Back

ⓘ Varrezat franceze në Korçë. Sipas dokumenteve historike te kohes, ne Gadishullin e Ballkanit u vrane qindra ushtare te forcave franceze, te cilet padyshim mbron ..




                                     

ⓘ Varrezat franceze në Korçë

Sipas dokumenteve historike te kohes, ne Gadishullin e Ballkanit u vrane qindra ushtare te forcave franceze, te cilet padyshim mbronin dhe luftonin per interesat e shtetit te tyre. Jo pak prej tyre, sipas arkivave te kohes, u vrane dhe ne Korçe. Qeveria franceze tregonte nje kujdes shume te madh per deshmoret e saj edhe pse ishte lufte. Ajo vendosi t’i gruponte ne nje vend dhe kur lufta te perfundonte t’i terhiqte drejt vendit te saj. Duke pasur marredhenie bashkepunimi me parine e Korçes dhe drejtuesit e levizjes patriotike te kohes, komanda ushtarake franceze mendoi qe te krijonte varrezen e ushtareve te vrare ne Korçe. Keshilli krahinor, qe ne ate kohe administronte Krahinen Autonome te Korçes, sipas dokumenteve qe ruhen ne muzeun e Korçes, dhuroi truallin ku do te ndertohej varreza e ushtareve franceze te rene ne Luften e Pare Boterore. Ky truall ndodhej ne veri te qytetit. Gjate viteve te luftes ne vazhdim, francezet sollen per prehje te perjeteshme ne varrezat ne periferi te Korçes te gjithe ushtaret e tyre te rene ne Gadishullin Ballkanik. Numri i tyre arriti ne 640 vete. Nuk ishin te gjithe me kombesi franceze, mbasi Franca mobilizoi gjate viteve te kesaj lufte ushtare edhe nga vendet qe ishin koloni te saj. Per rrjedhoje, ne keto varreza ka ushtare me kombesi franceze, italiane, marokiene, algjeriane, koreane e deri edhe vietnameze etj.