Back

ⓘ Shëndetësia në Shqipëri. Shqiperia ka nje sistem universal te kujdesit shendetesor. Jetegjatesia llogaritet ne 78.30 vjet, duke u renditur e 61-ta ne bote dhe d ..




                                     

ⓘ Shëndetësia në Shqipëri

Shqiperia ka nje sistem universal te kujdesit shendetesor. Jetegjatesia llogaritet ne 78.30 vjet, duke u renditur e 61-ta ne bote dhe duke tejkaluar nje numer vendesh te Bashkimit Evropian, si Hungaria, Polonia, Kroacia, Sllovakia etj.

Permiresimi i pergjithshem i kushteve shendetesore ne vend pasqyrohet ne shkallen me te ulet te vdekshmerise, deri ne rreth 6.49 vdekje per 1.000 ne vitin 2000, krahasuar me 17.8 per 1.000 ne vitin 1938. Ne vitin 2000, jetegjatesia mesatare u vleresua ne 74 vjet, krahasuar me 38 vjet ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Vdekshmeria foshnjore e Shqiperise, e vleresuar ne 20 per 1.000 lindje te gjalla ne vitin 2000, gjithashtu ka rene gjate viteve qe nga shkalla e larte e 151 per 1.000 lindje te gjalla ne vitin 1960. Ne vitin 1999 kishte 69.802 lindje dhe shkalla e lindshmerise ne vitin 1999 ishte 2.5, ndersa shkalla e vdekshmerise se nenave ishte 65 per 100.000 lindje te gjalla ne vitin 1993. Perveç kesaj, ne vitin 1997, Shqiperia kishte norma te larta imunizimi per femijet deri ne nje vit: tuberkulozi ne 94%; difteria, pertusis dhe tetanoza, 99%; fruthi, 95%; dhe polio, 99.5%. Ne 1996, incidenca e tuberkulozit ishte 23 ne 100.000 njerez. Ne vitin 1995 ka pasur dy raste te raportuara te AIDS dhe shtate raste ne vitin 1996. Ne vitin 2000 numri i njerezve qe jetojne me HIV / AIDS eshte vleresuar ne me pak se 100. Shkaqet kryesore te vdekjes jane semundjet kardiovaskulare, trauma, kanceri dhe semundjet e frymemarrjes. Ne vitin 2015 ende kishte vdekshmerine me te larte ne Evrope, ne 766 per 100.000 banore, shkalla me e larte e vdekjes nga semundjet jo te transmetueshme 672 per 100.000 dhe shkalla e dyte me e larte e duhanpiresve meshkuj ne Evrope - 51%.

                                     

1. Organizimi i sistemit shendetesor

Sistemi Shendetesor ne Shqiperi eshte kryesisht publik. Shteti siguron pjesen me te madhe te sherbimeve qe i ofrohen popullates si ne fushen e promovimit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Sektori privat eshte akoma ne hapat e para dhe mbulon pjesen me te madhe te sherbimit farmaceutik, sherbimit stomatologjik dhe disa klinika diagnostikuese specialitetesh te cilat jane perqendruar kryesisht ne Tirane.

Ne sektorin publik rolin e liderit e luan Ministria e Shendetesise e cila eshte hartuese dhe pergjegjese per politikat dhe strategjite e sistemit shendetesor, per rregullimin e tij si dhe per koordinimin te gjithe aktoreve brenda dhe jashte sistemit.

Sherbimi shendetesor diagnostikues dhe kurues eshte i organizuar ne tre nivele: sherbimi paresor, sherbimi spitalor dytesor, dhe spitalor terciar.

Sherbimet e shendetit publik dhe promocionit ofrohen ne kuadrin e shendetit paresor dhe mbeshteten dhe mbikqyren nga ISHP

Krahas ketyre ofrojne sherbimet e tyre edhe nje sere institucionesh nacionale si Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut, Qendra Kombetare e Mirerritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijes, Klinika Stomatologjike Universitare, etj.

Ne mbeshtetje te institucioneve shendetesore funksionojne edhe Qendra Kombetare e Inxhinierise Biomjekesore, Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave dhe Qendra Kombetare e Cilesise Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore.

