Back

ⓘ Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit. Taxh Mahali perfaqeson shembullin me te rafinuar dhe sofistikuar te Arkitektures Mogule. Origjina e tij gjendet ne rret ..




Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit
                                     

ⓘ Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit

Taxh Mahali perfaqeson shembullin me te rafinuar dhe sofistikuar te Arkitektures Mogule. Origjina e tij gjendet ne rrethanat e porositjes, kultures dhe historise se Indise se sunduar nga Perandoria Mogule. Kete mauzole e porositi perandori i shqetesuar mogul Shah Jahan, pas vdekjes se gruas se tij te parapelqyer, Mumtaz Mahal.

Sot eshte nje nga ndertesat me te famshme dhe te njohura ne bote, ndersa mauzoleu i madh me kupole mermeri eshte pjesa me familjare e monumentit, Taxh Mahali eshte nje kompleks i gjere ndertesash dhe kopshtesh qe shtrihen ne mbi 22.44 ha dhe perfshin varre dytesore, infrastrukture ujore, qytezen e vogel te Taxh Ganxhit ne jug dhe nje kopesht te drites se henes ne veri te lumit. Ndertimi i Taxh Mahalit filloi ne vitin 1632, viti 1041 hixhra, ne bregun jugor te lumit Yamuna ne Agra dhe u perfundua thelbesisht ne vitin 1648 viti 1058 hixhra. Dizajni u konceptua njekohesisht si nje kopje e shtepise se Mumtaz Mahalit in parajse ashtu dhe nje mjet propagande per perandorin.

                                     

1. Mumtazi dhe Shah Jahani

Ne vitin 1607 viti 1025 hixhra princi mogul Khurrum me vone i njohur si Shah Jahan fejua me Arjumand Banu Begumin, mbesa e nje fisniku pers. Ajo do te behej dashuria e padiskutueshme e jetes se tij. Ata u martuan pese vjet me vone ne 1612. Pas celebrimit te marteses se tyre, Khurram-i "duke e gjetur ate ne pamje dhe karakter e zgjodhi mes te gjitha grave te kohes" duke i dhene asaj titullin Mumtaz Mahal Stolia e Pallatit.

Vitet pasues Khurrumi mori dy gra te tjera, te njohura si Akbarabadi Mahal dhe Kandahari Mahal, por sipas kronikanit zyrtar te oborrit, Qazwinit, marrdheniet me grate e tij te tjera "kishin te benin pak me statusin e marteses. Intimiteti, dhembshuria e thelle, vemendja dhe pelqimi, qe madheria e tij kishte per djepin e persosmerise u mungonte nje mije here çfare ai ndjente per ndonje tjeter".

Mumtazi vdiq ne Burhanpur me 17 qershor 1631, pas nderlikimeve me lindjen e femijes se tyre te 14-te, vajzes Gauhara Begum. Ajo ishte duke shoqeruar burrin e saj qe po luftonte ne nje fushate ne Rrafshin e Dekanit. Trupi i saj u varros perkohesisht ne nje kopesht te quajtur Zainabad ne brigjet e Lumit Tapti ne Burhanpur. Kronikanet bashkekohes te oborrit i kushtojne nje vemendje te pazakonte kesaj ngjarjeje dhe pikellimit te Shah Jahanit me ikjen e saj. Menjehere pasi degjoi lajmin perandori thuhet se u be i pangushellueshem. Ai nuk u pa ne oborr per jave dhe konsideroi abdikimin dhe jetimin si nje vetmitar fetar. Historiani i oborrit Muhammad Amin Qazwini, shkroi se perpara vdekjes se gruas se tij, mjekrra e perandorit "nuk kishte me shume se dhjete ose dymbedhjete qime te bardha, qe ai e kishte zakon ti shkulte, u kthye ne gri dhe pastaj e bardhe" dhe se ai shpejt kishte nevoje per syze pasi syte e tij u perkeqesuan nga e qara e vazhdueshme. Me qe Mumtaz Mahali kishte vdekur te merkuren, ne ate dite u ndaluan te gjitha zbavitjet. Jahani hoqi dore nga degjimi i muzikes, mbajtja e stolive, veshjeve te kushtueshme ose parfumeve per dy vjet. Kaq e shqetesuar ishte familja perandorake sa nje i aferm shkroi se "nese ai vijonte ta linte veten pas dore ne vajtim, Mumtazi mund te mendonte te ikte nga gezimet e parajses per tu kthyer ne toke, ne kete vend te mjere - dhe ai duhet te mendoi per femijet qe ajo i ka lene ne kujdestari". Studiuesi austriak Ebba Koch e krahason Shah Jahan-in me "Majnunin, dashnori i persosur tradites myslimane, qe iku ne shkretetire per te vuajtur per Laylan e tij te paarritshme".

Vajza me e madhe e Jahanit, besimtarja Jahanara Begum Sahib, gradualisht e nxori ate nga pikellimi dhe permbushja e funksioneve te Mumtazit ne oborr. Menjehere pas varrimit ne Burhanpur, Jahani dhe oborri perandorak e ktheu vemendjen drejt planifikimit dhe dizenjimit te mauzoleut dhe kopshtit mortor ne Agra.

                                     

2.1. Vendi Agra e shekullit te XVI–XVII

Kopshti i pare Mogul u krijua ne vitin 1526 ne Agra nga Baburi, themeluesi i Dinastise Mogule. Qe ketej, kopshtet u bene simbole te rendesishme te pushtetit Mogul, duke zevendesuar theksimin para-mogul te simboleve te pushtetit si fortesat. Zevendesimi perfaqesonte futjen e nje rendi te ri estetik - nje shprehje artistike me aspekte fetare dhe mortore dhe si nje metafore per aftesine e Baburit per te kontrolluar fushat e thata indiane dhe ne kete menyre te gjithe vendin. Baburi i braktisi shume arkitektura vendore dhe Lodhi ne bregun perballe dhe u perpoq te krijonte vepra te reja te frymezuara nga Kopshtet Persiane dhe fushimet mbreterore. I pari i ketyre kopshteve, Ram Bagh-u, u ndoq nga nje kompleks i madh i rregullt dhe i integruar kopshtesh dhe pallatesh qe shtriheshin ne mbi nje kilometer pergjate lumit. Nje plinte e larte e vazhdueshme guri kufizonte kalimin midis kopshteve dhe lumit dhe krijonte nje rrjet per zhvillimin e ardhshem ne qytet.

Ne shekullin pasues, u zhvillua nje qytet kopesht i lulezuar, buzelumor ne te dy brigjet e Yamunas. Kjo perfshiu rindertimin e Forteses se Agras nga Akbari, qe u perfundua ne vitin 1573. Ne kete kohe, kur ne fron u ngjit Shah Jahani, popullsia e Agras ishte rritur ne afersisht 700 000 banore dhe ishte, siç shkruan Abdul Azizi, "nje mrekulli e kohes - sa nje qender e arterieve te tregetise nepermjet ujit dhe tokes aq dhe nje vend takimi per shenjtet, te urtet dhe studiuesit nga e gjitha Azia. nje yll i vertete polar per punimet artistike, talentin letrar dhe vleren shpirterore".

Agra u be nje qytet i bazuar ne basenet ujore dhe u zhvillua kryesisht ne drejtim te perendimit nga çifligjet e pasura, por pjeserisht edhe drejt lindjes, paralel me brigjet e lumit. Sitet kryesore mbeten ato qe kishin akses ne lum dhe Taxh Mahali u ndertua ne kete kontekst, por ne menyre unike; si nje kompleks i lidhur me te dy brigjet e lumit.

1. Kopshti i Drites se Henes ne veri te lumit Yamuna. 2. Tarraca buzelumore, qe permban mauzoleun, xhamine dhe xhavabin. 3. Kopeshti Charbagh qe permban pavijone. 4. Xhilaukana qe permban akomodim per ndihmesit e varrit dhe dy varre dytesore. 5. Taxh Ganxhi, fillimisht nje Pazar dhe karavanserai, nga te cilet kane mbetur vetem gjurme. Porta e madhe qendron midis xhilaukanas dhe kopshtit. Nivelet zbresin gradualisht nga Taxh Ganxhi drejt lumit. Pershkrimet bashkekohore te kompleksit i listojne elementet te renditur nga tarraca buzelumore drejt Taxh Ganxhit.

