Back

ⓘ Tring TV. Tring eshte nje platforme digjitale satelitore dhe tokesore shqiptare. Kompania vepron ne fushen e medias, transmetimeve televizive, telekomunikimit d ..




                                     

ⓘ Tring TV

Tring eshte nje platforme digjitale satelitore dhe tokesore shqiptare. Kompania vepron ne fushen e medias, transmetimeve televizive, telekomunikimit dhe ofron sherbime interneti, telefonie dhe sherbime televizive kabllore, tokesore, satelitore dhe My Tring IPTV ne Shqiperi ne te gjithe boten.

                                     

1. Informacione teknike

Tring transmeton nga sateliti Eutelsat 16A 16.0E EAST EUROPE B ne keto frekuenca: Freq 11400, symbol Rate 13846 Msym, polarizimi vertikal dhe Freq 11427, symbol Rate 27500 Msym, polarizim vertikal.

Qe prej filleve te tij, Tring e nisi me dekodera ne teknologjine SDstandard-definition, Opentech ODS 3000C, me pas nga viti 2012 u implementua teknologjia HDTV High Definition Television me dekoder te tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2015 Tring TV hodhi ne treg dekoderin My Tring IPTV, fjala e fundit e teknologjise. Ky dekoder multi-funksional ka nje sere funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, VOD, Multiscreen, Rrjeti Ndalo Live, EPG. Ky dekoder nuk ka nevoje per antene Tokesore apo parabol satelitore pasi te gjitha kanalet aksesohen nepermjet internetit dhe madje ne disa pajisje ne te njejten kohe. Ne vitin 2014 Tring kaloi ne platformen satelitore MPEG-4, duke i ofruar klienteve nje cilesi maksimale figure dhe zeri e shoqeruar kjo me nje rritje te numrit te kanaleve per te gjithe abonentet e Tring.

                                     

2. Historia

Ajo qe e ben Tring te suksesshem, eshte permbajtja e programeve qe ofron per abonentet.

Sot Tring transmeton:

- 29 kanale SD dhe 11 kanale HD, gjithsej 40 kanale ne platformen tokesore.

- 38 kanale SD dhe 12 kanale HD, gjithsej 50 kanale ne platformen satelitore.

- 103 kanale SD dhe 17 kanale HD, gjithsej 120 kanale ne IPTV.

- 120 kanale ne sherbimin mobile OTT, My Tring IPTV Mobile.

Organizimi i kanaleve behet sipas tematikes se programeve qe ata transmetojne.

Keshtu, Tring ka krijuar 3 kanale qe u dedikohen teresisht femijeve dhe adoleshenteve, te cilet perbejne edhe nje nga pjeset me te vyera te platformes e ku eshte investuar se tepermi vit pas viti. Prodhimet origjinale per Tring Tring, Tip TV e Kids, me karakter didaktik dhe argetues e bene Tring te jete argetimi i te gjithe femijeve shqiptare te cilet jetojne jashte atdheut.

Tre kanale tematike dedikuar dokumentarit. Tring History, Tring Planet, Tring World jane tashme enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar te reja e fakte nga çdo fushe e jetes.

Tring TV ka krijuar plot 8 kanale qe i kushtohen botes se filmit, me nje game te gjere zhanresh dhe produksionesh, duke qene keshtu vertet" kinemaja ne shtepine tuaj”!

Disa kanale kushtuar muzikes jane Click TV, Folk Plus, BBF, City TV apo Elrodi TV me muzike shqip dhe folkun shqiptar duke e percjelle traditen tone kudo ku shqiptaret jetojne.

Kanali "Smile" dedikuar familjes, eshte kanali ku transmetohen skeçe dhe batuta humori, show humori si Al Pazar dhe Apartamenti 2XL prodhime te Vizion Plus.

Pese kanale sportive HD jane pjese e buqetes, bashke edhe me nje kanal teresisht ne dispozicion te abonenteve dhe atyre qe duan te behen pjese e kesaj familjeje te madhe, duke i njohur me programet, sherbimet, ofertat dhe te rejat me te fundit Info Channel.