Me perjashtim te Tiranes ku ne kuadrin e nje projekti pilot eshte riorganizuar sherbimi shendetesor paresor dhe eshte krijuar ASHR–ja, ne çdo distrikt funsionon nje DSHP-Drejtoria e Shendetit Publik e cila duhet te koordinoje te gjitha sherbimet shendetesore te rrethit. Ne 12 rrethet e medha qendra te rajoneve krahas DSHP-ve, funksionojne si drejtori te veçanta Drejtoria Spitalore dhe Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Paresor. Ky organizim do te rishikohet me perfundimin e projektit pilot te ASHR-se duke synuar krijimin e autoriteteve rajonale qe do te koordinojne funksionimin e sherbimeve shendetesore ne rang rajoni.

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor

Sigurimi Shendetesor ne Republiken e Shqiperise eshte institucionalizuar ne baze te Ligjit" Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise” Nr. 7870, date 13.10.1994. Ai eshte i tipit Bismarkian. Skema e Sigurimeve Shendetesore ka hyre ne zbatim me 1 mars 1995 si nje mekanizem i rendesishem ne reformimin e sistemit shendetesor, si ne drejtim te menyres se financimit dhe rritjes se burimeve per kujdesin shendetesor, ashtu dhe te permiresimit te cilesise se sherbimeve.

Institucione nacionale

Sistemi shendetesor ne Shqiperi mbeshtetet edhe nga nje sere institucionesh nacionale, te cilat varen direkt nga Ministria e Shendetesise.

Instituti i Shendetit Publik

Institucioni me i larte teknik ne fushen e shendetit publik eshte Instituti i Shendetit Publik i cili eshte nje institucion nacional nen varesine direkte te Ministrise se Shendetesise. Detyrat e tij perfshijne studimin dhe monitorimin e faktoreve te riskut, survejancen e semundjeve ngjitese, referencen laboratorike si edhe menaxhimin e programeve te vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeve afatshkurtra me natyre studimore apo promovuese te shendetit eshte gjithashtu pjese e aktivitetit te tij. Instituti i Shendetit Publik luan edhe nje rol te rendesishem lidhur me trainimin ne fushen e shendetit publik.

Qendra Kombetare Kontrollit te Barnave

Qendra eshte institucioni pergjegjes per kontrollin e çdo veprimtarie ne fushen farmaceutike. Ajo ushtron kontroll mbi:

a) veprimtarite e fabrikimin, mjediset dhe pajisjet e tij

b) tregtimin me shumice dhe pakice si dhe kushtet e ruajtjes se barnave,

c) lendet e para medikamentoze dhe lendet ndihmese ambalazhuese

d) barnat e importura nga te gjitha subjektet e licensuara.

Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut

Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut ka si qellim sigurimin e gjakut dhe produkteve te tij per te plotesuar ne menyren me optimale kerkesat per transfuzione qe nevojiten per, trajtimin e personave te aksidentuar, pacienteve qe vuajne nga anemia e rende dhe kronike, pacienteve me kancer, pacienteve qe do tu nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale, grave qe kane hemoragji te madhe gjate lindjes.

Sherbimi Kombetar i Transfuzionit eshte i perbere nga 29 banka gjaku, 3 banka gjaku ne Tirane dhe 26 ne rrethe.

Qendra Kombetare e Mirerritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijeve Tirane

QKMZHRF Tirane eshte ngritur si Qender Kombetare, Diagnostikuese, Trajtuese e Trainuese ne vitin 2000, mbi bazen e spitalit distrofik Tirane.

Misioni saj eshte permiresimi i cilesise se jetes se femijeve me nevoja te veçanta, si dhe mbeshtetja e familjeve te tyre, per ti pasur partnere ato ne rrugen e gjate te rehabilitimit, kujdesit dhe edukimit te ketyre femijeve.

Qendra Kombetare e Inxhinierise Biomjeksore

Qellimi i saj eshte profilaksia dhe mirembajtja e pajisjeve mjeksore me qellim qe pajisjet mjeksore te kombinuara me personelin e institucioneve shendetesore t`i sherbejne sa me mire pacienteve, duke rritur cilesine ne sherbimin ndaj tyre.