                                     

3.1. Modelet Varret Mogule

Ndertimi i varreve Mogule ne nderim te vdekurve ishte subjekt i debatit teologjik te zhvilluar pjeserisht, nepermjet arkitektures se ndertuar pergjate shekujve. Per shumicen e myslimaneve, pushteti shpirteror barakat i vizitimit te vendeve te prehjes ziyarat te nderuarve ne Islam, ishte nje force me te cilen mund te arrihej shenjteri me e madhe. Megjithate, Islami ortodoks i konsideronte varret problematike pasi nje numer haditesh e ndalonin ndertimin e tyre. Si kulture gjithashtu te perpiqeshe te rehatoje, perthithje dhe nenshtroje shumicen hindu te popullsise, kundershtimi erdhi gjithashtu nga traditat vendore qe besonin se te trupat te vdekurve dhe strukturat mbi ta ishin te pa paster. Per shume myslimane ne kohen e ndertimit te Taxhit, varret mund te konsideroheshin legjitime nese nuk synonin te tregonin salltanet dhe te shiheshin si nje menyre per te paraqitur nje pasqyrim te parajses ne toke.

Zbehja dhe perfundimi i ketij debati mund te shihet ne mauzoleumet dinastike mogule qe shtrihen qe nga ai i paraardhesit te tyre, Timurit. I ndertuar ne vitin 1403 viti 810 i hixhres Timuri u varros ne Gur-e Amir ne Samarkand, nen kupolen e hulliza. Varri perdor nje iwan tradicional pers si hyrje. Varri i Baburit ne 1528 viti 935 h. ne Kabul ne krahasim me te parin eshte me modest, me nje cenotaf te thjeshte ne qiell te hapur, te vendosur ne qender te nje kopshti te rrethuar me mure.

Varri i Humayunit i porositur ne vitin 1562, ishte nje nga ndikimet me te drejtperdrejta mbi dizajnin e Taxh Mahalit dhe ishte pergjigje ndaj Gur-e Amir-ir, duke huazauar kupolen qendrore, planifikimin gjeometrik simetrik dhe iwanet e hyrjeve, por duke perfshire edhe elemente specifike indiano-mogule si çhatrit, façaten ne gure te kuq ranore dhe nje Kopsht Parajse Charbagh. Varri i Akbarit i 1600-es ne Sikandra, Agra, mban shume elemente te Varrit te Humayanit, por nuk ka kube dhe e rikthen cenotafin ne qiell te hapur. Nje teme e cila u perparua ne Varrin e Itmad-ud-Daulah-ut gjithashtu ne Agra, i ndertuar midis viteve 1622 - 1628, i porositur nga vajza e tij, Nur Jahan. Varri i Jahangirit ne Shahdara Lahore, filloi ne vitin 1628 viti 1037 h., vetem 4 vjet perpara ndertimit te Taxhit dhe perseri pa kube, merr formen e nje plinte te thjeshte me nga nje minare ne çdo kend.



                                     

3.2. Modelet Kopshtet e Parajses

Koncepti i kopshtit te parajses charbaghu u soll nga Persia nga Mogulet, si nje forme e Kopshtit Timurid. Ata ishin shprehja e pare arkitekturore qe perandoria re beri ne nenkontinentin indian, qe plotesoi funksione te ndryshme me kuptime te forta simbolike. Simbolizmi i ketyre kopshteve rrjedh nga tekstet mistike persiano-islamike, qe pershkruajne parajsen si nje kopesht te mbushur me peme, lule dhe bime te shumta, me ujin qe luan nje rol kyç: Ne parajse ndodhen kater burime qe burojne nga nje burim qendror ose mal. Ne formen e tyre ideale ata vendoseshin si nje katror i ndare ne kater pjese te barabarta. Keta lumenj shpesh paraqiten neper charbaghe si kanale te cekta qe e ndajne kopshtin duke rrjedhur ne pikat kardinale. Kanalet perfaqesojne ujin, qumeshtin, veren dhe mjaltin e premtuar. Qendra e kopshtit, ne pikeprerjen e ndarjeve eshte e ngarkuar teper simbolikisht dhe ku, ne formen ideale vendoset nje pavijon, pellg ose varr. Varret e Humayunit, Akbarit dhe Jahangirit, perandoret e meparshem mogule, ndjekin kete model. Kopshti me kryq aksial gjen pararendes te pavarur brenda Azise Jugore qe datojne nga shekulli i V, kur kopshtet mbreterore te Sigiriyas ne Sri Lanka u planifikuan ne nje menyre te ngjashme.

Per varrin e gruas se Shah Jahanit megjithese, ku mauzoleu eshte vendosur ne skaj te kopshtit, ka nje debat mes studiuesve pse nuk eshte perdorur forma tradicionale e charbaghut. Ebba Koch sugjeron nje varian perdorimit te charbaghut; se kopshti me shekullar ujor i gjetur ne Agra, adoptohet per nje qellim fetar. Kopshte te tille u zhvilluan nga Mogulet per kushtet e veçanta te ultesirave indiane, ku lumenjte me rrjedhje te ngadale ofrojne burim uji, qe ngrihet nga lumi me mjete te vene ne pune me kafshe, te njohura si pur dhe te ruajtura ne çisterna. Nje tarrace lineare vendoset prane bregut te lumit me dhoma ne nivel te ulet te vendosura poshte nderteses kryesore qe hapet drejt lumit. Te dy skajet e tarraces theksoheshin me kulla. Kjo forme u soll ne Agra nga Baburi dhe ne kohen e Shah Jahanit, kopshtet e ketij tipi, ashtu si dhe charbaghet me tradicionale, pershkojne te dy anet e Lumit Jumna. Tarraca buzelumore u projektua per te permiresuar pamjet e Agres per eliten perandorake qe do te udhetonte brenda dhe perreth qytetit nepermjet lumit. Disa studiues sugjerojne nje tjeter shpjegim per vendosjen ekscentrike te mauzoleut. Nese Kopshti i Drites se Henes ne veri te lumit Jumna konsiderohet pjese integrale e kompleksit, atehere mauzoleumi mund te interpretohet si i vendosur ne qender te nje kopshti te ndare nga nje lum i vertete dhe keshtu mund te konsiderohet me afer tradites se paster te charbaghut.

                                     

3.3. Modelet Mauzoleu

Forma e parapelqyer si e pavijoneve te kopshteve mogule ashtu dhe mauzoleumeve te pare si nje forme mortore e pavijonit ishte Hasht-Bihishti qe nga persishtja perkthehet tete parajsat. Kishte ndertesa me planimetri katrore ose drejtkendore me nje dhome qendrore me kupole te rrethuar nga tete elemente. Zhvillimet e mevonshme te hasht-bihishtit e ndanin katrorin ne 45 grade per te krijuar nje plan me radial qe shpesh perfshinte edhe kende te prera; shembuj te cilit mund te shihen te Baradari i Todar Males ne Fatehpur Sikri dhe te Varri i Humayunit. Çdo element i planit pasqyrohet ne ngritje me iwane dhe me dhoma kendore te shprehura nepermjet nikeve me te vogla me qemere. Shpesh struktura te tilla kryesohen me çhatri pavijone te vogla me kolona ne çdo kend. Tete ndarjet dhe format e shpeshta tetekendore te ketyre strukturave perfaqesojne tete nivelet e parajses per myslimanet. Paradigma sidoqofte nuk kufizohej vetem te pararendesit islamike. Katrori magjik kinez perdorej per raste te shumta duke perfshire alternimin te mblellave dhe gjen gjithashtu nje shprehje myslimane ne vafk-un e matematikaneve te tyre. Skemat e nentefishta gjejne nje rezonance te veçante ne mandalat indiane, hartat kozmike te Hinduizmit dhe Budizmit.

Perveç Varrit te Humayunit, varri me bashkekohes i Itmad-Ud-Daulahut shenon nje periudhe te re te Arkitektures Mogule. Ai u ndertua nga Nur Jehani per babain e saj midis viteve 1622–1625 dhe eshte i vogel ne krahasim me shume varre te tjere te Periudhes Mogule. Kaq mjeshteror eshte trajtimi i siperfaqes se tij, sa pershkruhet shpesh si nje kuti xhevahiresh. Planimetria e kopshtit, perdor ne menyre hierarkike mermerin e bardhe dhe gurin ranor, dizenjot e gdhendjeve zbukuruese "Parchin kari" dhe punimi ne rrjete paraprijne shume elemente te Taxh Mahalit. Cenotafi i babait te Nur Jehanit eshte vendosur pak jashte qendres, ne perendim te nenes se saj. Kjo thyerje ne simetri u perserit edhe te Taxh Mahali, ku Mumtaz Mahali u varros ne qendren gjeometrike te kompleksit, ndersa Shah Jahani eshte vendosur perkrahe saj. Keto ngjashmeri te aferta me varrin e Mumtazit i kane dhene atij nofken - Taxhi Foshnje.

