Back

ⓘ Rrymat Politike dhe Protestat Shqiptare. Gjate pranveres se vitit 1878, krahas hovit qe mori levizja e protestes kunder Traktatit te Shen-Stefanit, ngadhenjeu e ..




                                     

ⓘ Rrymat Politike dhe Protestat Shqiptare

Gjate pranveres se vitit 1878, krahas hovit qe mori levizja e protestes kunder Traktatit te Shen-Stefanit, ngadhenjeu edhe ideja per te kundershtuar me arme vendimet qe mund te merreshin ne Kongresin e Berlinit ne dem te teresise tokesore te atdheut. Ne keto rrethana, kerkesa per te formuar nje lidhje te pergjithshme u be mjaft popullore. Megjithate forcat e ndryshme atdhetare te levizjes kombetare nuk e konceptonin njesoj karakterin dhe programin qe duhej te kishte kjo lidhje e pergjithshme. Qarqet atdhetare shqiptare, te perfaqesuara, ne pergjithesi, nga Komiteti Kombetar i Stambollit, qe formuan grupimin ose, siç u quajt nga vezhguesit e huaj te kohes, rrymen radikale, synonin te themelonin nje lidhje shqiptare, e cila duhej te mobilizonte popullsine e vendit ne emer te drejtave kombetare te Shqiperise dhe ta drejtonte ate ne lufte per ruajtjen e teresise tokesore te atdheut, duke kerkuar ne te njejten kohe krijimin e nje vilajeti autonom shqiptar ose, po ta lejonin rrethanat nderkombetare, te nje shteti shqiptar autonom. Sipas udheheqesve te kesaj rryme, lidhja shqiptare duhej pergatitur per te luftuar, ne pershtatje me rrethanat qe do te krijoheshin, jo vetem kunder shteteve shoviniste fqinje, por edhe kunder Perandorise Osmane. Nje grupim ose rryme e dyte ne levizjen kombetare ishte ai i te moderuarve, siç u cilesua po nga bashkekohesit, qe perfaqesohej nga personalitete te njohura atdhetare, si Ali bej Gucia, Iljaz pashe Dibra, Abedin pashe Dinoja, Mahmud pashe Biçaku, Omer pashe Vrioni etj. Ashtu si radikalet, edhe te moderuarit kerkonin qe lidhja e pergjithshme te kishte karakter kombetar. Ata e pranonin ne parim edhe idene e nje vilajeti te bashkuar autonom shqiptar, te pajisur me nje autonomi administrative e kulturore. Por, ndryshe nga elementet radikale te Komitetit te Stambollit, keta nuk e shikonin vilajetin e bashkuar shqiptar si nje hallke, si nje shkalle per te shkuar me tej drejt nje shteti te bashkuar te pavarur shqiptar. Perveç kesaj, te moderuarit nuk ishin gjithashtu te prirur per t’iu kundervene Portes se Larte. Ata shpresonin se vilajeti shqiptar mund te krijohej me pelqimin e vete sulltanit, te cilin, besonin se do ta bindnin, pasi, sipas tyre, krijimi i ketij vilajeti ishte ne interesin e vete Perandorise Osmane.

Pergjithesisht qarqet e moderuara, duke pasur parasysh rrezikun e jashtem, prireshin ta kufizonin levizjen vetem me mbrojtjen e territoreve te kercenuara, vetem me luften kunder copetimit te vendit. Si rrjedhim, ata e perfytyronin beselidhjen shqiptare jo si nje front politik kombetar te veshur me atribute shteterore, por si nje federim ose aleance krahinash te krijuar vetem per te luftuar bashkerisht kunder shovinisteve fqinje.

