Back

ⓘ Kampi i Tepelenës. Kampi i Internimit i Tepelenes apo Kampi i Tepelenes ka qene nje strukture internimi ne perngjasim me kolkozet sovjetike prane kalase se qyte ..




Kampi i Tepelenës
                                     

ⓘ Kampi i Tepelenës

Kampi i Internimit i Tepelenes apo Kampi i Tepelenes ka qene nje strukture internimi ne perngjasim me kolkozet sovjetike prane kalase se qytetit me te njejtin emer, ne Republiken Popullore te Shqiperise, ku u mbajten familjaret te denuarve, arratisurve dhe ushtarakeve dezertore. U mbajten dhe nje numer i madh femijesh dhe nga kushtet pati nje vdekshmeri te larte foshnjore. Kampi identifikohej me dy numra, 4 dhe 6, dhe qendroi aktiv prej prillit 1949 deri ne mars 1954.

Kampi i Tepelenes fitoi nam te keq ne arenen nderkombetare, madje duke zene vend ne raportin e qeverise amerikane paraqitur ne OKB ne shkurt 1955.

Dokumentacioni i trasheguar, sidomos ai vendimmarres ne lidhje me emrat e personave qe kane qene ne keto kampe, per shkak te cilesise se dobet te administrates se kohes eshte shume i paket.

                                     

1.1. Historia Perdorimi si kamp

Fillimisht u ngriten dy kampe: ne Berat per banoret e veriut dhe ne Kruje per ata nga jugu. Keto dy kampe funksionuan deri ne vitin 1949. Kete vit u bene disa riorganizime te kampeve. Te internuarit e Beratit u zhvendosen ne Tepelene dhe Porto Palermo. Kazermat ushtarake nga koha e Italise u pershtaten si vendbanime per te internuarit. Sipas udhezimeve aty do te grumbulloheshin te gjitha ato familje qe etiketoheshin nga pushteti komunist si reaksionare, kulake, borgjeze, tradhtare te deklasuar dhe agjente te huaj.

Me 1952 i hoqen te gjithe te aftit per pune, afro njemije vete dhe i shperndane ne punime ndertimi, kryesisht Dega te Brendshme e burgje. Per nje kohe i grumbulluan ne fabriken e Tullave ne Tirane. Vendin e tyre e zune te internuarit nga jugu, qe ishin ne kampet e Valiasit te Krujes.

U krijua sipas shembullit te kampeve te Bashkimit Sovjetik, si Siberia, por ne permasa te reduktuara me shkallen 1:10.000, permasa 25 x 14 ku qendronin 600 veta, sepse kishte shume familje me femije te vegjel. Kur filluan internimet e para ne 1945 aludohej se qeveria komuniste shqiptare kishte vendosur t’i grumbullonte te internuarit dhe t’i niste per ne Siberi me anije ruse.

Kampi i Tepelenes qendroi gjashte vjet dhe u mbyll me 1954, kur te internuarit u grumbulluan te gjithe ne fushen e Myzeqese ne Lushnje te shperndare ne disa sektore-kampe te fermes 29 Nentori, qe u krijua ne saje te internuarve. Vdekshmeria e madhe e femijeve ne kampin e Tepelenes, por edhe nevoja per te konsoliduar institucionin e internimit solli mbylljen e kampit.

                                     

1.2. Historia Demografia

Mendohet te jene internuar nga 3000 deri ne mbi 5.000 persona u perndoqen ne kete kamp gjate periudhes kur qe aktiv. Pohohet te kene vdekur rreth 600 te internuar, gjysma e tyre qene femije deri 5 vjeç.

                                     

1.3. Historia Stafi

Kampi u drejtua nga dy komandante: Xhafer apo Bektash Pogaçe 1949-1952 dhe Haki Ibrahimi 1952-1954. Sipas deshmise se Vasil Kokalit, i internuar aty nga dhjetori i 1950 deri ne maj 1952, drejtoria policore e kampit perbehej nga 15 police.

                                     

2. Skicat e Leke Pervizit

Editoriali i numrit te fundit te Revistes "Kuq e Zi" te botuar dhe drejtuar nga Leke Pervizi, piktor e njekohesisht nje i mbijetuar i Ish-Kampit famekeq te Tepelenes, i dedikohet edhe 70 vjetorit te Kampit te Internim Debimeve Tepelene, qe perkon me aktivitetet e organizuara ne 23 gusht 2018, dedikuar muzealizimit te Kampit dhe punes se detyruar. Skicat e realizuara nga Lek Pervizi kane dale nga arkivi i Ministrise se Brendshme.

Ne kete editorial paraqiten vizatime dhe poezi te vete Pervizit, ilustruese nga jeta ne kampin e internimit ne Tepelene. Pas shfaqjes se disa plageve ne duart e tij, Leka u hoq nga lista e punes pas leshimit te raportit mjekesor nga doktori qe vinte ne kamp.

