Back

ⓘ Martesa me grupe eshte nje forma me e vjeter e marteses, kur çdo burre i njerit prej te dy grupeve te nje fisi mund te bashkejetonte me çdo grua te grupit tjete ..




                                               

Cka eshte opera

Opera eshte pjese e tradites se muzikes klasike te perendimit. Ajo ka filluar ne Itali ne fund te shekullit te 16-te dhe shpejt u perhapen neper pjesen tjeter te Evropes: Schütz ne Gjermani, Lully ne France, dhe Purcell ne Angli, ku te gjitha ndihmuan per te arritur traditat nacionale te tyre te shekullit te 17. Ne shekullin e 18 opera italiane vazhdoi te dominoje shumicen e Evropes, duke joshur kompozitore te huaj si Hendel. Opera seria ishte nje nga format me prestigjioze te operave italiane,derisa Gluk kundershtoi artificialitetin e saj me operat "reforma" te tij ne 1760. Ne vitet 2000, ...

                                               

Bakalli

Bakalli eshte mbiemer i disa familjeve shqiptare, i mbetur nga profesioni i tyre gjate sundimt osman ne trojet tona. Perndryshe ky profesion shitesi kishte te bente me shitjen e eneve shtepiake. Shtoj dhe permiresoj, si RIDREJTO emri i faqes se destinuar vijon. Bakalli eshte dyqnxhi - tip minimarketi, perhapur sot gjeresisht me Turqi - i cili ble per shitje produkte ushqimore. Bakalli eshte edhe tregtar produktesh ushqimore, import-eksport. Ne Shqiperi Bakalli ishte tregetar, import-eksport, sendesh si p.sh. kripe, veze, vajguri, pije alkolike, lekura kafshesh, etj. Bakallet, ne Voskopoje ...

Martesa
                                     

ⓘ Martesa

Martesa me grupe eshte nje forma me e vjeter e marteses, kur çdo burre i njerit prej te dy grupeve te nje fisi mund te bashkejetonte me çdo grua te grupit tjeter, ndersa ndalohej bashkejetesa e nje burri dhe e nje gruaje qe benin pjese ne te njejtin grup te fisit.

Ne menyre virtuale cdo pjese e dasmes, qe nga fejesa dhe deri ne muajin e mjaltit, ka nje histori te pasur dhe rrenjet kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kane fokusuar martesen per mijera vjet te njerezimit. Kjo eshte nje histori e shkurter e elementeve te ndryshem te marteses.

                                     

1. Ritet e para martesore

Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per tu mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me rrembim".

                                     

2. Dreka e beqarise

Sipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia e Fundit" e beqarise. Ashtu si shume tradita te tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin. Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te thjeshte, qe atyre tu hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se tyre te madhe.

                                     

3. Martesa

Gjate eres se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert, asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit dhendrit, duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te. Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar.

Qe disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone grua romake nderi, qe eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne martesen.

                                     

4. Lulet e dasmes

Perpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes, lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te ndryshme ne vende te ndryshme.

                                     

5. Veshjet e dasmes

Rrobet e dasmes nuk kane qene gjithmone, keshtu si jane sot. Ne shekullin e 18-te, nuset e varfera visheshin me veshje te thjeshta. Kjo simbolizonte per burrin e saj te ardhshem, se ajo nuk kishte sjelle asgje dhe po keshtu nuk e detyronte te shoqin per asgje. Ndersa, ne mes te shekullit te 19-te, te gjitha nuset filluan qe te aplikojne veshjet e bardha te nuserise. E para qe e ka perdorur fustanin e bardhe, thuhet se ka qene ne vitin 1840, Mbreteresha Viktoria.

                                     

6. Velloja e nuserise

Velloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do ti bindet te shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin 1840.

                                     

7. Unazat e marteses

Tradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre unazave.

                                     

8. Dasma Shqiptare

Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez shkruajne me te djathten.

Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla. Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se marteses.

                                     

9. Embelsira e marteses

Embelsirat kane qene pjese e ceremonise se marteses qe ne kohet mesjetare. Ne Rome embelsira e pare e marteses ishte bere nga feta te bukes se bardhe. Gjate ceremonise buka thyhej mbi koken e nuses, si nje bekim per nje jete te gjate dhe shume femije. Miqte e ftuar ne dasem hanin nje pjese te saj, si shenje te fatit te mire.

                                     

10. Muaji i mjaltit henes

Muaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga nje vend ku per tradite, behej vere nga hidromeli nje lloj pije dhe mjalti. Kjo tradite e Evropes se veriut, nenkuptonte qe cifti per te pasur fat ne jeten e tyre, duhej te pinin kete vere te embel, qe quhej metheglen, per nje muaj pas marteses. Dhe, qe kur muaji i pare u quajt "henor" kjo periudhe u njoh me emrin "muaj mjalti".

                                     

11. Ceremoniali shqiptar i marteses

Ka ndryshuar shume ceremoniali martesor, pergjate periudhave te ndryshme ne Shqiperi. Te cilin mund te tentojme, qe ta ndajme ne tre periudha, jo shume te perpikta. Dikur, shume arkaik dhe i perpikte, sot eshte me liberal dhe me pak i kontrolluar. Nderkohe, qe eshte pasuruar ne qytet, me elemente qe i afrohen dasmave, te vendeve evropiane.

Ne nje ceremonial te hershem, i cili na ka ardhur i gjalle, fale nje dokumentari te "Luce" ne fundvitet 30, nje cift shqiptar ne veri te vendit, martohet sipas nje rituali, qe duket se eshte i percaktuar mire. Nusja eshte e mbuluar dhe eshte e veshur me kostumin popullor te zones, ndersa dhenderi po ashtu mban nje veshje kombetare te zgjedhur. Pak caste, perpara se te futen ne shtepi, ajo pozon perpara te gjithe dasmoreve, ne krah te dhenderit. Eshte vjehrra, qe e para permes xhirimeve te shpejta te dokumentarit te kohes, e merr dhe ia vendos gishtat ne deren e shtepise.

