Back

ⓘ Jusuf Buxhovi. U lind ne Peje me 4 gusht te vitit 1946. Mesimet e para dhe shkollen e mesme i kreu ne Gjakove. Studioi Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Universitetin ..




                                     

ⓘ Jusuf Buxhovi

U lind ne Peje me 4 gusht te vitit 1946. Mesimet e para dhe shkollen e mesme i kreu ne Gjakove. Studioi Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Universitetin e Prishtines, ku u diplomua ne vitin 1968. Studimet posuniversitare i kreu ne degen e historise se Univeristetit te Kosoves ne vitin 1979, me çrast, me temen "Lidhja shqiptare ne dokumentet gjermane",mori titullin e magjistri te shkencave te hisitorise. Karrieren e shkrimtarise e nisi si poet dhe gazetar i kultures ne gazeten" Rilindja” ne vitin 1967, te cilen e vazhdon si korrespondent i saj ne Gjermani, deri ne fund te vitit 2008. Ketu nis cikli i romaneve triologjike perpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori ne mbi dy mije faqe percjell dramen e mbijeteses, vazhdimesise dhe jetes. Rreth krijimtarise letrare te viteve te fundit te autorit, mund te thuhet se me romanet "Prape Vdekja I, II, III" 1991-1995 pastaj me "Letrat per Kryeprincin" 2002, "Vera e fundit e Gjin Bardhit" 2003, si dhe "Trilogjine Gjermane" Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjes Von Braun dhe Kodi i Dashurise te botuara ne vitet 2004-2006, krijon nje cikel tematik te eposit te prozes shqipe, i cili mbeshtetet mbi qenien ekzistenciale te popullit shqiptar qe nga antika e deri ne ditet tona. Ne kete menyre autori shfaqet me nje prosede letrar qe eshte i nderthurur dhe i nderlidhur organikisht, ku historia kthehet ne nje fakt letrar. Ketij kundrimi nuk i kane shpetuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato te viteve te tetedhjeta dhe nentedhjeta, te cilat gjeten nje pasqyrim te denje ne romanin "Kodi i dashurise" i cili ne vitin 2006 u nderua me cmimin kombetar "Azem Shkreli", si vepra me e mire e vitit.

Ne vazhden e ktij angazhimi duhet pare edhe pjesen e pare te trilogjise "Libri i Bllaces" qe doli nga shtypi ne janar te vitit 2007, dhe pritet qe pjesa e dyte dhe e trete e ketij libri te botohet gjate ketij viti, pasiqe, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashme jane kryer dhe gjenden ne fazen e fundit te daljes nga shtypi.

Ne vitet ne vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarine e sukseshme si romansier. Botoi romanet: "Libri i Gjakoves" 2008, "Lufta e fundit e Bashkim Kosoves" 2011, "Dosja e hapur" 2012, "Jeniçeri i fundit" 2013 dhe "Dosja B" 2016.

Krahas letersise, Jusuf Buxhovi shenoi suksese edhe si historian. Pas punes se gjate hulumtuese ne arkivat gjermane publikon monografite "Kongresi i Berlinit 1878" 2008 dhe "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare" 2012, si dhe "Nga Shqiperia Osmane te Shqiperia Europiane" 2010. Suksesin me te madh si historian Buxhovi e shenon me vepren pese-vellimeshe "Kosova" 2012-2015, e cila pati shtate botime. "Kosova" ne tri vellime u botua edhe ne anglisht ne SHBA nga botuesi "Jalifat Publishing" 2015.

Per merita shkencore ne historiografi, ne vitin 2017, Ministria e Kultures dhe Sportit e Qeverise se Kosoves ia ndau çmimin "Historian i Vitit".