                                     

3. Kronologjia

2006

  • Tring u themelua si pjese e Albanian Satellite Communications ASC.

2008

  • Tring Tv u krijua per te hedhur ne treg marken Tring Communications.

2009

  • Tring permbylli marreveshjen per transmetimin e TRING TV ne rrjetin kabllor televiziv te Kosoves," Kujtesa”.

2010

  • Ne bashkepunim me Vizion Plus, Tring solli ne ekranin shqiptar dy shfaqje:" Dancing with the Stars”, nje konkurs vallezimi i licencuar nga BBC, dhe Apartamenti 2XL, nje shfaqje komike e improvizuar ku aktoret nuk kishin dialoge apo nje skenar te shkruar me heret. Aktoret viheshin ne dijeni vetem per pikenisjen e historise dhe gjithçka qe pasonte ishte improvizim.
  • Tring nisi per here te pare transmetimet ekskluzive te Uefa Champions League.
  • Ne gusht te po ketij viti, Tring TV mori te drejtat ekskluzive te transmetimit te Premier League deri ne vitin 2013 dhe nisi transmetimin ne kanalet e tij sportive.
  • Tring TV filloi te transmetonte per here te pare ne rrjetin kabllor televiziv Blizoo, pjese e Austria Telecom.
  • Tring TV permbylli marreveshjen e transmetimit te Tring TV ne rrjetin e PTK Kosova IPTV.

2011

  • Ne vitin 2011 filloi prezantimin emisioni per femije, Artist Tak Fak, ku femijet mesonin jo vetem te pikturonin, por edhe te benin art me objektet me te thjeshta te jetes se perditshme. Ky emision vazhdon ende transmetimet ne vitin 2020, me sezonin e tij te peste.
  • Po ne te njejtin vit u transmetua per here te pare emisioni edukativ per femije," Erdhen Shkronjat”. Nje format televiziv qe u meson te vegjelve te shkruajne dhe te lexojne.
  • Tring TV filloi te transmetonte per here te pare Tring TV ne Maqedoni, ne rrjetin IPTV, T-mobile, pjese e Deutsche Telecom.

2012

  • TRING TV dhe Tring Communications ndryshuan markat dhe logot e tyre, duke u bashkuar nen nje marke te njejte, TRING.
  • Ne gusht te vitit 2012, per here te pare ne Shqiperi u prezantua kanali Living, revista Living dhe portali Living. Formate keto qe i kushtohen" Lifestyle”.

a. Kanali Living

Eshte nje kanal televiziv i platformes Tring. Living synon kryesisht pjesen femerore te publikut, duke transmetuar gjithçka mbi jeten dhe mbi stilin e jetes. Living eshte nje marke me kanalin e tij televiziv, me revisten, faqen e internetit. Living hapi faqen e internetit ne vitin 2012. Kjo faqe eshte e pranishme edhe ne rrjetet sociale, siç eshte Facebook, Instagram apo Twitter.

b. Revista Living

Revista Living u prezantua njeherazi me kanalin Living. Ajo eshte nje reviste sezonale, e cila ne fokus ka femrat. Ne kete reviste mund te lexohen informacione se si mund te permiresohet stili i jeteses dhe keshilla mbi arredimet e brendshme dhe te jashtme, mbi gatimin dhe po ashtu edhe keshilla bukurie. Kjo reviste botohet kater here ne vit.

c. Portali Living

Portali" Living.al” eshte faqja me e larmishme dhe me e plote qe mund te gjeni" online” ne gjuhen shqipe. Ne" Living”, ju do te gjeni informacione te shumta dhe mjaft interesante per te gjitha grupmoshat.

  • Fresk Fare” i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 seri per shikuesit mbi 10 vjeç.
  • Emisionet per femije te transmetuara ne vitin 2012 nga Tring ishin: Plastelina Magjike, Hip Hop Show, Tring Art Club dhe Te mesojme se bashku.
  • Tring TV mori te drejtat ekskluzive te transmetimit te Uefa Europa League deri ne vitin 2015.

