Back

ⓘ Anastas Nika aktor shqiptar, ka lindur ne Sopik te Sarandes me 5 janar te vitit 1960. Filloi studimet e mesme ne Shkollen e Kultures ne Tirane, ne degen e regji ..




                                     

ⓘ Anastas Nika

Anastas Nika aktor shqiptar, ka lindur ne Sopik te Sarandes me 5 janar te vitit 1960. Filloi studimet e mesme ne Shkollen e Kultures ne Tirane, ne degen e regjisures. Perjashtohet ne vit te trete, pasi kendonte dhe u mesonte te tjereve kenge te huaja, gje e cila, nuk e lejohej ne sistemin e atehershem monist. Si rrjedhoje, denohet dy vite, duke u punesuar, si punetor, ne fabrika te ndryshme. Mandej, kryen dy vite sherbimin e detyrueshem ushtarak, duke hapur tunele e ndertuar bunkere per makina e mjete te renda ushtarake.

Pasi perfundoi sherbimin ushtarak, per pese vite punoi punetor ne nje fabrike tullash, ku aty, per pak, desh humbi jeten, si rrjedhoje e punes ne kushte teper te veshtira.

Gjate kesaj kohe punonte naten, per t’u aktivizuar diten me trupen e Teatrit te qytetit te Sarandes, nje nga endrrat dhe pasionet e tij.

Perfundoi shkollen e mesme per Agronomi. I jepet mundesia per te kryer nje kurs per regjisor, prane Teatrit Kombetar, Tirane. Vetem ne periudhen 1986-1990, iu plotesua nje nga deshirat e tij te medha jetesore: perfundoi me shume sukses dhe i dalluar per rezultate, studimet ne Akademine e Arteve te Bukura, ne Tirane, per aktor. Pas diplomimit emerohet aktor ne Teatrin Profesionist te Elbasanit.

Me fillesen e proceseve demokratike, u rikthye ne qytetin e Sarandes dhe filloi ushtrimin e profesionit te tij ne Teatrin e Estrades, ku vijon edhe sot si regjisor, aktor dhe skenarist.

Karriera artistike:

Ka realizuar me shume profesionalizem dhe pasion rreth 130 role ne skene, kinema dhe televizion.

Ka interpretuar ne vepra te medha klasike si:" Mbreti Lir" Shekspir, ’Shtrigat e Salemit” Artur Myler," Mikroborgjezet" Maksim Gorki," Antigona Sofokliu,” Njeriu qe pa vdekjen me sy" Viktor Eftimiu,’’ Jo te gjithe hajdutet vijne per te keq” Dario Fo," Ditari i nje te çmenduri" Nikollaj Gogol," Fejesa" Anton Çehov," Burri i gruas sime" Miro Gavran, kroat, e tjera. Eshte shquar ne interpretim ne disa filma si:" Ugolini”," Dritat e qytezes”," Nje zemer ne dy jete”, ”Mysafiri” si dhe" Amnisti” ky i fundit ka arritur deri ne nominim per çmimin" Oscar”.

Eshte shquar dhe shquhet ne veprimtarine kreative duke shkruar e vene ne skene, si regjisor, mbi 70 vepra e shfaqje te gjinive dhe llojeve te ndryshme si: komedi, ndermjet tyre: ”Dhenderi nga Amerika”," Amaneti i Nenes”, ”Marrezia e nje te mençuri” e tjere; librete estrade, spektakel per misse, sfilata modash, festival e veprimtari per femije, veprimtari folklorike, teatro poetike si:" Nentoriada” -" Skenderbeu”….”Nena e gjithe Botes”, show artistike: ” Syri jeshil ne kohe te trete", ”Krijimi i Partise lakuriqe”," Nastradini viziton Saranden ”," Sheshet ne qiell” e tjere; drama, tragjedi, dokumentare dhe filma televizive si dhe vidioklipe poetike.

