Back

ⓘ Ajete Kuranore mbi faljen e namazit. Sura Bekare Ajeti 3. - Te cilet e besojne te fshehten, e kryejne faljen dhe prej asaj qe Ne i kemi furnizuar, japin. - Ajet ..




                                     

ⓘ Ajete Kuranore mbi faljen e namazit

Sura Bekare

Ajeti 3. - Te cilet e besojne te fshehten, e kryejne faljen dhe prej asaj qe Ne i kemi furnizuar, japin. - Ajeti 43. - Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe peruluni ne ruku’ me ata qe perulen.

- Ajeti 45. - Kerkoni ndihme ne te gjitha çeshtjet me durim dhe me namaz, vertete, ajo eshte e madhe e veshtire, por jo edhe per ata qe kane frike Zotin.

- Ajeti 83. - perkujtoni Kur Ne morem zotimin e bijve te Israilit; mos adhuroni tjeterke, perveç All-llahun, te silleni mire ndaj prinderve, ndaj te afermeve, ndaj jetimeve, ndaj miskineve te varferve dhe njerezve u thuani fjale te mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe perveç nje pakice prej jush, ia kthyet shpinen zotimit.

- Ajeti 110. - Kryeni faljen namazin dhe jepne Zeqatin, e çfardo te mire qe e pergatitni per veten tuaj, ate e gjeni te All-llahu. S’ka dyshim All-llahu percjell çdo veprim tuajin.

- Ajeti 125. - Dhe kur shtepine Qaben e beme vendkthim dhe vendsigurie per njerezit, u thame Vendin ku qendroi Ibrahimi pranonie per vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam: ju te dy pastrone shtepine Time per vizituesit, per ata qe qendrojne aty dhe per ata qe falen aty.

- Ajeti 153. - O ju qe keni besuar, kerkoni ndihme me durim me te falur, se vertete All-llahu eshte me durimtaret.

- Ajeti 177. - Nuk eshte tere e mira e kufizuar te ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perendimi, por miresi e vertete eshte ajo e atij qe i beson All-llahut, dites se gjykimit, engjejve, librit, lajmetareve dhe pasurine qe e do, ua jep te afermve, bonjakeve, te verferve, udhetareve, lypesve dhe per lirimin e roberve, dhe ai qe e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qe kur premtojne e zbatojne, dhe te durueshmit ne skamje, ne semundje dhe ne flaken e luftes. Te tillet jane ata te sinqertit dhe te tillet jane ata te devotshmit.

- Ajeti 238. - Vazhdoni rregullisht namazet faljet, e edhe ate namazin e mesem, dhe ndaj All-llahut te jeni respektues ne namaze.

Ajeti 239. - E nese keni frike nga armiku, atehere fauni duke ecur ose duke kaloruar, por kur te jeni te siguruar, perkujtoni me namaz All-llahun ashtu si u mesoi Ai per ate qe ju nuk dinit.

Ajeti 277. - S’ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, falen namazin dhe dhane zekatin i pret shperblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do te kene kurrfare frike as brengosje.

Sura Imran Ajeti - 39. E duke u falur ai ne faltore engjejt e therrasin:" All-llahu te pergezon ty me Jahjane, qe do te vertetoje fjalen Isain e ardhur nga All-llahu, qe do te jete prijes i matur dhe pejgamber nga te dalluarit!”

Ajeti - 43. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tend, ben sexhde dhe falu per Zotin bashke me ata qe falen!

Sura Nisa Ajeti - 43. O ju qe besuat, mos iu afroni namazit duke qene te dehur, deriste dini se ç’flitni, e as duke qene xhuhube te papaster derisaaa te laheni, perpos kur jeni udhetare. Nese jeni te semure, jeni ne ndonje udhetim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultesira nevojtorja, ose keni takuar grate, e nuk gjeni uje, atehere mesyne dheun dhe ferkoni me duart tejemmum. All-llahu shlyen e fale mekatet.

Ajeti - 101. Kur tejeni neudhetim e siper, nuk eshte mekat per ju te shkurtoni namazin, nese frigoheni se jobesimtaret dot’ju sjellin ndonje te keqe. Jobesmtaret jane armiq tuaj te hapet.

