Back

ⓘ Serilia liburne quhej nje lloj i anijeve lundruese te fisit antik ilire te Liburneve te cilet njiheshin per nje detari dhe anijendertimtari mjaft te zhvilluar. ..




Serilia liburne
                                     

ⓘ Serilia liburne

Serilia liburne quhej nje lloj i anijeve lundruese te fisit antik ilire te Liburneve te cilet njiheshin per nje detari dhe anijendertimtari mjaft te zhvilluar. Mbetjet e dy anijeve liburne u gjeten duke eksploruar portin antik romak Enona ne Zaton te Kroacise. Vete porti sherbente si nje port per anijet ne koherat antike, ndersa me vone ne kohen romake porti u zgjerua dhe sherbeu per te akomoduar galera te medha romake.

                                     

1. Historiku

Nga analiza radikarbonike e mbetjeve, anijet datohen ne shekullin II para Krishtit. Karakteristika kryesore dhe e veçante e ketyre anijeve eshte se ato jane ndertuar pa pjese metalike, gjegjesisht, te gjitha pjeset e anijes bashkohen me qepje, pa nyje metalike duke perdorur vetem litare dhe kunja druri. Nje studim i anijeve zbuloi se ato ishin te gjata 9 deri ne 10 metra dhe njera nga anijet kishte gjithashtu nje direk te dyfishte si dhe sipas te gjitha gjasave, nje vele prej lekure katrore. Gjate udhetimit, anijet lundronin me nje force shtese e cila arrihej duke lidhur harqet me nje litar te forte.

Marco Verije Flak, nje gramatikan nga koha e Augustit, sjell fjalen SERILIA SERILLA per te pershkruar anijet liburniane te bashkuara me litare prej liri dhe brumbulli. Ai me tej citon Pakuvija 240-130 para Krishtit i cili ne vepren e tij Niptra thote: "Dhe asnje pyke zdrukthetarie nuk mban trupin e anijes, pasi qe eshte e qepur me litare prej liri dhe brumbulli. ˝ Bazuar ne kete, anijet u quajten Seliria liburnica.

Mbetjet e anijeve te tipit serilia liburnica gjenden ne Muzeun e Antikiteteve Nin te Kroacise.

                                     

2. Literatura

  • Marin Buovac: Prilog boljem poznavanju simbolike zoomorfnih recipijenata iz antičke luke u Zatonu kraj Nina - Toward better understanding of the symbolism of the zoomorphic receptacles from the ancient port of Zaton near Nin, Diadora, vol. 31, 2017.