Back

ⓘ Albanët, familje. Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem Giorgio dhe Filippo di Michele ..




Albanët (familje)
                                     

ⓘ Albanët (familje)

Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem Giorgio dhe Filippo di Michele de’ Lazi, ish luftetare nen urdhrat e Skenderbeut te cilet u vendosen ne Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emeruan njerez te besuar per çeshtje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli eshte babai i Gjon Franceskut, papes se ardhshem.

Moren mbiemrin Albanesi qe jetegjati Altobello 1445-1564, e ndryshoi ne Albani. Nga kjo familje rrodhen, perveç Klementit XI, kardinale te shquar, diplomate te medhenj dhe burra shteti te rrafshit te larte:

- Giovanni Girolamo 1509-1591: kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave te armatosura te Republikes se Venecias, kandidat per pape ne dy konklave, historiograf, keshilltar juridik vetjak i papes Gregori XIII 1572-1584 dhe papes Sisto V 1585-90.

- Oracio 1576-1653: diplomat, emeruar senator i Romes nga Papa Urbani VIII 1623-44.

- Annibale 1682-1751: kanunor i Shen Pjetrit, president i Dhomes Apostolike, sekretar i Memorialeve, kardinal 1711 dhe nunc i jashtezakonshem papnor ne Vjene ku punoi per te ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI 1711-1740, kamerleng i Kishes Se Shenjte te Romes, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikes se Vatikanit, peshkop i Sabines me tej i Porto e Santa Rufina, nendhjak i Kolegjit te Shenjte.

- Alkssandri 1692-1779: qe ne moshen pesembedhjetevjeçare u be kolonel i ushtrise se papes por shpejt e braktisi karrieren ushtarake, sekretar i Memorialeve, i derguar ne Vjene, kardinal 1721, bibliotekar i Kishes Se Shenjte te Romes, ambasador i Austrise ne Rome, mbrojtes i Mbreterise se Sardenjes, mbrojtes dhe mik i Winckelmannit, ndertues i Villa Albanit dhe perkrahes i shkelqyer i arteve.

- Gjon Françesku, 1720-1803nip i Klementit XI: kardinal 1753, mbrojtes i Çeshtjeve te Polonise, mori pjese ne bisedimet me Katerinen II 1762-93 per te vene ne vend gjendjen te krishtereve ne Rusi, peshkop i Sabines me pas i Porto e Santa Rufinas derisa me 1775 si dhjak i Kolegjit te Shenjte u be peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtes i Shtetit Papnor kunder Frances revolucionare dhe luftetar i zjarrte per zgjedhjen e papeve Klementi XVII 1758-1769 dhe Pio VII 1800-23.

- Giuseppe 1750-1834: klerik i dhomes se papes Pio VI 1755-99, i derguar i posaçem ne Vjene per te çuar shiritin e bekuar ne pagezimin e kryedukes Ferdinand qe me pas u be perandor 1835-48, kardinal 1801 mbrojtes i perandorise se Austrise, bashkesekretar i Letrave Papnore dhe legat ne Bolonje, sekretar shteti i papes Pio VIII 1829-30, dhe komisar i jashtezakonshem i papes Gregori XVI 1831-46 i ngarkuar per te kthyer rendin neper Dergata pas levizjeve revolucionare 1831-46, bibliotekar i Kishes se Shenjte te Romes, peshkop i Urbinos dhe legat i Dergates se Pezaros dhe Urbinos.

Pas vdekjes se Filipit, me 1852 familja u shua. Eshte diçka e veçante dhe per t’u vene re qe pothuajse njekohesisht me familjen shqiptare te Albani-t, ne Lindje, nje tjeter dere e madhe shqiptare veziresh te medhenj, percaktonte fatet e perandorise otomane ne shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve. Para papes Klementi XI, tre pape te tjere kishin qene me origjine shqiptare: San Eleuterio 175-189, San Caio 283-296 dhe Giovanni IV 640-642.

Users also searched:

...