Ka realizuar rreth 50 minifilma poetike me autore te shquar shqiptare dhe nga bota si: Shekspiri, Kipling, Omar Khayam, Fan Noli, Naim Frasheri, Ismail Kadere, Dritero Agolli, Lasgush Poradeci, Sergej Esenin, Ali Asllani, Pashko Vasa, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Fatmir Gjata, Teodor Keko, Bardhyl Maliqi e tjere, te cilat jane ndjekur e ndiqen nga mijera e mijera shikues ne mbare boten si ne: Google, faqe internetike, You Tube, facebook….Te gjitha keto minifilma poetike jane shfaqur ne televizionet shqiptare ne: New York, Michigan, Arizona, USA si dhe kanale te ndryshme ne: Shqiperi, Greqi, Itali e tjere, ku ka pasur interesim te veçante.

Veprimtaria e tij kreative autoriale:

  • Filma televizive:" Ku je, o babi”;
  • Dokumentare televizive:”Njeriu qe dashuroi endrren dhe vrau kuçedren”, ”Djali i Detit”, ” Permendore e shkronjave”," Saranda" Qendra e Botes”;
  • Minifilma poetike:" Ku je o njeri”," Gruaja e pulebardhave”," Perandoria e zogjve”," Kenge pleqerishte”," Rubairat”," Anes Lumenjve”, Permendoria e nje prindi”, ”Poçari”," Nena”," Kenga e Benkos”, Kenga e Ringjalljes”," Zoti dhe njeriu i pare”," Kam nevoje te gjej paqe”, ” Shqiperi”," Odiseu ne Onhezem”," Marathonomaku”," Balada re per Kostandinin dhe Doruntinen”," Fjala”;
  • Komedi me nje akt:" Eliksiri i Dashurise”," Skulptura”," Gomari me biografi te keqe”," Pleniumi i te vdekurve”, ”Kengen ma degjoni neser”, ”Gjermani i fundit ne Shqiperi…”," Kjo eshte çeshtja ….”, ”Mbreti i plehrave”," Fytyra e vrerosur”," Edhe njerezit te kene targa si makinat”," Popull, harrove thesin”.
  • Teatro poetike:te tjere:" Ketu luhen vetem dashurite”, ” Sirenat dalin nga deti”," Emrin e ka dashuri”," Gruaja qe tronditi boten”, ”Ju flas ne emer te atdheut tim”," Udheve te legjendes”.
  • Interpretime aktoriale te tjera:" Enderr apo Zhgjender” Josif Papagjoni," Zi me zi ” dhe" Vella me interes”Fiqion Postoli," E bukur shtepi e vjeter”Pellumb Kulla”}, ” Konti i Monte Petreles” Jani Duri," Monolog mbi nje te vdekur” Lulezim Kaçupaj," Ariu ” dhe" Kenga e Mjellmes” Anton Çehov, rus," Kthesa ” Tankred Dorst, gjerman," Mbreti Lir ” Wiliam Shekspir.
  • Spektakle bukurie dhe sfilate:" Qytet i bukur, Njerez te bukur”, ”Kala e luftes ne kala bukurie”, ” Nimfat dhe fyelli i Panit”.

Ka punuar si Specialist i Lendes se Teatrit ne shkollat e mesme te qytetit te Sarandes si dhe ne kursin e Teatrit, prane Qendres Kulturore te Femijeve, Sarande

  • Eshte bashkeinicues dhe oragnizator i tre spektakleve te medha te suksesshem" Art pa kufij”, zhvilluar ne qytetin e Sarandes2013, 2014, 2015.

Zbulimi dhe puna per pergatitjen e talenteve te reja:

Per afro nje çerekshekull ka arritur te zbuloje dhe punoje seriozisht dhe me ngulm profesional me talente te rinj, te cilet, pasketaj, kane perfunduar Akademine e Arteve ne Shqiperi dhe ne vende te tjera te Europes, prej te cileve sot 12 prej syresh jane aktore dhe regjisore te shquar ne Shqiperi dhe ne vende te tjera te Evropes si ne: France, Angli, Greqi, Austri.

