Back

ⓘ Feja në Maqedoninë e Veriut. Ne Republiken e Maqedonise, feja me e zakonshme eshte Krishterimi Ortodoks, e praktikuar nga shumica e Maqedonasve etnik. Myslimane ..




Feja në Maqedoninë e Veriut
                                     

ⓘ Feja në Maqedoninë e Veriut

Ne Republiken e Maqedonise, feja me e zakonshme eshte Krishterimi Ortodoks, e praktikuar nga shumica e Maqedonasve etnik. Myslimanet jane grupi i dyte fetar me i madh me pothuajse nje te treten e popullsise qe respektojne Islamin, kryesisht nga pakica shqiptare e vendit. Ka edhe shume grupe te tjera fetare ne Maqedoni, duke perfshire Katolicizmin, Protestantizmin, dhe Judaizmi.

                                     

1. Ortodokesia Maqedonase

Ortodoksia Lindore ka pasur nje histori te gjate ne Maqedoni, dhe ende mbetet feja kryesore. Ne 1019 peshkopata e Ohrit u themelua. Ne 1767 nen urdherin e Sulltanit, Peshkopata u shfuqizua nga autoritetet turke dhe aneksoi Patriarkanen e Kostandinopojes. Gjate shekujve 19 dhe 20 kishte nje perpjekje per te rivendosur peshkopaten e Ohrit. Kisha Ortodokse maqedonase fitoi autonomine nga Kisha Ortodokse serbe ne vitin 1959 dhe shpalli rivendosjen e peshkopates se Ohrit. Ne 19 korrik 1967, Kisha Ortodokse maqedonase deklaroi autonomine nga Kisha Ortodokse serbe. Shumica e Maqedonasve i perkasin besimit Ortodoks. Ne vitin 2001 Kisha kishte rreth 1.350.000 familje ne Maqedoni.

                                     

2. Krishterimet tjera

Kisha katolike maqedonase eshte themeluar ne vitin 1918. Ky eshte nje rit bizantin sui juris kishe e veçante brenda bashkesise Romake dhe kishave lindore katolike dhe perdor gjuhen maqedonase ne liturgji. Eksarkati u shperbe ne vitin 1924. Ne vitin 2001 selia e Shenjte e ri-themeloi Eksarkatin Apostolik te Maqedonise. Aktualisht, anetaret e Kishes Katolike te Maqedonise jane ne numer rreth 11.266.

Ka nje numer te Protestanteve ne Maqedoni. Ne fund te shekullit 19-te dhe ne fillim te shekullit 20-te, misionaret Amerikane konvertuan fshatrat ne rajonin e komunes se Strumices-Petrich ne Methodism, nje besim qe akoma praktikohet. Ka gjithashtu nje komunitet te vogel te Baptisteve maqedonas te cilet kane ekzistuar qe nga viti 1928.

Kisha Ortodokse serbe operon ne mesin e veriut te Serbeve ne Maqedoni. Numri i pasuesve korrespondon me numrin e Serbeve ne 36.000.

                                     

3. Islami ne Maqedoni

Islami ka pasur nje ndikim te madh ne Maqedoni qe nga viti i dyndjeve Osmane ne shekujt e 14-te dhe 15. Shume Turq u vendosen ne Maqedoni dhe paraqiten aspekte te kultures Islame. Shumica e Shqiptareve dhe e disa Maqedonasve etnik u konvertuan ne Islam, keta Myslimane maqedonas apo Torbeši pergjithesisht ruajne kulturen e tyre maqedonase dhe zakonet, ndersa shume u asimiluan si Turq. Nga shekulli i 19-te shumica e qyteteve kryesisht ishin te populluara nga Myslimanet. Šarena Džamija ne Tetove eshte nje trashegimi e vendit nga e kaluara Otomane. Popullsia Myslimane maqedonase ishte perafersisht 500.000 ne vitin 2002. Sot, Myslimanet perbejne rreth 33.33% te popullsise se pergjithshme te kombit. Megjithate, Islami eshte parashikuar te behet feja me e medha ne vend deri ne vitin 2050, me gati gjysmen e vendit qe respektojne kete besim.

                                     

4. Jehudizmi

Judenjte kishin qene te pranishem kur rajoni tani i quajtur Republika e Maqedonise ishte nen sundimin Romak ne shekullin e dyte pas krishtit. Popullsia u asgjesua nga Crusades, por u ringjall pas emigracionit te Judenjeve Sefardik nen Perandorine Osmane. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Maqedonia ishte pushtuar nga Bullgaria, nje pushtet Aks, dhe Judenjte u derguan ne kampet e perqendrimit. Si ne pjesen tjeter te Ballkanit, Holokausti dhe emigracioni ne Izrael do te thote se Maqedonia tani ka nje komunitet shume me te vogel te Hebrenjeve, qe numeron rreth 200. Kjo eshte kryesisht e bazuar ne kryeqytetin Shkup, dhe nuk ka sinagoge funksionale.

Users also searched:

...
...
...