"Ndёrkohё kisha vizatuar nga jeta nё kazermё. Pamjen e skelёve ku rrinin tё internuarit. Figura tё ndryshme grashё e burrash qё rrinin aty pёrrreth. Nё mungesё letre, kisha porositё disa pleq qё tё mё ruanin letrat e kaushёve tё duhanit, qё ata blinin, ose ua sillnin me pako njerёzit e tyre shprehet ai ne numrin e revistes Kuq e Zi". Vetem disa vizatime arriten ti shpetonin dhe te vinin si deshmi deri ne ditet e sotme.



                                     

3. Raporti i qeverise amerikane mbi punen e detyruar

Kampi mori vemendje ne arenen nderkombetare, duke zene vend ne raportin e Qeverise Amerikane paraqitur ne OKB ne shkurt 1955.

Ne raport thuhej se puna e detyruar perdorej gjeresisht nga regjimi komunist ne Shqiperi qe prej ardhjes ne pushtet ne nentor 1944. Nje sere ligjesh dhe rregullash u shpallen duke legalizuar asokohe punen e detyruar. Kodi ri Penal shqiptar, bazuar ne Kodin Penal Sovjetik permbante dispozita te perpunuara per punen "korrektuese" eufemizem per pune te detyruar dhe debimin e qytetareve ne kampet e punes. Edhe femijet qe kishin mbushur moshen 12 vjeçare ishin te detyruar te vuanin denimin ne kampet korrektuese te punes.

Qellimi fillestar i kampeve te perqendrimit ishte te internonin familjet e numrit ekzistues te burgosurve politike dhe te merrnin familjet e debuara te klasave me te larta ne menyre qe te merrnin nen kontroll shtepite e tyre dhe te shperngulnin ne to anetaret e regjimit te ri dhe komuniste te tjere. Njerezit nga veriu si rregull internoheshin ne jug, veçanerisht ne kampet e Tepelenes, Fierit, Beratit.

                                     

4.1. Perkujtimi Perkujtime

Data 23 gusht e cila perkon dhe me Diten Europiane te Perkujtimit te Viktimave te Sistemeve Totalitare, eshte shpallur dhe miratuar nga Parlamenti Europian ne vitin 2008 si Dita Evropiane e Kujtimit per Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit. Qe nga viti 2011 çdo vit nje vend europian organizon nje konference kushtuar Dites Europiane te Kujtimit.

                                     

4.2. Perkujtimi 30 gusht 2017

Ne kuader te kesaj dite, AIDSSH ne bashkepunim me Institutin e Integrimit te Perndjekurve Politike, Institutin e Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqiperi dhe Bashkine Tepelene zhvilluan ne 30 gusht 2017 nje aktivitet perkujtimor per viktimat qe vuajten denimin ne kampet e punes se detyruar gjate regjimit komunist.

Te mbijetuar nga kampi i Tepelenes dhe te aferm te tyre mbollen qiparisa ne kampin e Tepelenes, i njohur si" Reparti 84”, ne perkujtim te 300 femijeve qe u zhduken ose humben jeten nga semundjet, uria dhe mungesa e higjienes. Kjo mbjellje simbolike u pageza me emrin" Pylli i Femijeve”. Drejtoresha e AIDSSH u shpreh gjate aktivitetit perkujtimor se nje nga kazermat e kampit do te kthehej siç kishte qene ne vitet 1949-1954, duke ndertuar memorialin ne zemer te kampit, i quajtur" Memoriali i Varreve te Humbura te Femijeve”.

                                     

4.3. Perkujtimi 23 gusht 2018

Presidenti Ilir Meta mori pjese ne veprimtarite perkujtimore per te internuarit dhe viktimat e kampit famekeq ne Tepelene, qe u zhvilluan ne bashkepunim me AIDSSH dhe Bashkine e Tepelenes, ne kuader te Dites Europiane te Perkujtimit te Viktimave te Sistemeve Totalitare. Ne kuader te kesaj dite u zhvillua ceremonia e nderimit nga Presidenti i Shqiperise Ilir Meta te disa prej te mbijetuarve: Leke Pervizi qe skicoi kazermat nga kampi dhe portrete te internuarve, dhe tre gra qe humben femijet e tyre, Gjele Gjikola, Mrike Gjikola dhe Drane Jakja, u vleresuan per kurajon e tyre njerezore.

Gjithashtu gjate dites nje ekspozite me titullin "Persekutimi komunist ne zonen e Tepelenes" ku u paraqiten dokumente arkivore te personave qe vuajten persekutimet e komunizmit, u zhvillua ne Pallatin e Kultures ne Tepelene. Pjese e ekspozites ishin edhe pantallonat e Gjon Vatnikaj Tunxhit te cilat jane arnuar me fije flokesh te nenes se tij, Mrika Tunxhi, gjate kohes se internimit ne kete kamp. Ekspozita u shoqerua me nje simpozium shkencor mbi kuadrin historik dhe juridik te punes se detyruar.



