Back

ⓘ Audata ishte nje princeshe Ilire dhe me vone nje Mbretereshe e Maqedonise kur ajo u martua me Filipin II te Maqedonise ne vitin 359 para eres sone. Ajo ishte va ..




                                     

ⓘ Audata

Audata ishte nje princeshe Ilire dhe me vone nje Mbretereshe e Maqedonise kur ajo u martua me Filipin II te Maqedonise ne vitin 359 para eres sone. Ajo ishte vajza apo mbesa e Bardhylit, mbreti Ilir i Shtetit Dardan. Ne menyre qe te perqendrohej ne luften e brendshme, e nevojshme per te siguruar kuroren e tij, Filipi e ripohoi traktatin me Dardanine e cila ia kishte imponuar Maqedonise me forcen e armeve dhe duhej vulosur aleanca me Bardhylin nga martesa e tij me Audaten. Ky veprim padyshim qe frenoi ne mase te madhe pushtimin Dardan te Maqedonise ne nje kohe kur vendi ishte me i ndjeshem. Si rezultat i kesaj Filipi menjehere konsolidoi pushtetin e tij, madje aq shume saqe ai mundi Bardhylin ne nje beteje vendimtare ne vitin 358 para eres se sone.

Audata ishte gruaja e pare ose e dyte, e Filipit dhe pas dasmes, mori emrin Euridika, emrin se emes ilire te Filipit. Ky ndryshim emri ishte ndoshta per shkak te fisnikerise dinastise, sepse ajo ishte mbreteresha zyrtare e Filipit, vetem per nje kohe te shkurter. Me vone, Olimpia Mirtali do te behet gruaja kryesore e Filipit.

Audata jo vetem qe ruajtu identitetin e saj si nje grua Ilire ne kontekstin maqedonas, por edhe e kaloi identitetin e saj te vajza dhe mbesa. Grate Ilire, udhehiqnin ushtrine ne lufte, nje aftesi qe Audata ia mesoi femijes se vetem te saj, vajzes Synane. Ajo e trajnoi vajzen e saj ne kalerim, gjueti dhe gjithashtu ne luftim. Synane me vone trajnoi vajzen e saj Euridiken II te Maqedonise sipas menyres se saj te arsimit dhe edukimit ne ushtrime marciale luftarake. Edhe mbesa e saj u emerua gjithashtu Euridike. Audata ndoshta jetonte ende ne kohen e adoleshences se vajzes se saj dhe ende mund te kete qene gjalle ne kohen e marteses se vajzes se saj me nipin e Filipit Amyntas IV. Caktimi i emrit Euridike per Kleopatren e Maqedonise, mbesen e gjeneralit Attalus ne vitin 337/336 para eres sone mund te na sugjeroje se Audata nuk jetonte me, por Aleksandri i Madh me siguri se e ka takuar ate ne qytetin Pella, ne kohen kur ende ishte nje femije.