Back

ⓘ Agjërimi. Agjerimi eshte mospranimi me deshire i disa ose i gjithe ushqimit ose i pirjes se lengjeve per nje kohe te caktuar, per arsye shendetesore, shpirteror ..




                                     

ⓘ Agjërimi

Agjerimi eshte mospranimi me deshire i disa ose i gjithe ushqimit ose i pirjes se lengjeve per nje kohe te caktuar, per arsye shendetesore, shpirterore dhe politike, ose per arsye te mungeses se ushqimit per shkaqe shoqerore - ekonomike.

Agjerimi per arsye fetare dhe shpirterore ka qene pjese e trashegimise njerezore qe nga parahistoria. Permendet ne Bibel, si ne Beselidhjen e Vjeter, ashtu edhe ne Beselidhjen e Re, ne Mahabharata, ne Upanishad dhe ne Kuran.

Agjerimi mjekesor mund te jete nje rrugezgjidhje per çhelmimin detoksifikimin e organizmit.

Ne pergjithesi agjerimi mund te sherbeje:

  • ne mbajtjen zi per nje vdekje ose humbje te veçante,
  • dhe me nje menyre te posaçme madje humbjen e peshes, perkatesisht, kontrollin e peshes trupore.
  • ne ushtrimin fetar shiko Kreshmja, Ramazani,
  • per nje forcim te dashjes dhe pergatitjes per grishje te veçanta,
  • per nje rritje ne kontrollin mendor dhe shoqeror perkatesisht fuqise shiko p. sh. Mahatma Gandi,
  • per nje permiresim te rrokjes shqisore dhe vemendjes,
  • ne fitimin e harmonise shpirterore dhe pervujterise,
                                     

1. Agjerimi fetar

Agjerimi ne Islam

  • Artikulli kryesor: Agjerimi ne Islam

Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimi apo "me u permbajte nga nje veprim".

Zakonisht kjo nga besimtaret mysliman kuptohet permbajtja nga ushqimi dhe pijet nga koha para zbardhjes se dites ne mengjes gjer ne kohen e namazit te mbremjes done te thote gjer ne kohen e fillimit te mbremjes. Nga Imsaku gjer ne Aksham. Agjerimi eshte obligativ ne muajin e Ramazanit.