                                     

4.4. Perkujtimi Memoriali dhe muzealizimi

Me 2018 kampi u perzgjodh nga AIDSSH si shenje kujtese dhe nderimi ndaj viktimave te diktatures. Projekti u iniciua nga AIDSSH ne bashkepunim me Bashkine e Tepelenes si edhe familjaret e atyre qe vuajten ne ate kamp. Projekt-ideja e u konceptua nga Gjon Radovani. Ideja e plote u prezantua ne Tepelene me 30 gusht 2017, ne bashkepunim me Bashkine Tepelene dhe Muzeun Historik Kombetar. Synohet ne transformimin e tij ne nje qender muzeale kujtese dhe respekti per viktimat e diktatures. Kompleksi muzeal parashikon ne koncept:

  • rindertimin e rrethimit me tela me gjemba i kampit.
  • rinkonstruksionin e kazermave te fjetjes se te internuarve;
  • rindertimin e zones sanitare;
  • krijimin e ambjenteve ndihmese te struktures, si hyrje, bileteri, dyqan suveniresh, tualete;
  • rindertimin e zyrave te oficereve te kampit dhe te personelit;
  • transformimin e nje prej ndertesave ekzistente ne nje salle multimediale dhe muzeale per ekspozimin e artefakteve ne rindertimin e memories se viteve te diktatures;
  • krijimin e nje ambienti per studime dhe per kerkime historike;
                                     

5. Debati ne opinionin publik

Ne emisionin "Arena" ne TV Ora News te dates 28 mars 2018, historiani Prof. Dr. Pellumb Xhufi eshte shprehur se "Kampi i Tepelenes" ka qene nje kamp pune me kushte te mira dhe jo nje kamp shfaroses ashtu siç cilesohet nga shumica e studiuesve ku, nder te tjera, thuhet se kane vdekur burra e gra dhe mbi 300 femije te mitur. Kjo deklarate ka nxitur dhe polemizuar debatin publik rreth kesaj teme. I ftuar ne emisionin Studio e Hapur’ ne News24, Pellumb Xhufi tha se raporti i tij bazohet tek dokumentet e CIA-s dhe rrefimet te mbijetuarve.

Une citova nje dokument te CIA-s te vitit 1953 qe ka informacion te detajuar. Pra nuk jane deklarata te miat. Thuhet se i kam thene une keto fjale se ky kamp ka qene me kushte me te mira se te tjeret, apo se edhe ka qene dhe kamp pushimi".

Deklarata e Xhufit nxiti reagime tek ish-te perndjekurit qe kane kaluar femijerine ne ate kamp, shoqata e ish te perndjekurve politike si dhe institucione qe perfaqesojne interesat e ketij komuniteti si dhe historiane te tjere. Nder ta historiani Kastriot Dervishi nxorri ne pah lidhjet familjare qe Xhufi kishte me nomenklaturen komuniste.

Nderkohe historiania Enriketa Pandelejmoni u shpreh se ne analizen historike duhet marre parasysh dhe kujtesa kolektive e ndertuar permes deshmive gojore, ne mungese te dokumentimit arkivor.



                                     

6. Filmi mbi Kampin e Tepelenes

Gazetarja Luljeta Progni se bashku me regjisorin Gentian Kurti ekranizuan ne filmin me titull Azizi vendos te rrefeje, deshmi e njerit prej te mbijetuarve te Kampit te Tepelenes i cili ka treguar per vuajtjet ne kete kamp.

                                     

7. Miratimi nga Ministria e Kultures

Ne daten 13.11.2018, AIDSSH i ka derguar Ministrise se kultures nje kerkese ne lidhje me miratimin e projektit te restaurimit te Kampit te Tepelenes.

Ne pergjigje te kerkeses, vendimi me nr. 431 vendos miratimin e projektit "Memoriali i femijeve te Vdekur ne kampin e internimit Tepelene" si pjese e kompleksit muzeal te kampeve ne diktature.

                                     
  • ndodhi dhe në Shqipëri. Në 1954 Kampi i Tepelenës u mbyll. Pas mbylljes së kampit atë, nënën e tij, gjyshen e tij dhe xhaxhain i dërgojnë në Lushnnje. Jeta
  • internimi, vizatimet e kampit të Tepelenës e kampe te tjere. Në kushtet e kampi të Plukut, ku jetoi 32 vjet ai mundi të pikturonte, i ndihmuar me bojëra vaji nga
  • ish - Sigurimi i Shtetit. Në emisionin Arena në TV Ora News të datës 28 mars 2018, historiani Prof. Dr. Pëllumb Xhufi është shprehur se Kampi i Tepelenës ka
  • ishte vendosur kampi i rrethuar nga malet, bënte që i ftohti të ishte akoma më i madh. Ndërkohë kësaj torture i shtohej dhe ndalimi i rreptë i ndezjes së
  • Ndihmë a b Dervishi, Kastriot 31 mars 2018 Kampi i Tepelenës Pëllumb Xhufi, agjitator dhe avokat i krimeve të komunizmit opinion.al. Mungon ose
  • tjerë në Shijak. Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet
  • Pervizi: Album Ne rrarthet e Ferrit. ISKK, Tirane 2012. - - Lazer Jozef Radi, kampi i Kuçit te Vlore, 1954 - 1958. - - Lek Pervizi Album ne Rrathet e Ferrit, ISKK

Users also searched:

...