Ajeti - 102. Kur te jesh ti Muhammed bashke me ta dhe ju fale namazin, nje grup prej tyre, duke i bartur armet, le te vije le te falet me ty grupi tjeter ne roje,ekur te bien ne sexhde te kryejne nje reqate,keta le te qendrojne mbrapa jush ne roje le te vije grupi tjeter, qe nuk eshte falur, te falet me ty dhe le t’i bartin armet dhe te jene ne gjendje gadishmerie. Ata qe nuk besojne, e deshirojne moskujdesin tuaj ndaj armeve e mjeteve qe t’iu versulen njehere me te gjitha fuqite. Nese jeni te lodhur nga ndonje shi ose jeni te semure, nuk eshte mekat te mos ibartni armet, por mbani gadishmerine tuaj. All-llahu ka pergadite denim nenqmues per jobesimaret.

Ajeti - 103. Kur te kryeni namazin e frikes permendeni All-llahun, kur jeni ne kembe, ulur, te mbeshtetur. E kur te qetesoheni nga lufta, atehere faleni namazin ne menyre te rregullt, pse namazi eshte obligim per kohe i caktuar per besimtaret.

Ajeti - 142. Munafiket perpiqen te mashtrojne All-llahun duke u paraqitur rrejshem si besimtare, por All-llahu mbizoteron dinakerite e tyre. Ata edhe kur falen, falen me pertaci dhe vetem sa per t’u dukur te njerezit dhe fare pak e permendin All-llahun.

Ajeti - 162. Por ata, prej tyre qe kane thesar te diturise, dhe besimtaret, besojne ate qe tu shpallty dhe ate qe u shpall para teje, besojne edhe ata qe e falin namazin dhe japin zeqatim dhe

Sura Maide Ajeti - 6. O ju qe besuat! Kur doni te ngriteni per te falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri ne berryla; ferkoni kokat tuaja, e kembet lani deri ne dy zogjt. Nese jeni xhunube, atehere pastrohuni lahuni! Ne qofte se jeni te semure, ose ne ndonje udhetim,ose ndonjeri prej jush vjen prej vendit te nevojes, ose keni kontaktuar me grate dhe nuk gjeni uje, atehere mesyne merrni tejemum dheun e paster dhe me te ferkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk deshiron me obligim per abdest e larje t’iu sjelle ndonje veshtiresi, por deshiron t’ju pastroj te miren e Tij ndaj jush qe t’i falenderoheni.

Ajeti - 12. ne te vertet All-llahu pat marre zotimin e beni israilve. Dhe prej tyre derguam caktuam dymbedhjete prijes. All-llahu tha:" Une jame mbrojtes me ju!” Ne qofte se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni te derguarve te Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni per hire te All-llahut hua re mire, Ai patjeter do t’ju shlyejmekatet tuaja dhe do t’ju shtie ne zhenete nen te cilet rrjedhin lumenj. E kush kundershton pas ketij zotimi prej jush, ai e ka humbur rrugen e drejte.

Ajeti - 55. Mik i afert juaji eshte vetem All-llahu, eshte i derguari i Tij dhe ata qe besuan qe falin namazin dhe jalin zeqatin duke bere rukue duke qene respektues.

Ajeti - 58. Edhe thirrjen ezanin tuaj per namaz ata e marrin per tallje e loje. Me kete vertetojne se jane popull qe nuk kupton.

Ajeti - 91. Shejtani nuk deshiron tjeter, perveç se nepermjet veres dhe bixhozit te hedh armiqesi mes jush, t’ju pengoje nga te permendurit Zotit dhe t’ju largoje nga namazi. Pra, a po i jepni fund alkoolit e bixhozit?

Ajeti - 106. O ju qe besuat, deshmimi me rastin e atij qe le testament vasijjet kur i eshte afruar ndonjerit prej jush vdekja, behet me dy deshmitare te drejte nga mesi juaj, ose nga dy te tjere pos jush, nese jeni ne udhetim ne rruge e s’keni te aferm dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nese dyshoni ne deshmine e tyre i ndalni ata te dy pas namazit te iqindise dhe ata betohen ne All-llahun:" Ne nuk e japim betimin ne All-llahun per asgje edhe sikur te jete ai per te cilin betohemi i aferm dhe nuk e fshehim deshmine e porositur prej All-llahut, pse atehere ne do te jemi mekatare!”