Kjo eshte shenja e besimit. E cila perseritet, pak a shume ne te njejten menyre, ne te gjitha vendet, ne kete kohe, qe nuk jane pasqyruar ne dokumentar. Keshtu zhvillohej ceremoniali martesor, ne vitet 40 ne Shqiperi, sipas dokumentarit italian. Por, evidenca te qarta te saj kemi, per te gjitha ata, qe kane shkruar per Shqiperine. Historianet kane lene nje evidence te qarte, keshtu, per ceremonialin e Skenderbeut me Doniken. Nje nga dasmat me te degjuara te historise sone, per pompozitetin dhe graden te ftuarve.



                                     

12. Para Luftes se Madhe

Duke iu kthyer kujtimeve filmike te "Luce", pak me tej, ne ekstremin verilindor te Shqiperise etnike, nusja merrej e shoqeruar me flamurin kombetar. Madje, edhe ne qytetet e Kosoves, respektohej ky veprim. Ne Shqiperine e Jugut dhe te Mesme, nusja e mbuluar, kryente ritualet, e percaktuara qarte, ndersa vjehrra, qe ate dite transformohej si "Zonja e pare e shtepise". Ne disa, fshatra, ajo qellonte te ishte shume me e madhe edhe sesa dhenderi per shkak te emigrimit. Ne qytete, nuk dukej se mund te ndryshonin me shume ceremonite. Ato, fale perberjes te gjere demografike shqiptare, qe kishte maxhorance fshatare, kishin shume elemente tradicionale.

Ndryshimi, i vetem brenda trevave, kishte lidhje me ndryshimin e besimeve fetare. Dhe, besime te ndryshme aplikonin zakone te ndryshme. Nderkohe, ne zonat me pak te urbanizuara, respektohej elementi i rrembimit, madje veprimi quhej si nje zotesi e dhenderit; kurse ne disa zona malore, nuk u harrua deri vone elementi i blerjes se nuses. Madje, dhenderi i ardhshem, duhej te ishte i afte qe te kishte nje sasi te mjaftueshme per ta blere te shoqen. Nga kjo sasi te hollash, ai kishte te drejte, qe te zgjidhte nusen-mall te tij. E cila, qe diten e pare, do te ishte skllavja re e shtepise. Keto zakone me shume e roberonin femren shqiptare. Ne shumicen e rasteve, kuptohet se prirja kryesore ishte dasma me ane te njohjes me shkuesi.

Dhe, megjithe kenaqesine e madhe jetesore, se ato do te krijonin familje, ne pergjithesi femrat e konsideronin veten krejtesisht te roberuara. Vetem, ne qytete, dhe kontaktet me jashte te familjeve te borgjezise shqiptare, dhe pronareve te tokave bene qe te ndryshonin krejtesisht keto ceremoni. Kuptohet ne pak familje. Qe shfrytezuan edhe lidhjet martesore, per forcimin ekonomik dhe per aleanca te ndryshme mes tyre.

E rende vazhdoi te paraqitej per femren shqiptare, gjendja e saj ne zonat rurale dhe ca me shume ne zonat, qe ishin larg qendrave urbane, deri ne mesin e shekullit te kaluar. Ceremoniali i brendshem, pastaj ishte njelloj. Preferohej lidhja martesore prane autoriteteve fetare. Muzika zgjidhej nga vendi, origjina te cilit ishte dhe origjina e ciftit martesor. Paja e nuses, do te percaktohej nga mundesia e familjes, apo nga marreveshja, qe ishte bere gati matematikisht, ne mes perfaqesuesve te dy paleve.



                                     

13. Pas Lufte

Kjo gjendje u trashegua edhe pas luftes. Vetem se me nje ndryshim. Rregjimi komunist nuk deshironte, qe ti qendronte, qe ne fillimin e tij strikt, zakoneve te kaluara. Dhe, filloi qe ne mase, perfaqesuesit e saj ti braktisnin keto ceremoni. Kjo, pak me vone, u be nje norme masive. Dhe, te rinjte, qe vinin nga zona te ndryshme te vendit, per pune te ndryshme vullnetare, qe hapi sistemi komunist, filluan qe ti marrin dhe ti aplikojne keto zakone. Filluan qe te demaskonin sistemin e njohjes me shkuesi, pavaresisht se shmangia e tij nuk ka mbaruar ende. Disa kohe, madje ishte jo e pelqyeshme qe te mbahej, edhe uniforma e marteses, nga ana e nuses. Dasmat u reduktuan, ndersa dominonte kudo muzika e sistemit te ri, qe kishte lindur. Ne ceremoni, perpos shendetit te ciftit, duhej qe te tregohej besnikeria e dasmoreve per Partine.

Ciftet, pastaj si muaj mjalti, duhet qe te shkonin ne nje nga kampet e pushimit, kur ndersa ciftet ne fshat ishin me te privuara, fale gjendjes ekonomike. Me kalimin e kohes, por kryesisht qe me ndarjen e fese, ritualet ishin reduktuan disi. Ndersa per sa i perket pushimeve, ato duhet te kishin kujdes, qe te mos tejkaloheshin. Eshte akoma e gjalle nje kenge, qe tashme eshte kthyer, ne nje perqeshje per sistemin e kaluar. Dicka qe tingellon e tille: Te dielen u martove/ te henen ne pune shkove/. Nje perqeshje tipike cinike e sistemit! Nga ana tjeter, varferia beri, qe te kurseheshin shume. Kurse, ata qe ishin me ne gjendje, ne te shumten e heres, dasmat ne qytet i benin neper lokale dhe me pak ne shtepi, ndersa ne fshat, ashtu si tradicionalisht, neper shtepira te ndryshme. Ku, kohe me pare, duhej qe te pergatiteshit marrja e lejeve per gjetjen e ushqimit dhe ceremoniali tjeter plotesues.