                                     

3.4. Modelet Minaret

Minaret nuk u bene nje karakteristike e zakonshme e Arkitektures Mogule deri ne shekullin e XVII, veçanerisht nen patronazhin e Shah Jahanit. Ne 20 vitet perpara ndertimit te Taxh Mahalit ekzistojne pak shembuj ne Varrin e Akbarit dhe Jahangirit. Perdorimi i tyre ne rritje u ndikua nga zhvillimet ne vende te tjera myslimane, veçanerisht ne Arkitekturen Osmane dhe Timuride dhe shihet si nje prirje ne rritje e ortodoksise fetare te Dinastise Mogule.

                                     

4. Konceptet, simbolizmi dhe interpretimet

Nen mbreterimin e Shah Jahanit, permbajtja simbolike e Arkitektures Mogule arriti kulmin. Kompleksi i Taxh Mahalit u konceptua si nje kopje ne toke e shtepise se te arritures ne parajse frymezuar nga nje varg nga argjendari perandorak dhe poeti Bibadal Khan. Kjo teme, e zakonshme ne shumicen e arkitektures mortore mogule, e lejon te gjithe kompleksin dhe paraqet dizajnin e hollesishem te gjitha elementeve. Nje numer parimesh dytesore paraqesin dizajnin, hierarkia te cilit eshte me mbizoteruese. Nje bashkeveprim i qellimshem midis elementeve te nderteses, dekorimi i siperfaqes, materialeve, planit gjeometrik dhe akustikes se saj. Ky bashkeveprim shtrihet nga çfare mund te perceptohet drejtperdrejte me shqisa, ne ide fetare, intelektuale, matematike dhe poetike. Drita gjithmone ne ndryshim e diellit e pasqyruar nga mermeri i tejdukshem i Taxhit nuk eshte nje rastesi, por ka nje rol te qellimshem metaforik te lidhur me pranine e Zotit si drite.



                                     

4.1. Konceptet, simbolizmi dhe interpretimet Simetria dhe hierarkia

Simetria dhe plani gjeometrik luante nje rol te rendesishem ne rendimin e kompleksit qe pasqyron nje prirje drejt sistemimit formal qe eshte i dukshem ne te gjithe artet qe rrjedhin nga patronazhi perandorak i Shah Jahanit. Simetria pasqyruese ose e dyanshme shprehet njekohesisht idete e çitezimit, kunderpjeseve dhe integrimit, duke pasqyruar nocionet intelektuale dhe shpirterore te harmonise universale. Nje rregullim kompleks rrjetash te lidhura bazuar te njesia e mases mogule gaz’ mundesonte nje mjet fleksibel te ndertimit te rendit proporcional ne te gjithe elementet e Taxh Mahalit.

Rendi hierarkik i arkitektures zakonisht perdoret per te theksuar elementet e veçanta te nje dizajni dhe per te krijuar drame. Te Taxh Mahali, perdorimi hierarkik i gurit te kuq ranor me mermerin e bardhe kontribuon ne domethenien e shume-fishte simbolike. Mogulet ishin duke perpunuar nje koncept qe e gjen origjinen e tij ne praktikat e meparshme hindu, te percaktuara te Vishnudharmottara Purana, qe rekomandon gure te bardhe per ndertesat e kastes Brahmine kasta prifterore dhe gure te kuq per anetaret e kastes Kshatriya kasta e luftetareve. Duke ndertuar strukturat qe perdorin kode te tilla ngyresore, Mogulet e identifikojne vete-veten dy kastat kryesore te struktures shoqerore indiane dhe e percaktojne veten e tyre si sundues ne terma indiane. Guri i kuq ranor ka gjithashtu domethenie ne origjinen persiane te Perandorise Mogule, ku e kuqja ishte ngjyra e perveçme e tendave perandorake. Te Taxh Mahali rendesia relative e çdo ndertese ne kompleks eshte percaktuar nga sasia e mermerit te bardhe ose ndonjehere stukoja e bardhe e lemuar qe perdoret.

Perdorimi i zbukurimeve natyrore tregon nje hierarki te ngjashme. Teresisht munguese nga zonat modeste te jilaukhanas dhe karavanserait, mund te gjenden gjithmone me shpesh ndersa rruga procesionale i afrohet mauzoleut kulmor. Simbolizmi i tij i shumefishte, nga nje ane evokon kopshtin e parajses me te persosur, te stilizuar dhe te perhershem sesa mund te gjendet e zhvilluar ne kopshin tokesor; nga ana tjeter, nje mjet propagande per kronikanet e Shah Jahanit, qe e portretizojne ate si nje qiparis te larte te kopshtit te kalifatit dhe qe perdorin shpesh bimet si metafora per te lavderuar ate, familjen, oborrin dhe qeverisjen e tij te mire. Metaforat bimore gjejne perdorim te zakonshem edhe ne traditat hindu, ku mund te gjenden simbole te tilla si vazoja e bollekut Kalasha.

Per te shprehur idete e parajses perdoret edhe tingulli. Brendesia e mauzoleut ka nje kohe kumbimi prej 28 sekondash koha merret nga kur nje zhurme behet deri sa kumbimi i saj shuhet. Kjo krijon nje ajri, ku fjalet e atyre qe perdoren per te recituar Kuranin vijimisht, ne tribut dhe lutje per shpirtin e Mumtazit, do te mbeteshin ne ajer.

                                     

4.2. Konceptet, simbolizmi dhe interpretimet Froni i Zotit

Wayne E. Begley ne 1979 shtron nje interpretim qe shtjellon idene islamike se Kopshti i Parajses eshte gjithashtu dhe vendndodhja e Fronit te Zotit ne Diten e Gjykimit. Ne interpretimin e tij Taxh Mahali shihet si nje monument ku Shah Jahani ka pervetesuar autoritetin e simbolizmit te Fronit te Zotit per glorifikimin e mbreterimit te tij. Koch e kundertoshn, duke e konsideruar kete nje shpjegim teper te sterholluar dhe duke vene ne dukje se vargu i fronit nga Kurani surja 2, vargu 255 mungon ne mbishkrimet kaligrafike ne mauzole.

Ne vitin 1996 Begley pohoi se ka gjasa qe diagrami "Planit te Asamblese" Ard al-Hashr ne Diten e Gjykimit nga filozofi mistik sufi Ibn Arabi rreth vitit 1238 te kete qene nje burim per planin e kopshtit te Taxh Mahalit. Ibn Arabi vleresohej shume ne ate kohe dhe ne Indi ishin te disponueshme shume kopje te Futuhat al-Makkiyyas, qe permbajne diagramin. Diagrami tregon Arshin Fronin e Zotit; rrethi me yllin me tete cepa, katedrat per te drejtit al-Aminun, shtate rreshta engjejsh, Xhebraili al-Ruh-u, Araf-i Pengesa, Hauzul-Kausar-i Burimi i Bollekut; gjysem rrethi ne qender, al-Maqam al-Mahmud-i Ndalesa per tu lavderuar; ku profeti Muhamet do te qendroi per te ndermjetesuar per besimtaret, Mizan-i shkalla, As-Sirāt-i ura, Xhehnemi dhe Marxh al-Xhenet Lendina e Parajses. Proporcionet e pergjithshme dhe vendosja e fronit, katedrave dhe Burimit Kausar tregojne ngjashmeri te medha me Taxh Mahalin dhe kopshtin e tij.

                                     

4.3. Konceptet, simbolizmi dhe interpretimet Simboli i dashurise

Kendveshtrimi popullor i Taxh Mahalit si nje nga monumentet boterore te nje "historie te madhe dashurie" ka lindur nga pershkrimet bashkekohore, megjithese eshte nje kendveshtrim i justifikuar nga faktet. Ndertesa perdorej gjithashtu per te konfirmuar propaganden ne lidhje me persosmerine e udheheqjes mogule. Shtrirja ne te cilen Taxhi e perdor propaganden eshte subjekt debati mes studiuesve bashkekohes. Kjo periudhe e Arkitektures Mogule paraqet me mire maturine e nje stili qe sintezonte Arkitekturen Islamike me ato vendase. Ne kohen qe mogulet ndertuan Taxh Mahalin, megjithese krenar per rrenjet e tyre persiane dhe timuride, ata e shihnin veten e tyre si indiane. Copplestone shkruan se "Megjithese eshte me siguri nje prodhim vendas indian, suksesi i saj arkitekturor qendron ne sensin e saj pers te proporcioneve te dallueshme dhe te pashqetesuara, te zbatuara per te pastruar siperfaqet e thjeshta".