Sura Enam Ajeti - 72. Na eshte thene Dhe falne nmazin dhe kini frike prej Tij, se Ai eshte te i cili do te tubohemi.

Ajeti - 92. Edhe ky Kur’an eshte liber qe e zbritem; eshte i bekuar, vertetues i te meparshmes, qe t’i terheqesh verejtjen nenes se fshatrave te banoreve mekas dhe atyre perrreth saj mbare botes. Ata qe e besojne Ahiretin, besojne ne te Kur’anin, ata edhe e falin namazin rregullisht.

Ajeti - 162. Thuaj:" Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime jane thjesht per All-llahun, Zotin e boteve.

Sura Araf Ajeti - 29. Thuaj:" All-llahu me urdheroi mua drejtesine dhe ne teresi kthejuni Atij ne çdo namaz lutje dhe adhuronie Ate duke qene te sinqerte ne lutje vetem per te. Ashtu sikur ju filloi krijoi separi do te ktheheni te Ai.

Ajeti - 31. O bijte e Ademit, vishuni bukur per çdo namaz lutje, han dhe pini e mos teproni, pse Ai All-llahu nuk i do ata qe e teprojne shkaperderdhin.

Ajeti - 170. Po atyre qe i permbahen librit dhe falin namazn, Ne nuk u humbin shperblimin te mireve.

Sura Enfal Ajeti - 3. Dhe, te cilet falin rregullisht namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.

Sura Teube Ajeti - 5. E kur te kalojne muajte e shenjte, luftoni idhujtaret kudo qe t’i gjeni, roberoni dhe ngujoni ata, e vinju prite ne çdo shteg. Ne qofte se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atehere ua leshoni rrugen, se vertet All-llahu fale eshte meshrues.

Ajeti - 11. Po, nese ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atehere i keni velleze ne fe. Ne sqarojme agumentet per ata njerez qe kuptojne.

Ajeti - 18. E drjte e perkujdesjes se xhamive te All-llahut eshte vetem e atij qe i ka besuar All-llahut dhe dites se mbrame qe e fale namazin, jep zeqatin e nuk i frikesohet askujt pos All-llahut. Te tillet do te jene te udhezuarit ne rrugen e drejte.

Ajeti - 54. Mospranimin e dhenieve te tyre nuk e pengoi tjeter gje vetem pse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij, dhe namazin e falin vetem me pertaci, e lemoshen nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.

Ajeti - 71. Besimtaret dhe besimtaret jane te dashur per njeri-tjetrin, urdherojne per te mire, e ndalojne nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojne All-llahun dhe te derguarin e Tij. Te tillet do t’i meshiroje All-llahu. All-llahu eshte ngadhnjyes, i urte.

Ajeti - 84. Dhe asnjerit prej tyre kur te vdesin, mos ia fal namazin e xhenazes kurre, e as mos qendro prane varrit te tij per lutje e vizite, pse ata mohuan All-llahun dhe te derguarin e Tij dhe vdiqen kryeneçe.

Ajeti - 107. Nga hipokritet me te shemtuarit jane Edhe ata qe ndertuan xhami sherri, mosbesimi e perçarjeje mes besimtareve dhe ftuan ne pritje solemne ate qe me pare kishte luftuar kunder All-llahut dhe te derguarit te Tij. Ata do te betohen:" Ne nuk kemi pasur tjeter qellim, vetem per te mire!” Po All-llahu deshmoi se ata vertet jane rrenacake.

Ajeti - 108. Ti mos u fal aty kurre! Nje xhami e cila qe prej dites se pare eshte themeluar ne respekt ndaj All-llahut pa hile, eshte me e drejte te falesh ne te, aty ka burra qe deshir te pastrohen mire, e All-llahu i do te pastrit.

Sura Junus Ajeti - 87. Ne i thame Musait dhe vellait te tij t’i beni vend ne Egjipt popullit tuaj, shtepite tuaja t’i beni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti Musa pergezoi besimtaret!

Sura Hud Ajeti - 87. Ata thane:" O shuajb, a namazi yt po te thote te na urdherosh qe ta braktisim ate qe adhuruan prinderit tane, ose po te urdheron per te punuar ne pasurine tone ashtu si te deshirojme? Vertet, ti qenke i bute e i mençur”. Kjo ishte tallje e tyre.