                                     

14. Pas viteve 90

Ka ndryshuar shume, duke iu referuar koheve te dikurshme. Ose me sakte eshte nje institucion, qe gjithmone ne Shqiperi ka pesuar ndryshime. Mbase nje tregues eshte edhe migrimi i madh ne vend. Ku, kuptohet se shumica ende mundohet qe te respektojne traditen e vendeve nga kane ardhur. Por, duhet thene se neper qytete rituali martesor eshte reduktuar, fale koncepteve te reja dhe gjendjes ekonomike. Ndersa, eshte bere me shume si shenje shoe, tek familjet e pasuruara per te demostruar fuqine; eshte kthyer ne nje torture, per ata qe duhet ta bejne dhe qe nuk kane mundesi. Qe nderkohe, kane zgjedhur nje rruge tjeter duke e thjeshtuar ne mase, ne praktiken e kokteleve. Ka ndryshuar muzika, sepse ajo nuk eshte me si dikur, ku dominonin kenget kushtuar partise dhe kenget standarte. Epersia e ritualit te kesaj kohe ne rradhe te pare duket nga elementi i marrjes se nuses, i cili eshte kthyer ne nje demostrim, ku cdo "karvan" do te tregoje supremacine e tij, kundrejt te tjereve. Por, ajo qe duhet theksuar, eshte se ka ndryshuar shume marredhenia e brendshme ne mes dy bashkeshorteve. Vertete, ruhet deridiku ceremoniali, por te dy bashkeshortet kane me shume te drejta tek njeri-tjetri. Ata jane pjese integrale e dasmes dhe jane kthyer puthjet publike, mes ciftit, perpara dasmoreve, dikur element i ndaluar.

Tashme te gjitha ciftet deshirojne qe te filmohen dhe kameramani eshte pjese integrale e dasmes se familjes. Ne shtepite fshatare vazhdon elementi, ku dajat merren vesh me njeri-tjetrin, ndersa ne qytet ceremonia eshte pak me liberale. Atje ku behen ceremonite eshte taksative, qe numri i familjareve te dhenderit, te jete me i madh ne delegacionin ceremonial. Por, eshte kufizuar koha e pushimit pas martesor, kjo per shkak te pamundesise, per te gjetur shume kohe te lire. I gjithe ceremoniali, qe i jane shtuar edhe elemente evropiane, e kane bere dasmen shqiptare nje kategori, qe i afrohet shume, ceremonive evropiane te ketij lloji.

                                     

15. Rreth prejardhjes se dasmes

Historiani pershkruan brenda nje studimi te shkurter, ritualin martesor duke shfrytezuar historine boterore dhe studime te ndryshme, mbi te ne vend. Fale skrupulozitetit shkencor, ai ne menyre te qarte, jep prejardhjen historike te dasmes ne token tone dhe nga ana tjeter, ben nje lidhje me aktualitetin e koheve moderne te ketij rituali.

Ne burime te shkruara per dasmen gjejme shkrime deri ne monografi. P.sh. Rr. Zojzi pershkroi dasmen ne Skrapar, A.Dojaka dasmen ne Cameri, M. Memia dasmen ne Malesi te Gjakoves, Sh. Hoxha dasmen ne Lume etj. Ndryshe nga keta I. Kadare beri nje studim te posacem per dasmen.

Por, ne vepren tjeter te tij te njohur "Eskili ky humbes i madh", Kadare tregon se albanologu Lamberci shfaq mendimin se dasma tek shqiptaret vjen nga martesa me rrembim. Vetem se kjo - shtojme ne - ka ndodhur rralle dhe per arsye te ndryshme.E pergjithshmja ka qene martesa me shkuesi. Megjithate as tek kjo, as tek tjetra nuk duhet kerkuar prejardhja e dasmes.

Persa i perket marteses me rrembim, gjurmen me te vjeter te saj e gjejme ne shkallen e pare te qyteterise. P.sh. Homeri ne Iliaden e tij te njohur, na ve ne dijeni se Paridi, edhe pse mik shtepie ne Mikene, u njoh dhe e rregulloi punen ne ate menyre me Helenen e bukur, grua e Menelaut, vellait te Agamemnonit, sa i bukuri i dheut i Trojes dhe e bukura e dheut grua ne Sparte, e pelqyen njeri-tjetrin, prandaj vendosen dhe ne kete menyre Paridi e rrembeu Helenen. Mirepo, me kete gjest te tij u thyen, nga njera ane, besa e mikut te shtepise se Agamemnonit, nga ana tjeter dhe krahas kesaj norma e marteses me shkuesi. Ndryshe ska se si shpjegohet ky rrembim.

Nderkohe, Sparten e mbuloi turpi para botes. Vec hakmarrjes asgje tjeter se shlyente kete. U deshen dhjete vjet qe te tere qytetet shtete-greke te ngriheshin ne kembe, te pergatiteshin dhe te mesynin Trojen, derisa e dogjen dhe e shkaterruan ate. Vete ata Iliro-Dardane qe shpetuan, moren dhene me Enean ne krye, duke qendruar per nje kohe ne brigje te caktuara ne jugperendim te Ilirise jugore.

Prej ketej iken dhe zune vend ne Italine verilindore prane Iliro-etruskeve, qe kishin ardhur shekuj e shekuj me pare nga Azia jugperendimore, duke shkelur dhe qendruar edhe ne treva te caktuara, aq ilire kendej e pertej Adriatikut. Nga "Etimologjia e gjuhes shqipe", e E. Cabej-it del se ne kujtim te ketij itinerari te tyre dhe qendrimi deshmojne toponimet arkaike "Toskeria" ne Shqiperine e jugut dhe "Toscana"Toskana ne Italine e siperme. Kjo menyre martese kaq e tmerrshme per njerezimin e kohes u perjetesua ne Iliaden e Homerit, si nje kujtim i hidhur ne historine e Europes juglindore ne Antikitet.Ne mesjete e deri ne ditet tona, martesa me rrembim erdhi dhe u shfaq me pasoja te tjera, me tentative vrasjesh dhe me pajtime.

