Back

ⓘ Daniele Farlati ka qene nje jezuit dhe historian italian, i specializuar ne historine e Kishes Katolike. Shquhet per bashkehartimin e Illyricum Sacrum. ..




Daniele Farlati
                                     

ⓘ Daniele Farlati

Daniele Farlati ka qene nje jezuit dhe historian italian, i specializuar ne historine e Kishes Katolike. Shquhet per bashkehartimin e Illyricum Sacrum.

                                     

1. Biografia

Lindi San Daniele del Friuli me 22 shkurt 1690, nje komune ne provincen Udine, dhe pasi perfundoi studimet per teologji ne Goricia, u pranua ne Urdherin e Jezuiteve ne Bolonja me 1707. Punoi per 5 vjet si mesues i letersise klasike ne Kolegjin e Jezuiteve ne Padova. Iu rikthye studimeve teologjike ne Rome dhe ne vitin 1722 u dorezua prift. Ne po kete vit u kthye perseri ne Padova per te ndihmuar At Filippo Riceputi ne kerkimet e tija historike. Riceputi synonte te shkruante historine e fese dhe te kishes katolike ne Ilirikum dhe kishte skicuar ne vitin 1720 vijat e pergjithshme te studimit. Riceputi dhe Farlati punuan se bashku per 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument te ruajtur ne arkivat e kishes katolike. Rezultati i kesaj pune kerkimore ishte grumbullimi i 300 vellimeve me shkrim dore me dokumenta. Riceputi vdiq ne vitin 1742? gjate perfundimit te hartimit te 2 pjeseve me voluminoze te studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martireve dhe shenjtoreve te krishterimit ne Iliri, dhe jeta e Shen Pjeter Orseolos St. Peter Urseolus.

Mbas vdekjes se Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkeautor At Jacopo Coleti. Se bashku ata pergatiten per botim Volumin I, i cili u botua ne Venecie ne 1751. Volumi I permbante historine e krishterimit per dioqezen e Salones deri ne shekullin e 4-te. Salona eshte sot nje qender arkeologjike 5 km larg qytetit te Splitit, Kroaci. Ne vitet pasardhese u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes se Farlatit ne vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua ne vitin 1818.