Back

ⓘ Tef Curani apo Stefe Curani ishte veprimtar i çeshtjes kombetare, botues, studjues, sipermarres, minister dhe diplomat shqiptar. Nga Aurel Plasari mbahet bashke ..




                                     

ⓘ Tef Curani

Tef Curani apo Stefe Curani ishte veprimtar i çeshtjes kombetare, botues, studjues, sipermarres, minister dhe diplomat shqiptar. Nga Aurel Plasari mbahet bashke me Ndoc Nikajn si hedhes i themeleve te historiografise shqiptare me vellimin T’nnollunat e Sccypniis me 1898.

                                     

1. Jeta

Lindi ne mesin e nje familje qytetare, i biri i Hile Curanit dhe Sile Kovaçit. I ati kishte filanda mendafshi ne Prizren dhe marredhenie tregtare me Venecien dhe rajonin. Vdiq me 1872 duke e lene djalin e tij te vetem 7 vjeç.

Deri ne perfundimin e shkolles fillore dhe te mesme prane Kolegjit Ksaverian u rrit ne mesin e familjes se perbere nga e ema Silja, teze Drandja dhe daja Ndoc. Ne vijim te nje kerkese austriake drejtuar klerit katolik, Arqipeshkvi i Shkodres mons. Guerini rekomandoi Stefe Curanin per studime te larta ne Austri. Ne Viene perfundoi studimet ne shkencat ekonomike e nato politike-juridike me profil diplomacine. Gjate periudhes se studimeve universitare ne Viene, perveç gjermanishtes, Curani nxuri edhe anglisht, arabisht dhe persisht. Gjuhe te cilat bashke me ato te nxena ne kolegjin e jezuiteve ne vendlindje, do ti jepnin nje diapazon te gjere kulturor, te cilin autoritetet austro-hungareze nuk do ta shperfillnin. Fillimisht u punesua ne Ministrine e Jashtme te Perandorise, ne Sektorin e Ballkanit, ku u prit me simpati dhe perkrahje nga shefi i sektorit, baroni hungarez Thalloczy.

Curani njihet si autori i historise se pare te Shqiperise, e shkruar ne gjuhen shqipe me librin e tij Tnnollunat e Sccypniis prei gni Gheghet, don vênnin e vett Aleksandri 1898 te paren histori te Shqiperise mbahet qe e ka shkruar frengjisht prifti Jean-Claude Faveyrial mes viteve 1884 dhe 1889 dhe italisht e kish shkruar arbereshi Francesco Tajani Le istorie albanesi Salerno 1886.

Mbas disa viteve ne mergim Stefa u kthye per here te pare ne Shkoder me 1908, me tu shpallur Hyrrijeti, vit ne te cilin hap edhe nje shoqeri lundrimi. Qe pjesemarres aktiv i Klubit "Gjuha Shqipe" hapur nga Kel Marubi.

Kur shpertheu Lufta Ballkanike gjendej ne Trieste, ku me 1913 u be nder nismetaret e mbajtjes se Kongresit ne ate qytet.

Gjate qeverive Vrioni ka zyren e ministrit te Financave, zyre permes se ciles ben perpjekje te vazhdueshme me perfaqesuesit e qeverise italiane per te krijuar Banken e Shqipnise. Duke analizuar situaten ekonomike te vendit rezultoi se politikat financiare dhe legjislacionit doganor ulen mbi 4 here defiçitin tregtare nga 1920 ne 1921 nga 63.94 mil.fr.Ari ne 15.47. Gjate kohes se sherbimit te tij qe nismetar per pajtimin e specialisteve, si ne rastin e gjeologut çeko-austriak Dr. Ernest Novack te Universitetit Gjeologo-Minerar te Leobenit, Austri, dhe i propozon detyren e Gjeologut te Shtetit. Ne mars te vitit 1922 nenshkruhet kontrata ndermet Min. te Puneve Botore dhe Bujqesise Sejfi Vllamasi dhe gjeologut. Harta gjeologjike e hartueme nga Novack do te behej teksti themelor i studimeve gjeologjike shqiptare mbasi u perkthye me 1962 nga docenti Luan Peza.

Ne vitin 1925 Stefe Curani emerohet anetar i Keshillit te Pergjithshem Administrativ te BKSH. Me 1931 emerohet me dekret mbreteror Komisar i Shtetit Shqiptar prane BKSH me qender ne Rome, me rroge mujore 20 napolona ne muaj. Detyra qe mbajti deri me 1939. Ne mbledhjen e pare te Keshillit Administrativ, refuzoi kategorikisht qe te jepte pelqimin e tij qe baza e arit, e cila garantonte monedhen shqiptare te zevendesohej me lireten italiane qe mbeshtetej ne konventen ekonomike-doganore valutore midis qeverise shqiptare e asaj italiane te 20 prillit 1939. Megjithese e dinte qe protesta e tij nuk kishte vlere praktike, sepse aksionet e bankes zotnoheshin plotesisht nga italianet.

Curani me Zogun pati marredhenie korrekte pune, por gjithmone refuzoi propozimet e ndryshme qe te behej min. Financash me pas.

Nderroi jete me 14 prill 1941 ne vilen e tij ne fshatin e Rrencit, e u shti ne dhé ne Varrezat Ortodokse te Rusit me pjesemarrje te gjere e nderime te veçanta te popullit shkodran.