Per te paren dime se ne vitet 40 te shek. XX, ne nje fshat te Shqiperise se mesme, nje djale ri gjeti menyren dhe rastin te njihet fshehurazi me nje nuse te re ne nje fshat tjeter prane. Gjate takimeve te qellimshme, ai e rregulloi punen ne ate menyre me te sa, nje nate, mori shoke te tij dhe sebashku e rrembyen dhe e prune ne shtepine e djalit rrembyes.

Mbas nje kohe, nderhyne pleq e burra zakoni, qe e binden burrin e gruas se rrembyer te hiqte dore nga synimi i tij per ti vrare. Per rrjedhoje, ata edhe u pajtuan. Per rastin e dyte, ne Shqiperine e Jugut, dime gjithashtu se gjithnje ne ditet tona, nje djale dhe nje vajze nga i njejti fshat u njohen, u dashuruan dhe vendosen te martoheshin.Por, kur vune ne dijeni prinderit dhe te afermit, keta u zemeruan aq keq nga ky turp i madh para botes, sa u bene te vetedijshem ti vrisnin. Por, edhe per kete rast, nderhyne burra e pleq zakoni, madje dhe organet perkatese te shtetit, te cilet i pajtuan te dyja shtepite pale te marteses me dashuri, te djalit dhe te vajzes ne fjale. Si ne rastin e pare, dhe ne te dytin nuk u be dasem. Nga te dhena te tjera te Homerit, nder te tjera, kuptojme se p.sh. Enea te tjere burra te shtepise se Priamit ne Troje nuk thuhet ne Iliade se ata kishin bere martese me rrembim.

Nga ana tjeter, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi ka qene norme zakonore edhe te shqiptaret pasardhes te Ilireve, atehere bindemi se sipas kesaj norme zakonore edhe shkuesi sbahet" ose vajzerisht per arsye, qi u muer e shkoi jashte kanujet pa shkues" KLD, po aty. Vec kesaj, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi njihej si norme zakonore tradicionale edhe tek shqiptaret, atehere kuptohet se rrembimi i gruas a i vajzes ndryshe nga robina ne rapsodite popullore ndodh si pasoje e marreveshjes midis vajzes dhe djalit, gjate njohjes dhe shfaqjes se dashurise se fshehte midis tyre. Ne kete menyre kane ndodhur raste ne te kaluaren, ndryshe nga sot, kur pas nje kohe njohjeje, cifti shfaq dashurine si mbeshtetje themelore per martese, cka sa vjen e po behet ecuria e pergjithshme e krijimit te familjes se re me dasem.

Kjo lidhje organike mes dasmes dhe familjes, na nxit te themi se ne qofte se nga dasma perurohet me dhurata dhe pergezohet krijimi i familjes se re, nga vete familja vijne pergezime te tjera, lindja e femijeve dhe detyrimet ndaj ketyre si brez ri shoqeror.Si filiza te rinj te shoqerise, keta kur rriten, edukohen dhe shkollohen ndodh qe, nga rradhet e tyre, vajza dhe djali njihen e dashurohen. Pastaj ne moshe pune, ne kushte materiale dhe shpirterore per jeten, e, ne kohe te pershtatshme, martohen pergjithesisht sipas tradites me dasem. Nderkohe me kohe, familja ame plaket. Pastaj, me vdekjen e njerit element te saj, ajo nis rrugen e shuarjes, kurse me vdekjen e elementit tjeter familja shuhet fare, duke ua lene vendin familjeve bija, e keshtu me rradhe eshte perseritur cikli i monogamies nga njeri brez shoqeror ne tjetrin, gjate gjithe qytetarise.

Ne kete veshtrim termi familje merr kuptim te mirefillte, ndryshe nga ai vulgar, qe e barazvlereson edhe me termin shtepi/-a ne kuptim shoqeror te dyte te kesaj fjale. Nga argumentet e permendura kuptohet se dasma eshte nje ceremoni festive qe perurohet me dhurata, pergezon dhe perligj me muzike popullore apo me orkester, me kenge dhe valle krijimin e familjes se re, vetem prej nje burri dhe vetem prej nje gruaje me prejardhje gjinore a dhe fisnore e vendore te ndryshme me qellim per te bere pune lidhur me nevojat per jeten dhe per te bere femije, qe e rigjenerojne shtepine, lagjen, fshatin e qytetin, madje dhe kombin me krijesa e breza te rinj njerezore. Por, dasma nuk lidhet vetem me krijimin e familjes se re.

Sepse krahas saj, ajo ka te beje me menyren e jeteses. Ne varesi me kushtet dhe konceptet, rrjedhin dy menyra kesisoj, e perbashket dhe e vecante, qe ne rrethana dhe kohe te caktuar nderrojne forme, permbajtje dhe vend me njera-tjetren. Nga vrojtimet dhe kerkimet tona del se shtepite me bashkesi familjare perbeheshin me shume se dy, deri ne pese familje. Po jo pak me nje deri ne gjashte apo dhe ne dhjete familje, shume rralle me shume se kaq, madje deri ne 103 fryme, sic ka qene me 1908 shtepia Elezaj ne Kukes, me mbi 10 familje aterore etj.

