Back

ⓘ Desidiatët. -Populli i vjeter i Neolitit te hershem u njohe qe ne antikitet si populli Ilir. Kurse toka e banuar rreth lumit Bathinus Lumi Bosna ne veri dhe rre ..




Desidiatët
                                     

ⓘ Desidiatët

-Populli i vjeter i Neolitit te hershem u njohe qe ne antikitet si populli Ilir. Kurse toka e banuar rreth lumit Bathinus Lumi Bosna ne veri dhe rreth lumit Urbanus Verbas ne perendim e deri te Rogatica ne lindje quhej dhe njihej si principata e Desideateve. Desideatet e kishin nje prani te theksuar ne tokat ku sot eshte Bosna, qe nga shek IV prK e deri ne shek e III-te epokes sone Shenimet e vjetra historike e pershkruajne jeten e Desideateve dhe kete e dokumentojne materiale te pasura te gjetura ne hulumtimet e ndryshme arkeologjike. Desideatet i takojne grupit autokton Ilir qe kishte jetuar ne tokat e tyre ne Bosnen e sotit. Ne shek. XX, u filluan me te madhe hulumtimet e rendesishme per Desideatet dhe padyshim qe ky popull eshte nje nga komponentet kryesore te qenies etno-kulturore ilire e cila shtrihej qe nga Adriatiku jugor dhe deri te lumi Danub ne veri. Desideatet jetonin ne qendren e botes se madhe ilire. Pra kjo toke ishte pjese e Ilirise deri ne okupimin romak. Dhe Imperatoria Romake me vone gjate viteve 337 e deri 395 psK e okupoi, keshtu qe edhe Desidatet u bene pjese e Imperatorise Perendimore Romake. Disa thone qe ky regjion gjate vitit 455 u sulmua dhe u pushtua nga Ostrogotet. Me vone, ne fillim te shek VI-te Imperatori Justiniani e futi,nder Bizant. Desideaatet kishin formuar bashkesi te mire organizuar politike,dhe ky proces e kishte arritur kulmin me nderrimet e medha qe i solli epoka e hekurit. Ne kete epoke u formuan Desideatet si mbarevajtjes te njohur te antikes me organizimin e tyre te mahnitshem dhe funksional politik, e cila ne shekujt qe vijne pas i karakterizoi Desideatet si nje bashkesi te madhe me struktura te definuar politike, shoqerore dhe ekonomike; e kjo fale mendjes se tyre dhe pozites se pershtatshme gjeografike, te pasur me xehe dhe me nje toke te pelleshme bujqesore. Ne tokat e dikurshme te desideateve jane gjetur nje numer i madh i fortifikatave, vendbanimeve dhe fshatrave te banuara nga ata. Eshte gjetur nje numer i madh i nekropoleve dhe varrezave,me te cilat dokumentohej zhvillimi i larte kulturor dhe shpirteror i Desideateve. Ne vendin e sotem te quajtur Kamenjaqa Bosna e sotme gjendet nekropole shume e rendesishme. Nga hulumtimet na del qe ata e kishin te zhvilluar nje kulture te larte fetare. Kurse Kultura e Glasines komuna Sokolac ishte nje qender tjeter e rendesishme e zhvillimit te stilit gjeometrik si shprehje autoktone e artit te Ilirise perendimore. Sipas Romakeve, Iliret ishin trupgjate dhe te ndertuar bukur, Herodianus-i shkruante se Desideatet, se ishin te gjate, te fuqishem dhe gjithmone gati per lufte kur rrezikoheshin. Shkruhej per ta se popull i vjeter qe jetonin nga peshkimi, gjuetia dhe bujqesia. Ata ishin te njohur edhe si luftetare dhe pirate. Ne çdo literature romake iliret, cilesoheshin edhe pirate; kjo sipas hulumtuesve ishte nje pretekst per sulme ndaj tyre. Edhe sot per ne e njejta. Por zbulimet kane treguar pra te kunderten se Iliret kishin edhe lidhje paqesore tregtare me Romen. Ata luftuan jo vetem kunder Romes okupatore dhe grekeve kolonizues por edhe kunder çdo sulmi tjeter te fiseve barbare. Pas" tre” shekujsh te pavaresise politike, Desideatet u shtiren per dhe nga Imperatoria re e formuar ajo e Romes te ciles i printe imperatori Augusti koha e tij e sundimit ishte nga viti 27 prK e deri ne vitin 14,psK.Pas kesaj kohe mbeten si pjese e provinces romake te Ilirikumit, ku kishin nje autonomi teritoriale dhe administrative -peregrini shikoni, statusin e qytetarit te lire por edhe jo atij te qytetarit te Romes? Stipčević, Aleksandar 1989, Iliri: povijest, život, kultura, Školska knjiga Zagreb) Vendi heroik me ne ze, ne mbrojtje nga romaket ishte Arduba, e cila hyri ne analet historike te Romes si e admiruar. Rrezistenca e ilireve te Batonit ishte aq e madhe sa qe Tiberit iusi iu deshte shume here te terhiqet me panik nga fushebetejat, dhe me ne fund gjenerali Germanikusi i mundi. Ne ate kohe Batoja Batoni u kap dhe u dergua ne Itali. Baton i kaloi vitet e fundit te jetes se tij ne qytetin Ravenna Iali