Eshte drejtues ne disa organizata dhe shoqata te ndryshme:

Ka dhene dhe vazhdon te jape energjite e tij intelektuale dhe profesionale ne shume shoqata si: Sekretar i ”Besa Scout Albania”, ne" Shtepia e Europes" Zev/kryetar i saj si dhe, per 12 vjet rresht, President i Fondacionit shqiptaro-hollandez" Lidia”, i Fondacionit Amerikan" Shprese per Boten”, i cili ka ndihmuar dhe ndihmon shtresat ne nevoje.

Eshte Anetar i LNPSHA" PEGASI” ALBANIA, anetar i Keshillit te Pergjithshem te saj si dhe Kryetar i Deges se kesaj Lidhje Nderkombetare, per qytetin e Sarandes; eshte njekohesisht Anetar i Shoqates se Shkrimtareve ne qytetin e Sarandes si dhe i Kompanise Teatrore" Atis”, ne Tirane; bashkeregjisor ne eventin e Bukurise" Mis Shqiperia”.

Veprimtaria e tij artistike gjate gjithe ketyre viteve eshte pasqyruar ne median e shkruar, televizive dhe faqet sociale. Shume vepra te tij skenike dhe televizive jane transmetuar nga stacionet, kanalet e ndryshme televizive shqiptare dhe te huaja.

Veprimtaria e tij skenike artistike, ne gjithe keto vite eshte pershkruar e percjelle nepermjet te gjitha gazetave dhe revistave shqiptare dhe te huaja. Keshtu mund te permendim gazetat:" Shqip”," Shqiptarja”," Koha jone”" Tirana observer”," Metropol”," Korrieri”," Standart”," Sot”" Telegrafi”, ”Ballkan” ”Gazeta Shqiptare”," Shekulli”, ”Mapo”," Panorama”" Nacional”," Drita”," Intervista”," Impakt” e tjere apo ne revista si" Stil”, Klan”" Vip", Obelisk”," One” e tjere.

Jehone veprimtarise se tij i kane bere dhe shume media ne Greqi si:" Gazeta e Athines +”," Tribuna” e tjere si dhe gazeten prestigjioze" ILIRIA” SHBA dhe shume gazeta ne Evrope.

Per gjithe kete veprimtari artisti aktor ANASTAS NIKA eshte propozuar per t’u anetaresuar ne IWA OHAJO SHBA.

Per kontributin e tij eshte nderuar me çmime dhe tituj:

Çmim e dyte si individ dhe te trete ne Konkursin Poetik te femijeve ne RTSH, si regjisor i Qendres Kulturore, Sarande.

Nderuar nga Prefektura si nje nder" 10 figurat me te shquara te qytetit te Sarandes”, me rastin e 100 –vjetorit te Pavaresise, nentor 2012.

Nderuar nga UNESCO- me" Kurora e Argjende” per veprimtarine artistike brenda dhe jashte vendit.

MedaljA e Arte ’Aleksandri i Madh” nga Organizata Nderkombetare Kulturore" Kafene e Ideve" dhe zyra e UNESCO-s, Greqi.

Diplome Nderi” nga revista e njohur greke" Kelaino” me botuese Presidenten e Lidhjes se Shkrimtareve Greke" XASTERON”ZBARDHESI.

Diplome Nderi” ne Festivalin Nderkombetar" Butrinti-2000” per tragjedine" Antigona” e Sofokliut

Nderuar per tre vite rresht viti 2013, 2014, 2015 si ’Aktor i Vitit” nga Presidenca e Lidhjes Nderkombetare e Poeteve, Shkrimtareve dhe Artisteve" Pegasi” Albania, ”Pegas" Kosova ; Akademia Alternative Pegasiane i ka dhene titullin e saj me te larte:" ARTIST AKTOR I SHQUAR”.

Users also searched:

...
...
...