Back

ⓘ Zef Mirdita shkollen fillore e kreu ne Prizren, ndersa gjimanzik klasik, respektivisht interdioqezian, ne Pazin dhe ne Zagreb. Ne Fakultetin Katolik Teologjik n ..




                                     

ⓘ Zef Mirdita

Zef Mirdita shkollen fillore e kreu ne Prizren, ndersa gjimanzik klasik, respektivisht interdioqezian, ne Pazin dhe ne Zagreb.

Ne Fakultetin Katolik Teologjik ne Zagreb, me 1958, apsolvoi Filozofine.

Ne vitin shkollor 1959/60 u regjistrua ne Fakultetin Filozofik te Universitetit te Zagrebit – Dega e Historise.

Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator ne Katedren per Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Sidak. Qysh si student I vitit te trete dhe te katert ligjeroi lenden e Historise ne gjimnazin e mbremjes" Ise Krsnjavoga” ne Zagreb. Diplomoi me 8 korrik te vitit 1965.

Pas kthimit ne Prizren, me 8 shkurt te vitit 1966, punoi profesor ne gjimnaz, ne shkollen e mesme te muzikes dhe ne shkollen e mesme te mjekesise, ku ligjeroi histori, sociologji, gjuhe latine dhe gjuhe frenge, ne paralelet me mesim ne gjuhen shqipe, serbe dhe turke.

Nga 1 janari I vitit 1967 kaloi ne Prishtine si asistent ne Katedren e Historise, Dega e Historise Antike, dhe me 3 nentor 1972 doktoroi ne Fakultetin Filozofik te Zagrebit me temen Dardanci i Dardanija u antici Dardanet dhe Dardania ne Antike.

Me 3 prill 1991 u zgjodh anetar me korrespondence i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves.

Nga 1 marsi i vitit 1993 ka punuar si keshilltar shkencor ne Institutin Kroat te Historise, ku ka udhehequr projektin" Vlasi – starobalkansko stanovnistvo od povisjene pojave do danas Vllehet – populate e vjeter ballkanike qe nga fillet historike deri me sot.

Perveç dhjete librave ne shqip, shqip-gjermanisht dhe ne kroatisht, botoi ne gjuhen shqipe, kroate, frenge, angleze, gjermane dhe italiane, ne revistat shkencore te vendit dhe te huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shenime, polemika, etj., po ashtu perktheu disa libra nga kroatishtja ne shqip dhe nga shqipja ne kroatisht.

Me 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar I Republikes se Shqiperise e dekoroi me shperblim per kontributin e dhene albanologjise dhe per perfaqesim te denje te komunitetit shqiptar ne Republiken e Kroacise.

Me 29 prill 2005, u laureua me shperblimin e Akademise Kroate te Shkencave dhe Arteve per librin" Vlasi u historiografiji” Vllehet ne historiografi, I cili u shpall liber I vitit 2004.

Me 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit te lindjes, Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise e Republikes se Kosoves e shpalli shkencetar te vitit 2011. Prof. dr.Zef Mirdita, thuajse deri ne fund te jetes se tij, ia kushtoi studimit per Dardanine dhe iliricitetin e Kosoves ne antikitet.

Me rastin e pervjetorit te tete te Pavaresise se Kosoves, presidentja e Republikes se Kosoves, Atifete Jahjaga, ka dekoruar ate me Medaljen Presidenciale te Merita.