Back

ⓘ Charles du Fresne, sieur du Cange ose Du Cange, ishte nje filolog dhe historian i mesjetes dhe Bizantit. ..




Charles du Fresne, sieur du Cange
                                     

ⓘ Charles du Fresne, sieur du Cange

Charles du Fresne, sieur du Cange ose Du Cange, ishte nje filolog dhe historian i mesjetes dhe Bizantit.

                                     

1. Charles du Fresne

I edukuar nga Jezuitet, du Cange studioi per jurisprudence dhe praktikoi profesionin e avokatit per disa vjet para se te behej Ministri I Thesarit te Frances. Du Cange ishte nje njeri energjik qe kerkonte gjithone diturine, se bashku me perkushtimin ndaj detyrave zyrtare dha ndaj atyre si kreu i nje familjeje te madhe.

Vepra me e rendesishme e Du Cange eshte ajo e Fjalorit te tij te latinishtes se mesjetes dhe te latinishtes se vone, Paris, 1678). Kjo veper, se bashku me nje fjalor te greqishtes se mesjetes dhe greqishtes se vone, e botuar dhjete vjet me pas, u botua shume here dhe ende konsultohet shpesh nga studiuesit sot. Puna e Du Cange-it ishte pioniere per kerkimin e dallimeve mes latinishtes dhe greqishtes mesjetare nga latinishtja e greqishtja klasike, gje qe filloi studimin e zhvillimit historik te gjuheve.

Du Cange i zoteronte gjuhet ne menyre qe te ndiqte interesant e tij kryesore per historine mesjetare dhe bizantine. Ai kishte korrespondence voluminoze me koleget e tij akademike. Njohuria e tij e madhe historike dhe gjuhesore plotesohej ne menyre te barabarte me nje kulture te thelle ne arkeologji, gjeografi dhe jurisprudence. Perveç fjaloreve te perpunuar prej tij, ai ka prodhuar edicione te rendesishme te historianeve bizantine si dhe disa vepra te tjera. Per shembull vepra e tij mbi Historine e Ilirise Illyricum vetum et novum, nuk u publikua deri ne 1746 nga Joseph Keglevich, qe pjeserisht e korrigjoi.

Du Cange eshte nje nga historianet qe Edward Gibon permend me shpesh ne vepren e tij Renia dhe shkaterrimi i Perandorise Romake. Ne nje shenim ai e quan du Cange-in "udheheqesi yne i sigurt dhe i palodhshem per Mesjeten dhe Historine Bizantine."

                                     

2. Veprat

  • Glossarium ad scriptores mediae et infimae Graecitatis Glossarium ad scriptores mediae et infimae Graecitatis nga Biblioteka Digjitale e Studimeve t e Greqishtes modern Anemi", Universiteti i Kretes, Greqi
  • Les Familles dOutremer ne Arkivin e Internetit
  • Glossarium mediae et infimae Latinitatis imazhe online ne frengjisht nga faqja e internetit e Bibliotek es Kombetare Franceze
  • Glossarium mediae et infimae Latinitatis 7-vellime 1840-1850 ne faqen e internetit t e Stanford University Library
  • Du Cange, et al., Glossarium mediae et infimae Latinitatis, Niort: L. Favre, 1883-1887 10 vol. tekst i plot ne internet edition, nga École nationale des chartes