Back

ⓘ Sanxhaku i Elbasanit. Sanxhakut i Elbasanit ishte nje nga sanxhaqet ne pjesen Ballkanike te Perandorise Osmane. Qendra e tij ishte Elbasani ne Shqiperi. ..




Sanxhaku i Elbasanit
                                     

ⓘ Sanxhaku i Elbasanit

Sanxhakut i Elbasanit ishte nje nga sanxhaqet ne pjesen Ballkanike te Perandorise Osmane. Qendra e tij ishte Elbasani ne Shqiperi.

                                     

1. Administrata

Edhe pse Halil Inalcik shpjegon se Sanxhakut te Elbasanit eshte formuar sapo u rindertua kalaja e Elbasanit, sipas tregimeve te Tursun Beut eshte e mundur qe fillimisht Elbasani te kete qene pjese e Sanxhakut te Ohrit.

Fillimisht Sanxhaku i Elbasanit kishte tre kaza:

  • Kazaja e Peqinit
  • Kazaja e Elbasanit
  • Kazaja e Gramshit

Me vone ketyre iu shtua edhe Kazaja e Çermenikes dhe te katra ishin kazate e Sanxhakut te Elbasanit deri ne 1912, kur me ardhjen e Pavaresise se Shqiperise, sanxhaku i Elbasanit pushoi se ekzistuari.

Sanxhaku i Elbasanit u be pjese e Vilajetit te Manastirit kur ai u themelua ne shekullin e 19-te.

Marino Bizzi, Arqipeshkvi i Tivarit thote ne raportin e tij qe ne 17 Maj, 1591 qe sanxhakbeu i Elbasanit ishte Mehmet Beu.

Gjate mbreterimit te Köprülü Fazıl Mustafa Pashes 1637 – gusht 19, 1691 nje nga sanxhakbejte e Elbasanit ishte Hasan Pasha. Ne 1714 sanxhakbeu i Elbasanit ishte Zejnil-beu. Ne fillim te shekullit te 20-te sanxhakbeu i Elbasanit ishte Nexhip Efendiu, i cili u transferua ne nje tjeter pozite ne shkurt 1904.

                                     

2.1. Demografia Shekulli i 15-te

Ne 1467 shume te krishtere nga Shkupi, Ohri, Serres dhe Kosturi u deportuan me dhune ne Elbasan.

                                     

2.2. Demografia Shekulli i 17-te

Udhetari osman Evliya Çelebi shkroi ne 1670 se ne Elbasan kishte 18 lagje me popullsi myslimane dhe 10 lagje te banuara me ortodokse dhe katolike. Ai gjithashtu shprehet se serbet, bullgaret dhe vojniket mercenare osmane te krishtere nuk kishin leje qendrimi ne Elbasan, perndryshe do vriteshin menjehere sipas traditash te vjetra. Gjuhen shqipe ishte gjuha e folur nga te gjithe banoret, shumica te cileve kishte edhe njohuri te avancuara te gjuhes turke. Tregtaret gjithashtu mund te flisnin greqisht dhe italisht.

                                     

2.3. Demografia Shekulli i 19-te

Sipas konsullit rus ne Vilajetin e Manastirit, A. Rostkovski, i cili pergatiti nje artikull statistikash, ne vitin 1897, popullsia e sanxhakut te Elbasanit ishte 56.105: Myslimanet shqiptare ishin 51.786, te krishteret shqiptare ishin 3.319, dhe vllehet arumunet ishin 1.000.

                                     

2.4. Demografia Shekulli i 20-te

Ne fillim te shekullit te 20 eshte vleresuar se 15.000 ishte popullsia e Elbasanit, i cili atehere ishte selia e nje peshkopi ortodoks. Ne rajonin midis Elbasanit dhe Beratit kishte shume fshatra te cilat deklaroheshin publikisht si myslimane, por privatisht jetonin si te krishtere.

Shqiptaret qe jetojne ne Elbasan ishin toske dhe, per shkak se Sanxhaku i Elbasanit, eshte pare si pjese e sanxhaqeve qe ishin pjese e Toskerise, se bas hku me sanxhaqet e Gjirkastres, Prevezes, Beratit, Janines, Korces dhe Manastirit.

                                     

3. Per lexim te metejshem

  • Gawrych, George 2006. The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913. I.B.Tauris. ff. 23, 27, 110. ISBN 978-1-84511-287-5.
  • Chelebi, Evliya 1670. Elsie, Robert red. "1670 Evliya Chelebi: Seyahatname - a Journey to Berat and Elbasan". Arkivuar nga origjinali me 5 korrik 2011. Marre me 15 shkurt 2018.
  • Bizzi, Marino 1610. Elsie, Robert red. "Relatione della visita fatta da me, Marino Bizzi, Arcivescovo dAntivari, nelle parti della Turchia, Antivari, Albania et Servia alla santità di nostro Signore papa Paolo V". Arkivuar nga origjinali me 11 shtator 2009. Marre me 15 shkurt 2018.

Users also searched:

...