                                     

5. Ndertimi dhe varrimi

U zgjodh nje sit ne brigjet e Lumit Yamuna ne skajin jugor te Agras dhe u ble nga raxha Jai Singh-u ne shkembim per kater banesa ne qytet. Siti, nga pikepamja e lartesise dhe perzemersise duket se ja vlente varrimi i atij qe banonte ne parajse. Ne janar 1632, trupi i Mumtazit u zhvendos me ceremoni te medha nga Burhanpuri per ne Agra ndersa mes te varferve u shpernda ushqim, pije dhe monedha pergjate rruges. Puna tashme kishte filluar ne themelet e tarraces se buzelumore kur trupi mberriti. Nje ndertese e vogel me kupole u ngrit mbi trupin e saj, megjithese vendi ishte paracaktuar dhe ishte rrethuar nga nje rrethim ne kopshtin perendimor prane tarraces buzelumore.

                                     

5.1. Ndertimi dhe varrimi Themelet

Themelet perfaqesonin sfiden me te madhe teknike per tu kapercyer nga ndertuesit mogule. Ne menyre qe te mbanin ngarkesen e konsiderueshme qe do te kishte mauzoleumi, rera e bregut te lumit kishte nevoje te behej e qendrueshme. Per kete qellim, u hapen puse, pastaj u veshen me dru dhe ne fund u mbushen me çakull, hekur dhe llaç - duke funksionuar thelbesisht si pirgje mbajtese. Pas ndertimit te tarraces, puna filloi njekohesisht ne pjesen tjeter te kompleksit. U mbollen pemet pothuasje menjehere per ti lejuar ato te rriteshin nderkohe qe puna vazhdonte.

                                     

5.2. Ndertimi dhe varrimi Datimi

Fazat fillestare te ndertimit u vune ne pah nga kronikanet e Shah Jahanit, ne pershkrimin e tyre te dy festimeve te pervjetoreve ne nder te Mumtazit, te quajtur urs. I pari, i zhvillua me 22 qershor 1632, ishte nje çeshtje e hapur per te gjitha rangjet e shoqerise dhe u zhvillua ne vendin e asaj qe tashme ishte hyrja e oborrit xhilaukana. U shperndane lemosha dhe u kryen lutjet. Ne pervjetorin e dyte, te zhvilluar me 26 maj 1633 viti 1042 h., Mumtaz Mahali ishte varrosur ne vendin e prehjes se saj perfundimtare, tarraca buzelumore ishte perfunduar; ashtu si plinta e mauzoleumit dhe tahkana, nje galeri dhomash qe hapen drejt lumit dhe nen tarrace. Ajo u perdor nga shpura perandorake per perkujtimin. Peter Mundy, nje i punesuar i British East India Company dhe nje deshmitar perendimor, verejti ndertimin ne vijim te karavanserait dhe pazarit dhe se rreth varrit te saj tashme kishte nje gardhim ari". Per te penguar grabitjen ai u zevendesua ne vitin 1643 me nje xhali te zbukuruar mermreri.

Pas ursit te dyte datimi i metejshem i perparimit mund te behet nga mjaft shenja te lena nga kaligrafi Amanat Khan. Kuadri i nenshkruar i harkut jugor te salles me kupole te mauzoleut tregon se po arrinte perfundimin ne vitin 1638/39. Ne vitin 1643 burimet zyrtare qe dokumentojne ursin e dymbedhjete japin nje pershkrim te hollesishem te nje kompleksi thelbesisht te perfunduar. Puna dekoruese vijoi deri ne vitin 1648 kur Amanat Khan datoi harkun verior te portes se madhe me mbishkrimin "Perfunduar me ndihmen e Tij, Me te Lartit".

                                     

5.3. Ndertimi dhe varrimi Materialet

Taxh Mahali u ndertua duke perdorur materiale nga e gjithe India dhe Azia. Godinat jane ndertuar me mure tulle dhe te mbushur me guralece me siperfaqe mermeri ose guri ranor te bashkuar me kllapa dhe kunja hekuri. Disa nga muret e mauzoleumit jane disa metra te trashe. Gjate ndertimit, per te transportuar materialin ndertimor u perdoren mbi 1000 elefante. Tullat u poqen ne vend, ndersa guri ranor u nxor 45 km larg, prane Fatehpur Sikri. Mermeri i bardhe u soll nga 400 km nga guroret qe i perkisnin raxha Jai Singh-ut ne Makrana, Raxhastan. Kuarci i kuq u mor nga Panxhabi, ndersa xhada dhe kristali nga Kina. Bruzi u soll nga Tibeti, Lapis lazuli nga Afganistani, safiri nga Sri Lanka, ndersa karneliani nga Arabia. Ne teresi, 28 tipe guresh te çmuar dhe gjysem te çmuar zbukuran mermerin e bardhe. Jean-Baptiste Tavernier tregon se skelat dhe armaturat per harqet u ndertuan teresisht me tulla. Sipas legjendes perandori ia ofronte keto tulla skelerie çdokujt qe do ti hiqte ato dhe ne fund te ndertimit ato u hoqen brenda nje jave. Studiuesit moderne debatojne rreth saj dhe konkludojne se me shume gjasa skeleria u be prej bambuje dhe materialet u ngriten nepermjet shkalleve te levizshme prej druri.

                                     

5.4. Ndertimi dhe varrimi Kostoja

Vleresimet fillestare te kostos se punimeve prej 4 000 rupish u rrit ne 5 000 ne perfundim. U krijua nje kartel vakef per mirembajtjen e vazhdueshme te mauzoleut me nje te ardhur prej 300 000 rupish. Nje e treta e ketyre te ardhurave vinte nga 30 fshatra ne distriktin e Agras, ndersa pjesa e mbetur vinte nga taksat e prodhuara si rezultat i tregtise nga pazaret dhe karavanserait qe kishin qene ndertuar ne nje faze te hershme ne jug te kompleksit. Çdo teprice do te shperndahej nga perandori siç e shihte ai te pershtatshme. Ashtu siç paguante per mirembajtjen rutine, karteli financonte shpenzimet per ndihmesit e varrit dhe recituesit e kuranit hafiz, qe do te rrinin dite dhe nate ne mauzole dhe te kryenin sherbimet mortore duke u lutur per shpirtin e perjetshem te Mumtaz Mahalit.

                                     

6. Arkitektet dhe artizanet

Deri tani nuk dihet me saktesi se kush e projektoi Taxh Mahalin. Ne boten islamike te kohes, autoresia e projektimit te nje ndertimi zakonisht i jepej padronit te saj me shume se arkitekteve. Nga deshmite e burimeve bashkekohese, eshte e qarte se arkitektet ishin pergjegjes per dizenjimin dhe mbikqyrjen e punimeve, por ata jane permendur rralle. Historite e oborrit te Shah Jahanit theksojne perfshirjen e tij personale, gje qe, me shume gjasa, eshte e vertete pasi ai tregoi me shume interes se çdo perandor tjeter mogul ne ndertim, duke zhvilluar takime te perditshme me arkitektet dhe mbikqyresit e tij. Kronikani i oborrit, Lahouri, shkruan se Shah Jahani do te bente "modifikime te pershtatshme ndaj çfaredo gjeje qe arkitektet e afte projektuan sipas shume mendimeve dhe beri pyetje kompetente". Dy arkitekte jane permendur me emer, usta Ahmad Lahauri dhe Mir Abd-ul Karim ne shkrimet e djalit te Lahaurit, Lutfullah Muhandis. Usta Ahmad Lahauri ka krijuar Fortesen e Kuqe te Delhit. Mir Abd-ul Karim ka qene arkitekti i parapelqyer i perandorit paraardhes Jahangir dhe eshte permendur si nje mbikqyres, bashke me Makramat Khan-in, e ndertimit te Taxh Mahalit.

Nje argjendar i njohur i vepres eshte dhe poeti Bebadal Khan. Per ndertimin e vepres mendohet se jane perdorur shume artizane hindu.

                                     

6.1. Arkitektet dhe artizanet Kaligrafia dhe dekorimi

Ne komplek jane perdorur si elemente zbukurimi pasazhe nga Kurani. Studiuesit e fundit sugjerojne se pasazhet u zgjodhen nga nje kaligraf pers, i quajtur Abd ul-Haq, qe erdhi ne Indi nga Shirazi i Iranit ne vitin 1609. Si shperblim per "virtuozitetin e tij verbues", Shah Jahani i dha atij titullin "Amanat Khan". Kjo perkrahet nga nje mbishkrim prane rreshtave nga Kurani ne bazen e brendesise se kupoles qe thote "E shkruar nga qenia e parendesishme, Amanat Khan Shirazi".