Nga ndarja e punes, nga administrimi, drejtimi i mire, i drejte ose jo, i ekonomise se perbashket te shtepise varej jetegjatesia e kesaj bashkesie. Nga natyra e saj, ajo perbehej nga burra eter me lidhje te ndryshme ne gjak, nga bij e bija, niper e mbesa, sternipa e stermbesa, etj. Qe te tere perfitonin gjinine aterore, si baze shoqerore e shtepise aterore, me gra nga gjini dhe fise te tjera. Prandaj shtepine dhe cdo familje burre-grua brenda saj e quajme te paren shtepi aterore, te tjerat cdo njeren familje aterore.

Ky percaktim na jep mundesi qe femijet e cdo familjeje dhe vete shtepine si bashkesi shoqerore ti shikojme ne levizje, ne kohe dhe hapesire. Me ndarjen e kesaj bashkesie per shkaqe ekonomike, shoqerore, politike etj, krijoheshin bashkesi me te vogla dhe familje secila me vete, e para gjithnje me prone te perbashket,e dyta me prone private,e keshtu me rradhe kohe mbas kohe. Ne te dy rastet, rituali i dasmes dhe ai mortor shquheshin si dy ligjesi te ndryshme te jetes se njeriut.

Persa i perket prejardhjes se dasmes, mendojme se kjo lidhet me kalimin e marteses me cifte relativisht te perkohshme, si shkalle e fundit e zhvillimit te shoqerise ametare, ne martesen monogamike ne qytetesi.

                                     

16. Ritet e mira te marteses, qe i kemi humbur:Opinioni i sociologeve

Shume kohe me pare ne dasmat shqiptare ne vend te parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim te kesaj tradite edhe ne ndonje dasme shqiptare qytetare. Por ne me te shumtat e rasteve doroviten para. Nderkohe qe tradita te tjera negative jane ne rikthim, jane harruar fare tradita te mira si ajo e sponsorizimit te pajes. Ja çfare shpjegon rreth ketyre ndryshimeve ne ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: Gjate dhjetevjeçarit te fundit ka patur shume ndryshime ne ritin e dasmes, fejeses dhe marteses. Kjo shpesh ka ndodhur per arsye te difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Per shembull eshte shtuar perdorimi i pijeve te tjera qe pak perdoreshin ne dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani perdoret shume vera dhe birra. Keto prirje kane lidhje me emigracionin.

Per shembull ne dasmat te emigruarve ne Itali shpesh shoket e dhendrit qellojne njeri-tjetrin me torte, por sidomos dhendrin. Kjo si shenje e jetes se lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjeter eshte thyer zakoni per mosvajtjen e dhendrit vete per te marre nusen prej kohesh dhe tani dhendri shkon ta marre nusen madje si shofer. Keto jane disa shembuj periferike te ndryshimeve qe kane ndodhur ne ritet e dasmave. Nje ndryshim i rendesishem eshte ai i shtimit te diferences ne moshe mes dhendrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Ne nje fare menyre ne kete rast kemi te bejme me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diference te konsiderueshme ndermjet burrit dhe gruas ne moshe.

Sot kjo diference sipas statistikave shkon deri ne 2 vjet me shume se paraadhesja, pra ne 6-7 vjet ndermjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigranteve shpesh u shkon mosha duke punuar jashte. Nje rikthim tjeter eshte fakti qe nje pjese e emigranteve marrin gra te pashkolluara. Eshte nje rikthim negativ, sepse keto gra po e humbin ne kete menyre pavaresine ekonomike dhe njekohesisht pushteti ekonomik i burrit eshte rritur shume. Por veç traditave jopozitive te se shkuares ka tradita te mira, tek te cilat ia vlen te kthehesh. Nuk eshte ne traditen e shqiptareve komercializimi i dasmes. Si rregull nuk çohej para ne shtepine e atyre qe martoheshin, por dhurata si per shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj.

Sipas mendimit tim, me mire te behen dhurata simbolike sesa te detyrosh ne nje fare menyre te ftuarit e tu te dorovisin para, edhe kur jane te varfer. Komercializimi i dasmave eshte bere nje gje vulgare. Nje rit tjeter interesant por edhe human i tradites shqiptare eshte ai i sponsorizimit siç do te shpreheshim sot, i pajes se nuses se varfer nga familjet e pasura. Ka qene nje tradite e Shqiperise se Mesme, e cila per fat te keq, eshte zhdukur thuajse krejtesisht. Sigurisht ideja klasike e pajes nuk mund te aplikohet me, por ne vend te saj sponsorizimi mund te ishte per diçka tjeter te dobishme per çiftin te sapomartuarve.

                                     

17.1. Rite Paja e nuses

Nje institut i rendesishem i se drejtes zakonore familjare, i njohur qe nga kohet me te lashte ka qene paja e nuses. Ne fshatrat shqiptare ku sundonte varferia, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi çorape e veshmbathje tjeter qe merrte me vete nusja. Sipas librit E drejta zakonore e Laberise paja perbehej nga sendet vetjake te nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Ne Shqiperine e Veriut, paja e nuses perfshinte edhe priken. Ne Laberi paja pergatitej nga shtepia e burrit. Babai i dhendrit se bashku me babane e nuses shkonin ne pazar dhe i blinin rrobat e nuses qe nga kepucet zakonisht 2-3 pale e deri tek shamia e kokes. Kjo norme e pashkruar se drejtes zakonore ka vepruar kudo ne Shqiperi ne Kosove.

                                     

17.2. Rite Krushqit e armatosur

Gojedhena popullore e fshatrave te Laberise tregon se format e marteses te njohura nga e drejta zakonore familjare kane qene martesa me kurore, martesa me shperblim dhe martesa me rrembim, kurse martesa me prove nuk njihej. Edhe ne Kanunin e Skenderbeut nuk njihej martesa me prove. Martesa me rrembim, nje nga format me te lashta me te perhapura kudo, praktikohej ne Laberi ashtu si edhe ne Malesine e Veriut ne zona te tjera malore te vendit. Martesat me rrembim nuk kane qene dukuri shqiptare, por kane ekzistuar qe nga kohet me te lashta dhe jane praktikuar ne Greqine e vjeter, Romen e lashte, etj. Per martesen me rrembim deshmon veç te tjerash edhe dergimi i krushqve te armatosur per te marre nusen.

