Back

ⓘ Hortikultura: vështrim enciklopedik. Hortikultura: veshtrim enciklopedik eshte nje liber i botuar ne vitin 2017 nga Akademia e Shkencave e Shqiperise me autore ..




Hortikultura: vështrim enciklopedik
                                     

ⓘ Hortikultura: vështrim enciklopedik

Hortikultura: veshtrim enciklopedik eshte nje liber i botuar ne vitin 2017 nga Akademia e Shkencave e Shqiperise me autore Nazim Gruden dhe Andrea Shundin.

                                     

1. Pershkrim i librit

Ne kete te botim perfshihen rreth 4.600 terma shkencore me barasvleresit e tyre ne anglisht, emrat e bimeve ne latinisht si edhe rreth njemije sinonime. Ne shqip eshte nje nga botimet me serioze per hortikulturen.

Sipas studiuesit Alban Ibraliu, profesor ne Universitetin Bujqesor te Tiranes "deri tani nuk kemi nje punim te tille origjinal, kaq te shumanshem dhe permbledhes, ku pershkruhen kaq terma shkencore te fushes, por edhe bimesia kryesore shqiptare e hortikultures me saktesine e argumentimit shkencor dhe kendveshtrimin sa botanik e bujqesor ashtu edhe historik e kulturor". Per çdo lloj bime perimore, frutore dhe zbukuruese jane paraqitur marredheniet, vleresimet dhe perqasjet ne mes te vlerave ushqyese dhe hijeshuese te kenaqesive shpirterore, te veçorive biologjike, si edhe te dhenave te ekologjise dhe agronomise. Kujdes i eshte kushtuar shqiperimit, qemtimit te fjales shqipe, ndonjehere edhe krijimit te risive. Shumica e tyre paraqiten ne fund te ketij vellimi ne trajten e nje fjalorthi me rreth 500 fjale shqipe ose te shqiperuara. Si rezultat, ky liber sherben padyshim edhe ne pasurimin e gjuhes shqipe.

Akademia e Shkencave, se bashku me Universitetin Bujqesor organizuan me date 2 qershor 2017, nje simpozium ku moren pjese specialiste te hortikultures, te cilet e vleresuan nivelin e ketij punimi. Sipas vleresimeve te simpoziumit materiali pershkohet nga nje hulumtim i kujdesshem shkencor me saktesi e thellesi te mendimit, prurje origjinale e shumeperfshirese te informacionit dhe kujdes per detajin.

Ne prill 2018 per kete liber, autoret Gruda e Shundi moren çmimin Petrit Radovicka, nje nga 4 Çmimet Shkencore Kombetare te akorduara nga Akademia e Shkencave e Shqiperise.

Users also searched:

...
...
...