Kaligrafia mbi porten e madhe thote O shpirt, arti yt ne prehje. Riktheu te Zoti ne paqe me Te dhe ne paqe me veten.

Shume nga kaligrafia eshte hartuar me shkrimin e rafinuar thuluth, te bere prej kuarci te kuq ose mermer te zi, te zbukuruar me panele te bardha mermeri. Panelet e larta jane shkruar shkrim pak me te madh per te pakesuar efektin e pjerresise kur shihet nga poshte. Kaligrafia e gjetur mbi cenotafin prej mermeri te varrit eshte veçanerisht i hollesishem dhe delikat.

Ne teresi jane perdorur format abstrakte, veçanerisht te plintat, minaret, porta, xhamia, xhavabi dhe ne nje shtrirje me te vogel ne siperfaqet e varreve. Kupolat dhe qemeret e ndertesave prej guri ranor jane punuar me vizatim gdhendes per te krijuar forma gjeometrike te sterholluara. Hapsiren midis shume elementeve te afert e percaktojne zbukurimet ne opus spicatum’. Zbukurimet e bardha perdoren ne ndertesat me gure ranore, dhe zbukurime te erreta ose te zeza ne mermeret e bardha. Siperfaqet me llaç te ndertesave prej mermeri jane ngjyrosur me ngjyra kontrastuese, per te krijuar modele gjeometrike me nderlikim te madh. Dyshemete dhe shetitoret perdorin pllaka kontrastuese ose blloqe mozaiku.

Ne muret e uleta te varrit ndodhen dado mermeri te bardhe qe jane skalitur me bazorelieve realiste lulesh dhe hardhish. Mermeri eshte lemuar per te theksuar hollesite elegante te skalitjeve dhe kornizat e dadove dhe hapsirave te qemereve jane dekoruar me zbukurime ne ’pietra dura’’ teper te stilizuara, bime kacavjerrese gjeometrike, lule dhe fruta. Guret zbukurues jane prej mermeri te verdh, kuarci te kuq dhe xhade, te lemuar dhe niveluar me siperfaqen e mureve.

                                     

7. Organizimi permasor

Kompleksi i Taxh Mahalit eshte i organizuar nga rrjeta. Kompleksi u fillimisht u mbikqyr nga J.A. Hodgson ne vitin 1825, megjithate studimi i pare serioz se si pershtaten elementet e ndryshme te Taxh Mahalit ne nje rrjet koordinuese nuk u krye deri ne vitin 1989 nga Begley dhe Desai. Pershkrime te shumta te shekullit te XVII paraqesin permasat e sakta te kompleksit ne terma te gaz-it’ ose ziras, jardi linear mogul, i barasvlefshem me afersisht 80–92 cm. Begley dhe Desai konkludojne se eshte perdorur nje rrjete prej 400 gazesh dhe pastaj e ndare qe mosperputhjet e ndryshme qe ata zbuluan se ishin per shkak te gabimeve ne pershkrimet bashkekohese.

Shqyrtimet dhe matjet nga Koch dhe Richard André Barraud ne 2006 sugjerojne nje metod me komplekse te organizimit qe lidhet me mire me te dhenat e shekullit te XVII. Ndersa Begley dhe Desai perdoren nje rrjete te thjeshte te fiksuar mbi te cilen jane mbivendosur ndertesat. Koch dhe Barraud gjeten se proporcionet e planimetrise shpjegoheshin me mire nepermjet perdorimit te nje sistemi te gjeneruar rrjete, ne te cilin gjatesite specifike mund te ndahen ne nje numer menyrash si pergjysmimi, ndarja me tresh ose duke perdorur sistmet dhjetore. Ata sugjerojne se gjeresine 374-gaz e kompleksit, e dhene nga historianet bashkekohes, ishte e sakte dhe se Taxhi u planifikua si nje drejtkendesh trepjesesh prej 374 gazesh katror. Pastaj perdoren ndarje te ndryshme modulare per te permasuar pjesen tjeter te kompleksit. Nje modul 17 gazesh perdoret te zonat e xhilaukanas, pazarit dhe karavanserait, ndersa te zonat e kopshtit dhe tarracesh perdoret nje modul me i hollesishem 23 gazesh meqe gjeresia e tyre eshte 368 gaze, nje shumefish i 23-shit. Proporcionet e ndertesave pershtateshin duke perdorur rrjeta me te vogla te mbivendosura ne organizime me te medha. Rrjetat me te vogla perdoren per te percaktuar proporcionet e ngritjes se pergjithshme te kompleksit.

Koch dhe Barraud shpjegojne i shpjegojne keto shifra si me reale si pjese e kuptimit gjeometrik mogul. Tetekendeshit dhe trekendeshit, qe karakterizojne gjeresisht Taxhin, kane proporcione te veçanta ne aspektin e marrdhenieve te brinjeve te tyre. Nje trekendesh kend-drejte me dy brinje me 12 do te kete nje hipotenuze prej afersisht 17 16.97+; ne menyre te ngjashme nese ai do te kete dy brinje 17 hipotenuza e tij do te jete afersisht 24 24.04+. Nje tetekendesh me nje gjeresis 17 do te kete brinje afersisht 7 7.04+, qe eshte rrjeta baze mbi te cilen jane planifikuar mauzoleu, xhamia dhe Mihman Khana.

Mosperputhjet qe mbeten te punimi i Koch dhe Barraud, ata jua atribuojne shifrave qe jane fraksione te rrumbullakosura, pasaktesite e raportimit nga persona te trete dhe gabime ne mjeshtri me te njohur ne zonat e karavanserait perveç vete varrit.

Nje dokument i 2009-es nga prof R. Balasubramaniam i Indian Institute of Technology i konsideron shpjegimet e Barraud-it te gabimeve permasore dhe kalimet midis rrjetes 23 gaze dhe 17 gaze ne porten e madhe si jo bindese. Balasubramaniam zhvilloi analiza permasore te kompleksit bazuar mbi shqyrtimet e Barraud-it. Ai konkludon se Taxhi u ndertua duke perdorur aṅgulan e lashte dhe jo gaz-in mogul si njesine baze, te vena ne pah ne pershkrimet bashkekohese. Aṅgula, qe eshte 1.763 cm dhe vistasti 12 angula permenden per here te pare te Arthasastra ne vitin 300 p.e.s. qe mund te kete rrjedhur nga Qyteterimi i Lugines se Indusit. Ne kete analize zonat e oborrit ballor dhe karavanserait krijohen me nje rrjete 60 vistasti, ndersa seksionet buzelumore dhe te kopshtit me nje rrjete 90 vistari. Kalimi midis rrjetave eshte i pershtatur me lehtesisht, duke qene se 90-ta ndahet lehtesisht me 60. Kerkimi sugjeron se jane perdorur metoda me te vjetra, para-mogule proporcionesh si parime organizimi te Taxh Mahalit.

                                     

8.1. Komponentet e kompleksit Mauzoleu Rauza-i munauwara

Fokusi dhe epiqendra e kompleksit te Taxh Mahalit eshte varri prej mermeri te bardhe simetrik; nje ndertese kubike me kende te prera, me kamare me qemer te njohur si pishtaq-e. Eshte i kurorezuar nga nje kupole e madhe dhe mjaft çhatri me çati dhe kolona. Ne plan, ai ka nje simetri pothuajse te persosur rreth 4 akseve. Ai perfshin 4 kate; kati i poshtem i themeleve qe permban varret e Shah Jahanit dhe Mumtaz Mahalit, kati i hyrjes qe permban cenotafet identike te varreve poshte ne nje dhome shume me te sterholluar, nje kat ambulator dhe nje tarrace mbi te.

Ngritjet

Mauzoleu eshte kubik me skaje te prera. Ne krahet e gjate, ndodhet nje pishtak masiv, ose kornize qemeri, nje hyrje ne forme harku, me nje ballkon ne forme harkkore siper. Keta harqe kryesore siper çatise se nderteses duke perdorur nje façate te integruar. Ne secilen ane te harkut kryesor, jane mbivendosur pishtake te tjere siper dhe poshte. Ky motiv i pishtakeve te mbivendosur eshte kopjuar ne zonat e kendeve te prere. Dizajni eshte plotesisht uniform dhe konsistent ne te gjithe krahet e nderteses.