Megjithate, ndermjet platformes se qarqeve radikale dhe platformes se te moderuarve kishte mjaft pika takimi, siç qe ajo e karakterit kombetar shqiptar te lidhjes se pergjithshme dhe pranimi ne parim i formimit te nje vilajeti autonom shqiptar. Ne situaten dramatike, qe u krijua ne pranveren e vitit 1878, keto pika te perbashketa merrnin rendesi te dores se pare perballe pikepamjeve te ndryshme qe kishin ato per kohen e menyren se kur dhe si duhej te sendertohej ky vilajet, te cilat mund te zgjidheshin pas formimit te lidhjes shqiptare. Ne keto rrethana, u arrit bashkepunimi i te dy rreshtimeve politike per formimin e nje lidhjeje shqiptare me karakter kombetar, qe do te udhehiqte luften e popullit shqiptar kunder copetimit territorial te atdheut dhe do te parashtronte nevojen e bashkimit administrativ te mbare viseve shqiptare ne nje vilajet autonom shqiptar.

Jashte ketyre dy grupimeve atdhetare, qe perfaqesonin Levizjen Kombetare Shqiptare, ne jeten politike te Shqiperise vepronte edhe nje rreshtim i trete sulltanist, i udhehequr nga nepunesit turkomane te administrates se vilajeteve, nga elemente feudale e klerike turkomane, te cilet e identifikonin veten me qarqet sunduese perandorake, anonin plotesisht nga vija politike e Portes se Larte dhe i sherbenin asaj. Te interesuar per te kundershtuar vendimet e Traktatit te Shen-Stefanit, edhe pasuesit e ketij grupimi u bashkuan me levizjen per organizimin e qendreses se armatosur nepermjet" lidhjes” se pergjithshme, e cila duhej te vepronte sipas orientimeve te sulltanit. Ata nuk ishin per nje lidhje shqiptare, por per nje lidhje islamike, ku te merrnin pjese te gjitha popullsite myslimane te Gadishullit Ballkanik, pavaresisht nga kombesia e tyre, nga e cila, logjikisht, do te perjashtoheshin shqiptaret e krishtere, si ortodokse, edhe katolike. Veç kesaj, sulltanistet, siç u quajten ne ate kohe, nuk e pranonin as ne parim idene e nje vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet, sipas tyre, do t’i ndante shqiptaret myslimane nga" vellezerit” myslimane te Gadishullit Ballkanik dhe te Perandorise Osmane.

Keto qendrime u kundershtuan nga atdhetaret shqiptare, radikale te moderuar, qe nuk mund te pajtoheshin me platformen e qarqeve sulltaniste dhe ne menyre te veçante me idene konservatore te nje lidhjeje islamike, e cila po te krijohej do ta shuante emrin e Shqiperise. Ne te vertete, qarqet sulltaniste nuk kishin ndonje mbeshtetje ne shtresat e gjera te popullsise shqiptare. Veprimtarine e tyre e udhehiqnin valinjte e kater vilajeteve shqiptare, qe zbatonin me besnikeri udhezimet e Portes se Larte. Megjithate, ato luanin ende nje rol te rendesishem ne jeten politike te vendit, pasi kishin ne dore aparatin shteteror - administraten, ushtrine, xhandarmerine, financat dhe mjetet e telekomunikacionit qe lidhnin krahinat me njera-tjetren. E vetmja pike qe dukej sikur i afronte sulltanistet me qarqet atdhetare, ishte gatishmeria e tyre per te luftuar me rruge jashteqeveritare, kunder shkeputjes se zoterimeve perandorake ne Ballkan, pra edhe kunder shkeputjes se trojeve shqiptare, ndonese kete lufte ata kerkonin ta zhvillonin nen flamurin islamik. Per te mos shkaktuar ne ate çast kritik perçarjen e forcave politike te vendit, Komiteti i Stambollit dhe rrethet e tjera atdhetare te vendit iu shmangen perkohesisht luftes se hapur kunder qarqeve sulltaniste. Madje, duke u kapur pas gatishmerise qe tregonin keto qarqe per te luftuar kunder Traktatit te Shen-Stefanit, udheheqesit atdhetare mendonin se, me nje pune te metejshme sqaruese, do ta terhiqnin masen e tyre ne platformen e lidhjes shqiptare.

