Back

ⓘ Kim Mehmeti ka lindur ne fshatin Gerçec, Shkup ne vitin 1955. Eshte i njohur si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publiciste dhe perkthyes nga gjuha maqe ..




                                     

ⓘ Kim Mehmeti

Kim Mehmeti ka lindur ne fshatin Gerçec, Shkup ne vitin 1955. Eshte i njohur si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publiciste dhe perkthyes nga gjuha maqedonase ne gjuhen shqipe dhe anasjelltas.

Eshte nje nder themeluesit se perjavshmes" Lobi” e cila botohej ne Shkup nga viti 2001 deri ne vitin 2006. Ka qene redaktor i revistes per kulture" Jehona” Shkup, redaktor i veprimtarise botuese prane SH.B." Flaka e vellazerimit” 1991-1992. Ne Institutin Shoqeria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarise botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor per Maqedonine i Rrjetit Informativ Evropian AIM dhe ka qene edhe koordinator i ketij rrjeti per Ballkanin Perendimor 1993-2003. Nga viti 1997 deri ne vitin 2003 ka qene drejtor ekzekutiv i Qendres per Bashkepunim dhe Mirekuptim Multikulturore ne Shkup.

Kim Mehmeti eshte nismetare i me shume iniciativave qytetare ne Maqedoni dhe ne rajon.

Tani punon si pergjegjes i zyres se TV Top-Channel ne Shkup.

Perpos ne gjuhen amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe ne gjuhen maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar ne fillim te viteve te shtatedhjete te shekullit te njezet neper revistat kroate. Kim Mehmeti eshte rrefimtare i lindur, ai nuk u nenshtrohet shablloneve, por i dorezohet qendismes se lendes se vet rrefyese. Andaj proza e tij eshte e veçante dhe terheqese. Thjeshte ajo e rremben lexuesin dhe e shpie drejte thellesive joshese nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria se vertetes dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetes, eshte ai qe percakton krijimtarine e ketij autori.

Kim Mehmeti, fitues i shperblimit "Rexhai Surroi" per romanin me te mire 2008 Kim Mehmeti, fituesi i Shperblimit" Rexhai Surroi” per romanin me te mire shqiptar per vitin 2008

Arsyetimi i Jurise: Per shkathtesine dhe koloritin e rrefimit poetik, per mjeshterine e ndertimit te prosedeut romantik, midis magjise dhe reales, te vertetes dhe fiktives, te ambientuar ne fshatin e tij metaforik, ne te cilin nderthuret e tere historia jone, ne nje periudhe te ndjeshme te agonise se Perandorise Otomane, Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore, stalinizmit dhe titizmit, juria vendosi njezeri qe çmimi t’i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti, per romanin" Vitet e urithit”, botuar nga Toena, Tirane me 2007.

Shperblimi per gazetari nuk u nda, sepse sipas vleresimit te jurise, pavaresisht faktit se ne mesin e konkurruesve ka pasur gazetare kualitative, kete here cilesia e teksteve te paraqitura nuk ka perkuar me standardin e larte qe ka vendosur juria per ta akorduar kete shperblim.

Veprat e Kim Mehmetit jane perkthyer ne gjuhen gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe ne gjuhe tjera

Users also searched:

...
...
...