Back

ⓘ Sulejman Vokshi. Sulejman age Vokshi Hero i Popullit, delegat i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe me pas prijes ushtarak i saj. Si anetar i komitetit qendror t ..




Sulejman Vokshi
                                     

ⓘ Sulejman Vokshi

Sulejman age Vokshi Hero i Popullit, delegat i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe me pas prijes ushtarak i saj. Si anetar i komitetit qendror te Lidhjes ne krye te komisionit te financave, Vokshi qe prijes me rendesi ne krahun ushtarak te Lidhjes.

                                     

1. Biografia

Sulejman Vokshi i lind ne Gjakove, ne nje familje spahinjsh, i quajtur Sulejman Lokaj i deges Vokshi te fisit te Thaçit. Ne periudhen e Tanzimatit mori pjese ne levizjen e Dervish Cares, arsye per te cilen e internuan ne Anadoll.

Me 1878 mori pjese ne mbledhjen e Prizrenit si delegat i Gjakoves, ku dhe firmosi Kararnamene, por pa myhyr/vule. Po ate vit, me 6 shtator, qe nder organizatoret qe mesyen kullen e Abdullah pashe Drenit per te shtene ne dore mareshallin Mehmet Ali pashe Maxharrin qe ishte mik tek ai, ndodhi qe shenjoi te parin veprim ushtarak te Lidhjes.

Ne dhjetor te 1880 Lidhja u riorganizua dhe Vokshi mbajti krahun aktiv autonomist dhe me konfliktimin e Lidhjes me perandorine, Vokshi luftoi perkrah Haxhi Zekes dhe njesite e tij zune Shkupin me 4 janar 1881, Prishtinen me 18 janar dhe Mitrovicen. Sanxhaqet e Shkupit dhe Prishtines u futen nen autoritetin e Lidhjes, prej te ciles Vokshi me Ali Iber Nezajn mbeten dy te patundurit deri ne fund. U kap me 1885, fillimisht u denua me vdekje por me pas Sulltan Abdyl Hamidi II e fali dhe u denua me internim dhe pune te detyruar. Pas nje amnistie te radhes u lirua.

                                     

2. Nderime pas vdekjes

Me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, u shpall "Hero i Popullit". Disa institucione te arsimit fillor dhe te mesem mbajne emrin e tij.

                                     

3. Referimet

Citimet Burimet
  • Frasheri, Kristo 2002. Kristaq Prifti red. Historia e Popullit Shqiptar. 2. Toena. ISBN 9992716231.
  • Lafe, Emil, red. 2009. Fjalor Enciklopedik Shqiptar. 3. Tirane: Akademia e Shkencave e Shqiperise. ff. 2913–2914. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  • Gawrych, George 2006. The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 ne anglisht. London: IB Tauris. ISBN 9781845112875.
  • Baku, Pasho, red. 2011. "Vokshi, Sulejman". Enciklopedia universale e ilustruar. Tirane: Shtepia Botuese Bacchus. ff. 982–983. OCLC 734077163.
  • Kraja, Mehmet, red. 2018. "Fjalori Enciklopedik i Kosoves". Encyclopedic Dictionary of Kosova. 2. Prishtine: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves. ff. 1752–1753. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  • Skendi, Stavro 1967. The Albanian national awakening ne anglisht. Princeton: Princeton University Press. ISBN 9781400847761.

Users also searched:

...