Platformen e vet politike Komiteti i Stambollit e ngriti gjate pranveres edhe ne arenen nderkombetare. Qysh ne muajin mars, kur permbajtja e Traktatit te Shen-Stefanit ende nuk ishte shpallur, Pashko Vasa i paraqiti ambasadorit britanik ne Stamboll nje promemorje ne emer te popullit shqiptar, ne te cilen lufta kunder copetimit territorial te Shqiperise lidhej organikisht me kerkesen per autonomine e saj administrative. Shqiptaret, shkruante ai, nuk mund te kenaqen me administraten e kalbur osmane. Ata jane te bindur se Porta e Larte, as nuk deshiron dhe as nuk eshte ne gjendje t’u jape atyre nje administrate me te mire se ate qe u ka dhene deri sot. Shqiptaret, theksonte patrioti rilindes, jane te vendosur t’i keputin te gjitha lidhjet qe i bashkojne me Turqine dhe nuk duhet te perjashtohen nga ajo e drejte qe kane popujt sllave te Ballkanit per te formuar shtete te pavarura ose autonome. Megjithate, perfundonte Pashko Vasa, shqiptaret kerkojne nje administrate autonome qe t’u pergjigjet me shume nevojave dhe traditave te tyre.

Nje vend te veçante ne veprimtarine politike qe zhvilloi Komiteti i Stambollit gjate pranveres se vitit 1878 zene shkrimet e Abdyl Frasherit, te cilat ai i botoi ne shtypin e huaj, brenda dhe jashte Perandorise Osmane. Ne nje artikull te botuar ne muajin prill ne gazeten turke" Basiret” Stamboll, ai i terhiqte terthorazi vemendjen Portes se Larte qe te mos pranonte asnje leshim ne kurriz te trojeve te Shqiperise dhe t’u njihte shqiptareve te drejtat e tyre kombetare. Askush, pra, as Perandoria Osmane, shkruante kryetari i Komitetit te Stambollit, nuk ka te drejte t’u jape te tjereve tokat qe u takojne shqiptareve. Duke evokuar luften qe zhvilluan shqiptaret ne shek. XV kunder Perandorise Osmane, Abdyl Frasheri u linte te nenkuptonin qeveritareve te Stambollit se Shqiperia ishte gati te perseriste epopene e Skenderbeut, ne rast se nuk do t’i njiheshin te drejtat e saj kombetare.

Ne nje seri artikujsh te botuar gjate prillit e majit ne organin austriak" Messager de Vienne”" Mesazher de Vjene”, Abdyl Frasheri argumentonte para opinionit publik evropian te drejtat politike qe i takonin popullit shqiptar, si nje nga kombet me te lashta te Evropes, me gjuhe, me territor, me kulture, me ndergjegje dhe me histori te perbashket mijeravjeçare. Kombi shqiptar, nenvizon ai, nuk aspiron asgje tjeter, veçse te jetoje i lire, te dale nga prapambetja dhe te zere vendin qe meriton ne radhet e kombeve te qyteteruara te Evropes. Ne rast se Fuqite e Medha, theksonte Abdyli, do ta denojne kete popull trim e liridashes te mbetet ne roberi dhe ca me keq te copetohet ndermjet shteteve fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do te kete kurre qetesi, sepse shqiptaret nuk do te pushojne asnjehere se luftuari per te fituar pavaresine e tyre kombetare. Perkundrazi, ne rast se shqiptareve do t’u njihen te drejtat e tyre kombetare, Shqiperia do te behet faktor i paqes dhe do te kthehet ne nje dige kunder ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vetem Gadishullin Ballkanik, por edhe Kontinentin Evropian.

