Back

ⓘ Oxhaqet shqiptare ..




                                               

Alltunët

Alltunet rridhnin prej kapudan Hasan pashes, me gjase dhendrri i Sulltan Ahmetit - njeheresh bejlerbej 1030/1626 dhe Admiral i Madh, nga Ulqini. Gjate periudhes se qeverisjes se Omer pashe Alltunit ne krye te Sanxhakut te Shkodres, lidhen miqesi dhe u bene krushqi me Bushatllinjte, gje per te cilen u ndeshkuan kur keta te fundit iu rebeluan Portes se Larte. Pasuria e tyre e madhe qe vene nepermjet tregtise ne det, sidomos te eksportit te bagetise per ne Venedik dhe Ankone. Me ndeshkimet e dhena nga Porta e Larte, shume prej pronave te tyre u sekuestruan dhe u bene prona shteterore.

                                               

Asllan Pashallinjtë

Familja Asllan Pashali ka qene nje oxhak feudal shqiptar qe u ngrit ne kohen e Perandorise Osmane, i cilesuar si oxhaku i Janines, te cilet brez pas brezi qeverisen nder shume vise te perandorise. Degezimet e tyre qeverisen ne periudha te ndryshme Gjirokastren, Delvinen dhe Libohoven nder viset shqiptare; degezimi i fundpermendur mbeti me llagepin Libohova, qe shtetit shqiptar i dhane ministra dhe funksionare te larte si Myfid bej, Eqrem bej dhe Ajet bej Libohova.

                                               

Bushatllinjtë

Bushatllinjte, ndryshe oxhaku i Bushatllinjve, ne Shkoder begleret Bushatlij qene nje familje feudale e njohur ne historine e Perandorise Osmane dhe per kontributin e tyre ne pavaresine e Shqiperise.

                                               

Oxhaku i Hysove

Oxhaku i Hysove - Familja ne nje raport per Hapsburget cilesohet si "familja me bujare e gjithe Epirit". Ajo i perkiste shtreses se komandanteve ushtarake apo te bylykbasheve, pra shtreses se atyre familjeve feudale te zonave malore qe nuk kishin prona te shumta tokesore. Keto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerez me rroge ne sherbim te forcave te armatosura perandorake dhe te qeveritareve te sanxhakeve brenda apo jashte Shqiperise, ose duke marre nen mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shperblimesh. Ndryshe nga ç’pretendohet ne disa gojedhena qe i paraqisin me ...

                                               

Toptanajt

Toptanajt ndryshe oxhaku i Toptanve ose bejleret e Toptanve ishin nje familje feudale te njohur ne historine e Perandorise Osmane dhe per kontributin e tyre ne pavaresine e Shqiperise. Si familja me ndikim me te madh ne zonen e Krujes, Tiranes dhe ne viset perreth ne kohen e osmaneve dhe shtetit shqiptar.

Users also searched:

...