Kubeja

Kubeja prej mermeri qe kurorezon varrin eshte veçoria me spektakolare. Lartesia e saj eshte e njejte me madhesine e bazes se nderteses, rreth 35 m. Lartesia e saj eshte theksuar per shkak se ajo eshte vendosur mbi nje "tambur" cilindrik rreth 7 metra te larte. Per shka te formes se saj, kubeja quhet shpesh kube qepe e quajtur gjithashtu edhe amrud ose kube molle. Kubeja eshte e kurorezuar nga nje majez e arte, qe perzien elementet dekorative tradicionale islamike dhe hindu. Forma e kubese eshte theksuar nga kater kupola me te vogla çhatri te vendosura ne kende. Kupolat çhatri kopjojne formen e qepes se kubese kryesore. Bazat e tyre me kolona hapen permes çatise se varrit dhe lejojne hyrjen e drites brenda. Çhatrit jane te kurorezuar gjithashtu nga majeza te arta. Majezat e arta dekorative guldasta zgjaten nga skajet e bazes se mureve dhe japin nje intesifikim pamor te lartesise se kubese.

Dhoma e poshtme

Tradita myslimane e ndalon dekokorimin e tepert te varreve, keshtu qe trupat e Mumtazit dhe Shah Jahanit u vendosen ne dhoma relativisht te thjeshta me faqe mermeri, poshte dhomes kryesore te Taxhit. Ata jane varrosur ne varre ne aksin veri-jug, me fytyrat e drejtuara djathtas nga perendimi ne drejtim te mekes Mekes. Siper, dy cenotafe perfaqesojne varret. Cenotafi i Mumtazit eshte vendosur ne qender e sakte te dhomes se brendshme. Mbi nje baze drejtkendore mermeri rreth 1.5 me 2.5 metra eshte nje varrosh me i vogel mermeri. Si baza edhe varroshi jane te zbukuruar ne menyre te sterholluar me gure te çmuar dhe gjysem te çmuar. Ne krye te varroshit jane vendosur mbishkrime kaligrafike me vargje nga Kurani qe anash tregon nentedhjete e nente emrat e Allahut.

Dhoma kryesore

Dhoma e brendshme e Taxh Mahalit permban cenotavet e Mumtaz Mahalit dhe Shah Jahanit. Eshte nje kryeveper artizanale, virtualisht pa precendente. Dhoma e brendshme eshte nje tetekendesh. Ndersa dizajni lejon hyrjen nga çdo faqe, perdoret vetem dera jugore, e drejtuar nga kopshti. Muret e brendshme jane rreth 25 metra te larte, te kryesuar nga nje kube "false" e brendshme e dekoruar me nje motiv diellor. Tete harqet pishtake percaktojne hapsiren ne nivelin e dyshemese. Ashtusi kryesisht me eksteriorin, çdo pishtak i poshtem eshte i kurorezuar nga nje pishtak i dyte afersisht ne mes te murit. Kater harqet qendrore te siperm formojne ballkone ose zona shikimi; çdo dritare e jashtme e ballkonit ka nje ekran te sterholluar xhali te skalitur ne mermer. Perveç nga dritaret e ballkoneve, drita hyn edhe nepermjet hapjeve te çatise ne çhatrit e kubese se jashtme. Secili nga muret e dhomes eshte dekoruar mjeshterisht me basorelieve dado, zbukurime te gdhendura ne gure dhe panele te rafinuara kaligrafike.

Organizimi hierarkik i te gjithe kompleksit e arrin kulmin e tij te dhoma. Cenotafi i Mumtazit eshte i vendosur ne qendren gjeometrike te nderteses; Shah Jahani u varros me vone ne perendim te saj - nje organizim i pare edhe ne varre te tjera mogule te periudhes si Varri i Itmad-ud-Daulah-ut. mermeri perdoret ne menyre te perveçme vetem ne materiali e bazes per te dekorimet floreale parchin kari’ gjithmone me te dendur, te shtrenjte dhe te nderlikuar duke iu afruar cenotafeve, qe jane zbukuruar me gure gjysem te çmuar. Perdorimi i punimeve te tilla zbukuruese me gdhendje i rezervohet shpesh Arkitektures Shah Jahanas per hapsirat e lidhura me perandorin ose familjen e tij te ngushte. Organizimi i ketij dekorimi thekson njekohesisht pikat kardinale dhe qendren e dhomes shperndarjen e tetekendshave koncentrike. Kjo hierarki duket si ne kulturen myslimane ashtu dhe ate indiane si tema te rendesishme shpirterore dhe astrologjike. Dhoma eshte evokim i me tepri i koshtit te parajses me paraqitje lulesh, bimesh, arabeskash dhe mbishkrimesh kaligrafike si ne shkrimin thuluth’ ashtu dhe ne ate me pak formal naskh’.

Cenotafi i Shah Jahanit ndodhet perkrahe atij te Mumtazit ne anen perendimore. Eshte elementi i vetem asimetrik ne te gjithe kompleksin. Cenotafi i tij eshte me i madh sesa i gruas se tij, por pasqyron te njejtet elemente: Nje varrosh me te madh mbi nje baze pak me te larte, te dekoruar gjithashtu me saktesi mahnitese me gdhendje guri dhe kaligrafi qe identifikon Shah Jahanin. Mbi kapakun e ketij varroshi ndodhet nje skulpture e nje kuti pene te vogel.

Nje ekran mermeri tetekendor ose xhali ne bordet e centotafeve eshte i perbere nga tete panele mermeri. Secili panel eshte skalitur nepermjet punimeve te sterholluara. Siperfaqet e mbetura jane zbukuruar me gure gjysem te çmuar me hollesi skajshmerisht delikate, duke formuar bime kacavjerrese te gershetuara, fruta dhe lule.

                                     

8.2. Komponentet e kompleksit Tarraca buzelumore Chameli Farsh

Minaret

Ne kendet e plintes qendrojne minaret: kater kulla te medha me shume se 40 metra te larta. Kullat jane projektuar si per tu perdorur si minare, nje element tradicional i xhamive, nje vend per muezinin qe therret besimtaret myslimane per tu lutur. Secila minare eshte e ndare efektivisht ne tre pjese te barabarta, nga dy ballkone qe rrethojne kullen. Ne krye te kulles ndodhet nje ballkon fundor i kryesuar nga nje çhatri qe reflekton dizajnin e atyre te varrit. Çhatrit e minareve kane te njejtin punim: nje dizajne zambaku i kryesuar nga nje majez e arte. Çdo minare u ndertua pak jashte plintes, keshtu qe ne rast rrezimi nje ngjarje e shpeshte me shume ndertime te tilla te periudhes struktura do te binte jashte nga varri.

Xhavabi dhe xhamia

Mauzoleu gjendet perkrahe dy ndertesave pothuajse identike ne te dy anet e platformes. Ne perendim te xhamise, ne lindje ndodhet xhavabi. Xhavab, qe do te thote pergjigje balancon simetrine e dyanshme te kompozimit qe fillimisht perdorej per te zbavitur dhe strehuar vizitore te rendesishem. Ajo dallon nga xhamia pasi i mungon nje mihrab dhe dyshemeja ka nje dizajn gjeometrik, ndersa dyshemeja e xhamise eshte bere me skicimin e 569 qilimave te lutjes ne mermer te zi.

Dizajni baze tripjesshes i xhamise eshte i ngjashem me te tjere te bere nga Shah Jahani, veçanerisht Masjid-i-Jahan Numa ne Delhi - nje salle e gjate e kryesuar nga tre kupola. Xhamite mogule te kesaj periudhe e ndajne sallen e shenjterores ne tre zona: nje shenjterore kryesore me shenjterore pak me te vogla ne te dy krahet. Ne Taxh Mahal, çdo shenjterore hapet ne nje kube te stermadhe.

                                     

8.3. Komponentet e kompleksit Kopshti Charbaghu

Charbaghu i madh nje forme kopshti pers i ndare ne kater pjese mundeson planin e pare te pamjes klasike te Taxh Mahalit. Kopshti formal dhe planifikimi i perpikte perdor rrugica te ngritura, qe e ndajne zonen e kopshtit ne 16 parcela te fundosura ose shtrate lulesh. Nje ujembledhes i ngritur mermeri ne qender te kopshtit, mes varrit dhe portikut, dhe nje pellg pasqyrues ne aksin veri-jug pasqyron Taxh Mahalin. Diku tjeter kopshti eshte planifikuar me shetitore me peme dhe kroje. Kopshti charbagh eshte vendosur per te simbolizuar kater Lumenjte qe rrjedhin ne Xhenet. Ujembledhesi i ngritur prej mermeri hauzi quhet al Hawd al-Kawthar, qe do te thote "Ujembledhesi i Teprise" premtuar Muhametit ne parajse, ku besimtaret mund te shuajne etjen e tyre kur te mberrijne.