Me poshte do tju sjellim disa postime te gjetura neper internet ku jepen perjetime personale lidhur mbi dasmat ne krahina te ndryshme te Shqiperise:

                                     

18. 1. Zone e Laberise

Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina. Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.

Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena. Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie. keto di une, por ka dhe te tjera.

Embelsira tradicionale ka qene revania.

Organizimi i dasmes behej nga nje djale ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni. Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.

Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta, ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit, qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:

Njerezit e nuses:NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit:DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT majMUNI.

Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin te ulje nusen.

Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:

NA BERE GJE O DHENDER-O Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij ishte boje, jo gjak

                                     

18.1. 1. Zone e Laberise 2. Zona e Korces

Korca i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite. ndoshta me shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para, te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo nate benim darke, mblidheshim te gjithe. Te merkure meret paja e nuses dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet e malles dhe vene marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Me pas behet adeti i zenjes se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne dhome reth e totull dhe kendojne dhe femijet e shtepise e shtypin nganjehere qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjte cupkat me mesallkat e reja vene te shpijen buken ne furre.

Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te premte shpihet kungulli me vere nga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma e nuses dhe te djele dasma e dhendit. Kur vene dhendri me te afermit te marin nusen te djele, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendit dhe kur takohen vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit me demek qe dhendri tja mbaje mire motren. ta kete parasysh dacken qe ka ngrene dhe dhendri i fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment. Me pas para se te ngrihen te gjithe dhe te marin nusen vllami hedh para dhe te gjithe i shikon ne dysheme qe i mbledhin ku rane e ku srane, gjithashtu vllami i ndron dhe kepucet nuses. i vesh kepuce te reja ne porosi.

Pastaj merret nusja dhe kur degjohet burria e makinave e gjithe malla ka dale jashte te shikojne nusen. Kur hyj nusja te dera i vene dy buke me qiqra nen sqetull qe nusja te jete pjellore dhe vjerra ja ben gishtin nuses me mjalte ben kryqin lart te dera qe te bekoje shtepine dhe te jete e embel. Ortodokset e kane qe vene ne kishe dhe vene kurore, e cila eshte nje ceremoni e vecante, ndersa myslimanet i vene unazat ne shtepi kur vene marin nusen, Dhe krushkat kendojne epo keto krushkat moj sa te mira moj sa te mira na e mbushen cupen me lira moj me lira.

                                     

18.2. 1. Zone e Laberise 3. Zona e Shkodres

Familja ja nisen pregatitjeve muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses.Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate ke djali, eshte nje atmosfere e papare. Nderkohe qe vajza eshte te dajat deri tre dite para dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.

Te enjten shkojne ca gra te fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat per familjen e nuses dhe per nusen, nga far e fisi i djalit. Po te njejten dite, mbasdite, shkojne ca gra tek familja e djalit me dhurata per gjithe fisin e djalit nga familja e vajzes.

Te premten ne darke ose te shtunen, vine ca njerez te djalit te marrin pajen e nuses. Keto burrat jane brenda ndersa familja e nuses ven cdo gje brenda ne makine. Ne momentin qe keto burrat dalin dhe duan te hipin ne makine gjejne nje cun te vogel ne makine i cili sipas zakonit nuk zbret nga makina pa i dhene para. Keto burrat provojne ne fillim me pak para dhe e pyesin te mjaftuan Dhe ky cuni natyrisht nuk zbret derisa te kete duart plot me para. Te premten cojne nusen ne parukieri, dhe te premten ne darke vine gjitha shoqet e nuses me dhurata. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri nga ana e cunit, kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kercejne, hane pine fustani i nuses eshte ndryshe nga ai i dites qe vjen.

Te dielen naten nusja serish ne parukieri, qe te kete nje pamje tjeter.

Kurse cunit i sjellin berberin ne shtepi, i prejne floket zakon i heqin mjekren. Pastaj e ema i ven kollaren dhe i vesh xhaketen.

Afersisht ne 10.00 mberrin djali me te tijet qe te marre nusen. Normalisht kane orkester me vete, kercejne tek shtepia e goces. Ndersa ca burra nder to dhe dhenderri jane brenda. Vjen momenti per te dalur nusja, nga shtepia e nxjerr vellai dhe daja nese nuk ka vella nje djale axhet. Tek oborri del dhenderri dhe merr nusen nga krahu.

Kur mberrijne tek shtepia e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.

Me vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje dasma e vertete. Ato mberrijne me vonese si gjithmone, ka shume pak njerez dhe shoqeri te vajzes. Ne momentin qe cifti kercen i mbulojne me para.

Ajo qe ka ngelur nga mbremja eshte e ciftit pastaj.

Ne mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun, e cila natyrisht qe nuk di ne shumicen e rasteve por e ben e vjerra. Pastaj kur vine njerez i thone byreku i nuses.

                                     

18.3. 1. Zone e Laberise 4. Zonat e Tepelenes

Dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes. Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit. Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 –1 kg per mik te ftuar. Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar ketu kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare.

Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin Mishin ne Hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj. Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet Tuaj".

Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush ska te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu Burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.

Dhe dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten. Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se cka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.

Ndryshe ndodh ne qytet. Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithshka u dedikohet atyre.

                                     

18.4. 1. Zone e Laberise Dasma Tiranase

Veshje qytetare tiranase Kesaj here shkrimi mbi traditen dhe ritualet kryesore te jetes, si dasma, lindja e vdekja, ka per shtyse interesimin e madh te treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, ne te cilat qytetare te shumte nga Tirana, te nxitur nga reportazhet e meparshme te "Shekulli-Kontakt", kane treguar diçka mbi zakonet e treves se tyre.