2013

  • Tring kaloi ne platformen tokesore transmetimet MPEG 4.

2014

  • Me 2014 u prezantua formati i humorit Sketch Jo Show.
  • Ne vitin 2014 nisen transmetimin emisionet" Miremengjes” dhe" Na ishte nje here”. Programi" Na ishte nje here” eshte nje format televiziv per femije, ku emra te njohur te fushave te ndryshme u tregojne femijeve perrallat klasike me te bukura te folklorit shqiptar te huaj.
  • Prill: Tring prezantoi My Tring IPTV ne rrjetin Albtelecom.
  • U transmetuan serialet turke dhe latine ku mund te permendim: Dashuri dhe ndeshkim Ask ve Ceza, Forca e Fatit.
  • Tring kaloi ne platformen satelitore transmetimet MPEG 4
  • Per here te pare ne Tring, ne vitin 2014, ndryshe nga kategorite e transmetuara me pare, nisi transmetimi i prodhimeve dhe serialeve turke. Nje risi dhe absolutisht nje sukses ky i platformes Tring.

2015

  • U prezantua emisioni per te vegjlit Art & Fun, si nje nga prodhimet e Tring
  • Me 2015 nisi transmetimi i premierave: Stina e Qershive
  • Tring prezantoi Brandin IPTV. My Tring IPTV, My Tring IPTV Mobile dhe OTT ne çdo cep te botes, duke perfshire dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
  • Tring fitoi serish te drejtat e transmetimit te Uefa Champions League per sezonin 2015-2018

2016

  • Serialet latine te transmetuara ne vitin 2016: Zemer e Eger Corazon Salvaje, Valeria Tierra de pasiones, Triumfi i dashurise, Gabriel, Tereza, Bukuroshja pa fat.
  • Tring solli ne Shqiperi disa nga serialet me te famshme turke, si Premtimi, Dashuri me Qira dhe Mbreteresha e nates.

2017

  • Me 2017 nisi transmetimi i disa serialeve turke, si: Nusja nga Stambolli Istanbullu Gelin, Znj. Fazilet dhe te bijat Fazilet Hanim ve Kizlari, Enderr Luleshtrydhesh Cilek kokusu, Mos u dorezo Asla Vazgecmem. Gjithashtu, u transmetuan keto seriale latine: Pergjithmone jotja, Shume dashuri.

2018

  • Per femijet e vegjel u krijua emisioni Ana dhe Ariu, ku femijet, nepermjet aventurave, mesonin informacione nga fusha te ndryshme.
  • Tring fitoi per here te trete te drejtat ekskluzive te transmetimit te Uefa Champions League per sezonin 2018-2021
  • Me 2018 nisi transmetimi i disa serialeve turke, latine dhe spanjolle, si: Baba me kohe te plote, E verteta La Verdad, Perla e zeze Siyah Inci, Hena e plote Dolunay, Nje histori nga Bodrumi Bodrum Masali, Ambicie ne udhekryq, Zonjat e familjes Bravo, Tri Anat, Nje dashuri nga e shkuara, Pese yjet.

2019

  • Prezantohet per here te pare emisioni Treshat. Nje show/komedi qe sjell temat e perditshme, gjithmone nepermjet humorit.
  • Me 2019, Tring solli disa nga prodhimet me te fundit turke, latine dhe spanjolle, si: Mos ma lesho doren Elimi Birakma, Hakmarrje e embel Tatli Intikam, Nje puthje ne erresire Erkenci Kus, Me thirr nene Aglama Anne, Persona Sahsiyet, E verteta La Verdad, Ne kerkim te se vertetes Halka, Ribashkimi Vuslat, Rejan Hercai, Sekretet e shtetit Secretos de Estado, Arratisja La Fuga, Atentati Los Nuestros, Dashuri dhe sekrete Kimse bilmez, Maria Magdalena, Zonja e hekurt, Taksistja, Asgje personale, Fi.
  • Me 2019 u zhvillua reality show" Albanian Designers Competition” –ADC, ku u tregua rrugetimi i 10 konkurrenteve ne fushen e stilimit.
  • Familja Kuqezi erdhi si nje serial komedi, me e veçante, e zhanrit" Situationcomedy”, prodhuar dhe realizuar nga Tring ne vitin 2019-2020.
  • Stand Up Albania erdhi si nje bashkepunim ne ekranin e Tring, ku gjimnazistet e grupmoshes 14-18 vjeç marrin pjese ne nje gare-maratone me skenaret e tyre.