Pergjate aksit, ne skajin lindor dhe perendimor ndodhen dy pavijone, pasqyrime te njeri-tjetrit. Ne dizajnin e charbargh-ut klasik, ne kete vend do te vendoseshin portat. Ne Taxh Mahal ata mundesojne pikesimin dhe hyrjen per ne murin e gjate rrethues me bedenat e tij dekoruese. I ndertuar me gure ranore, atyre u eshte dhene nje forme tripjeseshe, dy kate dhe te kryesuar me nje çhatri te bardhe mermeri te mbeshtetur mbi 8 kolona.

Mbiellja fillestare e kopshtit eshte nje nga misteret e mbetura te Taxh Mahalit. Pershkrimet bashkohese merren kryesisht thjesht me arkitekturen dhe vetem sa permendin peme frutore te llojeve te ndryshme dhe bime te rralla aromatike ne lidhje me kopshtin. Pemet e qiparisave jane mbjelle pothuajse me siguri duke qene nje shembelltyre popullore ne poezine perse per shtatin e stergjate elegant te dashurit/es. Nga fundi i shekullit te XVIII, Thomas Twining veren portokalle dhe nje plan i madh i kompleksit sugjeron shtrate te frutave te ndryshme, te tjera si ananase, shege, banane, qitro dhe molle. Britaniket, ne fund te shekullit te XIX reduktuan mjaft nga pemet ne rritje te pyllezuara, duke rimbjelle qiparisa dhe organizuar kopshtet ne lendian sipas shijes se tyre.

Planimetria e kopshtit dhe karakteristikat e tij arkitekturore si krojet e tij, shetitoret me tulla dhe mermer, dhe shtratet e luleve te rreshtuara me tulla jane te ngjashme me ato te Shalimarit, duke sugjeruar se kopshti mund te kete qene dizenjuar nga i njejti inxhinier, Ali Mardani.

Pershkrimet e hershme te kopshtit paraqesin morine e bimesise se tij, duke perfshire trendafilat, narciza dhe fruta. Me renien e Perandorise Mogule, ra edhe perkujdesja per kopshtin. Kur Britania mori menaxhimin e Taxh Mahalit, ata e ndryshuan tablone per ti ngjare lendinave formale te Londres.

                                     

8.4. Komponentet e kompleksit Porta e madhe Darwaza-i rauza

Porta e madhe gjendet ne veri te hyrjes se oborrit te perparme xhilaukana dhe mundeson nje kalima simbolik midis botes tokesore te pazareve dhe caravanserait nga nje ane dhe botes shpirterore te kopshtit te parajses, xhamise dhe mauzoleut. Plani i tij drejtkendor eshte nje variacion i planit 9 pjesesh te hasht bihishtit’ ne mauzoleum. Kendet jane artikuluar me kulla tetekendore qe i japin struktures nje pamje mbrotjeje. Kupolat e jashtme ishin rezervuar per varret dhe xhamite keshtu qe hapesira e madhe qendrore nuk mer ndonje shprehje te jashtme te kupoles se tij te brendshme. Nga brenda portes se madhe, mauzoleu eshte i strukturuar nga harqet me maje te portikut. Dy pishtaket veriore dhe jugore jane zbukuruar me mbishkrime nga Kurani, ku jugori i fton besimtaret te hyjne ne kopshtin e parajses.

Galerite jugore Iwan Dar Iwan

Duke u shtrire pergjate gjatesise se krahut verior te murit te kopshtit jugor ne lindje dhe perendim te portes se madhe galerite e harkadave. Galerite u perdoren gjate stines se shirave per te lejuar te varfrit dhe per te shperndare lemosha. Nje platforme me rruge te shtruar gjeometrike mundesojne nje vendosjen per bazat e kolonave dhe midis tyre jane harqet kuspid tipike te Arkitektures Mogule te periudhes. Galerite perfundojne ne çdo skaj me nje dhome te vendosur transversalisht me ndarje trepjeseshe.

                                     

8.5. Komponentet e kompleksit Kopshti i perparme Xhilaukana

Xhilaukana qe do te thote perballe shtepise eshte nje oborr karakteristik i futur ne Arkitekturen Mogule nga Shah Jahani. Ai mundesonte nje zone ku vizitoret te zbrisnin nga kuajt ose elefantet e tyre dhe te mblidheshin ne grup perpara se te hynin ne kompleksin e varrit. Zona drejtkendore ndahet veri-jug dhe lindje-perendim me nje hyrje per ne kompleksin e varrit nepermjet portes kryesore ne veri te hyrjes qe te çon jashte e pajisur me mure lindore, perendimore dhe jugore. Porta jugore te çon ne zonen e Taxh Ganxhit.

Rruget e pazarit

Dy rruge identike te çojne nga portat lindore dhe perendimore ne qender te oborrit. Ato jane te rreshtuara nga veranda kolonadash te artikuluara me harqe me maje mbrapa te ciles perdoreshin kioska per te shitur mallra qe kur Taxh Mahali u krijua deri ne vitin 1996. Te ardhurat e taksimit nga kjo tregti perdorej per te mirembajtur kompleksin. Rruget e pazarit lindor ishin thelbesisht te rrenuara nga fundi i shekullit te XIX dhe u restauruan nga Lord Curzon ne 1900 dhe 1908.

Varret e brendshme dytesore Saheli Burxh

Dy varre me pamje pasqyruese jane vendosur ne kendet jugore te xhilaukanas. Ata jane konceptuar si kopje ne miniatura te kompleksit kryesor dhe qendrojne mbi platforma te ngritura qe arrihen me shkalle. Secili varr tetekendor eshte ndertuar mbi nje platforme drejtkendore perbri ndertesash me te vogla perballe te cilave eshte vendosur nje kopesht charbargh. Ekzistojne disa paqartesi se ke mund te perkujtojne varret. Pershkrimet bashkekohese nuk i permendin ata edhe pasi ata ishin te pandertuar ose pasi injoroheshin, duke qene varre grash. Ne dokumentin e pare qe i permend ata, plani i skicuar nga Thomas dhe William Daniel ne vitin 1789, varri lindor eshte shenuar se i perket Akbarabadi Mahalit, ndersa perendimori Fatehpuri Mahalit dy nga grate e tjera te Shah Jahanit.

Oborret veriore Khawasspurat

Ne kendet veriore gjendet nje çift oboresh te xhilaukanas, qe pajisnin zonat Khawasspurat per sherbyesit e varreve dhe hafizin. Ky element rezidencial krijonte nje kalim te ndermjetem midis botes se jashtme dhe kenaqesive te tjera te kesaj bote te kompleksit te mauzoleut. Khawasspurat ishin ne nje gjendje te keqe nga fundi i shekullit te XVIII, por institucioni i Khadim-it vijoi deri ne shekullin e XX. Khawasspurat u restauruan nga Lord Curzon si pjese e riparimeve te tij midis viteve 1900 - 1908, pas te cileve oborri perendimor u perdor si nje fidanishte per kopshtin dhe oborri perendimor u perdor si nje stalle kafshesh deri ne vitin 2003.

                                     

8.6. Komponentet e kompleksit Pazari dhe Karavanserai Taxh Ganxhi

Pazari dhe Karavanserai u ndertuan si pjese integrale e kompleksit, fillimisht per tu ofruar punetoreve te ndertimit strehim dhe sherbime per mireqenien e tyre dhe me vone si nje vend per tregti, te ardhurat te cilit shkonin per shpenzimet e kompleksit. Zona u be nje qyteze e vogel me vete gjate dhe pas ndertimit te Taxh Mahalit. Fillimisht i njohur si Mumtazabad, sot quhet Taxh Ganxhi ose Tregu Taxh. Plani i tij mori formen karkteristike te nje katrori te ndare nga dy rruge aksiale, pingule me porta ne kater pikat kardinale. Pazaret i rendisin çdo rruge dhe katroret rrjedhues ne çdo kend per te bujtur karavanserait ne oborret e hapur qe arrihen nga portat e brendshme nga ku kryqezohen rruget Chauk. Burimet bashkekohore i kushtojne me shume vemendje pjeseve veriore, lindore dhe perendimore te Taxh Ganxhit dhe ka gjasa qe vetem kjo gjysem merrte financime perandorake. Keshtu, cilesia e arkitektures ishte me e rafinuar sesa gjysma jugore.

