Back

ⓘ Shqipëria në vitet 1920-1939. Historia e Shqiperise ne vitet 1920-1939 eshte nje histori qe permbledh Qeverine e Fan Nolit me 1924, dhe Mbreterine e Ahmet Zogut ..




                                     

ⓘ Shqipëria në vitet 1920-1939

Historia e Shqiperise ne vitet 1920-1939 eshte nje histori qe permbledh Qeverine e Fan Nolit me 1924, dhe Mbreterine e Ahmet Zogut deri te pushtimi i Shqiperise nga Italia fashiste me 1939.

                                     

1. Sfond:Qeveria e Vlores, Princ Vidi dhe Lufta I Boterore

Kongresi i Vlores vuri ne krye te vendit Ismail Qemalin, i cili me shpejtesi krijoi qeverine e re. Detyrat qe shtroheshin para qeverise ishin shume imediate: vendi rrezikohej te copetohej, varferia ishte e skajshme dhe per me teper disa pronare te medhenj po i benin rezistence qeverise se re. Prova me e veshtire per qeverine ishte Konferenca e Ambasadoreve, e mbajtur ne Londer. Aty Fuqite te Medha vendosen fatin e Shqiperise. 2/3 e territorit te vendit dhe 1/2 e popullsise mbeten jashte kufijve te shtetit shqiptar. Ne Shqiperine e cunguar u vendos nje komision administrimi qe caktoi si mbret te Shqiperise Princin Vilhelm Vidin. Princi ri nuk dinte asgje per Shqiperine prandaj u mbeshtet me shume tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhehoqi Kryengritjen e Shqiperise se Mesme. Ne vitin 1914 filloi Lufta I Boterore dhe Princ Vidi u largua nga vendi. Shqiperia u fut ne lufterat qe zhvilloheshin mes Fuqive te Medha.

Shqiperia u kthye shpejt ne nje shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun. Italianet pushtuan pjesen qendrore. Ne jug Greket, Francezet dhe Italianet kishin ndare zonat e tyre. Serbia dhe Mali Zi kapitulluan dhe ne vitin 1920 ishte Austro-Hungaria ajo qe kishte shumicen e territoreve shqiptare. Megjithese e pushtuar nga te gjitha anet Shqiperia u beri balle pushtuesve dhe nuk mbeshteti asnjerin bllok pavaresisht leshimeve qe kishin bere. Ne vitin 1918 Lufta I Boterore perfundoi. Ne Konferencen e Paqes Shqiperia u shpall vend humbes dhe bashkepunetor me Bllokun Qendror. Megjithese lufta kishte perfunduar Shqiperia ende nuk ishte çliruar plotesisht. Nen presionin e Konferences se Paqes trupat greke dhe ato serbe u terhoqen nga territoret shqiptare. Por italianet nuk u terhoqen nga Vlora. Ne baze te Marreveshjes se fshehte te Londres Italia do te merrte jugun e Shqiperise dhe protektorat mbi shtetin shqiptar. Por ne Kongresin e Lushnjes delegatet shqiptare vendosen ti perzinin italianet nga Vlora. Sulmi u be ne janar te vitit 1920 dhe Vlora u çlirua. Shqiperia mes dy grupeve kundershtare.

                                     

