Back

ⓘ Kantina Arbëri. Kantina Arberi e filloi aktivitetin e saj ne vitin 2003 ne Mirdite. E veçanta e prodhimit eshte varieteti i rrushit autokton shqiptar Kallmeti. ..




                                     

ⓘ Kantina Arbëri

Kantina Arberi e filloi aktivitetin e saj ne vitin 2003 ne Mirdite. E veçanta e prodhimit eshte varieteti i rrushit autokton shqiptar Kallmeti. Ky rrush prodhohet ne nje zone shume te njohur per vreshtat dhe traditen e veres shqiptare. E prodhuar ne kodrat e larta te Bukmires, nga 400-650m mbi nivelin e detit, njihen si vreshtat me te mira ne te gjithe krahinen dhe pertej trojeve te saj. Te mbjella ne vitet 1969 - 1972 vreshtat e Bukmires zene nje siperfaqe prej 100ha, ku 60% eshte Kallmet dhe 40% varietete te tjera. Vreshtaria e Bukmires te dhuron nje buqete me aroma te kendshme dhe te embela te veres

                                     

1. Historiku

Stema e Kantines perfaqesohet me te njejtin emertim per motivet historike qe vete fjala" Arberi” mbart ne kete treve. Sipas studiuesve, Stema e Arberit dhe mbishkrimi i njekohshem me te hedhin drite mbi Principata e Arbrit te viteve 1190-1216, si nje nga Principatat me ne ze te periudhes, e cila misheron tiparet e Shtetit te Pare mesjetar shqiptar. Stema e Principates se Arberit, paraqet nje shqiponje nje-krenare te gdhendur ne gure, qe ka qene he emblema e kesaj Principate. Stema e Arberit eshte nje deshmi e rendesishme historike e treves se Mirdites e gjetur pikerisht ne truallin e Katedrales se mirenjohur te Meria ne Nderfanen e Hershme Geziq i sotem se bashku me mbishkrimin epigrafik ne gjuhen latine, ku permenden dhe emrat e princerve te Arberit, Progonit dhe Dhimitrit, te shekullin e XII e XIII. Shqiponja e Stemes se Arberit ne ditet e sotme perdoret e stilizuar si embleme e Kantines se Veres "Arberi" po ne Mirdite

                                     

2. Realizimi

Duke u nisur nga tradita e hereshme e treves se Mirdites nga relacionet e Frang Bardhit me shtetin e Vatikanit per kultivimin e vreshtit dhe prodhimin e veres Kallmet te zgjedhur nga Papet dhe me deshiren e mire per te ringjallur kete tradite realizuesi i kesaj Kantine Fran Kaçorri vendosi te investoje per ngritjen e nje kantine vere e cila do te ishte perfaqesuese e kesaj tradite ne prodhimet autokotone te zones. Duke prezantuar nje Brand, i cili do te perfaqesonte prodhimet autoktone te zones ne fushen e veretarise Keshtu, ne vitin 2003 u be i mundur nje investim prej 500 mije $ per ngritjen e kesaj Kantine. Makinerite dhe paisjet u moren nga dy kompani prestigjioze Italiane, CAVALZANI dhe MORRI Firence ne Itali

Users also searched:

...
...
...