshme permbahen tek numri 8. Keto ndryshojne nga analiza e detajizuar e permbajtjes deri tek informacione mbi degustimin apo rreklame per vereberesin. Per te mos permendur kodin UPC.

Users also searched:

...
...
...