"Edhe nga anet tona dasma fillon qe te enjten, ku hapen dyert e shtepive dhe priten me muzike e embelsi vizitat e shoqerise. Gjithsesi, tek ne dhendrin nuk e veshin dhender deri diten qe shkon e merr nusen." keshtu shprehet nje nga pjesemarresit ne forumin ku diskutohej tema ne fjale, duke vijuar te tregoje se "pastaj e premtja eshte dita qe nisin pajen per te shtepia e dhendrit, apo shtepia e ardhshme e nuses. Grate vijne e shikojne se ça` do çojne dhe grate andej nga dhendri shikojne se ça` ka sjelle nusja. Shume familje kane traditat e tyre te vogla, qe i kalojne brez pas brezi. Une, ne te gjitha dasmat tiranase qe kam pare, mbaj mend qe ne çdo valixhe te pajes nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si per te treguar nje fillim te ri me embelsi".

Dita e shtune, per tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo me kot, por sepse ate dite nusja feston fundin e beqarise dhe ben darke pa burrin, si hera e fundit qe "eshte e lire". Sipas zakonit, darka fillon rreth ores 20.00 dhe atehere zhvillohej ne ndonje prej oborreve me te medha te lagjes, ndersa ne ditet e sotme kryhet sipas qejfit, ne lokale te ndryshme pasi eshte me praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj.

Krushqit vijne ne darke vetem pas mesnate dhe jane nje rreth i ngushte familjar i dhendrit, por qe siç thame, te pashoqeruar nga dhendri. Ata nuk qendrojne me teper se nje ore dhe jane te detyruar qe sipas adetit, te hedhin valle per nder te familjes.

Veshje qytetare tiranseKurse te dielen, nusja pergatitet qe te lere shtepine e nenes dhe zakonisht rreth ores 11 vjen dhendri me dajen dhe me nje femije te vogel, i aferm te tyre, i cili i jep lule nuses nderkohe qe ajo duhet ta dorovite. Me pas ata hipin ne makinen e zbukuruar dikur pele e bardhe dhe bashke me shoqeruesit nisen drejt shtepise se dhendrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, ne madheshtine e saj te tejplote. Kur hyn dhendri ne dhome, takohet me te gjithe dhe perpara i del vellai i nuses, ose nese nusja nuk ka vella nje kusheri i saj, i cili me pas e gjuan djalin me nje shuplake. "Te gjithe bertasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografite e dasmes" thote Albani. E gjitha kjo behet sa per ti treguar dhendrit, se ka dikush ketu per kete vajze dhe ai duhet te sillet me kujdes ndaj saj, ta respektoje dhe te mos ta perdhose sipas qejfit.".

Njeri nga krushqit e dhendrit, eshte si zakon qe duhet te tregohet i shkathet dhe me i zoti se njerezit e shtepise se nuses, per ti vjedhur nje objekt apo send te çfaredoshem para se te dalin jashte dhe me pas tia jape te zotit te shtepise, duke i thene se "ne jemi me te zotet. Jua hodhem.!". Imagjinoni pak, nje atmosfere me muzike, urime, ecje dhe qendrime me kujdesje ne te njejten kohe, per tu ruajtur se mos shkelet ndonje zakon, sikunder duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori qe ndez festen. E mes ketyre te gjithave, perfytyroni krushqit qe ruajne palen tjeter se mos ju vjedh gje, megjithese gjithmone del dikush i zoti nga "hajdutet" per shkak dhe te gjithe rremujes se krijuar. Nusja! Ka lezet te qaje pak.! Teksa nusja eshte duke kaluar pragun e shtepise i hedhin tek kembet raki. Kjo ka mbetur si zakon, per te mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot ne Tirone ska pas lezet, ndaj ka qene si "mode" per nuset te benin sikur qanin njeçike pa dashur tu hyjme ne hak, atyre qe kane qare me gjithe mend. Por nga bisedat e zhvilluara ne forumet prej nga perzgjodhem materialin e dasmes se sotme, dikush, mes te tjerash thoshte: "Ne themi qe nuk ka lezet nuse pa lot, por kam pare une edhe nga ato, qe sapo dalin ja fillojne me "oiii" e mbajne kuje sikur po i pushkaton!

Hiqen sikur po i martojne me zor, e sikur nuk deshen burre.!". Me pas, porsa nusja del jashte, ia shtron valles me komshijte te afermit perpara pallatit dhe shtepise, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojne per asnje çast. Pas kesaj, nusen e zbukuruar e hipin ne makine, te ciles i kane vene dhe nje sixhade siper. Nderkaq, nusja duhet te hedhe nje veze mbrapsht, motiv te cilit per momentin nuk ja kemi gjetur ende domethenien simbolike.

Pas kesaj, makinat nisen karvan duke u rene borive dhe bejne xhiro ne qytet. Te gjitha shkojne ama ne nje vend te bukur, siç eshte Kopshti Botanik, ku dhe dasmoret bejne foto qe ti kene kujtim.

Nusja te vjehrra Sa i afrohen shtepise nusja me krushqit, shohin vjehrren qe del e pret te dera me nje llokume, qe gjysmen e ha vete dhe gjysmen ia jep nuses, si dhe me nje pjate me mjalte, ne te cilen nusja ngjyen dy gishterinj dhe i fshin te pragu i portes. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do qe nusja te hyje brenda dhe te qendroje e gjora per disa ore rresht me koken ulur, pa shikuar askend ne sy e fytyre, duke i takuar te gjithe, e duke u thene veç "Faleminderit!", teksa e urojne qe te trashegohet dhe te kete jete te lumtur. Pas kesaj, nusen e marrin dhe e fusin ne dhomen e saj, ku i tregojne se si ja kane mobiluar. Nese nusja nuk e pelqen kjo duket shume shpejt, pasi acarimet me vjehrren per pozicionimet e krevateve, kolltuqeve, tavolinave, do te jene te pashmangshme dhe sa vjen me te shpeshta. Kur nusja hyn ne dhomen e saj shkon tek krevati, ku i vjen nje vogelush i aferm i burrit, te cilin ajo duhet patjeter qe ta dorovise. Ne ate çast ne dhome hyn dhendri, i cili ia heq kepucen nuses dhe nis tia mbushe me florinj mjere ai qe i bie nusja me numrin e kembes 42!.

