Back

ⓘ Djegia e Dibrës. Pranvere e vitit 1915. Kishte ardhe momenti qe Serbia te korrte” frytet e gjithe asaj pune te bere me anen e Esat Pashes, Arif Hyqimetit, Hysen ..




                                     

ⓘ Djegia e Dibrës

Pranvere e vitit 1915. Kishte ardhe momenti qe Serbia te" korrte” frytet e gjithe asaj pune te bere me anen e Esat Pashes, Arif Hyqimetit, Hysen Bej Goles etj. Shume shpejt forcat serbe pushtuan gjithe Dibren, ndersa filluan te" shperblejne” besniket e tyre, duke i" … emnue krahinare.”1 Me 14 tetor 1915 Bullgaria i shpall lufte Serbise. Forcat austro - hungareze bashkepunuan me forcat tjera pushtuese bullgare dhe, duke" zevendesuar” njera tjetren, shtypin, shfrytezojne e terrorizojne Dibren. Ne janar 1916, forcat serbe largohen nga Dibra, duke ua lene vendin forcave austriake, te cilat u shtrine deri ne Vjose, duke shkelur mbi dy te tretat e Shqiperise. Menjehere austriaket krijuan xhandarmerine dhe formuan administraten shteterore. Rajone te tilla si" Prishtina, Prizereni, Tetova, Gostivari, dhe Dibra me krahina mbeten nen sundimin e ushtrive bullgare, kurse pjesa tjeter nen sundimin e forcave austro-hungareze.”2

                                     

1. Djegia e III e Dibres

Ne shtator 1918, forcat pushtuese austro-hungareze u terhoqen nga Shqiperia, por populli shqiptar nuk do te gezonte liri, pasi vendin e tyre menjehere e zune forcat serbe, te cilat per tre vjet pushtim, e shnderruan luginen e Drinit te Zi ne nje germadhe te djegur te pjekur. Shovinistet serbe, qe okupuan Dibren dhe gjithe Shqiperine Veriore e Verilindore, me demagogji deklaronin, se" kishin ardhur per te mbrojtur vendin nga italianet.”3 Ato ishin larguar nga vendi yne ne fund te vitit 1915, por qe tani ktheheshin, me te eger se kurre. Me 4 tetor 1918, keto forca sulmojne per se treti here Dibren, e pushtojne deri ne Lan - Lure e Qafe - Buall. Qarqet politike serbe nisen te merrnin masa ”per organizimin dhe ngritjen ne Diber te nje qendre te aksionit te politikes antishqiptare.”4

                                     

2. Referimet

  • 1. Ismail Strazimiri," Kujtime historike” fq 29.
  • 3: Xhemal Domi, po aty fq 65.
  • 4: Bajram Xhafa," Lufta e Dibres 1920”, fq 83.
  • 2. Xhemal Domi," Dibra ne udhen e historise” vol II, fq 38.

Users also searched:

...