                                     

1. Bato

- Batoja ishte zoteriu i luftes qe i udhehoqi Desideatet ne Revolten e madhe Ilire kunder Imperatorise Romake,viti 6-9 i epokes sone Shkruhet se ai ka lindur rreth viteve 30 prK ne Bosnen e Eperme. Batoni pra, ishte dhe i perkiste fisit vendas te Desideateve dhe i njohur ne analet historike si njeriu me kritik ne kohen me kritike ne udheheqjen e popullit te tij desideat kunder Romes. Perigrinet, desideatet e roberuar qe nga viti 33 prK e kishin kryeqytet Salonen Splitin ne detin Adriatik. Revolta ilire mori krye si pasoje e nje shtypjeje te padrejte si dhe si pasoje e rekrutimit te pa mase te Ilireve ne lufterat me te veshtira, te cilat i udhehiqte Tiberiusi. Populli desideat ishte lodhur nga ai lloj i roberimit dhe keshtu Batoni i Desideateve u gjend ne balle te fisit te tij ne lufte kunder Romes. Eshte per tu permendur se historianet e cekin posaçerisht qe luftetareve Ilir iu bashkengjiteshin edhe grate, femijet dhe pleqte- me nje fjale i tere populli. Romes iu deshen qe te angazhonte 15 legjione te vet si dhe aleatet tjere te Thrakise, pra mbi 200 000 ushtare dhe trupa ndihmese. Romes iu deshen tri vjet per shuarjen e kryengritjes desideate. Historiani romak Svetonius, shkruan se kjo lufte ishte me e veshtire se lufterat e njohura Punike, 200 vjet me vone. Duke shfletuar shkrimet, hulumtuesit e kane gjetur se Appiani e permend DaisioiteDessii. Ky udhepershkrim neper Ilirikum 35-33 prK ne ekspeditat e Oktavianit i permend keto toka dhe keta njerez te kohes si nje nga komponentet me te mrekullueshem te Ilirise. Nga kjo mendohet qe emri i tyre Daisioi rrjedhe nga fjala shqipe" Dashi”. Te flasim per nje nga karakteristikat e shumta te Desideateve. Iliret ne pergjithesi e kishin te larte kultin te vdekurit, te cilet i varroseshin me te gjitha çka kishin te veshur, ashtu edhe Desideatet. Rripi i luftetarit bente pjese gjithashtu edhe si shenje per ne boten tjeter. Ne varrezat e Desideateve jane gjetur shume sende e nder to edhe rripi i luftetarit Ilir. Ashtu luftarak qe ishin, ushtaret desideat dalloheshin nderveti me ane te rripit me anen te cilit rangoheshin ne hierarkine e luftes. Çdo ushtare e bente rripin vet, te zbukuruar me ornamente nga metalet e kohes si bronzi dhe me vone argjendi.

                                     

2. Rripi

- Paraqiste kultin e luftetarit Desideat nga zbukurimet dhe sasia e metalit te kohes te shkrire ne ornament i jepte atij statusin te pasurit ne shoqerine desideate.