                                     

1. Vepra

  • "Kthesa historike 2 - Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur ” – historiografi. Botoi" Faik Konica” – 2009.
  • "Prape vdekja 3" - roman, "Rilindja" - 1995
  • "Kongresi i Berlinit 1878" – historiografi, "Faik Konica" - 2008.
  • "Matanekrena" – roman, "Rilindja" - 1976
  • "Prape vdekja 1" - roman, "Rilindja" - 1991 Fitoi Çmimin vjetor te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves
  • Kosova” I-V, historiografi. Botoi" Faik Konica”- Prishtine dhe" Jalifat Publishing”, Houston, 2015.
  • "Qyteti i denuar me vdekje "- roman, "Faik Konica" - 2000
  • ”Kthesa historike 3 - Lufta e Perendimit per Kosoven” – historiografi. Botoi" Faik Konica”, 2009.
  • "Vdekja e Kolonelit – roman, "Faik Konica" - 2004
  • "Kodi i dashurise" - roman, "Faik Konica" - 2006. Fitoi çmimin kombetar "Azem Shkreli", si vepra me e mire e vitit
  • Jeta lakuriqe ”, tregime. Botoi" Faik Konica” – 2009.
  • "Dinozauri – drame, "Rilindja" - 1979
  • "Udhetimi i Mendim Drinit "- roman, "Faik Konica" - 2006.
  • Dosja e hapur”, roman. Botoi" Faik Konica” Prishtine –" Jalifat Publishing” Houston, 2014.
  • "Cirku", tregime, "Rilindja" – 1972
  • "Nata e shekujve" - roman, "Rilindja" - 1985. Fitoi Çmimin vjetor te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves
  • "Prape vdekja 2" - roman, "Rilindja" -1993
  • "Kujtimet e zonjes Von Braun "- roman, "Faik Konica" - 2005
  • "Galeria te vdekurve - roman, "Rilindja" - 1987
  • "Letrat per Kryeprincin "- roman, "Faik Konica" - 2003
  • "Libri i te mallkuarve"- roman triptik, "Rilindja" -1989. Fitoi çmimin letrar "Hivzi Sulejmani"
  • "Nga Shqiperia Osmane te Shqiperia Europiane”, historiografi. Botoi" Faik Konica”,Prishtine, 2010.
  • Dosja B”, roman. Botoi" Faik Konica” Prishtine –" Jalifat Publishing” Hosuton, 2016.
  • Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi" Faik Konica” Prishtine –" Jalifat Publishing” Houston, 2013.
  • "Pioni", tregime, "Rilindja" - 1975
  • "Libri i Gjakoves" – roman, "Faik Konica" - 2008.
  • "Libri i Bllaces 1 - Shenime nga psikiatria – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
  • Kosova ” I,II,III – historiografi. Botoi" Faik Konica” Prishtine –" Jalifat Publishing” Houston, 2012.
  • "Çaste" - veshtrime letrare, "Rilindja" -1978
  • "Pranvera e zhveshur - dy drama, "Rilindja" - 1984
  • "Ura e Fshejit" – novela, "Rilindja" - 1983
  • "Libri i Bllaces 2 - Bota e permbysur e Urtakut – trilogji,"Faik Konica" - 2007.
  • "Vera e fundit e Gjin Bardhit – roman, "Faik Konica" - 2004
  • "Kthesa historike 1 - Vitet e Gjermanise dhe Epoka e LDK-se ” – historiografi. Botoi" Faik Konica” – 2008.
  • "Libri i Bllaces 3 - Eter e bij" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
  • "Shenimet e Gjon Nikolle Kazazit" – roman, "Rilindja" - 1982
  • "Fleteza gjermane – publicistike, "Faik Konica" - 2008.
                                     

2. Perkthime ne gjuhet e huaja

  • Kosova”I,II,II anglisht. Botoi" Jalifat Publishing”, Houston 2013.
  • Beleske Dzona Nikolle Kazazija”, Maribor, Slloveni, 1989.
  • Qui resiste la peste resiste au diable”Le Journal de Gjon Nikolle Kazazi, botoi" L’Harmatann”, Paris, 2010.
  • Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”," Jedinstvo”, Prishtine," Nolit”, Beograd, 1986.