Back

ⓘ Beteja e Sfetigradit, 1448. Ne qershor te vitit 1448, nje ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II se bashku me te birin e tij 21-vjeçar, Mehmeti ..




Beteja e Sfetigradit (1448)
                                     

ⓘ Beteja e Sfetigradit (1448)

Ne qershor te vitit 1448, nje ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II se bashku me te birin e tij 21-vjeçar, Mehmetin II, i cili me pas do te behej edhe ai sulltan. Ajo u perqendrua mbi keshtjellen e Sfetigradit, si baza kryesore ne sistemin mbrojtes te brezit lindor. Garnizoni i perbere kryesisht nga dibrane dhe i drejtuar nga mirditasi Pjeter Perlati, jo vetem hodhi poshte kerkesen per dorezim pa lufte, por e mbajti me heroizem keshtjellen, duke thyer te gjitha sulmet e njepasnjeshme te trupave osmane. Skenderbeu godiste pa nderprerje ushtrine me sulme te befasishme dhe arriti te hynte deri ne kampin e ushtrise osmane. Kjo e lehtesoi detyren mbrojtese te keshtjelles. Garnizoni rezistoi deri sa osmanet arriten te zbulonin te prishnin kanalin e furnizimit te keshtjelles me uje te pijshem. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjeter Perlati dorezoi keshtjellen, me kusht qe te largohej i lire bashke me armet. Ne korrik te vitit 1448, Sfetigradi kaloi ne duart e osmaneve. Per lidhjen e Lezhes kjo ishte nje humbje. Keshtjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjeses jugore te brezit kufitar lindor te trojeve shqiptare.

                                     

1. Te dhena per betejen

  • Mori emrin e Sfetigradit qyteti i shenjte, sepse aty ndodhen shume vende kulti.
  • Ajo zgjati nje muaj, nga qershori deri ne korrik.
  • Varrezat ishin ndare ne dy pjese, ne myslimane, rreth 900, dhe katolike, rreth 300.
  • Sipas kronikaneve te kohes jane vrare 1200 ushtare.
  • Vete fshati Koxhaxhik e ka marre kete emer nga turqishtja, qe do te thote" beteje e madhe”.
  • Kjo shenonte humbjen e pare te Lidhjes se Lezhes nga turqit.
  • Beteja e Sfetigradit u zhvillua ne mars 1448.
  • Pasi iu nderpre uji nga osmanet, keshtjella u dorezua.
  • Pas betejes aty u shperngulen shume turq, ku nisen jeten e tyre. Dhe sot fshati Koxhaxhik eshte i banuar nga popullsi turke.
  • Skenderbeu nuk ishte ne keshtjelle, por sulmonte nga malet.
                                     
  • 20 km 30 mijë hapa sipas M. Barlecit larg Sfetigradit diku në rajonin e Mokrës, ndoshta në rrjedhjen e mesme të lumit Treska dhe në jug të krahinës

Users also searched:

...