Back

ⓘ Marin Barleti* ka qene historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet si historiani i pare dhe i vetem shqiptar prej deshmise okulare te rrethimit te Shkodres ..




Marin Barleti
                                     

ⓘ Marin Barleti

Marin Barleti* ka qene historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet si historiani i pare dhe i vetem shqiptar prej deshmise okulare te rrethimit te Shkodres me 1478. Barleti njihet me shume per vepren e tij te dyte, nje biografi e Skenderbeut, perkthyer ne disa gjuhe prej shek. XVI deri XX.

Disa studjues pohojne se ka qene italian nga familja Barletius - nga Barletta e Puljes - ose dalmat per nga etnia, ndersa shumica besojne se qe - siç identifikohej - epirotas, per nevojat historiografike i shenjuar arber, shqiptar.

                                     

1. Jeta

Barleti lindi dhe u rrit ne Shkoder, atehere pjese e Republikes se Venedikut. Studjues te ndryshem kane pohuar se ka qene italian dhe te tjere qe ka qene dalmat nga etnia, te tjere besojne se ka qene arber, nga Balezo.

Me 1474 Barleti mori pjese ne mbrojtjen e Shkodres ne rrethimin e pare nga ushtria osmane, ashtu si edhe ne te dytin per te cilin shkroi nje liber. Prinderit e tij u vrane gjate rrethimeve. Kur Venecia ia leshoi Shkodren Perandorise Osmane me 1479 me traktatin e Kostandinopojes, Barleti vajti ne Venedik, ku u be studjues i historise, letersise klasike dhe i gjuhes latine.

Me te mberritur ne Venecie, iu dha nje pension prej dy dykatesh dhe nje tezge kasapi ne mishtoren e Rialtos si nje burim i perkohshem te ardhurash. Meqe kjo tezge u pretendua nga Andrea Pezaro po ate vit, "noteri i gjykates se larte", Ludovik Xukoli, nderhyri dhe keshilloi "djaloshin e sjellshem" Barleti qe te kerkonte "nje pune tjeter te pershtatshme per te". Me 1494 u prifterua pas studimeve teologjike ne Venecia dhe Padova, dhe u emerua famullitar ne kishen e Shen Shtjefnit ne Piovene.

                                     

2. Veprat

=== Rrethimi i Shkodres

Vepra e pare e Barletit eshte "|Rrethimi i Shkodres" e shkruar ne gjuhen latine e botuar ne Venecia per here te pare me 1504. U rishtyp disa here ne gjuhen italiane, frenge, polake dhe angleze. Ne shqip u perkthye nga latinisti Henrik Lacaj.

                                     

2.1. Veprat Historia e Jetes Dhe te Bemave Te Skenderbeut

Vepra e dyte dhe me e plote e Barletit, me te cilen u be i famshem, eshte "Historia e Skenderbeut" po ne latinisht, me titullin e plote Mbi sjelljet e jetes dhe punet, veçanerisht kundrejt turqve, bemat e Gjergj Kastriotit, princi i shkelqyer i epiroteve, i mbiquajtur Skanderbeg per veprat e tij, ndryshe Aleksandri i Madh. Shkruar prej Marin Barlet Shkodranit. Vepra u be burim i nje literature te gjere, te shkruar ne gjuhe te ndryshme te botes si portugalishtja, spanjishtja, gjermanishtja me 1533, frengjishtja, anglishtja, serbishtja, greqishtja e deri ne japonisht. Ndryshe prej Rrethimit, per kete veper Barleti u mbeshtet tek deshmite te tjereve.

Eshte cilesuar nga Jireçek si burimi kryesor i historise se Skenderbeut.

                                     

2.2. Veprat Histori e shkurter e jeteve te Papave dhe Perandoreve

Nje veper e trete i mvishet Barletit, Histori e shkurter e jeteve te Papave dhe Perandoreve. Por kerkimet e reja vertetojne qe eshte veper e Giovanni Stella, botuar nga Bernardino de Vitali.

                                     

3. Mbiemri

  • Mustafa Kruja ne perkthimin e vellimit "Vezhgime iliro-shqiptare" te perpiluar nga Thalloczy i radhit tre variante te tejshkruara mbiemrit: Barleci, Barlleci, Bardheci. Çabej e shpjegon emrin Barletius nga nje Bardheci, Barlleci etj., emer qe vijon si emer familjesh ne Shqiperine e Veriut. Ne tre botimet e para te "Rrethimit te Shkodres" me perkthimin e Lacajt, shenohet Barleci. Perkthyesi i "Historise se Skenderbeut", Stefan Prifti, radhit ne parathenien e perkthimit se ne Puke ndodhet toponimi Bardheti, emer lumi, prej te cilit ai mbron me drejt shqiptimin Barleti kundrejt variantit Barleci.
                                     

4. Literatura

  • Zija Xholi: Pese mendimtaret me te vjeter te kultures sone kombetare: M. Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani Tirane 2003. ISBN 99927-901-1-3.