2. Periudha 1920-1924

Periudha 1920-1924 ishte periudhe paqendrueshmerie per Shqiperine. Ne vitin 1920 u krijua Partia Popullore, e para parti shqiptare ne histori. Kjo parti perfaqesonte rrymen antikonservatore, liberale, perparimtare. Ne kete parti shquheshin disa figura: Fan Noli, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Por Ahmet Zogu mendoi se Shqiperia nuk ishte ende e gatshme per reforma te tilla, dhe se çeshtja kombetare donte nje Shqiperi te forte dhe jo nje Shqiperi te dobet dhe te pastabilizuar. Prandaj ai mendoi ta linte çeshtjen kombetare per me vone kur rrethanat te ishin te pershtatshme. Por anetaret e tjere te partise nuk pajtoheshin me kete mendim prandaj Ahmet Zogu u largua tek partia kundershtare Partia Perparimtare qe perfaqesonte familjet e pasura te vendit. Nga 1920 deri 1924 u nderruan shume qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shume pushtet. Ne qershor 1924 Fan Noli me mbeshteteshit e tij udhehoqi Revolucionin Demokratik te qershorit. Noli premtoi se do te bente Reformen agrare por nuk ia arriti. Vendi u zhyt ne anarki totale. Fuqite te Medha nuk e njohen qeverine e re. Vetem Bashkimi Sovjetik e njohu dhe per nje jave mes dy vendeve pati marredhenie diplomatike. Ahmet Zogu ndodhej ne Jugosllavi dhe qe aty pergatiti planin e rikthimit ne pushtet. Nga fundi i vitit 1920 Ahmet Zogu udhehoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye ne pushtet. Eshte e vertete se Zogu u ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shume e vogel dhe paperfillshme.

                                     

3. Mbreteria Shqiptare. Fundi i epokes 1920-1939

Ne vitin 1920 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skenderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli ne Zogu. Nena e tij Sadije Toptani u shpall Nena Mbretereshe, kurse familjaret e tjere moren titujt Princer dhe Princesha. Mbreteria u shpall mbreteri kushtetuese, parlamentare dhe e trashegueshme. Ne kete menyre u formua e para familje mbreterore shqiptare. Parlamenti i dha atij shume çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesen me te madhe. Nderkohe gjate kesaj periudhe u forcuan marredheniet me Italine, e cila po behej gjithnje me e fuqishme ne Shqiperi. Per nje moment marredheniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arriten ne nderhyrje ushtarake. Vetem nderhyrja e Anglise e shpetoi Shqiperine nga nje pushtim. Nderkohe pas permiresimit te marredhenieve Ahmet Zogu filloi te mendoje per nje trashegimtar. Ai ishte i fejuar me vajzen e Shefqet Verlacit por e prishi fejesen. Kjo beri qe Verlaci te behej nje armik i Zogut. Duke qene se ishte nen shenjester te vazhdueshme Zogu i rralloi daljet ne publik. Me 26 prill 1938 Ahmet Zogu u martua me konteshen Geraldine e cila u be Mbreteresha e Shqiptareve. Nje vit me vone çiftit mbreteror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashegimtari i fronit. Tre dite me vone me 7 prill 1939 Shqiperia u pushtua nga Italia Fashiste dhe Ahmet Zogu se bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.



                                     

4. Analize

Kjo periudhe 1920-1939 karakterizohet nga destabilitet i vendit. Vetem ne periudhen e fundit 1920-1939 Shqiperia eshte me e qendrueshme dhe merr nje zhvillim me te madh. Personazhet kryesore te kesaj periudhe jane Esat Toptani, Fan Noli dhe ne fund Ahmet Zogu. Esat Toptani ne fillim paraqitet si mbrojtes i Shqiperise, me pas si aleat i serbeve. Nje politikan oportunist i cili e mendon Shqiperine si nje çiflig te tijin dhe jo si vendin e shqiptareve. Fan Noli paraqitet si njeriu qe lindi demokracine, pluralizmin dhe qe ju dha shprese fshatareve te varfer. Ahmet Zogu qe paraqitet si nje njeri i preokupuar ndaj punes dhe pushtetit si e vetmja menyre per te stabilizuar vendin dhe per ta drejtuar nga zhvillimi perendimor. Kjo eshte periudha e pare e shtetit shqiptar, ku u provuan disa sisteme: Principata, Republika parlamentare, Republika presidenciale dhe Monarkia. Kjo eshte nje periudhe qe prodhoi shume ngjarje dhe figura te rendesishme ku Shqiperia po mundohej te dilte ne arenen nderkombetare si nje shtet i zhvilluar dhe perendimor.