Ajeti - 114. Dhe fale namazin ne dy skajet e dites, e edhe ne oret e aerta me diten te nates. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejne ato te keqiat. Kjo eshte nje keshille per ata qe pranojne keshillat.

Sura Rrad Ajeti - 22. Edhe ata qe paten durim ndaj te keqiave per te fituar kenaqesine e Zotit te tyre dhe qe e falen namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kane dhene fshehtas e haptas dhe me te mire e largojne te keqen. Te tillet kane perfundim me te mire.

Suretu Ibrahim Ajeti - 31. Robeve te Mi, te cilet besuan thuaju:" Te falin rregullisht namazin dhe me ate qe i furnizuam ata, te japin fshehtas e haptas, para se te vije nje dite qe ne te nuk ka as kompensim as miqesi”.

Ajeti - 37. Zoti yne! une nje pjese te familjes sime e vendosa ne nje lugine, ku nuk ka bime, e prane shtepise tende te shenjte. Zoti yne i vendosa aty qe te falin namazin, pra ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata, dhe, per te falenderuar me mirenjohje, furnizoj ata me fruta.

Ajeti - 40. O Zoti im! me ben mua nga ata qe falin namazin, e edhe prej pasardhesve te mije dhe pranoje lutjen time o Zoti yne!

Suretu El-Hixhr Ajeti - 87. Ne te kemi dhene ty shtate ajete qe perseriten Fatiha perseritet ne rekate te namazit edhe Kur’anin e madherueshem.

Suretu El Israe Ajeti - 78. Fale namazin kur zbret nga zeniti dielli, e deri ne erresiren e nates dhe duke bere lutjen namazin e agimit. Vertet, lutja e agimit eshte e percjellur. Ajeti - 79. Dhe ne nje pjese te nates zgjohu me te me Kur’anin - namazin, eshte e sigurt se Zoti yt do te ngrise ty ne nje vend te lavdishem. Ajeti - 110. Thuaj:" Therrisni: All-llah ose therrisni Er Rrahman, me te cilindo qe ta therrisni me keta dy emra, emrat e Tij jane me te bukurit. E ti mos e ngrit zerin duke lexuar ne namazin tend, po as mos e ul teper ne te, e mes kesaj kerkoje njerruge mesatare”.

Suretu Merjeme Ajeti - 11. Dhe ai doli prej faltores para popullit te vet dhe u dha shenje adhuroni All-llahun mengjes e mbremje.

Ajeti - 31. Me ka bere dobiprures kudo qe te jem dhe me ka porositur me namaz falje e zeqate per sa te jeme gjalle!

Ajeti - 55. Ai urdheronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqate, dhe ishte dhume i pranishem te Zoti i tij.

Ajeti - 59. E pas tyre te mireve erdhen pasardhes te keqij, qe e lane namazin e u dhane pas kenaqesive trupore, me vone do te hidhen ne çdo gje te keqe ose ne Gaja.

Suretu Ta Ha Ajeti - 14. Vertet, vetem Une jam All-llahu, nuk ka zot tjeter pos Meje,pra Mua me adhuro dhe fal namazin per te me kujtuar Mua.

Ajeti - 130. Prandaj, ti behu i durueshem ndaj asaj qe thone ata, dhe duke falenderuar Zotin tend, falu para lindjes se diellit dhe para perendimit te tij, falu edhe ne oret e mates dhe ne skajet e dites, ashtu qe te gjejsh kenaqesi me shperblim.

Ajeti - 132. Urdhero familjen tende te fale namaz, e edhe ti vete zbatoje ate, ngase zne nuk kerkojme prej teje ndonje furnizim per ty as per familjen tende, Ne te frnizojme ty dhe ata, ardhmeria e mire eshte e atij qe ruhet.

Suretu El Enbija Ajeti - 73. Dhe ata i beme shembelltyre qe udhezonin sipas urdherit Tone, i orientuam ne pune te mira, ne falljen e namazit, ne dhenien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tane te sinqerte.

Suretu El Haxhxh Ajeti - 26. Perkujtoje kur Ne e udhezuam Ibrahimin per ne vendin e shtepise Qabes: te mos me pershkruaj Mua shok, pastroje shtepine Time per ata qe e vizitojne bejne tavaf qe qendrojne ne kembe duke u falur, perkulur dhe qe bejne sexhde.

