Back

ⓘ Pleurati I ishte nje mbret ilir, i shtetit te taulanteve. Pleurati ishte babai i Glaukut. Filipi II fitoi nje beteje te ashper me te ne vitin 344 para Krishtit ..




                                     

ⓘ Pleurati I

Pleurati I ishte nje mbret ilir, i shtetit te taulanteve. Pleurati ishte babai i Glaukut. Filipi II fitoi nje beteje te ashper me te ne vitin 344 para Krishtit edhe pse Filipi nga kjo beteje mbeti i plagosur.

                                     

1. Aktivitetet ushtarake

Ne vitin 344 para Krishtit Filipi II kishte trasheguar nga babai i tij nje konflikt me iliret dhe nuk gjeti asnje menyre per te arritur nje marreveshje. Prandaj Filipi sulmoi Shtetin e Taulanteve me nje force te madhe, shkaterroi fshatrat, pushtoi shume qytete dhe vendbanime dhe u kthye ne Maqedoni i ngarkuar me plaçke lufte. Pas kesaj Pleurati I u perpoq te pengonte perparimet e Filipit ne Iliria dhe arriti te plagosi m"shume se njeqind e pesedhjete pjestare te korpusit te tij elitar perfshire ketu edhe Hipostratin, te birin e Amintas, ne perndjekjen e tyre bere Pleuratit te taulanteve. Ne kete lufte ishte plagosur edhe vete Filipi duke humbur nje pjese te grupit te tij te ngushte te miqve, hetairoi, duke u kenaqur me zoterimin e provinces ilire lindore te Dasaretise. Perparimet e Filipit ne Shtetin Taulanteve pushuan pas marreveshjes paqesore me Pleurtin e taulanteve.

Pas ketij konflikti Shteti i Taulanteve ne krye me Pleuratin mbeten te orientuar vetem ne tokat pergjate Adriatikut. Sidoqofte, ky shtet vazhdoi nje politike antimaqedonase deri ne vitin 335 para Krishtit, kur Glauku dhe Kleitusi u rebelua kunder Aleksandrit te Madh.