                                     

18.5. 1. Zone e Laberise Bestytnite tiranase, nga morti deri te. vampiret

Riti funeral ne Rrethin e Tiranes, i pershkruar prej disa informatoreve ne vitet 1970-74, gjendet i dokumentuar ne doreshkrimet e shumta te Arkivit te Etnografise ne Institutin e Kultures Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar prane ketij Instituti, ka pranuar te na ndihmoje duke treguar diçka specifike me teper, mbi traditat e treves se Shqiperise se Mesme dhe Tiranes ne veçanti;

Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjeter besojne se kur i semuri flet me vete, thuhet se po flet me te vdekurit, po e therrasin te vdekurit. Po keshtu edhe kur i ngul syte ne nje pike, ajo eshte shenje e sigurte e vdekjes. Te agonizuarve, hoxhallaret u kendonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi qe ishte duke nderuar jete linte "amanete" dhe "hallashtisje" falje e çdo faji. Populli beson se ne vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj per te vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e leshoi shpirti".

Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjate momentit te daljes se shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante grate. Te vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., ne mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen pergjate trupit. Banoret e fshatrave perdornin si aromatik per xhenazen, bahur bar i bardhe dhe trendafila. Gjate nates i vdekuri "pergjohet" qe te "mos e marrin shpirtrat e keqij". Si rregull, fytyra te vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes qe vinte per "kryeshnosh". Grate lidhin nga nje shami te bardhe ne gryke dhe nje shami tjeter rreth kokes.

Lidhja e njeres shami ne gryke dhe e tjetres kryq rreth kokes, eshte simbol zie. Diten, i vdekuri vendoset ne dhomen e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" me lot me fjale. Dikur ka qene zakon qe te paguheshin edhe vajtojca. Per vdekjet e renda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", qe do te thote ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, qe paguheshin per te vajtuar ne familjet qytetare myslimane. Ne Shqiperine e Mesme besohej se trupi i te vdekurit nuk duhej prekur, ngaqe ndjente nje dhimbje aq te madhe, saqe "i shkonte zeri ne vesh te Allahut".

Ne rastet kur nje person vdiste larg shtepise dhe trupi i tij nuk mund te gjendej ose te sillej, atehere rrobat dhe armet te vdekurit ekspozoheshin ne shtepine e tij, dhe njerezit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.

Njerezit varrosen sipas kohes kur vdesin dhe ardhjes se njerezve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtepia per tu percjelle ne varreze, te gjitha enet e mbushura te shtepise zbrazeshin. Babai i te vdekurit nuk lejohej qe te vinte ne varreze. Gjatesia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit keputej ne dy pjese dhe vendosej tek koka dhe komet e varrit. Pasi hoxha e therret te vdekurin ne emer te se emes, besohet se i vdekuri ngrihet mbi berryla brenda ne arkivol, dhe thote: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjate shekujve te kaluar. Shamia ne qafen e njerit prej hunjve, simbolizonte kryet te vdekurit. Deri ne shek.XIX, datelindja dhe datevdekja shkruhej ne gjuhen arabe dhe vetem gjate shek.XX, filloi qe te perdorej mbishkrimi ne shqip. Deri ne vitet 1960, varret e myslimaneve dhe te krishtereve qene te ndara, por me pas dallimet u rrafshuan.

Ne varreze shperndahej "hallva e rahmetit" simbol i embelsires funerale e pregatitur detyrimisht nga nje vejushe, vetem per moshen e mesme dhe te vjeter, por gjate regjimit socialist, ajo u zevendesua nga llokumja simbol i embelsires martesore dhe i ngjarjeve te gezuara. Me pare, tek varrezat, per te vdekurit e pasur dhe te mesem, thereshin kurbane dhe mishin u ndanin te varferve. Te vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose ne mbremje vone. E lara e fytyres dhe e duarve ne varreze, duhet te kryhet detyrimisht, per te mos sjelle mortin ne shtepi. Me pas do te shtrohej edhe sofra e vdekjes. Te linjtat qe ruhen per diten e vdekjes, quhen "plaçka e vdekes".

Tre dite pas vdekjes se personit, familjaret ia falnin rrobat e brendshme te vdekurit njerezve te varfer. Megjithese hoxhallaret e ndalonin veshjen e zeze tek femrat myslimane per periudhen e zise, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjehere thyerjen e zise, pa kaluar "mot-motat te vdekurit".

Vampiri dhe Lugati i Selites Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit duke e quajtur babain e tyre, del jashte loje per tironsit. Koncepti i kesaj treve mbi vampirin dhe historine e tij, eshte krejt ndryshe. Ashtu si te gjithe shqiptaret, edhe tiranasit besojne se shpirti i nje burri te keq rikthehet ne trup dhe behet lugat. Pas vdekjes, lugati mund te kryeje marredhenie me gruan e tij te gjalle dhe prej ketej lind "dhampiri".

Egziston nje legjende ne periferite e Tiranes: ". Nje lugat me emer dhe qe ka qene i tmerrshem, siç thonin ne shekullin e kaluar XIX ne Rrethin e Tiranes, ka qene Lugati i Selites. Familjareve te cileve u perkiste lugati, i kendonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallaret e tek sheheleret, i digjnin varrin me gelqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri te atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit".

Users also searched:

leje martese, martesa ese, martesa, zgjidhja e marteses,

...
...
...