Ajeti - 35. Te cilet, kur permendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, te cilet jane te durueshem ndaj asaj qe i godet, te cilet rregullisht e falin namazin dhe te cilet japin per qellime te dobishme nga ajo me çka furnizuam Ne.

Ajeti - 41, Ai ndihmon Ata te cilet kur Ne u mundesojme vendosjen ne toke, e falin namazin, japin zeqatin, urdherojne per te mire dhe largojne prej te keqes. All-llahut i takon perfundimi i çeshtjeve.

Ajeti - 77. O ju qe besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetem Zotin tuaj adhuronie. Beni pune te mira te dobishme, se do te gjeni shpetim.

Ajeti - 78. Luftoni me nje lufte te denje per hir te All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju percaktoi per te luftuar per rrugen e TIj dhe nuk ju obligoi ne fe me ndonje veshtiresi, ne fene e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe me pare, e edhe ky Kur’ani ju quajti myslimane, per te qene i derguari eshmitare juaji dhe per te qene ju deshmitare ndaj njerezve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, permbahuni me All-llahun se Ai eshte ndihmetari juaj. Sa mbrojtes i mire dhe sa ndihmetare i madh qe eshte.

Suretu El Mu`minune Ajeti - 2. ata te cilet jane te perulur dhe jane te kujdesshem gjate faljes se namazit,

Ajeti - 9. dhe ata te cilet i kushtojne kujdes kohes se namazit te tyre.

Suretu En Nure Ajeti - 37. Ata jane njerez qe nuk i pengon as tregetia e larget e as shitblerja ne vend per ta permendur All-llahun, per ta falur namazin dhe ta dhene zeqatin, ata i frikesohen nje dite kur do te tronditen zemrat dhe shikimet.

Ajeti - 56. Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni te derguarin ne menyre qe te meshiroheni.

Ajeti - 58. O ju te cilet besuat, ata te cilet i keni ne pronesine tuaj sherbetoret dhe ata qe nuk kane arritur moshen e pjekurise, duhet te kerkojne leje prej jush per te hyre te ju ne tri kohe: para namazit te sabahut, ne kohen e drekes kur i hiqni rrobat tuaja per te pushuar dhe pas namazit te jacise, qe te tria keto kohe jane kur ju jeni te veshur. Pos atyre tri koheve nuk eshte mekat as per ju as per ata, te vizitoni njeri-tjerin. Keshtu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu eshte i dijshemi i urti.

Suretu El Furkane Ajeti - 64. Dhe qe per hire te Zotit te tyre naten e alojne duke bere sexhde dhe duke qendruar ne kembe falen.

Suretu Esh Shuarae Ajeti - 219. te sheh Edhe levizjen tende ne mesin e atyre qe falen.

Suretu En Neml Ajeti - 3. Qe falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata jane te bindur ndaj botes tjeter.

Suretu El Ankebute Ajeti - 45. Ti lexo ate qe po te shpallet nga libri Kur’ani, fal namazin, vertet namazi largon nga te shemtuarat dhe te irituarat, e permendja e All-llahut eshte me e madhja e adhurimeve; Allhu e di çpunoni ju.

Suretu Er Rrum Ajeti - 31. Perqendrohu ne ate fe Te kthyer sinqerish te Ai, kini frike prej Atij dhe falnie namazin e mos u beni nga idhujtaret,

Suretu Llukman Ajeti - 4. Te cilet rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata jane te plotbindur per boten tjeter Ahiretin.

Ajeti - 17. O djali im, fale namazin, urdhero per pune te mira, e ndalo nga te keqiat, perballo me durim çdo gje qe te godet, vertet, keto jane nga çeshtjet me te preferuara.

Suretu El Ahzabe Ajeti - 33. Dhe rrini ne shtepite tuaja e mos shfaqni bukurine tuaj si shfaqej ne injorancen e hershme, falnie namazin, lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe te derguarin e Tij. All-llahu ka per qellim qe nga ju o familje e shtepise se Pejgamberit te largoje ndytesine e mekateve dhe t’ju pastroje deri ne skaj.

Suretu Fatir Ajeti - 18. dhe asnje mekatar nuk do te barte mekatin e tjeterit, po edhe nese mekatarin therret ndonje per t’ia bartur ate, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nese ai qe therret eshte i afert i tij. Ti mund t’ua terhequr verejtjen vetem atyre qe i kane friken Zotit te tyre edhe pse nuk shohin dhe qe e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bere pastrimin per te miren e vet, se vetem te All-llahu eshte e ardhmja.