Qendra Kombetare e Cilesise Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore

QKCSA-ISH do te mbeshtese Ministrine e Shendetesise ne zbatimin e strategjise nacionale shendetesore afatgjate ne fushat e meposhtme:

  • Vendosjen e lidhjeve dhe koordinimin teknik te programeve te Ministrise se Shendetesise ne fushat e mesiperme, me partneret, institucionet, apo organizata te vendit dhe te huaja.te interesuara te nevojshme per to
  • Vleresimin dhe perzgjedhjen e teknologjive ekzistuese dhe te reja me te nevojshme dhe me kostefektive te sistemit shendetesor.
  • Edukimin terapeutik dhe fuqizimin e rolit te pacienteve si aktore kryesor e qendror te sistemit shendetesor.
  • Minimizimin e rreziqeve dhe gabimeve ne institucionet mjekesore: Ritjen e sigurise per pacientet dhe personelin mjekesor.
  • Krijimin, mbledhjen dhe perdorimin e evidences shkencore te praktikave mjekesore te faktuara si me te mirat.
  • Formulimin, perhapjen dhe monitorimin e udhezuesve klinik protokolleve klinike te praktikes klinike me te mire, ne ndihme te personelit mjekesor.
  • Akreditimin e institucioneve shendetesore shqiptare publike dhe private.
  • Rilicensimi periodik i personelit mjekesor, ne sektoret publik dhe privat.
  • Edukimin dhe trajnimin e personelit mjekesor dhe partnereve te tjere, ne lidhje me cilesine e kujdesit mjekesor dhe krijimit te nje kulture te re per te.
  • Permiresimin e vazhdueshem te cilesise se sistemit shendetesor.

Klinika Stomatologjike Unversitare

Funksionon ne baze te rregullores si dhe te udhezimeve perkatese te Ministrise se Shendetesise.

Ofron sherbime te specializuara ne: Kirurgji maximofaciale, Terapi, Ortopedi, Pedodonti dhe siguron forminin profesional te mjekeve specializante.

NJESIA E TRANSPORTIT MJEKESOR ME HELIKOPTER

Misioni eshte mbulimi i urgjencave mjekesore kur paraqitet nevoja per ofrimin e nje sherbimi te tille. Veprimtaria kryesore: Transportimin e specializuar mjekesor me helikopter te pacienteve ne raste akute.

KLINIKA E SHERBIMEVE SHENDETESORE QEVERITARE

Misioni eshte ofrimi i sherbimit te urgjences dhe kujdesit paresor per autotitet e larta te shtetit.

Sherbimet:Shoqeron delegacionet qeveritare per te mundesuar dhenien e ndihmes se shpejte shendetesore ne rast nevoje.

QENDRA KOMBETARE E EDUKIMIT NE VAZHDIM

Misioni eshte nxitja realizimi dhe permiresimi i zhvillimit profesional te gjithe kategorive te personelit profesional me synim rritjen e njohurive dhe zhvillimin e aftesive te ketij personeli.

Veprimtaria kryesore:Hartim i planit kombetar te veprimeve te formimit te vazhdueshem te punonjesve te shendetesise.

                                     
  • Botërore të Hepatitit. Shëndeti Shëndetësia Shëndeti publik Shëndeti mendor Shëndetësia në Kosovë Shëndetësia në Shqipëri Organizata Botërore e Shëndetësisë
  • kombëtare dhe vendore, ekonomia, arsimi, para së gjithash arsimi i lartë, shëndetësia madje edhe institucione shkencore e artistike kombëtare janë vatra të
  • shëndetësore tremujore në gjuhën shqipe, organ i Ministrisë së Shëndetësisë. Numri i parë doli në mars 1946. Nga nr. 10 doli me emrin Shëndetësia Popullore Pastaj
  • ta furnizuar atë. Pandemia Epidemiologjia Kujdesi shëndetësor Shëndetësia në Shqipëri Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Berridge
  • që të trajtohen në Turqi nga specialistë mjekësorë, nëse ato raste nuk mund të trajtohen në Kosovë. Shëndetësia Edukimi shëndetësor në Kosovë Qeveria e
  • artikular akut dhe pasojat e tij si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: Shëndetësia Popullore Buletini i UT - së Seria e Shkencave Mjekësore, punime
  • Shëndetësisë Publike të Kosovës Kujdesi shëndetësor Shëndetësia në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri Spitali Shëndeti Shëndeti publik Ligji per
  • Blektoria - Pyjet - Detyrat tona në fushën e bujqësisë - Tregëtia - Arësimi popullor dhe kultura - Shëndetësia - Forcimi i Pushtetit popullor të këshillave
  • Shëndeti Shëndetësia Popullore Buletini i Shkencave Mjekësore Buletini Stomatologjik pas vitit 1973 etj., dhe më pas, në organet e shtypit
  • Komuna Pirg është një komunë në Rrethin e Korçës në Shqipëri Komuna Pirg Fshatrat: Bubu Gurishti Kakaci Leminoti Novosela Pirgu Qershiza

Users also searched:

albania ministry of health, mfa albania,

...
...
...