Dallimi midis pjeses se shenjte dhe profane te kompleksit eshte me i mprehte ne kete pjese te kompleksit. Ndersa pjesa tjeter e kompleksit u mirembajte vetem pas ndertimit te tij, Taxh Ganxhi u be nje qyteze e gjalle dhe qendra e veprimtarise ekonomike te Agras, ku shiteshin te gjitha llojet e mallrave nga te gjitha vendet e botes. Nje ide se çfare lloj mallrash mund te jene tregtuar gjendet ne emrat per karavanserait; veri-perendimor ishte i njohur si Katra Omar Khan Tregu i Omar Khan-it, veri-lindori si Katra Fulel Tregu i Parfumeve, jug-perendimori si Katra Resham Tregu i Mendafshit dhe jug-lindori si Katra Jogidas. Qe nga ndertimi eshte rizhvilluar ne menyre te vazhdueshme, deri ne sa ne shekullin e XIX u be nje pjese e paidentifikueshme e Taxh Mahalit dhe nuk perfshihej me ne planet e kohes dhe arkitektura e tij u la pergjithesisht ne harrese. Sot, kontrasti eshte midis planit formal gjeometrik, elegant i Taxh Mahalit dhe rrugeve te ngushta me ndertime te organike te rastesishme dhe te pa unifikuara te Taxh Ganxhit eshte i zymte. Nga ndertimet origjinale kane mbetur vetem fragmente, kryesisht portat.

                                     

8.7. Komponentet e kompleksit Muret perimetrike dhe ndertesat ndihmese

Kompleksi i Taxh Mahalit eshte i rrethuar ne tre krahe nga mure me bedena me gure te kuq ranore, me krahun e majte nga lumi te hapur. Krahet e brendshem te drejtuar nga kopshti te murit jane te perballe kolonadave me harkada, nje karakteristike e tempujve hindu, qe me vone u perfshi edhe ne xhamite mogule. Muri eshte i zbukuruar ne intervale me çhatri me kupola dhe ndertesa te vogla qe mund te kene sherbyer per te pare zonat ose si kulla vrojtimi.

Jashte mureve ndodhen mjaft mauzoleume shtese. Keto struktura, te kompozuara kryesisht me gure te kuq ranore, jane varre me te vegjel, tipike mogule te periudhes. Varri i jashtem lindor ka nje xhami te nderlidhur te quajtur Xhamia e Zeze Kali Masxhid ose Xhamia prej Dru Sandali Sandli Maxhid. Dizajni eshte ngushtesisht i lidhur me varret e brendshme dytesore te vendosur te Xhilhaukana - i vogel, versionet e pa kufizuar me uje te tarraces buzelumore me nje kopesht qe e ndan xhamine nga varri. Personi i varrosur aty eshte i panjohur, por me gjasa ishte nje anetar femeror i familjes se Shah Jahanit.

                                     

8.8. Komponentet e kompleksit Veprat ujore

Uji per kompleksin e Taxh Mahalit sigurohej nepermjet nje infrastrukture komplekse. U mor per here te pare nga lumi nga nje seri puresh – nje mekanizem me litar dhe kova i vene ne levizje nga nje kafshe. Uji pastaj rridhte pergjate nje akuadukti me harqe ne nje ujembledhes te madh depozitues, ku nepermjet 13 pureve shtese ngrihej ne cisternen e madhe shperndarese mbi nivelin e Taxhit te vendosur ne perendim te murit kompleks. Nga aty uji kalonte ne tre depozita dytesore dhe pastaj tejçohej me tubacion ne kompleks. Forca e presionit te prodhuar nga lartesia e depozitave 9.5m ishte e mjaftueshme te furnizonte krojet dhe te vadiste kopshtet. Nje tub argjile me diameter 25 cm qendron 1.8 metra nen siperfaqe, paralel me shetitoren kryesore duke mbushur pellgjet kryesore te kompleksit. Disa nga tubat prej argjile u zevendesuan ne vitin 1903 me tuba gize. Tubat e krojeve nuk ishin te lidhur drejtperdrejte me kokat e burimeve, po ne vend te kesaj perdorej nje ene bakri nen secilen gryke te kroi: uji mbushte enet duke siguruar nje presion te barabarte ne çdo çezem. Puret nuk kane mbetur me, por pjeset e tjera te infrastruktures kane mbijetuar me harqet e akuedotit tani te perdorur per te bujtur zyrat e departamentit te hortikultures se" Archaeological Survey of India”.

                                     

8.9. Komponentet e kompleksit Kopshti i Drites se Henes Mahtab Bagh

Ne veri te kompleksit te Taxh Mahalit, pergjate lumit eshte nje tjeter kopesht Charbagh, ’Mahtab Bagh-u’’. Ai u projektua si pjese integrale e kompleksit ne modelin e tarraces buzelumore te pare diku ne Agra. Gjeresia e tij eshte identike me ate te pjeses tjeter te Taxh Mahalit. Historiania e kopshtit Elizabeth Moynihan sugjeron se pellgu i madh tetekendor ne qender te tarraces do te pasqyronte imazhin e mauzoleut dhe keshtu kopshti do te mundesonte nje rregullim per pamjen e Taxh Mahalit. Kopshti ka qene rrethuar nga vershimi i ujerave te lumit qe nga Periudha Mogule. Si rezultat, kushtet e strukturave te mbetura jane mjaft te rrenuara. Kendet e kopshtit i shenonin kater kulla me gure ranore, nga te cilat vetem ajo jug-lindore ka mbetur. Themelet e dy strukturave kane mbetur pak ne veri dhe jug te pellgut te madh, qe ka te ngjare qe te kene qene pavijone kopshtare. Nga struktura veriore pellgun do ta kete ushqyer nje ujevare me shkalle. Kopshti ne veri ka plan tipik katror, me kryqezim aksial, me nje pellg katror ne qender. Ne perendim kopshtin e ushqente nje akuadukt.

                                     

9. Bibliografia

  • R. Balasubramaniam 10 korrik 2009. "New insights on the modular planning of the Taj Mahal" PDF. Current Science. 97 1: 42–9.
  • Abdul Aziz 1928. "History of the Reign of Shah Jahan". Journal of Indian History. 6: 127–47.
  • Attilio Petruccioli qershor 2006. "Rethinking the Islamic Garden" PDF. Bulletin 103. Yale School of Forestry and Environmental Studies. Marre me 2007-07-23.
  • Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom 1995. "The Art and Architecture of Islam: 1250-1800". Yale University Press.
  • Allan, John 1958. The Cambridge Shorter History of India bot. botimi i pare). Cambridge: S. Chand.
  • Ebba Koch 1 gusht 2006. The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra bot. First). Thames & Hudson Ltd. ISBN 0-500-34209-1.
  • Catherine Ella Blanshard Asher 2003. The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India. Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 0-521-26728-5.
  • Wayne E. Begley 1996. "The Garden of the Taj Mahal: A Case Study of Mughal Architectural Planning and Symbolism". permbledhur nga James L. Wescoat; Joachim Wolschke-Bulmahn red. Mughal Gardens: Sources, Places, Representations, and Prospects. Washington D.C.: Dumbarton Oaks. ISBN 0-88402-235-8.
  • Terence Harkness; Amita Sinha 1 korrik 2004. "Places / Projects -- Taj Heritage Corridor: Intersections between History and Culture on the Yamuna Riverfront" pdf. Places. ff. 62–9. Marre me 13 shkurt 2007.
  • Trewin Copplestone red. 1963. World architecture - An illustrated history. Londer: Hamlyn. ASIN B0000CNOL6.
  • Abd al-Hamid Lahauri. Maulawis Kabir al-Din Ahmad & Abd al-Rahim nen mbikqyrjen e William Nassau Lees red. Badshah Namah. Kalkuta: College Press.
  • "ICOMOS advisory body evaluation" PDF. ICOMOS. 1983. Marre me 21 mars 2007.
  • Begley, Wayne E. 1 mars 1979. "The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning". The Art Bulletin. 61 1: 7–37. doi:10.2307/3049862. JSTOR 3049862.
  • Muhammad Salih Kambo. Ghulam Yazdani red. Amal-i-Salih or Shah Jahan Namah. Kalkuta: Baptist Mission Press.
  • Wayne E. Begley; Z.A. Desai 1989. Taj Mahal - The Illumined Tomb. University of Washington Press. ISBN 978-0-295-96944-2.
                                     

10. Lexime te metejshme

  • Stielin, Henri dhjetor 1994. Islamic India Architecture of the World. S.A.: Compagnie du Livre d Art. ASIN B000ASTXA0.
  • Saksena, Banarsi Prasad History of Shahjahan of Dihli Allahabad: The Indian Press Ltd. 1932
  • Tillotson, G. H. R. prill 1990. Mughal India Architectural Guides for Travelers. Chronicle books. ISBN 0-87701-686-0.
  • Chaghtai, Muhammad Abdullah 1938. Le Tadj Mahal dAgra Inde. Histoire et description ne frengjisht. Brussels: Editions de la Connaissance. In the Land of the Taj Mahal, Henry Holt ISBN 0-8050-5299-2

Users also searched:

...
...
...