Ne te njejten kohe anetaret e Komitetit te Stambollit e shtuan veprimtarine e tyre politike edhe brenda ne Shqiperi. Por ketu ata ndeshen ne pengesat e qarqeve sulltaniste, te cilat, duke shfrytezuar terrorin qe po ushtronin organet ushtarake serbe-malazeze kunder shqiptareve ne veri dhe provokacionet qe po kurdisnin agjentet shoviniste greke ne viset shqiptare jugore, perpiqeshin ta veshtiresonin organizimin e popullit shqiptar ne shkalle kombetare dhe t’i nxisnin shqiptaret qe te hidheshin ne nje lufte te parakohshme te paorganizuar kunder shteteve fqinje.

Anetaret e Komitetit te Stambollit dhe atdhetaret e tjere i bene balle me sukses, ne shumicen e krahinave te vendit, ketij presioni te qarqeve qeveritare e sulltaniste. Ata arriten te shmangnin konfliktet e parakohshme qe ishin gati te shperthenin, sidomos ne veri, ne sektorin shqiptaro-malazez. Me kete rast Komiteti i Stambollit e shpalli edhe nje here publikisht platformen e vet. Me nje proklamate drejtuar me 30 maj 1878 popullit shqiptar dhe, per njoftim, opinionit nderkombetar, ai shprehte keqardhjen qe ne nje çast aq kritik per Shqiperine, vendi po u nenshtrohej sulmeve fatkeqe dhe persekutimeve te shemtuara nga qeveria malazeze, serbe e greke, veçanerisht nga fqinjet malazez. Megjithate, Komiteti i Stambollit, thuhej ne proklamate, e" konsideron te ngutshme nevojen per te ndalur nje lufte midis dy popujve shqiptareve dhe malazezeve - shen. i aut., te cilet kane pasur mjaft raste ta matin fuqine dhe trimerine e tyre, dhe per te larguar keshtu rreziqe te reja per paqen ne Lindje”. Proklamata perfundonte:" Ne deshirojme nxehtesisht te jetojme ne paqe me te gjithe fqinjet tane, Malin e Zi dhe Greqine, Serbine dhe Bullgarine. Ne nuk kerkojme, nuk deshirojme asgje prej tyre, por jemi krejtesisht te vendosur te mbajme me kembengulje çdo gje qe eshte jona. T’u lihet pra shqiptareve toka shqiptare!”

Shqetesimi qe pushtoi shqiptaret per fatin e atdheut, u shpreh me nje lume protestash, qe shperthyen gjate muajve prill e maj 1878 nga te kater anet e vendit kunder Traktatit te Shen-Stefanit. Pothuajse ne çdo qender kazaje u zhvilluan mbledhje popullore, ne te cilat u moren vendime per te kundershtuar me çdo kusht copetimin e trojeve shqiptare. Ne shumicen e rasteve, ne perfundim te ketyre mbledhjeve u hartuan protesta me shkrim drejtuar Fuqive te Medha, ne te cilat shprehej vendosmeria e shqiptareve per te mbrojtur deri ne njeriun e fundit çdo pellembe te tokes amtare. Funksionaret e admnistrates dhe perkrahesit e tyre sulltaniste ushtruan ne keto mbledhje presion te fuqishem per t’i detyruar pjesemarresit qe t’i nenshkruanin protestat e tyre jo si banore shqiptare, por si nenshtetas islamike te lidhur me Perandorine Osmane. Por keto presione nuk dhane rezultat. Ne asnje nga krahinat shqiptare, pjesemarresit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilesonin veten e tyre si banore islamike. Ne te gjitha aktet drejtuar Fuqive te Medha banoret myslimane dhe te krishtere, protestonin si shqiptare, si pjesetare te nje kombi te vetem. Madje, ne shume raste, pjesemarresit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Portes se Larte, me anen te cilave kerkonin reforma autonomiste per Shqiperine.

Users also searched:

...