Back

ⓘ Delja e Senicës. Delja e Senices eshte emeruar sipas qytetit te Senices qe ndodhet ne Rafshnalten e Peshterit, Sanxhak, ne jugperendim te Serbise, ne nje lartes ..




Delja e Senicës
                                     

ⓘ Delja e Senicës

Delja e Senices eshte emeruar sipas qytetit te Senices qe ndodhet ne Rafshnalten e Peshterit, Sanxhak, ne jugperendim te Serbise, ne nje lartesi prej rreth 1000 metra. Kjo race e deleve, dekadat e fundit eshte perhapur edhe ne Kosove dhe me gjere. Perndryshe delja e Senices paraqet nje variant te pramenkes.

                                     

1. Karakteristikat

Raca e deleve te Senices paraqet variantin me te rendesishem te gjitha llojeve te pramenkes. Lartesia e xhidavise se deleve eshte rreth 65 cm gjersa e deshve rreth 70 cm. Pesha e trupit te femrave te rritura eshte 55-65 kg, kurse e deshve luhatet prej 70 deri 110 kg. Gjoksi eshte mjaft i thelle por i ngushte. Koken e ka te mbuluar me qime te bardha por me vetulla dhe buze te zeza, si dhe me veshe te zinj. Kembet e saj jane gjithashtu te veshura me qime, zakonisht me ngjyre te bardhe por qe mund te jene edhe te zeza ose me njolla. Delet jane shyta gjersa deshte kane brire te zhvilluar ne forme te spirales. Kjo race e deleve i takon grupit te deleve leshgjata. Prodhimi vjetor i leshit sillet rreth 1.5 kg per delet dhe rreth 2 kg per deshte. Gjatesia e fijeve te leshit eshte 12-13 cm kurse finesa e saj vleresohet rreth 38 mikrone, qe do te thote perzgjedhja e kategorise C dhe D. Rendimenti vjetor i qumeshtit varion nga 60 deri ne 80 litra. Prej 100 deleve, mesatarisht, merren 110-120 qengja. Pjekurine seksuale e arrin relativisht vone, 18 muaj, gjersa rritja e saj perfundon zakonisht ne moshen 3-4 vjet.

                                     
  • Kosovë. I vogli i deles quhet qingj. Dhentaria Delja Cigaja Delja e Kosovës Delja e Senicës Delja e Sharrit Delja Rudë Pramenka Raca Balusha Raca Bardhoka Budiansky

Users also searched:

...
...
...