2020

Tring vazhdon te transmetoje prodhimet ekskluzive turke, latine dhe spanjolle, si: Stambolli i pameshirshem Zalim Istanbul, A vjen me pas dashuria Afili Ask, Te duash deri ne vdekje, Maria Magdalena, Vere dhe dashuri.

  • Si nje nder prodhimet me te fundit te Tring erdhi emisioni Play. Nje program argetimi dhe edukimi nepermjet lojerave per femije. Femijet do te argetohen, por edhe do te jene ne sfide me njeri-tjetrin.
  • Me 30 mars 2020, Tring nisi transmetimin e kanalit me te ri kushtuar premierave turke; Kanal D-Drama. Kanal i cili transmeton 24 ore, 7 dite te javes, serialet me te ndjekura. D-Drama nisi njekohesisht 5 premierat: Dashuri dhe mekat, Krenari dhe respekt, Koha kalon, Dashuri e plagosur, Dashuria e jetes sime.


                                     

4. Lista e kanaleve

  • Kanalet gjeneraliste: Vizion Plus HD, Klan HD, Klan Plus HD, RTV AdriaNet, Channel One HD, RTSH 1 HD, Alsat Macedonia, Apollon TV, Rrokum TV, BESA, Euro AL, ERA TV, Tema TV, RTV 21, Zjarr TV, Shenja TV.
  • Kanalet radio ne te dyja platformat: Club FM Radio, Radio Ora News, Radio +2, NRG Radio.
  • Kanalet dedikuar stilit te jeteses: Living HD.
  • Kanalet kushtuar tradites shqiptare: Tring Shqip.
  • Kanalet e huaja: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Antenna 1 Europe, Kanal D Drama, FOX, FOX Life, FOX Crime, RTL, RTL INTRO, ZDF, Rai Scuola, Rai News 24, Super RTL, VOX, Arte, Fashion HD, Hayat Plus, A TV, Star Tv, Russia Today, TV 5 Monde Europe, RTV 21 MIX, RTV 21 Plus, RTV 21 Popullore, RTV 21 Junior, Euro Channel, Show HD, Deutsche Welle, Das Erste, EuroStar TV, Mega TV, Power Turk, A TV, AL Jazeera International, AL Jazeera Balkans, BBC World News, EuroNews, France 24 English, France 24 Francais, CNBC Europe, Bloomberg Europe TV, TVE International, TRT 1 Turk, CNN International, Fine Living, Luxe.tv HD, Cartoon Network, Food Network, Hayat Folk, MFM TV.
  • Kanale per te gjithe familjen: HI TV, Muse.
  • Kanalet per dokumentare: Tring History, Tring Planet, Tring World, Travel Channel
  • Kanalet sportive: Tring Sport News HD, Tring Sport 1 HD, Tring Sport 2 HD, Tring Sport 3 HD, Tring Sport 4 HD.
  • Kanalet per te rritur: Desire, Bizarre, Bunga Bunga.
  • Kanalet muzikore: Click TV, BBF Music, Tirana TV, Folk Plus, Elrodi TV, City TV, FolkloRit.
  • Kanalet per filma: Tring Super HD, Tring Action HD, Tring Life, Tring Comedy, Tring Fantasy.
  • Kanalet per femije: Tring Tring, Tip TV, Kids.
  • Kanalet kushtuar serialeve: Jolly HD, 3 Plus, SMILE
  • Kanalet informative: Kanali 7 News, Ora News, FAX News, News 24, ABC News

Users also searched:

tring sport 1,

...
...
...