Back

ⓘ Bletaria eshte disipline e cila merret me rritjen dhe kultivimin e kolonive te bleteve te mjaltit, zakonisht ne koshere te punuara nga njerezit. Nje bletar mban ..




Bletaria
                                     

ⓘ Bletaria

Bletaria eshte disipline e cila merret me rritjen dhe kultivimin e kolonive te bleteve te mjaltit, zakonisht ne koshere te punuara nga njerezit. Nje bletar mban blete me qellim qe prej tyre te mbledhe mjaltin dhe produktet e tjera qe prodhojne kosheret, per te polinuar bimet ose per te prodhuar blete per shitje tek bletaret tjere. Nje vend ku mbahen bletet quhet park ose "oborr bletesh".

                                     

1. Historiku

Pamje te njerezve duke mbledhur mjalte nga bletet e egra datojne prej para 10.000 vjetesh. Bletet ne enet e qeramikes filluan te perdoren rreth 9.000 vjet me pare ne Afriken e Veriut. Argumentimi shfaqet ne artin egjiptian prej rreth 4.500 vjet me pare. Asokohe perdoreshin kosheret e thjeshta dhe tymi ndersa mjalti eshte ruajtur ne kavanoza, disa prej te cilave jane gjetur ne varret e faraoneve si Tutankhamuni. Mirepo deri ne shekullin XVIII evropianet nuk e kuptuan sa dhe si duhet, biologjine dhe mbareshtimin e bleteve.

Iliret e lashte, fale kushteve te favorshme klimatike dhe bimesise se pasur mjaltedhenese, jane marre edhe me rritjen e bleteve. Vete Aristoteli, filozof i njohur grek dhe njohes i mire i bletarise ka shkruar se iliret kishin bletare te shkelqyer. Aristoteli na informon se bletet dhe mjalti perdoreshin gjeresisht nga iliret. Ne vepren me titull "Mbi mrekullite e degjuara" - De Mirabilibus Auscultationibus Περὶ θαυμασίων ἀκουσμάτων ai mes tjerash shkruan: "Thone se tek iliret e quajtur taulante, bejne vere nga mjalti; pasi i shtrydhin hojet e mjaltit i hedhin uje dhe e ziejne ne kazan gjersa te mbetet gjysma. Kete e hedhin nder ene prej balte dhe e lene derisa te mbetet gjysma, pastaj lengun e hedhin nder ene prej druri. Ketu, nder enet e drurit, thone se e lene te fermentohet per nje kohe te gjate dhe behet si vere dhe bile nje vere e embel dhe e forte. Kurse tani thone se kjo vere behet edhe ne disa vende te Hellades dhe e tille qe nuk ndryshon aspak prej veres se vjeter, aq sa ishte e pa mundur per kerkuesit qe ta dallonin." Nderkohe iliret e fisit Abri ishin te njohur edhe si prodhues te nje birre nga meli, elbi dhe mjalti, e quajtur sabaia birre meli. Lidhur me mitologjine ilire, eshte edhe emri Melisa/Amelisa/Ambelsia qe d.m.th. nje lloj blete; etimologjia shqip mbledhesja e ambelsise e nektarit), e bija e Epidamnit, ishte nje nimfe qe ngelet shtatzene nga Poseidoni dhe lind Dyrrahionin, Hyun e dy rraheve-porteve). Iliret taulante, per nderimin e kesaj stergjysheje te bleteve, perveç perdorimit si emertim mitologjik e si antroponim, ia kishin ngjitur emrin edhe nje kepi detar, Kepi Melissa/Melisonios, ne jug te Durresit. Nga numizmatika shohim se iliret kishin farkuar edhe monedha argjendi me figura bletesh, ne paraqitjen te cilave perziheshin edhe mitologji te lashta. Madje figura e bletes eshte qendisur edhe ne kostumet e grave iliro - shqiptare ne periudha te ndryshme historike.

Sipas besimeve tradicionale popullore, bleta dikur ka qene njeri; mbase per kete thuhej vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nemet, sepse, sipas besimeve popullore, eshte mekat i madh te nemesh bleten. Perpara se t’i merrnin mjaltin, njerezit laheshin, sepse besonin se ne te kunderten bleta nuk do te jepte me mjalte, madje dhe se mund te" vdiste”, nuk behej ashure me mjalte se del nga shpirti i mizave - blete; nuk duhet te shkelet uji me te cilin lahen duart kur hane mjaltin se eshte mekat i rende. Franc Nopça e lidh kete nderim per bleten me mitraizmin, por do te ishte me afer mendsh ta shpjegonim me traditat e lashta vendase, qe mbase na kthejne te Melisa e lashtesise, te nimfa e shnderruar ne blete, pra te stergjyshja te gjitha bleteve dhe nena e Dyrrahut. Bleta ndryshe quhet edhe mblet/e-a, gjet/e-a, mjaceze, mjaltez, fryma e shenjte, mize, mize mjalti, mizare, punetoret. Del edhe ne toponimi: Guri i Bletes Kryezi-Puke, Shteku i Bjetes Apripe e Gurit-Puke, Lugu i Bjetes Skavine-Puke, Bleta e Marcolit Kroni i Madh-Shllak, Curri i Bletes Bene-Shllak, Rrethi i Bletes Vukel etj.

Nderkaq permbledhja e pare dhe me e plote e folklorit shqiptar e pergatitur nga rilindasi Thimi Mitko dhe e plotesuar nga Gjergj Pekmezi mban titullin Bleta shqiptare.

                                     

2. Lidhje te jashtme

  • Shimanuki, Hachiro and Knox, David A. Diagnosis of Honey Bee Diseases, US Department of Agriculture, July 2000
  • National Bee Association, New Zealand
  • Seasonal Care in Apiculture – Agriculture Guide
  • International Bee Research Association
  • The Moir Collection of rare beekeeping books consisting of 250 volumes including items published from 1525 at National Library of Scotland

Users also searched:

...