Ajeti - 29. Ata qe lexojne librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatite qe Ne u kemi dhene japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojne ne nje fitim qe kurre nuk humbet.

Suretu Esh Shura Ajeti - 38. Edhe ata qe i pergjigjen thirrjes se Zotit te tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata qe konsultohen mes vete per pune te perbashketa, e nga ajo qe Ne ua japim ata e shperndajne,

Suretu Kaf Ajeti - 39. Po ti Mumahed me perballo ate qe ata te thone, para lindjes se diellit dhe para perendimit madhero e falenderim Zotin tend.

Ajeti - 40. Falu per te Tij edhe ne nje pjese te nates edhe pas sexhdes pas namazit farz.

Suretu El Muxhadele Ajeti - 13. A u frikesuat varferise te jepni lemoshe ne prag te bisedes suaj? E kur ju nuk e bete dhe All-llahu ju fali, atehere pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe te derguarin e Tij, All-llahu eshte i njohur me punen tuaj.

Suretu El Xhumua Ajeti - 9. O ju qe besuat, kur behet thirrja per namaz, diten e xhumase, ecni shpejt per aty ku permendet All-llahu degjojeni hutben, falnie namazin, e lini shitblerjen, kjo eshte me e dobishme per ju nese jeni qe e dini.

Ajeti - 10. E, kur te kryhet namazi, atehere sherndanu ne toke dhe kerkoni begatite e All-llahut, por edhe permendni shpeshhere All-llahun, ashtu qe te gjeni shpetim.

Suretu El Mearixh Ajeti - 22. Perveç atyre qe falen, Ajeti - 23. te cilet jane te rregullt ne faljen e namazit te tyre. Ajeti - 34. Edhe ata qe jane te kujdesshem ndaj rregullave te namazit te tyre.

Suretu El Muzzemmil Ajeti - 20. Zoti yt e di se ti dhe nje grup i atyre qe jane me ty, kaloni ne adhurim me pak se dy te tretat e nates ose gjysmen e saj a nje te treten e saj. All-llahu e di gjatesine e nates dhe te dites dhe Ai e diti qe ju nuk do mund t’i permbaheni asaj, andaj u lehtesoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vije me lehte prej namazit. Ai e diti se nga ju do te kete te semure dhe te tjeret qe gjallerojne neper toke dke kerkuar nga begatite e All-llahut, e dhe te tjere qe luftojne ne rrugen e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa te jete me lehte per tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni jepni sadaka per hir te All-llahut hua te mire, se çka te pergatitni per veten tuaj prej te mirave, ate do ta gjeni te All-llahu edhe me te mire, dhe shperblim me te madh, e kerkoni falje prej All-llahut, se All-llahu eshte mekatfales, meshirues!

Suretu El Muddeththir Ajeti -43.42." çka u solli juve ne Sekar?” Ata thone:" Nuk kemi qene prej atyre qe faleshin qe benin namaz;

Suretu El Insan Ajeti - 26. Dhe falu per hire te Tij ne nje kohe te nates, mandej adhuroje Ate edhe naten me gjate.

Suretu El A`ela Ajeti - 15. 14. Ka shpetuar ai qe eshte pastruar. Qe e perkujton emrin e Zotit te vet dhe falet.

Suretu El Alak Ajeti -10. 9. A me tregon ate qe pengon, nje rob kur ai falet? Ajeti - 19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me te.

Suretu El Bejjine Ajeti - 5. E duke qene se ata nuk ishin te urdheruar me tjeter, pos qe ta adhuronin All-llahun me nje adhurim te sinqerte ndaj Tij, qe te largohen prej çdo besimi te kote, ta falin namazin, te japin zeqatin, se ajo eshte feja e drejte.

Suretu El Maune Ajeti - 4. Pra shkaterrim eshte per ata qe falen, 5. te cilet ndaj namazit te tyre jane te pakujdesshem. Ajeti - 6. Ata qe vetem shtiren sa per sy e faqe. 7. Dhe nuk japin as sendin me te vogel as hua)

Suretu El Kevther Ajeti - 2. Andaj, ti falu dhe prej kurban per hire te Zotit tend!

Users also searched:

...